Politike

Bomba e Berishës: Ka ardhur përgjigja e audio-përgjimit, zëri është i …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik sot faktin se Anglia ka sjellë në Shqipëri përgjigjen e audio-përgjimit të Agron-Geron Xhafës.

Duke folur në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net përballë gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri Berisha është shprehur se zëri në audio-përgjim është i Geron Xhafës.

‘Ka 3 javë që janë me bark e diarre dhe nuk dinë ku janë. Ka ardhur ekspertiza e zërit.

Vetë ky ministër largoi të vëllain për të mos u dënuar. Përgjigja e audio-përgjimit, nuk më intereson.

Zëri është i Geron Xhafës. Albert Veliu kreu një detyrë në mënyrë të përsosur. Pavarësisht për llogari të kujt, ai bëri Edmond Dantesin’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.

Bomba e Berishës: Ka ardhur përgjigja e audio-përgjimit, zëri është i … Read More »

Balla – Bashës: Shihemi në gjyq, raportet mjekësore s’të shpëtojnë dot këtë herë, unë s’kam…

Një përgjigje me tone të nxehta ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në lidhje me akuzat që i janë bërë sot se ka qenë në komisarit të Krujës dhe ka kërcënuar një ish-nënkomisar policie. Bala ka përsëritur se nuk ka qenë asnjë herë për këtë vit as në Krujë dhe as në Komisariatin e Krujës. Ndërsa e gjithë kjo çështje do të përfundojë në sallën e gjyqit, aty ky siç thotë Balla, Bashën nuk do ta shpëtojnë dot më raportet mjekësore.

Reagim i Ballës/ Hedh nje i marre nje gure ne lume dhe 100 te mencur s’e nxjerrin dot, thote populli! Por jo, kjo qe po shoh sot eshte me keq. “Te mençurit” e dine fare mire cfare marrezie eshte kjo shpifje qe jane turrur ta pasqyrojne me nje zell te madh, vetem pasi e nxorra une vete! Kjo sajese e ndyre dhe e verifikueshme pa veshtiresi nga cdokush qe publikon lajme, ka nje qellim te qarte: Te coje uje ne mullirin e prishur te Lulzim Bashes! Une s’kam shkelur as ne Kruje gjatë vitit te fundit dhe jo me ne komisariatin e Krujes i armatosur. Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik.

Dhe do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te kem me Lulzim Bashen per kete ceshtje. Raportet mjekesore nuk do ta shpetojne Lulzimin nga pasojat juridike te genjeshtrave te tij. Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s’kam c’u them!

Balla – Bashës: Shihemi në gjyq, raportet mjekësore s’të shpëtojnë dot këtë herë, unë s’kam… Read More »

Deputetët e PS kërcënuan ish-nënkomisarin, reagon Basha: Ja çfarë i kanë bërë

Tronditëse e ka cilësuar dëshminë e ish nënkomisarit në Elbasan, kreu i PD, Lulzim Basha. Ish-nënkomisari, Emiliano Nuhu, ka dëshmuar sesi është kërcënuar nga deputeti Rrahman Rrahja, për të mbyllur hetimin për të birin e tij që ishte akuzar nga një vajzë për përdhunim. Në këtë dëshmi Nuhu përmend edhe emrin e Taulant Ballës dhe Artur Bushin.

Në një deklaratë për mediat, Lulzim Basha është shprehur se është i tronditur për këtë histori dhe masakrimin që i është bërë vajzës, e cila ka akuzuar për përdhunim djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rrahja. Basha u shpreh se pushteti i bërë njësh me krimin po e trajton këtë rast si skandal të inskenuar nga opozita.

Deputetët e PS kërcënuan ish-nënkomisarin, reagon Basha: Ja çfarë i kanë bërë Read More »

Vetting-u në politikë, ironizon Ndreu: Do merret me thashetheme, se për këtë është institucioni i …

Vettingu politik i kërkuar nga opozita do të jetë vetëm në kuadër të thashethemeve, e askush nuk do të mund të provojë lidhjet kriminale. Kështu e ka vlerësuar propozimin e PD për të bërë vetting për politikanët, deputeti i PS, Pjerin Ndreu. Teksa ishte i ftuar në “Top Talk”, Ndreu tha: S’ka tërheqje, po i japim rëndësinë e nevojshme me anë të një institucioni ndërkombëtar”, u shpreh Pjerin Ndreu lidhur me vendimin e marrë sot në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, që nismën e opozitës ta çojë më parë në Komisionin e Venecias.

Për deputetin socialist, vetëm një drejtësi e pastruar nga ku do të formohet SPAK do të mund të hetojë e dërgojë në burg politikanët e përfshirë në afera korruptive, apo krime të tjera. “SPAK është ai që do të hetojë zyrtarët e lartë, s’ka nevojë të jenë dy. Për shkak se kjo çështje është sensitive, do kërkojmë mendimin e ndërkombëtarëve. Vettingu në politikë?! Po flasim për thashetheme. Kush e vërteton që një kontakt i imi është në marrëdhënie me krimin. Kush do ta provojë këtë. Sërish do të shkojmë para gjykatës. PS nuk i trembet fare kësaj nisme, është më e ashpër reforma në drejtësi nga ku del edhe SPAK, një institucion i mirëorganizuar”, u shpreh Ndreu.

Sipas deputetit socialist, politikanët kanë krijuar një tymnajë se të gjithë janë të zinj, e asnjë i bardhë dhe vettingu në politikë do të shkojë po në këtë kuadër, teksa ndëshkimi arrihet me prova dhe jo thashetheme. “Ne e kemi strukturën, për çfarë do të shpikim një tjetër. Unë mbështes varianti që t’i çojmë në gjyq dhe t’i burgosim politikanët, ndërsa ata thonë që të merremi me llafe. Sot pushtetin numër 1 e ka disinformacioni. Disa politikanë kanë krijuar një tymnajë se të gjithë janë të zinj, e asnjë i bardhë dhe kjo arrihet me prova dhe jo me thashetheme”, u shpreh Ndreu.

Vetting-u në politikë, ironizon Ndreu: Do merret me thashetheme, se për këtë është institucioni i … Read More »

Rama i sulmon përsëri: Mediat nuk synojnë më të vërtetën, por publikun si gjah, ekranet…

Ka ndodhur përsëri dhe mesa duket sulmi i Kryeministrit mbi mediat do të vijojë të jetë i ashpër. Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste në kuadër të fushatës “E gjithë vëmendja te ju”, sulmoi mediat duke i akuzuar se janë të përfshira “në një aktivitet që nuk synon më të vërtetën apo faktet”. “Media është e përfshirë në një aktivitet që nuk synon më të vërtetën apo faktet. Synon publikun siç synohet një gjah dhe synon audiencën me çdo kusht, pa marrë parasysh se me çfarë e ushqen këtë audiencë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se politikanët duhet të dalin në ekrane për të folur mbi problemet e njerëzve dhe jo për të hedhur baltë mbi njëri-tjetrin. “Duhet të shfaqemi në ekrane duke u marrë me ato arsye për të cilat njerëzit na votojnë. Të bëjmë çmos që të jemi sa më pranë të vërtetave dhe të luftojmë së bashku për ta lehtësuar sa të mundemi mjegullën që ka rënë midis nesh dhe njerëzve të zakonshëm përmes gënjeshtrash dhe shpifjesh”, theksoi Rama.

Rama i sulmon përsëri: Mediat nuk synojnë më të vërtetën, por publikun si gjah, ekranet… Read More »

Zbulohen emrat, kujt ia ka besuar fushatën PD, Flamur Noka shkon në Shkoder

Ndërsa është takuar pasditen e sotme me strukturat e partisë, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka vënë në vijë punën për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me deputetë dhe drejtuesit e strukturave për ndarjen e grupeve të punës për zgjedhjet në strukturat e degëve të Partisë Demokratike.

Top Channel mësoi se Edi Paloka kryeson grupin e punës në Kukës; Flamur Noka është drejtues i grupit të punës në Shkodër; Arben Ibro, grupin e punës në Lezhë; Fatbardh Kadilli kryeson grupin e punës në Vlorë; Edmond Spaho, drejtuesi i grupit të punës në Elbasan dhe Oerd Bylykbashi, kreu i grupit të punës në Durrës.

Zbulohen emrat, kujt ia ka besuar fushatën PD, Flamur Noka shkon në Shkoder Read More »

Vettingu në politikë, PS kërkon opinionin e Venecias. PD: Të mbyllet brenda javës

Vettingu në politikë duket se po merr udhë në parlament. Këshilli i Legjislacioni dhe Komisioni i Ligjeve kanë nisur sot shqyrtimin e nismës kushtetuese të propozuar nga opozita e bashkuar për vettingun në politikë.

Mbledhja nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nisur me disa kritika nga opozita. Ka qenë deputeti Enkelejd Alibeaj që ka ngritur dyshime mbu vullnetin e maxhorancës duke shprehur dëshirën që procesi të marrë fund brenda një jave. Ndërsa maxhoranca tha se do kërkojë edhe opinionin e Komisionit të Venecias.

REPLIKAT
Enkelejd Alibeaj: Ju keni një projekt kalendar të mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit. Vetëm pas presionit të opozitës ju e shfaqet në faqen e kuvendit dhe pse kishit detyrimin ta shfaqnit në momentin që u depozitua. Kam përshtypjen se kjo zgjatje që ju e keni parashikuar nuk është gjë tjetër veçse zbatimi i planit tuaj për ta futur në kalendat greke. Neni 77 i rregullores pika 1 përcakton dy gjëra: Përcaktimi i relatorëve dhe përcaktimi i ekspertëve. Duke qenë një çështje e njohur dhe e debatuar edhe nga publiku shqiptar, afati që duhet vendosur për ta mbyllur procedurën në këtë parlament duhet të mos jetë më tepër se një javë. Një javë nga fillimi i kësaj mbledhje. Kjo do ishte në respekt të kushtetutës. E konsideroj një akt rutinë dhe uroj të mos jetë strategji për ta futur në kalendat greke.

Gramoz Ruçi: Me vjen keq, vajtët në pikën e fundit të rendit të ditës. Fillojmë me prezantimin e nismës. Jam konsultuar me kreun e komisionit të ligjeve dhe këshillit të legjislacionit. Ky është një projekt, nëse do qëndrojë kështu është ekskluzivitet i kësaj mbledhje. Ju lutem të ndjekim rendin e ditës, do shkojmë dhe tek kalendari.

Tek publikimi, është zbatuar rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta. Ju kam ndjekur, ndërkohë që njoftova kuvendin ishte shpërndarë tek tavolinat e deputetëve dhe publikuar në faqen e internetit. Ju erdhët me 15 minuta. vonesë.

Kryetari i Kuvendit ia shpërndan deputetëve në seancën e parë dhe e publikon në faqen e internetit.

Oerd Bylykbashi: Kolegë prezentë në këtë mbledhje. Ju keni këtë propozim për amendamente kushtetuese, në lidhje me vettingun e politikanëve, në lidhje me marrëdhëniet e tyre me krimin, lidhjet e tyre me krimin, një amendament që propozohet për të bërë shkëputjen e plotë dhe përfundimtare të politikës dhe institucioneve nga krimi. Synon mbrojtjen e institucioneve publike.

Kjo është mbledhja e parë e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe e Këshillit për Legjislacionin, për të filluar me procedurën për shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e propozuar nga 35 deputetë të grupeve parlamentare PD, LSI dhe PR.”

Opozita beson se duhet zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë. Nisma sipas demokratëve synon të dekriminalizojë plotësisht qeverisjes dhe politikën, të luftojë me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin
të ndalojë aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale si edhe të pastrojë nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Vettingu në politikë, PS kërkon opinionin e Venecias. PD: Të mbyllet brenda javës Read More »

Kush është ministri i Ramës që lëviz me makinë 200 mijë euro?!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka folur rreth platformës së prezantuar një ditë më parë nga opozita sa i takon çlirimit të ekonomisë në vend.

I ftuar një emisionin ‘Top Talk’, Shehaj theksoi se platforma e propozuar nga Basha i prek të gjitha qeveritë duke theksuar se është e rëndësishme që të mos kërkohet justifikimi i vjedhjeve të tanishme, me argumentin se çfarë problemi ka krimi në Shqipëri, apo lidhja e krimit me politikën ka ndodhur gjithmonë.

“Lulzim Basha ka propozuar një platformë për çlirimin e ekonomisë e cila prek të gjitha qeveritë madje në listë është përfshirë edhe një koncension dhënë gjatë qeverisjes së PD. Fakti që ka pasur apo jo përpara nuk do të thotë asgjë sepse do verifikohen të gjitha. Është e rëndësishme që të mos kërkohet justifikimi i vjedhjeve të tanishme, me të gjitha edhe me trafikun e drogës, me argumentin që dëgjoj që është qesharak kur thuhet se çfarë problemi ka krimi në Shqipëri, apo lidhja e krimit me politikën kur këto kanë ndodhur gjithmonë.

Ky nuk është argument. Nëse një kompani krijohet 2 ditë para dhe më pas merr koncension, këtu kemi të bëjmë me një fakt. Nëse Vilma Nushi merr një koncension prej 70 milionë eurosh në një fushë ku nuk ka asnjë eksperiencë, kur duhet se ka qenë mbështetëse e PS, nuk ke nevojë ta provosh. Një koncesion pa asnjë vlerë që e është marrë pa asnjë lloj gare”, tha Shehaj.

Deputeti demokrat, nënvizoi se duhet bërë një vlerësim se si ishte Shqipëria kur erdhi Rama në pushtet dhe si është sot, që sipas tij, të gjithë treguesit janë përkeqësuar.

“Duhet të gjykojmë se si ishte vendi kur Rama erdhi në pushtet dhe të shohim se si është Shqipëria sot. Të gjithë treguesit janë përkeqësuar. Marrim rastin e dëshirës së shqiptarëve për të ikur nga vendit si treguesin kryesor të qeverisjes. Në 2013 kishte 140 mijë shqiptarë që aplikonin lotarinë amerikane ndërsa vitin e kaluar ishin 400 mijë. Ky është një fakt”, theksoi Shehaj.

Sa i takon pasurisë së politikanëve dhe hetimit të tyre, Shehaj solli një shembull që sipas tij, një ministër nëse ka një rrogë prej 2 milionë lekësh dhe del me një makinë që kushton 200 mijë euro, atëherë nuk ka nevojë për prova, pasi për të ai është i korruptuar.

“Nëse një ministër që ka rrogën 2 milion lekë, s’ka të ardhura të tjera e del me një makinë 200 mijë euro unë nuk kam nevojë ta provoj, më mjafton dyshimi. Ai është i korruptuar. Unë kështu mendoj”, deklaroi deputeti Agron Shehaj.

Kush është ministri i Ramës që lëviz me makinë 200 mijë euro?! Read More »