Politike

Braçe nxehet keq me Ahmetajn: Është tallur… Ruçi: Ka qenë me shërbim në…

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka sulmuar ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë seancës së sotme parlamentare. Bëhet fjalë për një interpelancë të kërkuar nga Bracce lidhur me bilancin fiskal të Federatës së Futbollit, që në fakt është një çështje personale e deputetit me Armando Dukën.

“Kërkoj interpelancë për një çështje konkrete me interes publik. Kanë kaluar 2 javë dhe unë akoma pres. Është neni 80 i Kushtetutës jo pika 80 e dëshirave të mia. Kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa, me lejoni të them se përgjigjet që kam marrë janë tallje. Bëhet fjalë për ligjshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar, për detyrimet që përcakton ligji për sportin që duhet të ishin arkëtuar në buxhetin e shtetit prej vitesh”, tha Bracce.

Kërkesës së Braçes i është përgjigjur kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili e ka justifikuar ministrin Ahmetaj. “Është kthyer mbrëmë vonë ministri. Ka qënë jashtë shtetit për Eurobondin, ka qënë i ngarkuar. Kërkesa juaj do reflektohet”, u shpreh Ruçi.

Braçe nxehet keq me Ahmetajn: Është tallur… Ruçi: Ka qenë me shërbim në… Read More »

Në vështirësi nga zhgënjimi i qytetarëve, Rama zbulon një shpikje nga Izraeli…

Kreu i qeverisë, Edi Rama në përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe problemet e qeverisë, ka nisur të flasë sërish për reforma në sistemin arsimor. Këtë herë, Rama foli për krijimin e “Shkollës së Drejtorëve”. Shkolla e Drejtorëve, është një institucion i ri në sistemin arsimor në Shqipëri, që do të trajnojë rreth 3 mijë drejtorë dhe nëndrejtorë të arsimit parauniversitar.

Vendimi ka qenë i qeverisë, ndërkohë që Fondi Shqiptaro-Amerikan ka nënshkruar sot kontratën me autoritetet shqiptare. Fondi prej 6.2 milionë dollarë, do të ndahet për ndërtimin dhe zbatimin e këtij projekti. Shkolla e drejtorëve do të nisë shumë shpejt nga puna, ndërsa Kryeministri ka thënë se ky projekt do të bëjë të mundur që reforma në Arsim të thellohet dhe të shkojë më tej.

“6.2 mln dollarë sot për shkollën e drejtorëve, nuk e tregojnë vlerën e madhe të dijes që sjell fondi përmes këtyre tre ndërhyrjeve. Paratë në këtë rast, s’duhen për të ndërtuar mure dhe rrugë, por për të sjellë këtu një dije të sigurtë. Shkolla e drejtorëve është burim dijeje. Mund të gjenim paratë por jo dijen. Do të jetë operacion i rëndësishëm për reformën në arsim. Ndahet shkolla nga politika. Nuk është vetëm institucion, por është vendi ku fondi ka kaluar me ekspertizë ndërkombëtare. Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë të cilat nuk janë për këtë punë, por shkolla do të sigurojë metodologjitë më të mira të trajnimeve ndërkombëtare Këtë që ne bëjmë sot, bota e ka bërë shumë herë më parë. Nga Izraeli do të marrim një pjesë të rëndësishme të kësaj dijeje, aty është praktikë e konsoliduar. Vendi me mungesën më të madhe të burimeve natyrore, s’ka ujë, s’ka naftë, por e ka gjetur ujin dhe naftën duke investuar tek dija”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për merito-kracinë që ka pasuar në sistemin arsimor, pas ndryshimeve dhe reformimit. Rama tha se sistemi i ri i konkurrimit dhe provimeve, siguron që “djali i një ministri, të mos i marrë dot hakun djalit të një çobani”. Rama ka folur sërish për efektet e reformave të qeverisë në Arsim. Sipas kryeministrit, në këto 5 vite, është bërë e mundur sigurimi i librave më cilësorë, dhe është se është bërë e mundur që arsimi të ndahet nga politika.

Në vështirësi nga zhgënjimi i qytetarëve, Rama zbulon një shpikje nga Izraeli… Read More »

Paditet në Prokurori kryeministri Rama, ja kush e akuzon

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të padisin në prokurori kryeministrin Edi Rama.

Burime zyrtare nga PD pohuan se dy forcat opozitare kanë gati dosjen dhe padia do të dorëzohet në orën 11:00 kryetaret e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili do të jenë tek Prokuroria e Tiranës për të bërë publik padinë penale kundër Edi Ramës.

Kryeministri është akuzuar nga opozita për shumë ngjarje dhe nuk dihet konkretisht se për cilin rast do kërkojë ndjekjen penale të tij.

Paditet në Prokurori kryeministri Rama, ja kush e akuzon Read More »

Media serbe: Skandal seksual mes gruas së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

“Shërbimet e kundërspiunazhit kanë zbuluar një trekëndësh dashurie, ku janë përfshirë liderët shqiptarë të Kosovës”.

Kështu e nis shkrimin gazeta serbe “Kurir”, në të cilën pretendon se ka zbuluar një lidhje dashurie të fshehtë mes gruas së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Sipas Kurir që ka publikuar në numrin e sotshëm një kryeartikull me këtë çështje, thekson se Lumnije Thaçi është kapur në moment intime me Kadri Veselin, i cili është rivali i burrit të saj, Presidentit Hashim Thaçi.

Gazeta ka anoncuar këtë lajm në versionin e saj online në orët e vona dhe njofton lexuesit se fotot dhe detajet e skandalit seksual mes liderëve të shtetit të Kosovës e ka publikuar në versionin print.

Gazeta bën të ditur se Lumnije Thaçi dhe Kadri Veseli jane përfshirë në skandal seksual dhe se disponon fotografi të tradhëtisë, në piknik apo në vende të tjera pikante.

Sipas gazetës serbe arsyeja e vertetë e urrejtjes mes Thaçit dhe Kadri Veselit nuk është përplasja politike, por bashkëshortja e Thashim Thaçit.

Media serbe: Skandal seksual mes gruas së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit Read More »

Ja kush është ‘Elvis Roshi’ i dytë i Edi Ramës/Foto

Kryetar i i Partisë Socialiste në njësinë 3, figuron me 3 emra dhe i dënuar me 7 vite burg në Itali. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e lartë socialistë dalin të dënuar në shtete e tjera për krime të rënda, si dhe të kenë ndryshuar nga 3 herë emrin.

Denoncimi i qytetarit është bërë publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në facebook.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:
Njeriu me tre emra; Marjels/Mariel/Artan Kroj Skroj, që u arrestua në flagrancë, është i dënuar me 7 vite në Greqi, mik i Kallam Dështakut dhe xhan i Brisit! sb

“Përshëndetje doktor. Kryetari i PS i njesise 3 i arrestuar dje ka qene i denuar ne Greqi me 7 vjet burg për trafik nderkombetar droge. Emrin e ka pas Marjels Kroji, pastaj Mariel Skroj dhe tani nderruar ne Artan Kroi. Ka qene aktiv shume me PS se eshte me origjine nga Korça dhe i njoh mire. Ka pas nderhyrje dje dhe nga Klotilda Bushka dhe nga prokuroret per ta liruar”

Ja kush është ‘Elvis Roshi’ i dytë i Edi Ramës/Foto Read More »

Vlorë /Fillon riorganizimi i PD-së

Partia Demokratike prej ditësh ka filluar riorganizimin e saj në struktura.

Mësohet se sot edhe në Qarkun e Vlorës ka nisur ky riorganizim, që përfshin Zgjedhjet për kryetar seksiones, kryeseksionesh e deri në sekretar e kryetar të partisë në Degë.

Faxweb.al mëson se në mbledhjen e sotme, ka marrë pjesë edhe i deleguari nga qendra, deputeti Fatbardh Kadilli, i cili gjatë fjalës së tij ka kërkauar nga deputetët e Vlorës të votojnë vetingun dhe të zbatojnë të njëjtin standard si për gjyqtarët dhe prokurorët.

Vlorë /Fillon riorganizimi i PD-së Read More »

“Burg për ata që shpifin”, Rama tregon detaje të paketës që propozon

Kryeministri Edi Rama ka treguar pak më shumë për idenë e një pakete antishpifje të hedhur dje nga ai vetë në një postim në Twitter.

Po në këtë platformë, pas zërave nga opozita që e krahasonin këtë paketë me nenin e famshëm të komunizmit për agjitacionin dhe propagandën, Rama thotë se nuk do jetë një ligj në Kodin Penal.

Sipas tij, shqiptarët nuk mund të paguajnë as edhe një supë burgu për shpifësat, por do jenë ata që do paguajnë. Me sa duket paketa do të ketë gjoba të majme për ata që shpifin.

“Paketa AntiShpifje në Kod Penal? Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat🤧Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t’i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t’u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën🤡”, shkruan Rama.

“Burg për ata që shpifin”, Rama tregon detaje të paketës që propozon Read More »

Vettingu i politikanëve, zbardhet letra, 8 pyetje e Ruçit për Venecian, ja çfarë i kërkon

Pasi opozita dorëzoi propozimin e saj për vettingun e politikanëve, për këtë nismë Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit të Venecias. “BalkanWeb” ka zbardhur letrën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për Komisionin e Venecias. Ruçi në letrën e tij, dërguar Presidenit të Komisionit të Venecias Gianni Buquiçhio, shtron 8 pyetje për opinion, duke vënë në dyshim madje dhe legjitimitetin dhe qëllimin e projektligjit. Po kështu kërkohet opinioni për praktikat ndërkombëtare në kontrollin e figurës së të zgjedhurve, ndërsa shtrohet pyetja a është ndërhyrja në të drejtën për mbrojtjen e reputacionit. Kujtojmë se opozita ishte kundër dërgimit të projektligjit në Komisionin e Venecias dhe vendimi i maxhorancës u pa si një përpjekje për të zvarritur vettingun në politikë dhe për të mos e pranuar.

LETRA/ Me anë të kësaj letre dëshiroj t’ju vë në dijeni se në Kuvendin e Shqipërisë, me nismën e grupit parlamentar të Partisë Demokrati dhe grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim është depozituar projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10 1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, i cili po shqyrtohet në Këshillin e Legjislacionit dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Gjatë diskutimit të projektligjit, nisur nga rëndësia e tij, mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, vendosi t’i drejtohet dhe të kërkojë opinionin e ekspertëve të Komisionit të Venecias, nëse projektligji është në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane në këtë fushë.

Bazuar në këtë kërkesë, do të vlerësonim opinionin tuaj mbi çështjet e mëposhtme: 1) Cili është qëllimi i projektligjit për vettingun e politikës? A është ky një qëllim legjitim? 2) A është ndërhyrja në të drejtën për t’u zgjedhur e balancuar dhe në përputhje me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDN), në kuptim të parimit të proporcionalitetit dhe parashikimit me ligj”? 3) Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira lidhur me kontrollin e figurës së të zgjedhurve (deputetë/të zgjedhur vendorë)?

4) A ka dallim ndërmjet standardeve dhe kontrollit të figurës së gjyqtarëve/prokurorëve dhe të zgjedhurve (deputetë/të zgjedhur vendorë)? 5) A është ndërhyrja në të drejtën për mbrojtjen e reputacionit, në kuptim të nenit 8 të KEDNJ, e balancuar dhe në përputhje me standardet e KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDN? 6) A është ndërhyrja në të drejtat për një proces të rregullt ligjor (akses në gjykatë), në kuptim të nenit 6 të KEDNJ, në përputhje me standardet e KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDNJ? 7) A janë formuluar nenet e projektligjit për vettingun e politikës në mënyrë korrekte nga pikëpamja e teknikës së hartimit të një norme kushtetuese?

8) A mund të sjellin implikime, ndikim të papërshtatshëm apo edhe mbivendosje parashikimet e projektligjit për vettingun e politikës në drejtim të zbatimit dhe efektivitetit të dispozitave që rregullojnë funksionimin e gjykatave të posaçme (neni 135/2 i Kushtetutës), Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore (neni 148/4 i Kushtetutës), të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPI), ligji nr. 9367/2005), të institucioneve që merren me procesin e dekriminalizimit (ligji nr. 138/2015)?

Për sa më sipër, në frymën e bashkëpunimit të deritanishëm me Komisionin e Venecias, si dhe bazuar në procedurat që janë ndjekur më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, më lejoni t’ju paraqes kërkesën për opinion për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.

Vettingu i politikanëve, zbardhet letra, 8 pyetje e Ruçit për Venecian, ja çfarë i kërkon Read More »