Politike

SHBA fundos deputetë, ministra e bosë krimi, bie në gjurmët e 77 mld USD para të pista

Gjatë një viti në Shqipëri qarkullojnë rreth 7 miliardë dollarë para të pista. Ndër vite është folur se në politikë, drejtësi dhe shumë institucione kushtetuese janë bërë pazare, por deri më sot është mister se si kanë arritur politikanët të fshehin pasurinë. ILDKP ka kallëzuar vetëm një numër të ulët pushtetarësh, ndërkohë që rezulton se në Parlament ka “sheikë” për nga pasuria. Por duket se një pjesë e madhe kanë gjetur strehim për të fshehur të ardhura në bankat, kompanitë offshore dhe kompani të ndryshe në vende jashtë Shqipërisë. Por ka dhe shumë të tjerë që marrin miliona lekë nga aktivitet kriminale jashtë vendit. Gazeta “Sot” ka siguruar një raport të Global Financial Integrity (GFI), një ndër kompanitë më prestigjioze në botë, që jep të dhëna mbi paratë e pista që dalin dhe hyjnë në të gjitha shtetet e botës.

Kompania me qendër në Uashington, një herë në dy ose tre vjet publikon të dhëna mbi financuar që dalin jashtë vendit, por këtë herë ka dhënë informacione dhe për ato që hyjnë. Në raportin më të fundit janë dhënë informacione për periudhën 2005-2014 dhe për vitin 2014. Aty bëhet e ditur se për vitin 2014, kanë qarkulluar plot 7.6 miliardë dollarë të pista. Pra kaq është shifra e parave të pista që kanë hyrë dhe kanë dalë jashtë vendit në një vit. Siç thekson raporti, janë para të vëna nga evazioni fiskal, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Sipas raporti në harkun e 10 viteve, 2005-2014 kjo shifër shkon në 59 miliardë dollarë.

Ashtu si çdo vit, GFI flet për para të llogaritura mbi flukset tregtare, por shpjegon se përmes mashtrimeve që bëhen në dogana, kjo lejon që të korruptuarit të nxjerrin jashtë vendit të gjitha të ardhurat. Çdo vit kjo organizatë jepte informacione vetëm mbi paratë që kalonin në shtetet e huaja, por këtë herë tregohen dhe paratë që vijnë në vendin tonë nga kontigjentë kriminalë. Kjo tregonte se Shqipëria përveçse nxjerr para të pista jashtë, është kthyer dhe një vend ku depozitohen para krimi e korrupsioni.

“Flukset e paligjshme financiare në vendet në zhvillim lehtësohen nga mungesa e transparencës në nivel global për sistemet financiare që japin mundësi për shmangien e taksave, rritjen e korrupsionit apo krijimin e kompanive guaskë. Ka teknika të panumërta për të lëvizur në mënyrë të paligjshme paratë nga një vend në tjetrin ose për të pastruar paratë e pista. Këtu përfshihet keqpërdorimi i tregtisë, me qëllim që të zhvendosen të ardhurat e marra në mënyrë kriminale”,thekson raporti. Sipas tij, në Shqipëri është rritur me 6% futja e parave të pista në vitin 2014.

SHBA fundos deputetë, ministra e bosë krimi, bie në gjurmët e 77 mld USD para të pista Read More »

Kërcënoi prokurorin, një muaj paraburgim për deputetin shqiptar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Në këtë seancë, prokurori i shtetit Rexhep Maqedonci ka paraqitur kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë me anë të së cilës kërkohet që deputetit Milaim Zeka, t’i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Maqedonci ka thënë se me kanosjen që i dyshuari Zeka i ka bërë prokurorit Afrim Shefkiu, te ky i fundit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të ankthit.

Arrestimi i Zekës u bë për shkak të deklaratës që deputeti e dha në T7 për prokurorin special, Afrim Shefkiu, duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Këqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

Kërcënoi prokurorin, një muaj paraburgim për deputetin shqiptar Read More »

Ministrat e vendeve anëtare në BE të Ballkanit, vizitë të përbashkët në Shqipëri e Maqedoni

Një vizitë e përbashkët në Lindjen e Mesme me qëllim për të ndihmuar në stabilizimin e Mesdheut Lindor, si dhe vizita në Shqipëri dhe Maqedoni për të ndihmuar qasjen e tyre evropiane, u vendos nga ministrat e jashtëm të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë, brenda kornizës së takimi katër-ditor i mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ky takim është konfirmuar nga Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, i cili pas takimit që pati me kater ministrat e Ballkanit , tha për gazetarët:

“Sapo përfunduam mbledhjen e katër shteteve të Ballkanit që janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin tonë para së gjithash për të stabilizuar rajonin tonë. Ne planifikojmë deri në fund të vitit që të katër të vizitojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore për të parë se si mund t’i ndihmojmë ata në qasjen e tyre evropiane.

Ne gjithashtu ramë dakord të bëjnë një udhëtim të përbashkët në fillim të vitit të ardhshëm në Lindjen e Mesme, për të shkuar në një numër vendesh për të parë se si mund të ndihmojmë në stabilizimin e Mesdheut Lindor”.

Ministrat e vendeve anëtare në BE të Ballkanit, vizitë të përbashkët në Shqipëri e Maqedoni Read More »

Deklarata e fortë e PD: Kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna

Përmes një dekalrate për mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se  heshtja e Edi Ramës për skandalin e denoncuar nga nënkomisar Emiljano Nuhu është pjesë e skenarit mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin. Paloka tha se kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna.

EDI PALOKA, NËNKRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE

Dëshmia tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu është pasqyra më e vërtetë e kriminalizimit të thellë të qeverisjes nën drejtimin e Edi Ramës.

·      Heshtja e kryeministrit të vendit pasi një vajzë është torturuar nga djali i deputetit të vet;

·      Heshtja e kryeministrit për aktet kriminale të deputetit Rrahman Rraja;

·      Heshtja e kryeministrit për sjelljen prej banditi të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,

i përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të oficerit të policisë;

·      Heshtja e Edi Ramës, që ka shndërruar Policinë e Shtetit në organizatë kriminale,

flet më mirë se asgjë tjetër se ai dhe qeveria e tij është gjysma e bandës në pushtet që mbron bandat dhe banditët që kontrollojnë sot territorin, shtetin dhe policinë.

Është kriminale sesi drejtuesit  e Policisë së Shtetit, nën urdhrat politikë të Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës, nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën nën kërcënimin e banditëve me pushtet, as për të mbrojtur nënkomisar Emiljano Nuhu.

Edi Rama nga dje, po zbaton të njëjtin skenar mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin.

Sa herë ata kapen në flagrancë në bashkëpunim me krimin, Edi Rama vërsul taulantët e tij të lidhur me krimin e organizuar :

· për të sulmuar denoncuesin e krimit

· për të prishur provat

· për të intimiduar dëshmitarët

· për të kërcënuar gazetarët,

siç ka ndodhur me kërcënimin mafioz të gazetarëve të televizionit Shijak TV. “Do t’ju vrasim, do t’ju fshijmë”- është mesazhi i banditëve të pushtetit për gazetarët e pablerë nga qeveria e Edi Ramës.

Sot shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëvë të lidhur me Edi Ramën. Kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre. Largimi i kësaj qeverie është rruga e vetme për Çdo shqiptar që do siguri për vete dhe familjen e vet.

Deklarata e fortë e PD: Kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna Read More »

“10-fishoi pasurinë”, komentuesit sulmojnë deputeten e PS: Burri t’u zgjua papritur milioner

Pas denoncimeve të PD se bashkëshorti i saj ka 10 fishuar pasurinë në një periudhë të shkurtër kohore, komentuesit i janë vërsulur deputetes së PS Klotilda Ferhati.

Deputeti hodhi akuza të forta se bashkëshorti i Ferhatit ka 10-të fishuar pasurinë me ardhjen në pushtet të socialistëve.

Ndërkohë lidhur me këtë deputetja reagoi një një status në rrjetet sociale ku përgënjeshtronte deklaratat e Salianjit, duke u shprehur se e gjithë pasuria e familjes së saj është e deklaruar. Po ashtu Ferhati u shpreh se çështjen do e ndjekë në rrugë ligjore.

Ndërkohë në reagimin e saj në Facebook Ferhati është komentuar nga ndjekësit. Këta të fundit shprehen me ironi se krejt papritur bashkëshorti i saj është zgjuar i pasur, duke hedhur poshtë deklaratën e deputetes.

“10-fishoi pasurinë”, komentuesit sulmojnë deputeten e PS: Burri t’u zgjua papritur milioner Read More »

Flasin kolegët e Ballës, Ndreu: Idiotësi të tilla dalin vetëm nga laboratori i PD, edhe sikur…

Ndërsa vijon të mbetet e nxehtë situata e diskutimeve, akuzave dhe kundërakuzave, pas denoncimit publik të oficerit të policisë Emiljano Nuhu, se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, vjen reagimi nga deputeti Pjerin Ndreu.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ teksa i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij Taulant Balla, për të cilin tha se ishte pjesë e fshehjes së ngjarjes. Sipas Ndreut, këtë ngjarje mund ta prodhojnë vetëm laboratorët e PD.

“Edhe sikur ti besoja te gjitha, qe Taulant Balla ka shku ne komisariatin e policise Kruje me liru djalin e nje deputeti, kjo eshte nje super idiotesi qe vec laboratoret e PD mund ta prodhojne !”, shkruan Ndreu.

Flasin kolegët e Ballës, Ndreu: Idiotësi të tilla dalin vetëm nga laboratori i PD, edhe sikur… Read More »

Bomba e Berishës: Ka ardhur përgjigja e audio-përgjimit, zëri është i …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik sot faktin se Anglia ka sjellë në Shqipëri përgjigjen e audio-përgjimit të Agron-Geron Xhafës.

Duke folur në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net përballë gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri Berisha është shprehur se zëri në audio-përgjim është i Geron Xhafës.

‘Ka 3 javë që janë me bark e diarre dhe nuk dinë ku janë. Ka ardhur ekspertiza e zërit.

Vetë ky ministër largoi të vëllain për të mos u dënuar. Përgjigja e audio-përgjimit, nuk më intereson.

Zëri është i Geron Xhafës. Albert Veliu kreu një detyrë në mënyrë të përsosur. Pavarësisht për llogari të kujt, ai bëri Edmond Dantesin’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.

Bomba e Berishës: Ka ardhur përgjigja e audio-përgjimit, zëri është i … Read More »

Balla – Bashës: Shihemi në gjyq, raportet mjekësore s’të shpëtojnë dot këtë herë, unë s’kam…

Një përgjigje me tone të nxehta ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në lidhje me akuzat që i janë bërë sot se ka qenë në komisarit të Krujës dhe ka kërcënuar një ish-nënkomisar policie. Bala ka përsëritur se nuk ka qenë asnjë herë për këtë vit as në Krujë dhe as në Komisariatin e Krujës. Ndërsa e gjithë kjo çështje do të përfundojë në sallën e gjyqit, aty ky siç thotë Balla, Bashën nuk do ta shpëtojnë dot më raportet mjekësore.

Reagim i Ballës/ Hedh nje i marre nje gure ne lume dhe 100 te mencur s’e nxjerrin dot, thote populli! Por jo, kjo qe po shoh sot eshte me keq. “Te mençurit” e dine fare mire cfare marrezie eshte kjo shpifje qe jane turrur ta pasqyrojne me nje zell te madh, vetem pasi e nxorra une vete! Kjo sajese e ndyre dhe e verifikueshme pa veshtiresi nga cdokush qe publikon lajme, ka nje qellim te qarte: Te coje uje ne mullirin e prishur te Lulzim Bashes! Une s’kam shkelur as ne Kruje gjatë vitit te fundit dhe jo me ne komisariatin e Krujes i armatosur. Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik.

Dhe do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te kem me Lulzim Bashen per kete ceshtje. Raportet mjekesore nuk do ta shpetojne Lulzimin nga pasojat juridike te genjeshtrave te tij. Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s’kam c’u them!

Balla – Bashës: Shihemi në gjyq, raportet mjekësore s’të shpëtojnë dot këtë herë, unë s’kam… Read More »