Politike

Godina e Teatrit Kombëtar, PS vendos me votë në Tiranë, PD shkon në Vlorë

Sot vendoset fati për godinën e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që pritet që deputetët e mazhorancës të votojnë kundër dekretit të Presidentit për mos shembjen, deputetët e opozitës pritet të mblidhen në Vlorë.

Një ditë para seancës plenare, dy krerët e grupeve parlamentare PD-LSI përmes një shkrese i kërkuan kryeparlamentarit që të mos përfshijë në rendin e ditës votimin e ndryshimeve ligjore për Teatrin, por vetëm miratimin pro të dekretit presidencial, i cili sipas opozitës rrëzon automatikisht ligjin aktual. 24 orë para se dekreti të kalojë në seance plenare në zyrën e kryetarit te Kuvendit trokitën edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, si dhe realatori i ligjit të ndryshuar Ilir Beqaj.

Në përfundim të takimit që zgjati rreth një orë asnjë prej pjesëmarrësve nuk pranoi të prononcohet, ndërsa më vonë u mësua se kryetari i Kuvendit kishte vendosur të thërrasë me 26 shtator mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve për të diskutuar nismën kushtetuese të opozitës për vettingun në politikë. Lulzm Basha kishte deklaruar se afati i fundit ne dispozicionin të kryeparlamentarit për të thirrur këtë mbledhje është e premtja e 22 shtatorit, por kryeparlamentari duket se e ka vlerësuar ndryshe.

Godina e Teatrit Kombëtar, PS vendos me votë në Tiranë, PD shkon në Vlorë Read More »

Basha me Idrizin e Kryemadhin në krah në Vlorë: Jemi në emergjencë kombëtare

Opozita e bashkuar është mbledhur në Vlorë sot. Në krah të kreut të PD-së Lulzim Basha kanë qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Basha që në nisje të fjalës së tij ka sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. E ka nisur me teatrin dhe më pas me drejtësinë.

“Në sallën e kuvendit një maxhorancë e inkriminuar po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë e Europës.
Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një proceduar të përshpejtuar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro. Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë. U kapën në një akt vjedhje. Kur një qytetar
Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët, kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin. Shullazi Tahiri e Rama janë një.
Drejtësia në kolaps shteti në kolaps, pa gjykatë kushtetuese pa prokuror, nuk mund të jetë zgjidhja për kuvendin
Ne ndodhemi në emergjencë kombëtare, Prokuroria ka rënë siç e demonstron rasti Shullazi”, deklaroi Kreu i PD-së.

Basha me Idrizin e Kryemadhin në krah në Vlorë: Jemi në emergjencë kombëtare Read More »

Befason kryeministri: O burrë ne i vjedhim shtetet tona

Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë në një intervistë ka argumentuar kundër ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bashkimin e Preshevës me Kosovën e ka quajtur përrallë pasi Serbia sipas tij nuk e jep atë territor pa luftë. Haradinaj ka befasuar duke thënë se Kosova e Shqipëria nuk kanë ushtri të forta dhe se në të dy vendet “vidhet në shetet”.

Haradinaj duket se ka befasuar edhe vet moderatorin Blendi Fevziu kur ka pohuar se “ne i vjedhim shtetet tona derisa ka argumentuar fortë kundër ndryshimit të kufijve duke thënë se një gjë e tillë bëhet vetëm me çizme.

“Edhe në Amerikë edhe në Evropë, edhe gjithkund kufijtë i vendosin çizmet, ushtarakët, ata që s’i ndërrojnë corapët me muaj të tanë, mos të flas për të brendshmen e tyne, nuk i ndërrojnë kufijtë do që qesin gell edhe do që shëtiten knej e dalin me majtë fjalime, nuk ndërrohen ashtu kufijtë, këto janë kufijë që i ka vendos raporti i forcave, nuk i hapë as Shqipërimi, as Ragmi Mustafa as Riza Halimi, nuk mund t’i ndërron dikush, njo i Kosovës, është raporti i forcave gjithë bota ka qenë në këmbë kur janë vendos këta kufij. I kam njoft nga afër gjithë ata djem të Preshevës që kanë luftu të UCPMB’së i kam shokë, ata jetojnë në Kosovë, s’guxojnë me u kthy andej, Serbia s’ju ka lënë një lapidar, janë përralla ato që ti po e merr Preshevën, përrall me mbret. Po pate fuqi, tyta të zjarrit, po pate njerëz, po pate vendosmëri, vendimmarrje, po pate aleatë, po nuk hyhet në shkëmbime si jemi ne sot…”

Pyetja: Pse si jemi ne sot?
“Po ne vjedhim shtetet tona o burrë, ne s’kemi bo ushtri të forta që mbrojnë interesat… e dimë ne si jemi, e shohim si jemi, nuk bëhen këto punë kështu”

Ndiqeni videon më poshtë nga minuta 18:20

Befason kryeministri: O burrë ne i vjedhim shtetet tona Read More »

Opozita sot në Vlorë, zbulohen dy deputetët e LSI që do të jenë në Kuvend

Ndërkohë që opozita do të mblidhet sot në Vlorë, duke vijuar bojkotin e seancës së kuvendit, sikundër ka ndodhur që nga nisja e sesionit të ri parlamentar, në sallë do të jenë sot dy deputetë të LSI-së.

Vete LSI ka bere me dije lajmin, duke dhene edhe sqarimin per kete prani te deputeteve te saj.

“Sot ne Kuvend do marrin pjese dy deputetet e LSI-se Lefter Koka dhe Vangjel Tavo. Ata do te jene vetem per procedure, pasi jane ne limitet e afatit 6 mujor te mosprezences ne salle. Pra do jene sot ne Parlament per te shmangur djegien e mandateve dhe pas kesaj do te rilene sallen menjehere. Tavo dhe Koka kane munguar per arsye familjare”- njofton LSI.

Opozita sot në Vlorë, zbulohen dy deputetët e LSI që do të jenë në Kuvend Read More »

HARADINAJ: NËSE NUK DO SHKOJA NË LUFTË DO ARRIJA SHUMË, KAM QENË STUDENT I MENÇUR

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun ka folur për angazhimin tij gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ai tregon se si ishte kthyer në Kosovë nga Zvicra më 1997, ndërsa thotë se ka qenë në front të luftës që nga marsi i 1998’tës deri në qershor të 1999’tës.

Haradinaj ka folur edhe për angazhimin e tij të tanishëm në politikë.

Ai është pyetur nëse pozitat e tij tani janë falë angazhimit të tij në luftë. “Nëse s’kisha qenë në luftë, ndoshta kisha arritur edhe më shumë. Kam qenë student i mirë e i mençur”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk do të ndahet asnjëherë nga vlerat e luftës. “Po të mos isha në luftë, kushedi me çfarë temash do të merresha tani”, shtoi ai.

HARADINAJ: NËSE NUK DO SHKOJA NË LUFTË DO ARRIJA SHUMË, KAM QENË STUDENT I MENÇUR Read More »

Ligji për Teatrin në Kuvend, Basha deputetëve socialistë: Kush ngre kartonin nesër do trajtohet si …

Ndërsa dita e enjte pritet të jetë me debate të nxehta në Kuvendin e Shqipërisë ku do të jetë në diskutim do të jetë cështja e shembjes së Teatrit Kombëtar. Por një paralajmërim i fortë ka ardhur nga kreu i opozitës. “Kushdo që ngre kartonin për të shembur teatrin do trajtohet politikisht nga opozita si termosit shtetëror”, paralajmëroi sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ligji për Teatrin Kombëtar/ Basha takon artistët/ Aktivistë dhe artistë nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” kanë zhvilluar një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Takimi është zhvilluar pasditen e sotme, në ambientet e selisë së PD. Në qendër të diskutimit ka qenë ligji për teatrin, që shqyrtohet nesër në Parlament. Pas takimit, Basha pritet të dalë një konferecë për mediat..

Mazhoranca, një ditë më parë pranoi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dekretin e Presidentit Meta, i cili ktheu për rishqyrtim ligjin për teatrin dhe ndryshoi projektligjin duke hapur garën për projektin e Teatrit, siç rekomandoi KE. Nga ana tjetër opozita e konsideron ligjin antikushtetues dhe kërkon rrëzimin e tij.

Ligji për Teatrin në Kuvend, Basha deputetëve socialistë: Kush ngre kartonin nesër do trajtohet si … Read More »

Doris Pack godet politikanët: Shqipëria nuk ka nevojë për shumë kulla, por për më shumë…

Partia Demokratike, prit sot në një diskutim të hapur në selinë e saj, përfaqësuesen e PPE-së si Doris Pack, e cila deklaroi se politikanët duhet t’i motivojnë të rinjtë që mos të largohen nga vendi.

Ajo në këtë takim në Selinë e PD-së, bëri një apel të fortë, ku theksoi se Tirana në krahasim me 5 vitet e mëparshme, nuk ka nevojë për shumë kulla, por vendin e tyre duhet ta zërë ndërtimi i shkollave.

“Jam shumë e kënaqur që shumë të rinj që kanë zgjedhur të mos largohen nga ky vend. Të rinjtë po largohen nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, jo ndodh, sepse politikanë nuk po dinë ti mbajnë të rinjtë. Duke krahasuar situatën e para 5 vitesh, Shqipëria nuk nevojë për shumë kulla, por për më shumë shkolla. Ka nevojë për investime, ato do të vijnë kur ka garanci ligjore”, tha ajo.

Doris Pack godet politikanët: Shqipëria nuk ka nevojë për shumë kulla, por për më shumë… Read More »

SHBA-BE ‘dridhin’ themelet e politikës, piketojnë…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë nisur dje punën për ngritjen sa më shpejt të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Për ndërkombëtarët nuk ka kthim pas, ndonëse politika shqitpare po kthen çdo gur që procesi të ngecë.

Të parët që do garojnë për të qenë në SPAK janë anëtarët e Krimeve të Rënda. Për këtë arsye dje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë hyrë në veting 16 prokurorë të Krimeve të Rënda. Sapo të mbyllet vetingu për ta, ata automatikisht kanë të drejtë të bëhen pjesë e SPAK, nëse bien dakord bashkë me familjarët që të jenë në përgjim dhe t’u monitorohen llogaritë bankare, raporton ‘Sot’. Fakti që KPK po fut në veting prokurorët e Krimeve të Rënda, duket se plani i amerikanëve është që të ngrihet sa më shpejt Prokuroria e Posaçme, e cila do të godasë në nivele të larta. KPK ka nxjerrë një listë me 36 emra që do të vetohen, ku 16 janë Prokurorë të Krimeve të Rënda, ndërsa pjesa tjetër janë gjyqtarë të Apelit.

“Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të “Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, pas miratimit të listës me vendim nr. 45 të datës 11.09.2018 të Komisionit, më 17 shtator 2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit”, thuhet në njoftimin e KPK. Fakti që janë futur në veting anëtarë të Krimeve të Rënda dhe të Apelit, do të thotë se ndërkombëtarët duan që të mos ketë asnjë vonesë me SPAK dhe KLGJ. Sapo SPAK të marrë jetë, KLGJ e KLP do hapin garën për anëtarë të SPAK dhe të parët që kanë të drejtë janë anëtarët e Krimeve të Rënda. Në listën e siguruar nga gazeta bëhet fjalë për emra që kanë pasur në dorë dosje të mëdha dhe pritet që të shfarosin korrupsionin në nivele të larta.

Përcaktimet në ligj

Kushtetuta dhe ligji e kanë përcaktuar qartë se të parët që kanë të drejtë të garojnë për organet antikorrupsion janë gjyqtarët dhe prokurorët e të dyja shkallëve te Krimet e Rënda. “Prokurori në detyrë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë ose të Apelit qëndron në pozicionin e tij deri në momentin e krijimit të Prokurorisë së Posaçme, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII, të këtij ligji, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Këshilli i Lartë Prokurorisë cakton në mënyrë të përhershme prokurorët në Prokurorinë e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përputhje me parashikimet e ligjit”, thuhet në ligj. Kjo do të thotë se sapo SPAK të ngrihet, KLGJ dhe KLP do u hapin rrugën gjyqtarëve dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda të aplikojnë, ku sigurisht duhet që të plotësojnë 3 kushtet bazë: të kalojnë vetingun, të kenë përvojë dhe të bindin familjarët të heqin dorë nga privatësia. Por fakti që KPK po fut në veting anëtarë e Krimeve të rënda duket e ka marrë sinjal se shumë prej tyre do garojnë për SPAK.

SHBA-BE ‘dridhin’ themelet e politikës, piketojnë… Read More »