Politike

“Shkërdh*jani nënën”, Basha dhe Rama skenar për “zhdukjen” e LSI-së

Edhe pse kërkon të nxjerrë ndonjë “foshë” nga Partia Demokratike, duket se Rama dhe Basha kanë rënë dakord për shkërmoqjen dhe nxjerrjen jashtë loje të LSI-së.

Në prag të fundosjes së saj politike kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vijon kërcënimet ndaj Ramës, por jo me “armët’ e opozitës. Ajo tenton të trembë Ramën, duke i kujtuar se “armiku është miku”.

“Të tutë ta fusin thikën më thellë pas shpine” është fjalia që artikulon në çdo studio televizive Monika Kryemedhi, e cila së fundmi edhe i ka intensifikuar daljet në media. Një arsye më shumë që nënkupton se situata nuk është aspak mirë në këtë forcë politike.

Rama nga ana e tij publikisht ka kërkuar spastrim të administratës nga militantët e LSI-së, madje edhe në takimet që po zhvillon kohët e fundit nëpër rrethe mësohet se ka folur troç në zhargonin e tij: “Shkër***jani nënën LSI-së”, ka qenë kërkesa e prerë e Ramës.

Po ashtu edhe Basha nga ana e tij duket se nuk do të kënaqë “oreksin” e LSI-së për bashkitë, ndaj ende nuk ka firmosur ndonjë marrëveshje, ndonëse LSI i është bashkuar prej kohësh frontit opozitar.Dhe për këtë arsye kreu demokrat bëri një lëvizje taktike duke futur në lojë PDIU, vetëm e vetëm që të dobësojë dhe të nxjerrë jashtë loje LSI-në e drejtuar nga Kryemadhi.

Plus që LSI njihet për “tradhëtitë”, dhe një marrveshje është thikë me dy presa, sidomos tani që ka patur dezertime masive dhe kjo forcë politike po dobësohet nga dita në ditë.

Po ashtu Basha kundërshton edhe skenarin Meta-Berisha për revolta dhe dhunë. Në takimin me krertë e degëve Basha ua ka bërë të qartë gjithat vartësve të tij, se nuk do ketë bojkot të zgjedhjeve apo djegie mandati, pasi sipas tij, kjo mund të sjellë fundin e tij politik dhe nuk do lejojë nxitje për skenare të tilla.

“Shkërdh*jani nënën”, Basha dhe Rama skenar për “zhdukjen” e LSI-së Read More »

Maqedonia sot voton për emrin e ri

Ditën e sotme qytetarët maqedonas do të votojnë në referendumin mbi emrin e Maqedonisë.Sipas mediave vendase, të drejtë vote ka çdo kush që është i regjistruar në certifikatën e Listës Zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme.

Votimi në referendum ka filluar në orën 7:00 dhe përfundon në orën 19:00.Qendrave të votimit pritet t’i afrohen mbi 1.8 milionë qytetarë, të cilët do t’i përgjigjen pyetjes: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?Gjatë negociatave me Greqinë, dy vendet vendosën mbi përdorimin e termit Republika e Maqedonisë së Veriut, term ky i kundërshtuar nga ana e presidentit George Ivanov.

Maqedonia sot voton për emrin e ri Read More »

Majko jep paralajmërim të fortë: Serbia do luftë, pamja e saj të gënjen si Kryeministrja…

Ish-Kryeministri i Shqipërisë gjatë periudhës së Luftës së Kosovës, Pandeli Majko në një shkrim për mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, shprehet se, fqinjët po kërkojnë tension. Duke pasur parasysh se kryeministrja e Serbisë është lebsike, Majko shkruan: Politika e Beogradit ka marrë pamjen e kryeministres së saj ku paraqitja dhe përmbajtja janë dy gjëra të ndryshme

Nga Pandeli Majko:

KORIGJIMI I STATUSIT TE SERBISE…

Kujtesa është një funksion i pasigurtë në mardhënien me historinë. Ajo nuk vlerëson përsëritjen. Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet. Ky është një “profesion” që historia jua ka njohur. Por, aktualisht ekziston vec një dëshirë e Beogradit zyrtar për të ngritur tensionin në rajon si një diplomaci verifikuese. Presidenti Vucic dje në konferencë shtypi bënte pyetje në distancë. “Pse duhet të përmbahemi? Kjo është pyetja ime për BE. Ju lutem, Mogerini, Kocijaniq të më shpjegoni çfarë të përmbahemi?”…

Po i njejti Vucic në fundin e gushtit në Vjenë deklaroi se “… Ne e konsiderojmë Kosovën një vend të lirë…Ne duam të bëjmë diçka për njerëzit tanë. Ne duam të sjellim diçka të mirë për serbët dhe për shqiptarët.” Shefi i të vetëquajturës “zyra për Kosovën” në qeverinë serbe zhvilloi dje leksione publike për historinë duke kujtuar situatën para konfliktit izraelito-egjiptian.

Politika e Beogradit ka marrë pamjen e kryeministres së saj ku paraqitja dhe përmbajtja janë dy gjëra të ndryshme. Serbia ka një administratë profesionale për ti shpejguar drejtuesve të shtetit se cfarë ndodh në se ushtria serbe ndërhyn në territorin e shtetit të Kosovës. Ky shtet është nën mbrojtjen e NATO-s . Kjo ndërhyrje nuk do të ishte “korrigjim”. Ajo do të jetë një konflikt që një planifikues ushtarak nuk do ta këshillonte.

Europa njihet për mungesën e aksionit por jo të reagimit. Ndërhyrja e Serbisë në Kosovë do të prodhonte një efekt domino i cili do të sillte ndërhyrjen e fuqive të mëdha. Kjo ndërhyrje nuk gjen shpejgim me historinë e konfliktit të Egjiptit me Izraelin.

Problemi kryesor i politikës amerikane dhe Perëndimin po shfaqet me “Kualicionin e Sirisë” i cili po prish balancat në Lindjen e Mesme. Kualicioni i Sirisë dhe Serbia kanë një marrdhënie të ngushtë. Serbët po shfaqin diplomacinë e “forcës” për shkak të përkrahjes së Moskës. Në vitin 1999 një grup ndërhyrjeje prashutistësh rus mori aeroportin e Prishtinës. Në se uniformat ruse do të vinin nga baza e Nishit dhe do vendosen në urën e Mitrovicës “në mbrojtje të paqes”… Kjo po… që do të ishte një krizë e vërtetë. Por, askush mos kërkojë protagonizëm pas kësaj. Politika ruse nuk bën biznes. Ajo parapëlqen “shahun”.

Pyetja që duhet ti bëjnë vetes pas kësaj politikanët e Beogradit është e vështirë. Do tju duhet të vlerësojnë në se në një konflikt rajonal do tju mjaftojë “statusi i Asadit”. Dhe bëhet fjalë për një rajon thuajse të integruar në NATO dhe Bashkimin Europian ku nuk duhet tu gënjejë mendja se do jenë “Izraeli” i Lindjes në Perëndim… Kujtesa është funksioni më i pasigurtë në mardhënie me politikën. Ajo nuk të jep pasqyrim të plotë të ngjarjeve vec të ndihmon të krijosh pasqyrimin e vetvetes.

Politika serbe është në një ditë të vështirë. Arsyeja është tek thjeshtësia e asaj që po vjen. Kjo është një kërkesë e papëlqyer në ish Beogradin e Titos. Të qenit një tokë e përbashkët e Lindjes dhe Perëndimit nuk funksionon më. Drama e vërtetë e Beogradit zyrtar është pamundësia për të qenë Jugosllavia e dikurshme. Kjo situatë nuk kalon me skërmitje. Nuk është hera e parë që politikanët serbë dobësinë e fshehin me shfaqje force.

Në se Beogradi dëshiron të korrigjojë statusin e vet rajonal ka një rrugë tjetër. Ai nuk kalon nga armiqësia me shqiptarët apo ndarjet etnike. Një shekull histori janë të mjaftueshëm për të vërtetuar këtë. Në fund, ky është një vendim serb. Privilegji i fundit për dikë në udhëkryqin midis paqes dhe konfliktit. Sigurisht.

Majko jep paralajmërim të fortë: Serbia do luftë, pamja e saj të gënjen si Kryeministrja… Read More »

Ylli Rakipi shpërthen ndaj Edi Ramës: Pa pikë turpi…përsëriti të njëjtat fjalë si në vitin 2016

“Edi Rama ka krijuar një sistem kriminal që e ka kthyer në diktator”. Kështu shprehet analisti Ylli Rakipi në një shkrim kushtuar reagimit të Ramës për rastin e vajzës nga Fushë-Kruja.

Analiza e plotë nga Ylli Rakimi: Pse Edi Rama është sot një diktator

Xhisiela Maloku, është një vajzë jetime, 25 vjeç, nga Fushë Kruja.Ajo është përdhunuar, dhunuar, torturuar e rrahur në mënyrë sistematike, nga një sadist kriminel, me precedentë penalë.

Kjo është pjesa e parë e kësaj ngjarje të frikshme, që mund të ndodhë në çdo vend të botës. Por, ajo çka e bën këtë ngjarje tronditëse dhe të frikshme, siç thotë një kolegu im gazetar, është dhunimi dhe përdhunimi i Xhisielës në grup.

Krimineli sadist, që ka bërë çka dashur mbi trupin e vajzës 25 vjeçare, është djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Pikërisht ky, pra deputeti Rrahman, me sjelljen, qëndrimin dhe veprimet e tij, që ia jep pushteti që ai ka, është dhunuesi dhe përdhunuesi i dytë i Xhisielës.

Më pas, përdhunuesit e tretë, të katërt, të pestë e me rradhë, janë Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, Policia, Prokuroria, Drejtësia që nuk funksionon, Media, shoqatat e grave, të Vasilikave, apo shoqatat e grave që ka ndërruar kohë pas kohe Edi Rama.
Të gjithë këta personazhe, me pjesëmarrjen e tyre, për ta manipuluar, apo fshehur këtë ngjarje, por edhe ata që heshtën, janë përdhunuesit e Xhisiela Malokut.

Por sot, këtij dhunimi dhe përdhunimi tronditës, iu shtua edhe kryeministri Edi Rama. Pritej me një interes të madh prononcimi i Edi Ramës. Dhe erdhi sot…

I futur brenda potureve të tij qesharake, direkt nga qyteti i Korçës, përmes një konference shtypi, Edi Rama, pa pikë turpi, ashtu siç ka filluar të ndodhë rëndom me të, tha: -“Për sa i përket vajzës, mund të them së pari, se policia e shtetit ka bërë detyrën, në përputhje me ligjin dhe djali i deputetit nuk ka patur asnjë trajtim preferencial“.

Çfarë detyre ka bërë policia, zoti Edi Rama?!! Në çdo stacion policie ku vajza ka shkuar dhe ka bërë denoncim, është rikthyer dhe e ka tërhequr denoncimin. Përse mendon vallë zoti kryeministër, se e ka bërë kjo vajzë këtë tërheqje? Nga dashuria për dhunuesin dhe përdhunuesin?! A ka hetuar kjo polici, përse e ka kryer kjo vajzë këtë veprim, kur raporti mjeko-ligjor faktonte se ajo ishte dhunuar? Po dhunuesi dhe përdhunuesi, a është ndaluar ndonjëherë zoti Edi Rama?

Për këto pyetje, kryeministri ynë qesharak, ka këtë përgjigje: – “Nuk i bëj unë arrestimet…Po ti bëja unë do kisha bërë disa arrestime”.

E gjithë kjo ngjarje shokuese, ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, nuk do të dilte në dritë dhe nuk do të njihej nga publiku, nëse oficeri Emiljano Nuhu, nuk do të kishte bërë denoncimin. Kjo ngjarje pra, u denoncua nga një oficer policie. Por, ja ç’tha sot Edi Rama, për ish nënkomisarin, Emiljano Nuhu:

” Gjithcka lidhur me një horr, të kthyer në hero, në vend se të dënohej publikisht nga të gjithë, si një person që ka braktisur detyrën, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin, për të marrrë azil në një vend tjetër. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri”.

Të njëjtën gjë, me të njëjtën gjuhë kërcënuese, me të njëjtën pafytyrësi, ka bërë Edi Rama, tre vjet më parë, në 16 Shtator 2015, për Dritan Zaganin. Ja saktësisht fjalët e Ramës për Zaganin:

” Një kriminel, një nga ata të cilët, policia e shtetit, policia e rilindur e shtetit, ka patur kurajon t’i identifikojë, në rradhët e veta dhe ti pastrojë në rradhët e veta. Një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës, që dekonspironte operacionet e policisë, është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundmi. Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura mbi të, por është paraqitur për azil politik në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës të detyrimit të paraqitjes.”

Fjalët për nënkomisarin Emiljano Nuhu dhe fjalët për Dritan Zaganin, ngjajnë si dy pika ujë me njëra tjetrën. Por, ndërsa rasti i nënkomisarit Nuhu është në zhvillim, rasti Zagani, për makinën e Saimir Tahirit, që e përdornin Habilajt, është plotësisht i vërtetuar.

Në këto dy qëndrime, pothuajse identike, Edi Rama, kërcënon, mashtron, fyen, thotë ç’të mundë, por vetëm të vërtetën jo. Dhe kjo është e tmerrshme, sepse ky njeri është kryeministri i Shqipërisë.

Edi Rama nuk është sot një person që te del përpara vetë dhe të vret. Por, ai ka ndërtuar një sistem kriminal, me një territor të mbjellë vetëm me banda dhe banditë, që çdo minutë e çast, vrasin, presin, dhunojnë, përdhunojnë gjithçka dhe kanë mbrojtjen e kryeministrit të tyre, Edi Rama. Ky është shkaku kryesor, përse Edi Rama është sot një diktator.

Ky kryeministër, ka krijuar sot një tufë oligarkësh dhe ndan dhe rrëmben bashkë me ta, çdo qindarkë dhe pronë të këtij vendi. Ky është shkaku tjetër i rëndësishëm përse Edi Rama është sot një diktator.

Edi Rama, ka blerë median dhe përmjer mbi të, kur të dojë dhe si të dojë. Edhe ky është një tjetër shkak përse Edi Rama është një diktator.

Edi Rama, ka marrë sot në dorë të gjithë pushtetet dhe i shkërdhen ata me rradhë apo pa rradhë, sipas oreksit që i jep pasioni i diktatorit. Edhe kaq ndoshta do të mjaftonte për të thënë që Edi Rama është një diktator.

Zoti Edi Rama, ka sot përballe një opozitë të dobët, që hera herës sillet si velinë, që me opozitën bën sikur dhe ky është një shkak i rëndësishëm përse Edi Rama është një diktator.

Edi Rama, çdo ditë që kalon, po e boshatis edhe më tej Shqipërinë dhe ata që kanë mbetur i ka kthyer në një tufë të madhe delesh. Brenda kësaj tufe, është edhe Xhisiela, Rexhep dhunuesi, babai Rrahmani, prokurorët, policët, mediatikët, gratë e Edi Ramës dhe shoqatat e tyre… Edhe kjo është një arsye e rëndësishme përse Edi Rama është diktator.

Ylli Rakipi shpërthen ndaj Edi Ramës: Pa pikë turpi…përsëriti të njëjtat fjalë si në vitin 2016 Read More »

Zbulohet neni i mafies, politikanët mbrojnë pasuritë e vjedhura pas vdekjes, Shqipëria drejt dinastisë

Zbulohet një nga poshtërimet dhe përdh.unimet më të rënda të kastës sunduese në Shqipëri ndaj shqiptarëve dhe kombit.

Krerët e politikës shqiptare, në konsensus më njëri-tjetrin, kanë menduar për mbrojtjen e pasurive të grabitura dhe parave të korrupsionit edhe pas vdekjes së tyre. Kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, të cilët sundojnë prej 28 vitesh vendin duke e vjedhur për të siguruar pushtetin dhe duke përdorur pushtetin për të vjedhur, kanë vendosur me ligj që pasuritë e vjedhura t’i gëzojnë fëmijët e tyre, madje edhe fëmijët e fëmijëve, brez pas brezi.

Kasta sunduese në Shqipëri, ashtu si faraonët e Egjiptit, krahas vjedhjes së parave dhe pasurive publike, ka menduar dhe po punon për të siguruar pasurinë e pas vdekjes, me qëllim që t’ua trashëgojë pasardhësve.

Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha dhe hienat e tjera të politikës, sipas rolit dhe hierarkisë në piramidën sunduese të Shqipërisë, kanë miratuar një ligj, i cili nuk lejon konfiskimin e pasurisë të kaluara në emër të trashëgimtarëve, nëse kalon 5 vite nga vdekja e tij. Në këtë mënyrë, ata mund të trashëgojnë pasuritë e vjedhura, pa probleme, duke i kaluar në emër të trashëgimtarëve, ku pasi kalojnë 5 vite nga vdekja e tyre, pasuritë e vjedhura i marrin fëmijët e fëmijëve dhe kështu me radhë brez pas brezi.

Neni mafioz është pjesë e ligjit anti-mafia, i cili parashikon rregullat dhe procedurat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të korrupsionit dhe drogës.

Ligji anti-mafia, në pikën 3 të nenit 3, thotë se masat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes.

Ligji thotë se duhen konfiskuar pasuritë e politikanit apo bosit të drogës, të kaluar në emër të personave të afërt, ku përfshihen, bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka.

Por, më poshtë kanë futur pikën tre për të shpëtuar dhe trashëguar pasuritë e grabitura gjatë kohës kur kanë qenë në pushtet.

Deri në vitin 2014, ligji anti-mafia zbatohej vetëm për kapot e trafiqeve, krimit dhe terrorizimit. Pas vitit 2014, pas kërcënimeve të Perëndimit, parlamenti u detyrua që të futeshin edhe politikanët. Por, këta të fundit e kanë krijuar një shteg për të shpëtuar. Më parë, me konsensus mes tyre, politikanët shqiptarë, kanë vendosur në Kodin e Procedurës Penale ndalimin e hapjes së një dosje, e cila është gjykuar një herë apo është mbyllur, edhe nëse dalin në dritë fakte të reja.

Shqiptarët duhet të vetëdijesohen për këtë poshtërim të madh ndaj tyre, duke u ngritur në revoltë, për shfuqizimin e këtyre neneve mafioze, në të kundërt në Shqipëri po krijohet një dinasti./Pamfleti

Zbulohet neni i mafies, politikanët mbrojnë pasuritë e vjedhura pas vdekjes, Shqipëria drejt dinastisë Read More »

22 emra/ Këto janë gratë deputete që kanë braktisur Xhisielën për të mbrojtur Rexhepin

Kur vjen puna për të kërkuar më shumë kuota në Kuvend, ato janë të parat që reagojnë, por kur duhet të mbrojnë një vajzë të re, bijë dhe motër, gratë e politikës heshtin. Deputetet e Partisë Socialiste po heshtin prej dy ditësh sa i përket rastit të Xhisiela Malokut, vajzës së dhunuar nga Rexhep Rraja, djali i kolegut të tyre, Rrahman Rraja.

Janë 22 gra dhe vajza në grupin Parlamentar të PS, por asnjë prej tyre nuk ka marrë guximin të dalë në mbështetje të Xhisielës, çka i jep krah Rexhepit dhe të ngjashmëve të tij.

E vetmja socialiste që ka dalë në mbrojtje të Xhisielës është ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, e cila aktualisht mban postin e këshilltares bashkiake në Tiranë.

Ndërkohë, dëshmia e 25 vjeçares është bërë tashmë publike në çdo media, ku ajo rrëfen dhunën barbare të ushtruar nga djali i deputetit të PS. Aty ajo tregon edhe refuzimin me të cilin është përballur në zyrat e policisë kur është paraqitur për denoncuar dhunën.

Këto janë 22 deputetet e PS që kanë braktisur Xhisielën për të mbrojtur Rexhepin:

Ermonela Valikaj (Felaj)- Partia Socialiste, Eglantina Gjermeni- Partia Socialiste, Vasilika Hysi- Partia Socialiste, Elisa Spiropali- Partia Socialiste, Vilma Bello- Partia Socialiste, Klodiana Spahiu- Partia Socialiste, Lindita Nikolla- Partia Socialiste, Klotilda Bushka- (Ferhati) Partia Socialiste, Milva Ekonomi- Partia Socialiste

Senida Mesi- Partia Socialiste, Mimi Kodheli- Partia Socialiste, Elona Hoxha- Partia Socialiste, Almira Xhembulla- Partia Socialiste, Mirela Kumbaro (Furxhi)- Partia Socialiste, Edlira Bode- Partia Socialiste

Antoneta Dhima- Partia Socialiste, Blerina Gjylameti- Partia Socialiste, Olta Xhaçka- Partia Socialiste, Ogerta Manastirliu- Partia Socialiste, Tatiana Piro (Nurçe)- Partia Socialiste, Adelina Rista- Partia Socialiste, Evis Kushi- Partia Socialiste

22 emra/ Këto janë gratë deputete që kanë braktisur Xhisielën për të mbrojtur Rexhepin Read More »

“Shqipëria ka vetëm dy oligarkë”, ish nënkryetari i PD: Basha po pret pas ferrës, kur do vijë…

“Shqipëria sot ka dy oligarkë. Njëri i madh dhe tjetri në hije”, dhe për ish-nënkryetarin e Partisë Demokratike Astrit Patozi ata dihet tashme se kush janë. Në një intervistë në emisionin “Provokacja” në ABC Neës , Patozi tha se oligarku i madh është kryeministri Edi Rama dhe oligarku i vogël është Lulzim Basha. Oligarkia nuk zgjidhet me masa drastike.
Ose duke u reformuar partitë ose me goditje nga jashtë”, u shpreh Patozi.

Më tej, ai u shpreh se sistemi në Shqipëri duhet tronditur, por Basha nuk ka për ta bërë kurrë këtë. “Basha pret radhën dhe po pret mbas ferrës, por nuk do të vijë kurrë torja duke pritur.

Sepse Lulzim Basha nuk bën betejë, por qëndron duke pritur”,- ka vazhduar ish-nënkryetari i Partisë Demokratike. Kurse Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Bashës, Patozi e ka përshkruar me tri fjalë, të cilat ishin e dobët, e paaftë dhe kompromentuar. Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdosh

“Shqipëria ka vetëm dy oligarkë”, ish nënkryetari i PD: Basha po pret pas ferrës, kur do vijë… Read More »

PS me batuta në Korçë, Rama i kthen reston Majkos: “Zgjohet herët, po fle herët… Sa është ora? Është me ato të ushtrisë…

PS ashtu si e nisi e ka vijuar përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme. Mes batutash ka vijuar edhe në takimet e PS në Korçë me anëtarësimet e reja. Pjesëtarë të rinj iu bashkuan PS-së, duke marrë edhe teserën e Partisë Socialiste.

Në një moment, Kryeministri Rama i drejtohet me humor Pandeli Majkos, pasi mesa duket, vuri re një përgjume të Ministrit për Diasporën: “Zgjohet herët, po fle herët… Sa është ora? Po vajtoi ora 9 ke të drejtë drejt se çohet në 5, është me ato të ushtrisë”.

Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë luajti sërish me fjalët: “E nisëm me një vajzë ta mbyllim e një djalë”. Meqë vajzës ja dha Pandi (teserën), djalit t’ia japi Niko”. Niko Peleshi dhe Majo ishin dy ministrat që shoqëruan Ramën në Korçë këtë të enjte.

PS me batuta në Korçë, Rama i kthen reston Majkos: “Zgjohet herët, po fle herët… Sa është ora? Është me ato të ushtrisë… Read More »