Politike

“Po pengon drejtësinë”, PD: Ka prova, të hetohet Fatmir Xhafaj

Partia Demokratike ka akuzuar sot Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se i ka fshehur prova drejtësisë për çështjen e vëllait të tij.

Deputeti demokrat Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm i është referuar deklaratave të Xhafajt në një emision televiziv ku deklaronte se kishte provat e tij dhe theksoi sot se kjo është e mjaftueshme që prokuroria ta hetojë për fshehje provash.

“Një lloj si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj deklaroi se përgjimi i të vëllait trafikant droge është i sajuar dhe për këtë disponon prova. Le të ndjekim pohimin kriminal të Xhafajt.
Është e qartë se deklarata të tilla janë pjesë e një skenari mafioz për t’i imponuar prokurorisë një rezultat të paracaktuar. Xhafaj ka kryer veprën penale të pengimit të drejtësisë. Nëse do kishte prova duhet t’i kishte çuar në prokurori.

Njëlloj deklaroi dhe Rama kur foli për një laborator imagjinar shkencor. Në një shtet normal prokuroria duhet të kishte hetuar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën më së paku për fshehje të provave drejtësisë”, deklaroi Flamur Noka.

“Po pengon drejtësinë”, PD: Ka prova, të hetohet Fatmir Xhafaj Read More »

Lulzim Basha “zhvishet” tek Eni Vasili, kreu i opozitës heq xhaketën… (Batutat)

Pyetjet, situata në të cilën ishte vendosur apo moderatorja e emisionit, nuk dihet cilat ishin shkaqet që Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka hyrë i nxheti dhe ka kërkuar të “zhvishet”, dmth. të heqë xhaketën në emisionin “Open”. Gjatë intervistës me Eni Vasilin, në një moment ai e ka ndërprerë bisedën për të kërkuar leje që të heqë xhaketën, pasi kishte vapë.

“Nëse me lejoni ta heq xhaketën se më duket shumë vapë, keni vapë ju apo vetëm unë? (Basha i drejtohet publikut)”, ka thënë kreu i opozitës. “Është një moment i mirë televiziv. lejen time dhe të publikut e morët, kështu që jeni… opozita gjithmonë dhe më sportive duhet të jetë”, u shpreh Eni me humor.

Lulzim Basha “zhvishet” tek Eni Vasili, kreu i opozitës heq xhaketën… (Batutat) Read More »

Ironia me politikanët, batutat për rilindjen e Ramës dhe llogaritjet e Bashës. Ç’ndodhi në shfaqjen “Tag”

Në komedinë “Tag”, e cila “bekoi” skenën e re të “arTurbinës”, është ironizuar me politikanët mbi situatën aktuale politike në vend. Të thumbuarit ishin kreu i qeverisë, kreu i opozitës por dhe kreu i Bashkisë së Tiranës.

Deputeti, i veshur me kostumin sportiv të  skuadrës së zemrës, bardhë e zi, e ka pak me ngut, se për pak fillon ndeshja mes Juventusit dhe Frosinones. Kështu që katundari duhet t’i bjerë pak shkurt me hallet e veta në takimin virtual, gjatë së cilit deputeti raporton për platformën e bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam… Dramaturgu Bashkim Hoxha e regjisorja Andia Xhunga nuk i kanë kursyer aspak shigjetimet kah Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës dhe opozitës.

Ndërkohë që është për t’u përshëndetur që Drejtoria e Teatrit Kombëtar ka zgjedhur të hapë Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove, por edhe jetën e vet transitore në skenën e “arTurbinës”, me një parodi që vë në lojë jo vetëm jetën virtuale boshe, që ka përfshirë gjithë shqiptarët, por edhe qeverisjen. Ndër spektatorët e shfaqjes, mbrëmë ishte edhe ministrja Mirela Kumbaro, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

 SHFAQJA
Bëhet fjalë pikërisht për komedinë “Tag”, e cila “bekoi” skenën e re të “arTurbinës”. “Tag” është një komedi gazmore, që me siguri do ta bëjë për vete publikun. E ndërtuar si një
variacion mbi motivet e filmit “Zonja nga qyteti”, sërish kemi të bëjmë me një lloj shkuesie, por përmes internetit. Indikacionet për te filmi i njohur i 1976-s janë shumë të qarta.

Sipas tij, është përshtatur edhe skenografia e Genc Shkodranit, me  burimin e famshëm të Marenës-Tushemishtit, me kortinkat e penxhereve, me grep, (mungon vetëm teto Ollga) edhe muzika e Agim Krajkës, është po ajo, veçse e riorkestruar nga Sajmir Çili, ndërkaq që elemente personazhesh nga filmi (si ai i Koçit) i gjen edhe te personazhet e Hoxhës. Dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto, në fund shfaqet edhe aktorja Rajmonda Bulku, që luante rolin e Melit, e cila ndalet të pijë një kafe në fshat. Shfaqja është e këndshme.

Nuk mungojnë batutat dhe situatat komike. Aktorët, pa dashur të veçojmë njërin apo tjetrin, u përshtaten më së miri roleve. Kostumografia e Blerina Kokonës nuk zhgënjen asnjëherë. “Tag” ironizon me virtualizimin e jetës së shqiptarëve, një virus që ka kapur edhe fshatin, duke denatyruar marrëdhëniet mes njerëzve. Njerëzit dashurojnë dhe hakmerren përmes “Facebook”-ut, madje kjo e fundit mund të jetë tërë- sisht e pamëshirshme.

Prej dialektit të personazheve, ngjarjet ngjasin në një fshat, në mos të Tiranës, të Shqipërisë së Mesme, më saktë në kafenenë e fshatit, ku Meri/MerjemeOlta Daku, me profesion mësuese, por që në mungesë të një godine shkolle punon si banakiere-kameriere, për t’u arratisur nga rëndomtësia e përditshmërisë, zë miqësira dhe flirton në “Facebook”.

Kur një djalë nga qyteti me pseudonimin “Leonardo Di Caprio”-Indrit Çobani, i kërkon një fotografi Merit me pseudonimin “xixëllonja”, ajo poston foton e Lenës Adelina Muça, kushërirës së saj që shet qumësht, që ka qëlluar të jetë bukuroshe. Kështu ndodh që “Leonardo”, një punonjës i Ndërmarrjes së Rekreacionit dhe kthimit të hapësirave të gjelbra në gri, të lërë qytetin e të vihet në kërkim të “xixëllonjës” së tij, që i rezulton të jetë një fshatare vërtet e bukur, por fare e pagdhendur.

E pikërisht aty, në kafenenë e Gertit-Gert Ferra (si Gert Myler), ku ka internet me pasëordin “ça do pish”, ndodhin një varg ngatërresash që trazojnë gjithë fshatin. Të tjerë personazhe janë veteriner MiklovaniBesmir Bitraku, stallier Limja- Mehdi Malkaj, emigranti i kthyer Lame-Ardian Cerga, postieri i fshatit-Naun Shundi dhe Deçka-Genti Deçka, një katundar që vjedh filxhanët e lokalit apo Anabela, një vajzë e lexuar që ëndërron të ikë në qytet: të gjithë “viktima” të “Facebook”-ut.

POLITIKA 
Por ku ka komunitet, ka edhe një deputet, që nuk ka shkelur kurrë në fshat, por që lidhet përmes internetit dhe bisedon on line në kohë reale me zgjedhësit e tij. Deputeti, interpretuar nga Artan Imami, që nuk del në skenë, përveçse kur përshëndet publikun, është zgjedhur jo pa qëllim nga regjisorja, që të japë disi imazhin e Kryeministrit, me imazhin dhe përgjigjet hazërxhevape.

 

Nuk është e vështirë që publiku të shquajë tonin ironik dhe batutat e Ramës, propagandën për arritjet e Rilindjes, çmimet dhe pemët e Veliajt apo edhe gafat e Lulzim Bashës me tabelën e shumëzimit (7×7=42). Aktualiteti shqiptar, jo vetëm që është i varur nga vendimet e politikës, por edhe i tejmbushur me biseda rreth politikës. Por këtë të fundit duket se po e konkurron “Facebook”-u me luftën për “like” e “tag”-et, duke harruar reagimin qytetar dhe duke çuar ujë në mullirin e politikanit, që do të vazhdojë të bëjë premtime, nga ato më pa lidhje, si për shembull, fitorja e “Eurovizionit”

Ironia me politikanët, batutat për rilindjen e Ramës dhe llogaritjet e Bashës. Ç’ndodhi në shfaqjen “Tag” Read More »

Jorida Tabaku godet me fakte dhe emra konkretë abuzimet qindra-milionë euroshe të qeverisë Rama

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë një ekspoze të abuzimeve flagrante me fondet publike nga ana e qeverisë socialiste të Kryeministrit Rama.

Ajo ka renditur me shembuj dhe emra konkret aferat kryesore të këtyre 5 viteve përmes të cilave janë qindra million euro para publike të cilat kanë shkuar në xhepat e klientëve të Kryeministrit Rama.

Tabaku ka përmendur rastin e të ashtuquajturit Check up falas, ku kompania e Vilma Nushit u krijua vetëm dy ditë para se kjo aferë qindra milionë euroshe të merrte rrugë.

Më tej zonja Tabaku renditi edhe shumë raste të tjera të abuzimeve me fondet publike apo modelin e ofertave të pakërkuara përmes të cilave po grabiten paratë e taksave të shqiptarëve.

Ja disa nga deklarimet e Tabakut në takimin e sotëm

“120 milionë euro vijnë nga taksa e qarkullimit, por pavarësisht kësaj qeveria preferon ti japë rrugët me koncesion. Ligji Fusha për Teatrin është abuzimi më i freskët.

Ofertat e pakërkuara psh. Kemi rastin e aeroportit të Vlorës, ku kompanisë turke ju miratua oferta e pakërkuar.

Kemi rastin e Air Albania, dhe përzgjidhet në mënyrë antiligjore. Ndërtimi është një tjetër fushë abuzimi.

Kemi rastin e një kompanie që merr 261 leje ndërtimi ndërkohë që object I aktivitetit të saj janë lojrat e fatit.

Kemi rastin e stadiumit me kullë. Ofertat e pakërkuara, model abuzimi, të cilat e kanë vrarë konkurencën e lirë.”

Kompanitë e basteve të lidhura me ministrin e brendshëm, kanë rritur aktivitetet e tyre dhe fitojnë tenderat e monitorimit të tatimeve.

Lejet minerare, rasti I Edmond Begos, pa asnjë eksperiencë në sector, po kështu edhe në sektorin e hidrokarbureve me Besnik Sulaj.

Këto shembuj janë denoncuar me forcë nga ne.

Elementi I parë është se janë kompani të krijuara pak ditë më herët, kompanji offshore, kritere preferenciale, rritje fictive të tenderave, indimidim të kompanive të tjera, kompani pa përvojë.

Jorida Tabaku godet me fakte dhe emra konkretë abuzimet qindra-milionë euroshe të qeverisë Rama Read More »

Detajet tronditëse, a do të vihen në pranga Hashim Thaçi dhe Fatos Klosi për ekzekutimin e Ahmet Krasniqit?

Bexhet Krasniqi, vëllai i ish- Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, ka konfirmuar se Gjykata Speciale është duke u marrë me zbardhjen e vrasjes së vëllai të tij, i ekzekutuar më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë.

“Gjykata Speciale ka fillu me u marre me keto sene, na ka njoftu qe e ka ne juridiksionin e vet. Familja eshte kontaktu, ka marre pergjigje qe ata e kane nen juridiksion kjo nuk do te jete e mbyllur. Ka me zberthy ndoshta ka me zgjat pak ama e verteta ka me dale sheshit. Nese eshte Hashim Thaci uroj qe ta marre denimin e merituar”, ka deklaruar vëllai i Ahmet Krasniqit,  Bexhet Krasniqi.

Pasi Gjykata Speciale u ka konfirmuar familjarëve se vrasja e kolonelit është nën juridiksionin e saj, tashmë në publik janë akuzuar dy persona për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.

Ishte ish- kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, i cili gjatë javës së kaluar në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetën kombëtare “Bota sot”, akuzoi ish- shefin e Shërbimit Sekret Shqiptar, Fatos Klosin, si organizatori kryesor i vrasjes së Ahmet Krasniqit.

“Unë e kam njohur e kam takuar disa herë dhe ruaj kujtimet më të mira për kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e luftës të Qeverise së Kosovës të presidentit Rugova me kryeministër Bujar Bukoshin. Në tre takimet, qëllimi i ardhjes së tij tek unë ishte vetëm një: Të ndihmoja në bashkëpunimin e tij dhe forcave që ai komandonte me forcat e UÇK-së. Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fatos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar. Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur. Pra organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi, i cili gjatë qeverisë time ndiqej për lidhje me dy shërbime të huaja. E bëri këtë me punonjës të tij apo vrasës me pagës këtë duhet që ta sqaroj drejtësia. Pas rikthimit në pushtet jam përpjekur që të zbardhet kjo vrasje, por kontrolli i PS-së mbi prokurorinë e bëri të pamundur këtë”, deklaroi ish kryeminsitri Sali Berisha.

Ndërkohë, në ditën e rivarrimit të Ahmet Krasniqit në Kosovë, ish- deputeti i LDK-së, Gani Geci akuzoi direkt Hashim Thaçin se ka dhënë urdhër për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.

“Hashim Thaçi ka qenë urdhër-dhënësi i vrasjes së Ahmet Krasniqit, nuk është me rëndësi kush e ka bërë veprën, urdhrin e ka dhënë Shtabi i Përgjithshëm, në krye me Hashim Thaçin dhe kompaninë e tij. Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me vra Gani Gecin, dhe u vra Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me vra Haki Imerin, dhe u vra Haki Imeri, Hashim Thaçi ka dhënë urdhër me e vra Smajl Hajdaraj dhe u vra Smajl Hajdaraj, e tash Hashim Thaçi na organizon ceremoni varrimi. Duke u munduar t’i ikë Gjykatës Speciale, po mundohet që secilin nga viktimat ta bëjë hero, ne kemi qenë hero, nuk ka pas nevojë të na bëjë fare, sepse ne kemi luftuar për Kosovën”, tha Geci.

Sipas Gecit, për të gjitha këto ai do të ballafaqohet me Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale. “Kërkoj prej Hashim Thaçit që të dorëzohet para Tribunalit të Hagës, të lë shkëmbimin e territoreve, këto përralla të vizatuara me Tadiçin, sepse çka është boll është boll, dhe një ditë kur të bëhet më shumë boll, nuk po kemi dëshirë me e kallë këtë vend…Do të jem dëshmitarë në Gjykatën Speciale, unë personalisht do të jem dëshmitar, prej të parëve ndoshta, unë dëshmoj për krimet politike që ika bërë Hashim Thaçi në Kosovën e pasluftës, Hashim Thaçi nuk ka luftuar me serbë, nuk ka parë askund serbë, serbët kur kanë gjuajtur granata, Hashimi ka ikë. Ia pati dhënë në 1992-ën, Sami Lushtaku një allti me gjuajt përpjetë, as përjetë nuk ka gjuajtur, ka luftuar vetëm me shqiptarë, i ka vrarë familjet më të mëdha shqiptare, si e Ahmet Krasniqit”, deklaroi ish deputeti i LDK-së, Gani Geci.

Vrasja tronditëse e Ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi ishte bërë më 21 shtator të vitit 1998. Për vrasjen e Krasniqit, ishin rrëfyer edhe dy njerëzit që kishin qenë në veturë me Ministrin në momentin e vrasjes, Naim Geci shofer, dhe ushtaraku Rifat Haxhiu.

“Me datën 21 shtator të vitit 1998, kolonel Ahmet Krasniqi, kishte organizuar një darkë për oficerët në teren që ishin në atë kohë. Pas darke, pjesa e oficerëve tjerë shkuan më makinat e tyre në drejtimin e tyre, ndërsa ne si staf i Ministrisë së Mbrojtjes, me dy makina udhëtuam në rrugën “Elbasani”, për të shkuar te Ministria e Mbrojtjes”, rrëfen Naim Geci momentin kur ishin nisur për të shkuar tek Ministria e Mbrojtjes.

“Kur na ndaloi policia tek fakultetet, në hyrje te Tiranës, ata interesoheshin më tepër për identitetin e Ahmet Krasniqit e jo për bashkudhëtarët e tjerë të cilët ndodheshin në veturë, vazhdon rrëfimin ushtaraku Rifat Haxhiu i cili së bashku me Naim Gecin kishin qenë në veturë me kolonelin Ahmet Krasniqi.

Sipas, Gecit, në momentin kur kanë arritur te Ministria, aty kishin ardhë dy lloj strukturash të policisë, të uniformuar dhe të maskuar.

“Në momentin e ndaljes, kanë qenë dy lloj strukturash policish, të uniformuar dhe të maskuar.  Pas mbërritëm te Ministria e Mbrojtjes, ndala makinën për me i hapë dyert e oborrit, zbrita nga makina me oficerin tjetër që ishte, Rifat Haxhiu. Në atë moment na erdh mbrapa shpine një person i maskuar me armë automatike, i cili na bllokoi ne të dyve. Dhe nga ana tjetër, doli prej makinës Ahmet Krasniqi”, rrëfen Geci.

Më tej, rrëfimin e vazhdon ushtaraku Rifat Haxhiu. Ai ka rrëfyer momentin tronditës në detaje kur Ministri Krasniqi ishte qëlluar për vdekje.

“Dhe pasiqë ata u binden që shoferi dhe unë nuk kemi armë, nuk jemi të rrezikshëm për ta, personi i cili na mbante neve nën kontroll u largua në drejtim të kolonelit Krasniqi, i cili mbahej nga një person tjetër për gjakete dhe koloneli Krasniqi e pyeste atë personin që e mbante kush jeni ju bre bacë, kush je ti bre bacë. Ai nuk përgjigjej fare”, kishte deklaruar Haxhiu në rrëfimin e tij.

Më tej, sipas Haxhisë, koloneli ishte qëlluar me një plumb në ballë fillimisht dhe dy të tjerë pasi kishte rënë në tokë, shkruan bota sot.

“Ky që na kontrolloi neve u largua nga ne dhe nxori një revole tjetër, i kishte dy armë dhe e pyeti atë personin, shokun e vet: A është ky? Ai u përgjigj, po ky është. Dy herë ka bërë pyetje a është ky, po ky është. Dhe e goditi me një plumb në ballë dhe kur u shtri përtokë koloneli Krasniqi, e qëlloi edhe dy herë. Kam dergju edhe dy krisma të tjera. Më pas dy atentatorët u larguan, do të thotë ishin të maskuar. U larguan dhe u tretën në ato rrugët e Tiranës”, përfundon rrëfimin e tij, ushtaraku Rifat Haxhiu, shkruan “Bota sot”

Detajet tronditëse, a do të vihen në pranga Hashim Thaçi dhe Fatos Klosi për ekzekutimin e Ahmet Krasniqit? Read More »

PD: Sulmi ndaj prokurorëve antimafia, skenar për të prishur dosjet nën hetim

“Sulmi i kryeprokurores Arta Markut ndaj prokurorëve antimafia eshtë pjesë e skenarit për të prishur dosjet nën hetim të bashkëpunëtorëve të afërt të Ramës”.

Kështu deklaroi sot këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Sipas tij, “shpërbërja dhe ndëshkimi i grupit hetimor për Saimir Tahirin, erdhi pas urdhrit të këtyre të fundit për sekuestrimin e 31 pasurive të Habilajve”.

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë goditje të paprecedentë gjatë këtyre ditëve nga Arta Marku, që me veprime të qëllimshme dhe me paramendim, po godet, dekurajon dhe shantazhon, grupin e prokurorëve antimafia”, tha Bardhi.

Transferimi i paligjshëm i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, sipas PD-së, “është pjesë e një skenari për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar”.

“Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal “Habilaj”, është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet”, tha Bardhi./atsh

PD: Sulmi ndaj prokurorëve antimafia, skenar për të prishur dosjet nën hetim Read More »

Bregu thumbon Bashën nga Shëngjergji: Përmes rrugës që ndërtoi PD e vërtetë, aty ku…

Nga panairi i domates në fshatin ku ajo është mbesë, Shëngjergj, Majlinda Bregu është treguar nostalgjike për PD e vërtetë duke i përcjellë një mesazh demoraktëve të sotëm në selinë blu. “Ne Shengjergj! Ne fshatin ku jam mbese, permes rruges qe ndertoi PD e vertete, vetem 40 km larg Tiranes, aty ku ka edhe lume edhe mal edhe ujvare dhe liqen, edhe me shume nevoje per vemendje & zhvillim te qendrueshem rural!”, shkruan Bregu në rrjetin social Instagram.

Shëngjergji priti të shtunën festën tradicionale të domates, “Domate Fest”, një panair me produkte të zonës, ku banorët, por edhe restorantet e bujtinat e zonës, prezantuan pjatat e tyre me ushqime tradicionale mes gjelbërimit dhe muzikës. Festës nuk i është bashkuar vetëm kryebashkiaku Erjon Veliaj që ka vizituar disa nga stendat e panairit, por edhe një demokrate si Majlinda Bregu.

Përmes fotove të postuara në Instagram, Bregu thotë se është mbesë në këtë fshat, por nuk i kursen thumbat për ata që qeverisin sot Partinë Demokratike. Ajo thotë se rrugën e këtij fshati që ka nevojë për vëmendje e zhvillim e ka ndërtuar “PD-ja e vërtetë”. Ne Shengjergj! Ne fshatin ku jam mbese, permes rruges qe ndertoi PD e vertete, vetem 40 km larg Tiranes, aty ku ka edhe lume edhe mal edhe ujvare dhe liqen, edhe me shume nevoje per vemendje & zhvillim te qendrueshem rural!

Kujtojmë se përgjatë gjithë ditës së sotme, banorë të zonës, por edhe turistë e vizitorë të shumtë, ndoqën një sërë aktivitetesh, mes të tjerash vizita tek rrënojat e shkollës së parë shqipe në Tiranë, vizitë tek Ujëvara e Përroit të Kecit, tek Mulliri i vjetër etj. Shëngjergji është një zonë që ofron disa destinacione, për ata që e duan natyrën dhe ushqimin bio.

Bregu thumbon Bashën nga Shëngjergji: Përmes rrugës që ndërtoi PD e vërtetë, aty ku… Read More »

Deputetja: Turp për këtë qeveri, mjekët e Shkodrës futen në burg por ja çfarë i jepet banditëve

Pas akuzavem arresitmit dhe lirimit te mjekëve të Shkodrës ka reaguar edhe deputetja demokrate Orjola Pampuri. Në një shenim në rrjetet sociale ajo shkruan se “të arrestosh mjekët pa asnjë analizë të përshkallezuar të situatës e cila në fund çon drejt marrjes së vendimit final është njëlloj si të dënosh dikë pa gjyq, e kjo ndodh vetëm në vendin tonë, tëe kapur tashmë kokë e këmbë nga bandat në qeveri e në drejtësi”.

Ja shenimi i plotë i deputetes demokrate në fecebook:

E paprecedentë, goditja e qeverisë mbi dinjitetin, profesionalizmin dhe misionin e bluzave të bardha.

Gjykata e Shkodrës liroi 7 mjekët, për të cilët koha dhe faktet vertetuan që ata thjesht po kryenin detyren e tyre. Ata u arrestuan para pak ditësh tek kryenin misionin e tyre human, ndërkohe ish ministra e banda, janë sot jashtë hekurave.

Stafi i hemodinamikes të spitalit të Shkodrës, u arrestua në kundërshtim të raportit të KLSH, i cili nuk pretendonte një vendim kaq të ashper, e ku emri i mjekut Dragusha, nuk permendej fare.

Image

Të arrestosh mjekët pa asnjë analizë të përshkallëzuar te situates e cila ne fund con drejt marrjes se vendimit final është njelloj si të denosh dikë pa gjyq, e kjo ndodh vetem në vendin tonë, të kapur tashmë kokë e kembë nga bandat në qeveri e në drejtësi.
E gjitha kjo lë vend për shumë hamendesime për inskenime të vetë ministrisë së Shendetësisë. E keto lloj manovrimesh ndodhin rëndom në sistemin shendetesor, dhe kjo jo pa qellim, por për t’i lehtësuar vijimin e planit apo projektit në favor të klientëve të qeverisë. Ashtu siç ndodh me listen e barnave, ku për të kënaqur miqtë apo klientë të ministrit apo kryeministrit vendosen edhe barna shumë të shtrenjta, por kur mjekëve u duhet t’i perzgjedhin për të përmbushur nevojat e pacienteve ata marrin verejtje deri me pezullim nga puna, nga ana tjetër nese nuk ua japin këto medikamente pacientëve, përballen me ankesat e pacienteve të cilat shpesh, mund të shkojne edhe në zyrat e ministrisë, e mund të nxisin këta të fundit tu tërheqin verjetje për shoë, mjekëve.

Pra mjekët sot janë” hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Fati i pacienteve ka mbetur jetim, e fshihet në deklaratat e shëmtuara të zyrtareve të QSUT- se, të cilat trumbetojnë bollek me barna, e komoditet në pavione e qendra shendetësore. Sot të bësh shkelje me tendera, koncensione, të transportosh drogë, para të pista, të rrëmbesh, të vrasësh, të shantazhosh, të shpifesh, e të fyesh, jeton i lirë e me miq shumë, ndërsa ata të cilët studiuan, sakrifikuan, e sot na sherbejnë në kushtet me mizerabel se kurrë, denigrohen duke i telendisur edhe në burgje….
Turp për ketë qeveri, turp për ketë kryeminister, të cilëve çdo padrejtësi në kurriz të hallexhinjve, profesionisteve e mjekëve, do tu kthehet në boumerang.

Deputetja: Turp për këtë qeveri, mjekët e Shkodrës futen në burg por ja çfarë i jepet banditëve Read More »