Kryeministri Edi Rama ka treguar pak më shumë për idenë e një pakete antishpifje të hedhur dje nga ai vetë në një postim në Twitter.
Po në këtë platformë, pas zërave nga opozita që e krahasonin këtë paketë me nenin e famshëm të komunizmit për agjitacionin dhe propagandën, Rama thotë se nuk do jetë një ligj në Kodin Penal.
Sipas tij, shqiptarët nuk mund të paguajnë as edhe një supë burgu për shpifësat, por do jenë ata që do paguajnë. Me sa duket paketa do të ketë gjoba të majme për ata që shpifin.
“Paketa AntiShpifje në Kod Penal? Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat🤧Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t’i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t’u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën🤡”, shkruan Rama.
Pasi opozita dorëzoi propozimin e saj për vettingun e politikanëve, për këtë nismë Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit të Venecias. “BalkanWeb” ka zbardhur letrën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për Komisionin e Venecias. Ruçi në letrën e tij, dërguar Presidenit të Komisionit të Venecias Gianni Buquiçhio, shtron 8 pyetje për opinion, duke vënë në dyshim madje dhe legjitimitetin dhe qëllimin e projektligjit. Po kështu kërkohet opinioni për praktikat ndërkombëtare në kontrollin e figurës së të zgjedhurve, ndërsa shtrohet pyetja a është ndërhyrja në të drejtën për mbrojtjen e reputacionit. Kujtojmë se opozita ishte kundër dërgimit të projektligjit në Komisionin e Venecias dhe vendimi i maxhorancës u pa si një përpjekje për të zvarritur vettingun në politikë dhe për të mos e pranuar.
LETRA/ Me anë të kësaj letre dëshiroj t’ju vë në dijeni se në Kuvendin e Shqipërisë, me nismën e grupit parlamentar të Partisë Demokrati dhe grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim është depozituar projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10 1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, i cili po shqyrtohet në Këshillin e Legjislacionit dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Gjatë diskutimit të projektligjit, nisur nga rëndësia e tij, mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, vendosi t’i drejtohet dhe të kërkojë opinionin e ekspertëve të Komisionit të Venecias, nëse projektligji është në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane në këtë fushë.
Bazuar në këtë kërkesë, do të vlerësonim opinionin tuaj mbi çështjet e mëposhtme: 1) Cili është qëllimi i projektligjit për vettingun e politikës? A është ky një qëllim legjitim? 2) A është ndërhyrja në të drejtën për t’u zgjedhur e balancuar dhe në përputhje me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDN), në kuptim të parimit të proporcionalitetit dhe parashikimit me ligj”? 3) Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira lidhur me kontrollin e figurës së të zgjedhurve (deputetë/të zgjedhur vendorë)?
4) A ka dallim ndërmjet standardeve dhe kontrollit të figurës së gjyqtarëve/prokurorëve dhe të zgjedhurve (deputetë/të zgjedhur vendorë)? 5) A është ndërhyrja në të drejtën për mbrojtjen e reputacionit, në kuptim të nenit 8 të KEDNJ, e balancuar dhe në përputhje me standardet e KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDN? 6) A është ndërhyrja në të drejtat për një proces të rregullt ligjor (akses në gjykatë), në kuptim të nenit 6 të KEDNJ, në përputhje me standardet e KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDNJ? 7) A janë formuluar nenet e projektligjit për vettingun e politikës në mënyrë korrekte nga pikëpamja e teknikës së hartimit të një norme kushtetuese?
8) A mund të sjellin implikime, ndikim të papërshtatshëm apo edhe mbivendosje parashikimet e projektligjit për vettingun e politikës në drejtim të zbatimit dhe efektivitetit të dispozitave që rregullojnë funksionimin e gjykatave të posaçme (neni 135/2 i Kushtetutës), Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore (neni 148/4 i Kushtetutës), të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPI), ligji nr. 9367/2005), të institucioneve që merren me procesin e dekriminalizimit (ligji nr. 138/2015)?
Për sa më sipër, në frymën e bashkëpunimit të deritanishëm me Komisionin e Venecias, si dhe bazuar në procedurat që janë ndjekur më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, më lejoni t’ju paraqes kërkesën për opinion për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë për mediat se gjithçka që ka dëshmuar ish oficeri i Krujës, Emiljano Nuhu për kërcënimin që i është bërë nga nipërit e deputetit të PS në sy të Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik është e vërtetë.
Alibeaj tha se me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e tre zyrtarëve në komisariat në datën 21 korrik për çështjen ‘Xhisiela’.
Deklarata e plotë:
Çdo oficer në Policinë e Krujës Fushë Krujës dhe të Durrësit e di se gjithçka ka dëshmuar nënkomisar Emiljano Nuhu është e vërtetë.
Punonjës të policisë, por edhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë denoncuar se menjëherë pas bërjes publik të krimit në korrik, Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për fshirjen e gjurmëve të krimit dhe për të zhdukur provat e përfshirjes së tij.
Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik.
Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kercënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për shkatërrimin e provave.
Punonëjsit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë Drejtori i Policsë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë Taualant Ballën, Artri Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut.
Edi Rama atentat Kushtetutës dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri, urdhëron deputetë e Komisionit të Ligjeve të hartojnë një ligj për mbylljen e çdo portali, blogu, gazete, Tv online dhe radio që nuk zbaton urdhrat e Endri Fugës dhe që shan qeverinë, pritet ultimatum nga SHBA-BE, qeveria më e korruptuar dhe e inkriminuar në planet nuk duron dot më kritikat
Edi Rama, i shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, përmes raporteve të posaçme, si kryeministri i qeverisë më të korruptuar dhe të inkriminuar në botë, ka paralajmëruar së fundmi një nismë antikushtetuese dhe antikombëtare, e cila mund të shënojë edhe fundin e pushtetit të tij që lundron prej pesë vitesh mbi ujërat e krimit, korrupsionit dhe plaçkitjes.
Rama ka paralajmëruar mbylljen e të gjitha mediave, duke përfshirë portale, blogje, gazeta, Tv online, radio, llogari në Facebook etj., të cilat nuk kanë pranuar të përulen dhe të shiten tek qeveria e tij e korruptuar, që nuk pranojnë të marrin urdhra nga Endri Fuga dhe që mbrojnë pavarësinë dhe interesin e shqiptarëve.
Ky vendim vjen pasi propaganda qeveritare nuk po ja del më të manipulojë popullin dhe pasi disa media nuk pranojnë të blihen me paratë korrupsionit dhe krimit.
Pas shpërthimit të skandaleve të fundit, që nga vjedhja parave të buxhetit nga deputetët e PS me tendera, vrasjet mafioze brenda Gardës së Republikës, përdhunimet nga bijtë e njerëzve me pushtet, hyrja e deputetëve të armatosur në komisariate, rrëmbime, plaçkitjeve etj., Rama ka urdhëruar deputetët e Komisionit të Ligjeve që të sajojnë një ligj për të ndaluar kritikat dhe sharjet kundër qeverisë.
Deputetët do të hartojnë disa nene për kriminalizimin e atyre që Rama dhe Endri Fuga i quajnë shpifje kundër ministrave, deputetëve, drejtorëve dhe kryetarëve të bashkive.
Kjo do të thotë se kush kritikon qeverinë, kush ironizon dhe shan, kush investigon dhe denoncon aferat e qeverisë Rama, shkon në burg. Kjo çon menjëherë në rivendosje të diktaturës në vend dhe në mbylljen e mediave kritike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mund të mbyllin një sy para vjedhjeve dhe plaçkitjeve të një qeverie, por nuk e falin një qeveri që tenton të ndalojë lirinë e fjalës dhe të hedhë në erë Kushtetutën.
Nëse Rama nuk do të tërhiqet me shpejtësi nga një aventurë e tillë, pritet një ultimatum i fortë dhe i prerë nga Perëndimi.
Si frikacak i pashërueshëm, i korruptuar dhe inkriminuar deri në palcë, Rama mund ta ketë hedhur këtë propozim për futjen në burg të kujtdo që shan qeverinë, sa për të kaluar të këtë situatë, e cila po i del jashtë kontrollit, pavarësisht sistemit të propagandës nën drejtimin e Endri Fugës./Pamfleti
Kryetarja e LSI, Monika Krymadhi ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se po mbron kriminelët. Ajo tha se të shkosh sot në dyert e shtetit është njësoj si të shkoj në gojën e ujkut. Duke iu referuar rastit të Xhisiela Malokut, kryetarja e LSI shigjetoi edhe policinë dhe Prokurorinë për këtë çështje.
“Rasti i Xhiselës tregon se policia nuk e zbulon krimin por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm nuk e zgjidh problemin ose ta dënojë krimin, por mbulon policinë që mbulon krimin dhe nxjerr dhunuesin si viktimë dhe viktimën si përdhunuese. Kryeministri mbron dhunuesit. Kemi deputetë të rilindjes që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën. Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminalet. Kemi shtetin dhe policinë që rreh fëmijët për shkollën. Të shkosh në dyert e shtetit sot është njësoj si të shkosh në gojën e ujkut. Shteti të rreh dhe të varros për së gjalli. Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Shqiptarët të mos e besojnë Ramën, pasi është e keqja më e madhe e këtij vendi”- tha Kryemadhi.
Politika shqiptare është në panik, pasi s’ka më kthim pas për ngritjen e SPAK dhe ndërkombëtarët kanë gati të gjitha pajisjet për të vënë në zbatim tmerrin e politikanëve.
Sipas raportit të Ministrisë së Dretjësisë të siguruar nga ‘Sot’, një rëndësi shumë e madhe do i kushtohet procesit të përgjimit. Nëse shohim shembullin e ndjekur në Kroaci e Rumani, procesi i përgjimit ka pasur shumë rëndësi. Në këtë mënyrë SPAK dhe prokuroritë e rretheve do bashkëpunojnë për të zbuluar aferat e të korruptuarve.
Sipas raportit, momentalisht Prokuroria e Përgjithshme ka blerë një pajisje përgjimi plot 500 milionë lekë të vjetra. Pagesa e saj ka përfunduar këtë vit, pasi shlyerja e detyrimeve është bërë me këste. Momentalisht ajo është vënë në funksion. Por raporti specifikon se kjo pajisje kur të ngrihet SPAK do jetë në administrim të kësaj të fundit, pasi aty do jetë bërthama e përgjimeve. Por përveç kësaj, bëhet e ditur se do të shpenzohen rreth 1 milionë euro për pajisje të tjera mbështetëse, çimka dhe gjithçka tjetër që do të ketë nevojë ekipi i përgjimit.
Në bashkëpunim me ndërkombëtarët, Prokuroria e Përgjithshme ka piketuar dhe se kush do të jenë emrat e parë që do të garojnë në SPAK për të qenë pjesë e zyrës së përgjimit. Vetëm brenda këtij viti janë realizuar mbi 4 kurse trajnimi për disa individë të caktuar, të cilët me shumë gjasë do marrin në dorë frenat e survejimit për politikanët shqiptarë. Përveç kësaj, ka pasur vizita në Kroaci dhe vende të tjera, ku dhe aty janë bërë trajnime vetëm mbi procesin e përgjimit. Pra, sapo SPAK të grihet, infrastruktura për të vënë në survejim pushtetarët do jetë gati. “Është lidhur kontrata e blerjes me këste të pajisjes së përgjimit.
Në kushtet e blerjes parashikohet edhe mirëmbajtja për dy vitet e para të përdorimit dhe trajnimi i punonjësve. Kosto e përballuar nga buxheti në vitin 2017 është 50,000,000 lekë”, thuhet në raport. Më tej thuhet se lidhur me ngritjen e efektivitetit të hetimeve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rritja e efektivitetit dhe decentralizimit të përgjimeve, Shkolla e Magjistraturës ka organizuar 4 trajnime, ku pjesëmarrës kanë qenë oficerë të policisë gjyqësore të drejtorisë së përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Trajnimet kanë nisur që në datat 15-16 mars.
Detajet
Një vit më parë u bënë ndryshime në ligjin e përgjimeve. Në raportin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se ka nisur implementimi i tij. “Ndryshimet e miratuara në vitin 2017 në ligjin e përgjimeve të komunikimeve elektronike parashikojnë rregulla të detajuara për përgjimin, kohëzgjatjen, gjykatën kompetentë që miraton kërkesën për përgjim, revokimin e vendimit të përgjimit, rregullat e asgjësimit të materialeve të përgjimit, e drejta për informimin e shtetasve për përgjimin e tyre. Për herë të parë amendamentet përmirësojnë dukshëm procedurat e përgjimit dhe garantojmë mbrojtjen më të mirë të të drejtave të shtetasve”, thuhet aty.
Më tej theksohet se lidhur me funksionalitetit të sistemit të menaxhimit të çështjeve të shërbimit të prokurorisë (CAMS) dhe përshtatja e tij me ndryshimet organizative të institucionit rezulton se është bërë i mundur implementimi i modulit të përgjimeve, janë bërë përmirësime të akteve ligjore në formë elektronike, është përfunduar moduli i Prokurorisë së Përgjithshme dhe është në fazë testimi, si dhe moduli i Apeleve.
Deklaratat e Presidentit grek Pavlopoulos se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët dhe se kjo çështje duhet harruar nga pala shqiptare janë komentuar ashpër nga Shpëtim Idrizi. Kreu i PDIU e cilësoi arrogante deklaratën e presidentit grek dhe shtoi se ai u kthye në vendin e krimit ku janë vrarë qindra burra e gra çame, në Paramithi. “Ajo deklaratë është e papranueshme dhe arrogante. U bë në Paramithi të Çamërisë ku u mashtruan 72 krerë të Çamërisë me okupimin e saj, apo në 1944 u masakruan 600 burra e gra. Pra ai u kthye në vendin e krimit.
Rruga e integrimit kalon nga Brukseli, Uashingtoni dhe assesi nga Athina. Dhe për shqiptarët e Çamërisë është një çështje nderi dhe drejtësie. Pavlopoulos duhet të jetë i ndershëm. Mjafton që të na nxirrni një foto apo një provë që shqiptarët e Çamërisë kanë kryer një krim. Tragjedia mbi shqiptarët e Çamërisë ka nisur që në vitin 1913 dhe ka vijuar në mënyrë sistematike. Më vjen keq qe ne asnjëherë nuk kemi akuzuar as qeverinë greke as popullin grek. Presidenti grek vetë u bë pasardhës i Napolon Zervës. Ata që bashkëpunuan me fashistët i ka në parlamentin e Greqisë apo në ministrinë e mbrojtjes, Kameno.
Nëse ka pasur ndonjë qeveri që ka bashkëpunuar me gjermanët kanë qenë qeveritë greke. Ajo që më bën përshtypje është heshtja e shtetit shqiptar. Po presim akoma një përgjigje nga Presidenti, kryeministri apo ministri. Për shkak të ndryshimit të sjelljes në 360 gradë që ka kjo qeveri është bërë arrogant dhe plaku Pavlopoulos. Qeveria shqiptare duhet të hapë me urgjencë debatin publik për Çamërinë. “Duhet t’i kujtoj Pavlopoulos që të kthehet minimalisht në pozicionin e një burri të madh siç është presidenti Havel i Çekisë, i cili dhe për pjesëmarrjen e studentëve kërkoi falje publike. Pavlopoulos nuk është në atë nivel, ai po vetëakuzohet. Po trimërohet nga idiotët e dobishëm të Tiranës.
Një shtet që nuk njeh gjenocidin, që nuk njeh Kosovën duan ta bëjnë partner strategjik.
Ne jemi adresuar ministrit Bushati për të kuptuar më shumë se çfarë ka bërë për rezolutën çame për kërkesat e çamëve dhe jo vetëm që nuk kemi marrë një përgjigje por ministri Bushati nuk ka denjuar të takojë as shoqatën ‘Çamëria’ as PDIU-në kur deri dje takoheshim dy herë në ditë. Pjesa më e madhe e marrëveshjes greke është kryer tashmë. Kemi marrëveshjen e toponimeve. Kanë bërë sot ligjin për minoritetet ku Shqipëria del për herë të parë me 9 minoritete, duke zgjeruar edhe konceptin e zonës minoritare. Nuk e mendoja kurrë që për Edi Ramën dhe Bushatin të masakruarit e Çamërisë nuk vlejnë njësoj si ushtarët grekë”, deklaroi në neës 24 Idrizi.
Në Europë ka Europë dhe “Europë”. Është një dallim i madh në mes të këtyre dy europave; por fatbardhësisht Ora e Shqiptarëve po përkrahet nga Europa. Jemi krenar ! tek e fundit ne shqiptarët ia kemi dhënë Europës , Europën.
Në Marsin (3) të vitit 1942, ne shqiptarët nuk e kemi dijtur se në Schiffweiler/Saar të Gjermanisë kishte lindur Dorisi, në familjen Pack; një Zonjë e madhe ardhëshme e Europës. Ishin kohë të turbullta, ishin kohë të vështira; dhe shqiptarët nuk e dinim se na kishte lindur një mike e madhe e kombit tonë. I kishim do shenja, por parashikimi ishte shumë i vështirë. Nga një mësuese e madhe, përgatitej një kuadër i lartë; një politikane e hekurt në qëndrimet e saja, një mike e madhe e shqiptarëve e Partisë së Unionit Kristian Demokrat( CDU) e cila me zemrën e saj të madhe të një politikani të vërtetë do të del vazhdimisht në mbrojtjen tonë; do të ngrit zërin e saj dhe me qëndrimin e saj pragmatik nga Parlamenti Europian si politikane Gjermane (1989) do të bëj qështjen shqiptare qështje të Europës. Fat i madh për ne!
“Greqia të lejojë çamët të kthehen në vendlindje. Parlamenti Evropian e hap diskutimin e çështjes çame Për herë të parë pas 64 vjetësh, në institucionin më të rëndësishëm evropian, shtrohet për diskutim çështja e komunitetit çam.
Në Europë ka Europë dhe “Europë”. Është një dallim i madh në mes të këtyre dy europave; por fatbardhësisht Ora e Shqiptarëve po përkrahet nga Europa. Jemi krenar ! tek e fundit ne shqiptarët ia kemi dhënë Europës , Europën.
“Greqia të lejojë çamët të kthehen në vendlindje. Parlamenti Evropian e hap diskutimin e çështjes çame Për herë të parë pas 64 vjetësh, në institucionin më të rëndësishëm evropian, shtrohet për diskutim çështja e komunitetit çam.
Doris Pack tha se Greqia duhet të lejojë përfaqësuesit e këtij komuniteti të vizitojnë atdheun e tyre dhe ky është një problem i madh njerëzor. Ajo tha se Greqia duhet të lejojë komunitetin çam të vizitojë dhe vendosë lule në varret e të parëve të tyre. Pack nënvizoi se tashmë, dosja e çamëve ka mbërritur në Evropë dhe kërkon zgjidhje demokratike.”
E arrijtur e madhe të flitet për çamët! Kush janë dhe kush ishin çamët,
që edhe Europa ka filluar të interesohet për `ta?
Çamët e Çamerisë !
Pse folët oj Zonjë e Europës? Pse folët Frau Doris Pack?
E keni dijtur qështjen çame? Ju ka brengosur heshtja 64 vjeqare e kësaj qështjeje?
Jeni lodhur edhe ju, është lodhur Europa me rrenat greke.
Boll mo !
Nuk mëshifet muzrraku në thes!
Na e dinim kete? Po,por nuk guxonim as t`a përmendim.
Ja që i erdhi dita e zbardhjës : “Masakra me e eger ndaj shqiptarëve u bë nga ushtarët greke, që nuk benin me pjesë në formacionet ushtarake, me 27 qershor 1944, ne zonen e Paramithise, ku forcat e Liges Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë, burra, gra dhe femijë – shumë prej të cilëve u perdhunuan dhe u torturuan para vdekjes.
Sipas deshmitarëve, të nesermen, një batalion tjeter i EDES hyri ne Pargë, ku u vranë 52 shqiptarë të tjerë. Me 23 shtator 1944, u plackit qyteti Spatar dhe u vranë 157 vetë. Gra te reja dhe vajza u perdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u derguan ne ishujt e Egjeut.
Në bazë të statistikave që i jep Shoqata “Çameria”në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945, në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë dhe konkretisht si me poshtë:
Ne Filat dhe rrethinat 1286, ne Igumenicë dhe rrethinat 192, ne Paramithi dhe rrethinat 673 dhe në Pargë 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtepi ne 68 fshatra. Në një listë të hollësishme të humbjeve materiale përfshihen 110000 dele, 24000 bagëti te trasha, 25000 tonë grurë dhe 8000 tonë vaj ushqimor. (Documents of the US Department of State, No.84/3, Tirana Mission, 1945-1946, 6-646.. Masakrat greke, ja çfare ndodhi ne Çameri.)”
Si rezultat i këtyre goditjeve, llogaritët që 28000 çamë te jenë larguar për në Shqiperi, ku u vendosen në periferi të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Disa qindra çamë u vendosen gjatë bregut te Himares, në prona të lena nga familjet që u larguan gjate luftimeve te egra, fillimisht kundër pushtuesve te Boshtit dhe më pas, me 1944, midis Frontit nacionalist grek te Çlirimit te Epirit te Veriut dhe luftëtareve te Ballit Kombëtar të Shqiperiseë. Disa nga çamet u vendosen ne fshatrat ekzistuese gjate bregdetit, si Borshi.. Çamë të tjerë krijuan fshatra krejtësisht të reja, si Vrina afer kufirit grek” .
Vezhgues nderkombetarë kanë konstatuar brutalitetin e perdorur gjatë dëbimeve të çamëve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan ne Shqipëri (1945-1946) shkruan: “Në mars 1945 njësi të forcave të shpërndara të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe praktikisht e spastruan atë nga pakica shqiptare. Sipas të gjitha të dhënave, që kam mundur të i mbledh mbi çeshtjën çame, në vjështën e 1944-es dhe gjatë muajve të parë të 1945-es, autoritetet e Greqise veriperendimore kryen goditje të egra, duke dëbuar rreth 25000 çamë – banorë te Çamerisë nga shtëpitë e tyre.
Ata u ndoqën deri ne kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj çamë të moshave 15 deri 70 vjeç u internuan në ishujt e Detit Egje. Autoritetet greke miratuan më pas një ligj që sanksiononte shpronësimin e pronave të çamëve, duke iu referuar bashkëpunimit të bashkësisë së tyre me forcat pushtuese të Boshtit, si një arsye kryesore për marrjen e këtij vendimi…”…Absurditeti nuk njeh kufinj..!
Oh Zot! … Por Zonja e Europës e dinte edhe historikun shqiptar të Çamerisë: “Çamëria e sotme është Thesprotia e lashtë ilire. Ajo përbën grupin e katërt të krahinave etnografike që formojnë Toskërinë. Në Enciklopedinë e Madhe Helenike, vëll.XXIII, faqe 405, thuhet: “Çamëria përfshin krahinat e Paramithisë, Filatit, Pargës dhe Margaritit, si dhe disa fshatra të krahinës së Delvinës, që përfundojnë në bregdet, që prej grykave të Akeronit deri në Butrint”.
Mehdi Frashëri, në librin “Historia e lashtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, f.55, thotë: “Thesprotët (çamët e sotëm) me kryeqytet Dodonën, kanë qenë pellazgët autoktonë”. Studiuesi grek, Jani Sharra, në librin “Istoria periohis Igumenicas, 1500-1900, Athinë 1985, thotë: “Çamët me origjinë shqiptare, banorë të Çamërisë (Thesprotisë) nga shek. 17-18 përkrahën besimin mysliman”. Ndërsa V.Krapsiti, në librin “I muslimani Camidhes tis Thesprotias, Athinë 1986, thotë: “Pranojmë se në tërësinë e tyre myslimanët çamë të Thesprotisë rrjedhin nga të krishterët vendas”.( Nexhat Merxhushi)
Edhe e tërë Europa vendimmarrëse e vitit 1878 , 1913 e dinin se:” Çamëria e sotme shtrihet në vendin që në lashtësi quhej Epir. Me emrin Epir quhej një zonë që shtrihej nga Malet Akrakeraune (Llogoraja e sotme (në veri), deri në gjirin e Ambakisë në Jug dhe nga malet e Pindit në lindje, deri në Detin Jon në Perëndim. Pra kap një territor rreth 15 mijë km katrorë. Emri Epir, që në greqisht do të thotë tokë, stere, ishte emri me të cilin banorët e ishujve grekë quanin ata që jetonin përballë tyre. Në kohën arkaike (shek. 8-6 p.e.s.) ky vend nuk njihej me këtë emër, por, sipas burimeve letrare, njiheshin vetëm kaonët dhe vendi i kaonëve, thesprotët dhe vendi i thesprotëve, molosët dhe vendi i molosëve etj. Por nuk ekzistonin Epiri dhe epirotët.
Në luftën e Peloponezit, në vitet 432-404 p.e.s. kaonët, molosët etj., shfaqen si etnitete politike më vete. Në vitin 429 p.e.s. shfaqen si aleatë të Spartës, apo të Athinës. Gjatë sundimit të mbretit Tharypa, gjatë viteve 439-390 p.e.s. molosët vendosën hegjemoni mbi fise të tjera dhe krijuan Lidhjen Molose. Pas mesit të shek. 4 p.e.s. mbreti Aleksandër, i mbiquajtur Molosi (362-321 p.e.s.), e shtriu sovranitetin e tij deri te thesprotët. Aleanca e re u quajt në këtë kohë “Aleanca Epirote”.
Kjo aleancë krijonte mbrojtje dhe barazi formale në federatë. Lavdinë e tij shteti epirot e arriti nën udhëheqjen e Pirros së madh të Epirit, gjatë viteve 307-272 p.e.s. Në këtë kohë Epiri u fuqizua dhe rriti gjithnjë e më shumë shtrirjen e tij. Marrëdhëniet me Ilirinë shteti i Epirit i kishte të mira për dy arsye: së pari, Pirroja ishte rritur në oborrin e mbretit Glaukia të Ilirisë dhe së dyti, Iliria e ndihmoi atë të kthehej në fronin e tij të uzurpuar nga kundërshtarët politikë.
Roli politik i Pirros i kaloi kufijtë e Epirit, duke vendosur edhe për politikën e Greqisë dhe të Maqedonisë. Pas vdekjes së Pirros, Epiri u dobësua mjaft dhe në vitin 232 p.e.s. monarkia e Akidëve ra dhe vendin e saj e zuri Lidhja Epirote. Kjo ishte një formë qeverisjeje republikane. Shumë shpejt në kurriz të këtij shteti ranë pasojat e luftërave iliro-maqedonase, si dhe iliro-romake. Në këto luftëra Epiri nuk u ndie aspak si fuqi ushtarake, deri sa më 167 p.e.s. ra nën sundimin romak. Në ndarjen e re administrative të vitit 148 p.e.s.,
Perandoria Romake e konsideronte Epirin si tokë maqedonase. Ndërsa, duke kaluar në shekullin e dytë të erës sonë, Epiri doli më vete nga Maqedonia dhe në shek. e tretë p.e.s. u krijua Epiri i Ri, që shtrihej nga lumi Vjosë deri në Mat.
Interesant mbetet fakti se si Epiri i vjetër (aty ku kish qenë) dhe Epiri i Ri përfshiheshin në të njëjtën prefekturë, në atë të Ilirikut.”
Të lumtë, Frau Doris Pack!
Të falënderon populli shqiptar. E dijmë shumë mirë edhe kontributin tënd të madh për Kosovën. Të jemi mirënjohës, Zonjë e Europës! Frau Doris!/Fahri XHARRA/