Politike

Rrahman Rraja merr vendimin skandaloz, i bashkohet listës së zezë të politikanëve

Me reagimin e bërë në Facebook pas arrestimit të djalit të tij dhe marrjes në mbrojtje të vajzës së dhunuar, Rrahman Rraja duket se nuk ka ndërmend të kërkojë falje publike apo të japë dorëheqjen. Por, ai thjeshtë është vetëmbrojtur duke kërkuar nga drejtësia që të hetojë deri në fund.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, deputeti Rraja sqaron se nuk ka marrë pjesë në asnjë lloj presioni mbi policinë dhe ka kërkuar të hetohet ngjarja. Teksa të gjithë prisnin që deputeti Rraja të dorëzonte mandatin dhe të largohej nga politika për të mbrojtur të birin, ai ka bërë të kundrtën. Rraja ka dorëzuar të birin para autoriteteve, duke mbrojtur me forcë mandatin. Ai ka thënë se nuk bëhet prokuror i të birit, duke i kërkuar Prokurorisë të hetojë çështjen.

Rrahman Rraja merr vendimin skandaloz, i bashkohet listës së zezë të politikanëve Read More »

Reagon sërish deputeti i PS-së: S’bëhem prokurori i tim biri. Me familjen e vajzës jemi…

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka reaguar pak pas lajmit se Policia e Shtetit ka marrë në mbrojte vajznë e dhunuar nga djali i tij. Në reagimin e Rrajës në Facebook, thuhet se, nuk ka marrë pjesë në asnjëlloj presionin ditën e ngjarjes.

Ja cfarë shkruan deputeti:
Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:
1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.  2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.

3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.
4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.

Reagon sërish deputeti i PS-së: S’bëhem prokurori i tim biri. Me familjen e vajzës jemi… Read More »

Rama humb vetëkontrollin në mbledhjen e grupit të PS, Rrahman Raja nuk merr pjesë…

Kreu i qeverisë, Edi Rama duket se ndodhet në vështirësi pas arrestimit të djalit të deputetit të PS-së. Mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, ia ka lënë Taulant Ballës duke treguar qartë se nuk ka vetëkontroll.

Përpara grupit, Balla mësohet të ketë thënë se socialistët duhet të fokusohen tek axhenda e tyre parlamentare dhe politike. “Duhet të merremi me axhendën tonë parlamentare dhe politike. Opozita ka hallet e veta”, tha Balla.

Të njëjtat burime saktësojnë se në mbledhje nuk është thënë asnjë fjalë për deputetin Rrahman Rraja, i cili nuk ka qenë i pranishëm sot. Pak para se të mblidhej grupi, Kryeministri i vendit Edi Rama u takua me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Gazetarja Esiona Konomi raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv se takimi mes tyre u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.

Djali i deputetit Rrahman Rraja u arrestua një ditë më parë për dhunën dhe kanosjen e 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Dy ditë më parë nga Korça, kryeministri kërkoi prova për përfshirjen e tij në këtë ngjarje, duke lënë të nënkuptohet se ishte i gatshëm të ndërmerrte çdo masë.

Rama humb vetëkontrollin në mbledhjen e grupit të PS, Rrahman Raja nuk merr pjesë… Read More »

“Shqipëria në humnerë terrori”, opozita ju thërret, sot në protestë. Deputetja demokrate: Do jem aty sepse…

Opozita bën sërish thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e protestës pasditen se sotme. Përmes një postimi në facebook, deputetja e Partise Demokratike Jorida Tabaku shkruan se sot në 17:30 do të jetë në proteste në emër të Xhisielës, e cila për Tabakun personifikon tmerrin më të madh që kalojne shqiptarët sot ndërsa përballen me krimin që qeverisë. “Do të jem në këtë protestë pasi një polic që vendosi të zbatojë detyrën për të cilën është betuar u kërcënua me pistoletë në kokë nga të inkriminuarit që sot kanë mbushur parlamentin në krahët e mazhorancës. Do të jem aty në protestë sepse qeveria dhe njehere qendroi ne krah te fortit me pushtet.”- shkruan Tabaku ndërsa shton se Shqipëria po vazhdon të degradojë përditë e më shumë në një humnerë kaosi dhe terrori. Në këtë postim deputetja demokrate i është bashkuar nismës ‘Female Blackout’ e cila është shpërndare me shpejtësi në rrjetet sociale. Sipas nisëm gra e vajza kanë vendosur për disa orë një fushe të zezë në profilet e tyre, si simbolikë kundër dhunës.

Postimi i plote: Sot do të jem në shesh në emër të Xhisielës dhe të krimit të shumëfishtë që i është kryer asaj. E përdhunuar dhe trajtuar në mënyrë barbare dhe më pas e shpërfytyruar dhe e mohuar nga institucionet shtetërore ajo personifikon tmerrin më të madh që kalojne shqiptarët sot ndërsa përballen me krimin që qeveris. Do të jem në këtë protestë pasi një polic që vendosi të zbatojë detyrën për të cilen është betuar u kërcënua me pistoletë në kokë nga të inkriminuarit që sot kanë mbushur parlamentin në krahët e mazhorancës. Do të jem aty në protestë sepse qeveria dhe njehere qendroi ne krah te fortit me pushtet.

“Shqipëria në humnerë terrori”, opozita ju thërret, sot në protestë. Deputetja demokrate: Do jem aty sepse… Read More »

Rama me mesazh për shqiptarët e Maqedonisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar një mesazh për shqiptarët në Maqedoni përmes rrjetit social Twitter.Ai u ka bërë thirrje të votojnë referendumin pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake, shkruan Klan Kosova.

Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!’ – ka shkruar Rama në Twitter.

Rama me mesazh për shqiptarët e Maqedonisë Read More »

Deklarata e PD për djalin e deputetit, Rama: E kanë kapur vajzën dhe…

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës  së PD në lidhje me arrestimin e djalit të deputetit Rrahamn Rrahja, i cili akuzohet për dhunimin dhe përndjekjen e Xhisiela Malokut.

PD e konsideroi si truk arrestimin e djalit të deputetit për të mbyllur sipas saj skandalin, por permes një postimi në Twitter,  Rama thotë se opozita hedh baltë dhe nuk thotë asnjë fjalë mbështetje për Prokurorinë.

Statusi i Ramës:

E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar. Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë. Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin

Deklarata e PD për djalin e deputetit, Rama: E kanë kapur vajzën dhe… Read More »

“Çamët ndihmuan nazistët”, Idrizi reagon ashpër pas deklaratës së presidentit grek: Rama të…

Pas deklaratës së presidentit grek, Pavlopulos se çamët kishin sjelljen e sunduesit dhe bashkëpunonin me nazistët, ka ardhur reagimi i kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi. Përmes një deklarate, Idrizi thotë se Greqia kurrë nuk tregoi një dokument apo një foto që vërteton se shqiptarët e Çamërisë kanë pasur lidhje me nazi-fashistët.

Kreu i PDIU shprehet se deklaratat janë të papranueshme dhe pret reagimin e  kryeministrit Rama dhe te ministrit Bushati.

Deklarata e Idrizit
Ju harroni qëllimisht zoti Pavlopulos, se në vitet 1944-1945, janë vrarë barbarisht 2771 civilë nga Çamëria
Kurrë nuk treguat një dokument, një foto, një formacion të Shqiptarëve të Çamërise me nazi-fashistët.
Po pres reagimin zyrtar të kryeministrit shqiptar dhe të ministrit të jashtëm Bushati, te cilët bëjnë sikur nuk shohin e nuk dëgjojnë, këto deklarata të papranueshme, antihistorike dhe kërcënuese për integrimin europian të Shqipërisë.
Duhet ta harrojnë një herë e mirë kokat e nxehta të Athinës dhe idiotët e dobishëm të Tiranës se rruga e Shqiperisë drejt BE, kalon nga Greqia

“Çamët ndihmuan nazistët”, Idrizi reagon ashpër pas deklaratës së presidentit grek: Rama të… Read More »

Kur shoferi i Monikës kapej me 20 kile heroinë dhe Ilir Meta bashkohet me Berishën e shkarkojnë Kryeprokurorin

Narkotrafiku dhe narkomafia shqiptare tashmë është e qartë se ka pasur duart, këmbët por edhe mendjen e politikës shqiptare, krerëve të saj që në fillimin e këtij fenomeni e deri më sot.

Në thuajse të gjithë dossierin “Eskobarët shqiptarë”, “Pamfleti” ka publikuar fakte të plota mbi këtë fenomen.

Por njërin prej tyre, po e risjellim sot për të plotësuar sa më mirë kuadrin e narkomafies dhe për të treguar se sa brenda politikës ishte dhe është ajo.

E mbani mend Adi Shamkun? Sot atë e kujtojnë shumë pak vetë.

Ai ishte një “çerr” i Ilir Metës në FRESH, të cilin e emëroi në poste shumë të larta shtetërore: Drejtor të Shërbimeve Qeveritare dhe Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, përkatësisht posti më me shumë lekë në Shqipëri.

Adi Shamku u largua me turp nga administrata në vitin 2002, pas një skandali të madh, madje me vendim gjykate u dënua me punë publike për të pastruar Lanën.

Por që prej asaj dite nuk ka prekur punë me dorë. E megjithatë jeton si lord.

Nejse kjo është tjetër histori, Shamku thjesht përfitoi nga “Omerta”-ja për shefat e tij: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, që gjasme u prish dhe nuk flet me ta.

Po cili ishte ky skandal?

Shkëlqim Konçi, që në bordero ishte shofer i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, por që realisht ishte njeri i afërt, shofer dhe sekser i Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, kapet me 20 kilogram heroinë nga policia e Shtetit në Kukës, duke tentuar ta kalojë në Kosovë.

Ngjarja ndodhi më 7 shkurt të vitit 2002, Ilir Meta sapo ishte dhënë dorëheqjen si Kryeministër dhe në postin e kreut të qeverisë përkohësisht u vu Pandeli Majko.

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës ishte Arben Rakipi, i cili vetëm pak muaj më parë zbuloi një skandal droge afër zyrave të tij që e publikuam në numrat e kaluar të “Pamfleti”t.

Por ç’ndodhi? Ilir Meta, lëvizi menjëherë nga frika se Rakipi do të hetonte skandalin e shoferit të Monikës, dhe vetëm një muaj më pas, me anë të një aleance fluide me Sali Berishën dhe Rexhep Meidanin, shkarkuan nga detyra Kryeprokurorin Arben Rakipi dhe e zëvendësuan me Theodhori Sollakun, ish-këshilltarin juridik të Sali Berishës si President dhe më pas edhe konsulent i Rexhep Meidanit.

Ja kronika e plotë e kësaj ngjarje që është vetëm një ilustrim i lidhjes organike të politikës me narkotrafikun.

Policia shqiptare ka zbuluar mbrëmjen e 7 shkurtit 2002 një lidhje të re mes trafikut të drogës e njerëzve me pushtet.

Dy personat e arrestuar nga forcat e Kukësit nuk janë gjë tjetër veçse korrierët që transportonin mallin nga Shqipëria në Kosovë.

Sipër tyre sigurisht që qëndrojnë njerëz shumë të rëndësishëm, të cilët deri tani u kanë siguruar edhe mbrojtjen nga Drejtësia.

Rezultatet e para të marra nga hetuesit duket se janë shumë premtuese. Njëri prej të ndaluarve Shkëlqim Konçi, 26 vjeç shoferi, personal i Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Adi Shamku, fakt i përgënjeshtruar më pas nga ky i fundit.

Por në memorjen e celularit të “Çimit” – kështu e njihnin të gjithë – ekspertët kanë zbuluar mes të tjerëve dy numra që i përkasin Kryeministrisë dhe një funksionari të Policisë së Tiranës.

Hetuesit e dinë emrin e këtij të fundit, ndërsa për numrin e celularit të emërtuar Kryeministria, ende vazhdojnë hetimet për të gjetur se kujt i përket.

“Numrat që kemi në duar janë të shumtë dhe ne po kërkojmë se kujt i korrespondojnë. Emërtimi i tyre të bën të besosh se lidhjet me persona të pushtetshëm janë evidente” – tha njëri nga zyrtarët e policisë që merrej direkt me këtë operacion.

Ngjarja

Fuoristrada Nissan me fenelinë dhe targa policie 0667 nuk kishte ndonjë arsye pse të ndalohej. Sigurisht që duhet të ketë qenë ndonjë sinjalizim i cili ka udhëzuar forcat e komisariatit të Kukësit për ta ndaluar e më pas kontrolluar automjetin e “kolegëve”.

Sipas burimeve të policisë lokale të konfirmuara më pas edhe nga autoritetet e Tiranës, sapo kanë dëgjuar sirenat nga pas, dy personat e ndodhur në automjet kanë hedhur diçka nga dritarja.

“Malli” nuk ka qenë gjë tjetër veçse 20 kilogram heroinë e presuar në ndarje njëkilogramëshe dhe dy pistolera tip Zastave e Bereta.

Dy personat e ndaluar quhen Ylli Ibrahimi, 25vjeç nga Miloti dhe Shkëlqim Konçi, 26 vjeç nga Tirana, i cili sipas komunikatës së policisë kishte punuar më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

Deri vonë asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të ketë lidhje me mallin, megjithëse sipas të dërguarit të Prokurorisë së Përgjithshme, ekzistojnë të gjitha provat për arrestimin e tyre.

Lajmi i arrestimit të “Çimit” ka mbërritur menjëherë në Tiranë e të njohurit e tij janë vënë në lëvizje. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Ministria e Rendit dhe Prokuroria e Përgjithshme. Shefi i antidrogës dhe shefi i sektorit kundër krimit të organizuar bashkë me specialistë të tjerë kanë udhëtuar me helikopter drejt veriut. Jo vetëm për sasinë e mallit të kapur, por sigurisht edhe për emrin e personit të arrestuar.

Në celularin personal të tij ekspertët kanë gjetur numra “të çuditshëm”. Pa llogaritur njerëz të administratës e persona të tjerë të njohur, dy numra kanë bërë më tepër përshtypje. Njëri i emëruar Kryeministria dhe tjetrin nën emrin e një funksionari të Policisë së kryeqytetit.

Menjëherë kanë nisur hetimet për lidhjet e mundshme, por informacioni i marrë nga njerëzit që merren me këto veprime ka qenë tepër i rezervuar.

Implikimi i personave të njohur duket se u ka hapur tepër punë hetuesve, të cilët kanë nguruar të japin të dhëna të tjera.

Dyshohet se sasia e heroinës së zbuluar, e një cilësie tepër të lartë nuk kalonte për herë të parë në rrugën Kukës-Morinë. Hetime të bëra më parë duket se kishin arritur të siguronin një vizion të qartë për kanalin e hapur nga Shqipëria drejt Kosovës.

Pjesë e kësaj ndjekjeje ka qenë edhe fuoristrada që mbante targën e policisë e që brenda kishte edhe një të dytë TR 1385H.

Nuk dihet ende sesi targa e policisë ka përfunduar në duart e dy trafikantëve. Dje janë dhënë disa variante pronësie të saj, nga kamionë të Ministrisë e deri në komisariatin e Pogradecit, pa nguruar të shtohet se është një targë e vjedhur, por ende nuk është dhënë autorësia e vërtetë./Pamfleti

Kur shoferi i Monikës kapej me 20 kile heroinë dhe Ilir Meta bashkohet me Berishën e shkarkojnë Kryeprokurorin Read More »