Politike

Cfare ka ndodh me ish-ministrin e brendshem para nje jave ??

Ish-kryeministri Sali Berisha njëherësh lideri historik i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “360 gradë”, ku ka bërë një deklaratë të fortë. Sipas tij, para një jave ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dhunuar nga bandat e kryeministrit Edi Rama.

“A e more vesh si e kanë rraf Saimir Tahirin para një jave? E kanë zhdep. Se kështu është kur fillon e flet. Sapo filloi ti përmend Edi Ramës çatinë, e zhdepën. E zhdëpn bandat e Edi Ramës, askush tjetër smund t’i bëjë gjë atij”, – tha Berisha.

Cfare ka ndodh me ish-ministrin e brendshem para nje jave ?? Read More »

Deputeti i PD: Më kërkojnë në prokurori, por s’e di për çfarë!

Deputeti i PD në Fier, Luan Baçi thotë përmes një statusi në Facebook se e kanë thirrur nesër në orën 12:30 në Prokurori, por nuk i di arsyet.

Deputeti thotë se në kërkesën e Prokurorisë i kanë thënë se urdhri lidhet me 9 qershorin. Në këtë datë në Fier, sipas tij ka qenë kryeministri Rama, ndërsa demokratët protestuan duke kërkuar largimin e tij.

Statusi:

Pak dite me pare me telefonuan, nga Prokuroria dhe me arrogancen qe i karakterizon, me urdhruan pa dhene asnje spjegim se duhet te paraqitesha ne prokurori, I kerkova zoteris qe telefonoi se, kush qe arsyeja dhe ju kush jeni, pasi, nuk ju njoh. Per 9 Qershorin me tha. Sinqerisht nuk e di se çfar perfaqson kjo dt dhe ju zotri i thash, duhet te zbatoni ligjin, per te thirrur, se telefonata juaj me duket e teperuar ne kopetenca. Nuk vonoi dhe ja ma derguan Urdherin. Duan te na friksojne, te na mbyllin gojen, te na terrorizojne dhe a dini pse?  Çfar ka ndodhur ne 9 Qershor?

Ishte dita qe Nalte Gjatsia e tij erdhi ne Fier dhe qindra Fierak te ndershem me dhe pa Parti u mblodhen dhe thirren nuk te duam z Kryeminister, ti po na poshteron, ti po na largon nga vendi yne, ti po na varferon çdo dite, ti na ke merzitur jeten. Une si zakonisht ndodhem gjithmon aty ku ka njerz, aty ku ka qytetare qe jane ne hall dhe kerkojne te drejten e tyre. Dhe keta si zakonisht me akuzojne se une i organizova, une bllokova Krye gjatsine e tij dhe kjo nuk tolerohet. Mundet per kete te me kene thirrur, nejse: Neser ne oren 12 e 30 min aty do jem, pa merak. Por te jeni te sigurte se nuk me trembni dot, nuk ju kam frike, here tjeter do te jem me mijra Fierak te tjere perball jush. Ju ka filluar numurimi mbrapshte, mendojeni mire kete.

Deputeti i PD: Më kërkojnë në prokurori, por s’e di për çfarë! Read More »

Deklarata e fortë e Vasilit: Shteti ka rënë, Rama skizofren

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar padinë e depozituar në Prokurori nga PD dhe LSI ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tyre ka kërcënuar oficeren Emiljano Nuhu që denoncoi rastin ‘Xhisiela’. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Vasili tha se kryeministri e quajti horr oficerin e Fushë Krujës dhe sipas tij oficeri ka informuar me shkrim për kërcënimet që i bëheshin.

“Kryeministri Rama kanosi dhe quajti horr oficerin Emiljano Nuhu. Kemi një kryeministrin skizofren. Oficeri ka informuar me shkrim dhe ka depozituar dhe një kallëzim. Këta thanë është ‘Babale 2’. ‘Babale 1’ ishte një denoncim shumë i madh, ku vëllai i ministrit të brendshëm përfundoi në burg në Itali. Pra ‘Babale 1’ bëri që vëllai i ministrit të ikte me urgjencë nga Shqipëria. Thonë që prokuroria e ka bërë një ekspertizë në Angli dhe thotë se nuk është e sigurt, por këta ekspertët pse nuk pyesin kryeministrin. Ekspertiza nga Rama është një tragji-komedi”-tha Vasili.

Vasili tha se presioni i opozitës bëri që djali i deputetit socialist Rrahman Rraja të shkojë në burg dhe sipas tij shteti ka rënë dhe është një nevojë ulëritëse për ndryshim.

“Babalje 2 do shtojë vitet e dënimit të kryeministrit Rama. Ky djali i deputetit ishte më i sinqertë nga Rama se tha ta shikoni ju në zgjedhje. Ustallarët e shpifjes i kemi në krye të vendit. Opozita nuk shpif se të akuzuarit e opozitës janë në burg. Reagimi i presidentit për çështjen ishte korrekt. Është ulëritëse nevoja për ndryshim, pasi shteti është i rënë dhe i zhbërë. Opozita ka denoncuar fakte dhe nuk ka bërë akuza. Presioni i opozitës bëri që një përdhunues të shkojë në burg. Kuvendi është kthyer në një ‘zorrë qorre shtesë’ të qeverisë. Kuvendi i Shqipërisë është degraduar”- tha Vasili.

Deklarata e fortë e Vasilit: Shteti ka rënë, Rama skizofren Read More »

‘Tërmet’ në PS, 13 emra kalojnë testin, paralajmërohet largimi i Veliajt dhe …

Një rrokadë e vërtetë pritet të ndodhë në radhët e PS në zgjedhjet e radhës. Këtë e ka lënë të kuptohet vetë Kryeministri Rama i cili vijon të jetë shumë i pakënaqur me një pjesë të madhe të kryebashkiakëve, pasi kanë injoruar platformën e bashkëqeverisjes dhe turet e takimeve të bëra me banorët. ‘Sot’ ka mësuar se në fillim të kësaj jave degëve të PS, krerëve të bashkive dhe deputetëve u është dërguar një udhëzim, me qëllim përgatitjen për zgjedhjet vendore.

Kryeministri Rama i ka udhëzuar të gjithë që të nisën përzgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë. Në udhëzim janë përcaktuar kriteret që duhen përmbushur. Po ashtu, ministrave, deputetëve, krerëve të degëve dhe krerëve të bashkive u janë lënë detyra që duhen përmbushur. Por gazeta ka mësuar se në zyrën e kryeministrit Rama ka mbërritur një raport i plotë sa i takon angazhimit të kryebashkiakëve. Rama ka thënë disa herë se do i denigrojë ata që nuk angazhohen te platforma e bashkëqeverisjes, ndërsa ka dhënë sinjale dhe se mund të mos i rikandidojë.

Sipas raportit të siguruar nga gazeta, deri më tani vetëm 13 kryetarë bashkie i kanë realizuar kërkesat e vënë nga Rama. Bashkitë në fjalë janë: Bashkia e Malësisë së Madhe, e Librazhdit, Durrësit, Pukës, Himarës, Vlorës, Belshit, Konispolit, Lushnjës, Poliçanit, Roskovecit, Shijakut dhe Urës Vajgurore. Sipas raportit, edhe Bashkia e Tiranës ka pasur performancë të mirë, por gazeta ka mësuar se puna e Veliajt nuk do matet aty, pasi kryeministri është shumë i pakënaqur me të.

Analiza e bashkive/ Përveç pjesëmarrjes në platformën e bashkëqeverisjes, në raport thuhet se është bërë një vlerësim i punës së të gjithë kryebashkiakëve mbi 6 komponentë, vlerësim i cili do vijojë. Elementi i parë ku është bazuar vlerësimi është ai i punësimit. Kryeministri ka bërë një bilanc të punësimeve që ka bërë secila baski mbi bazë raporti popullsie. Elementi i dytë është ai i performancës ekonomike, ku vlerësohet se sa janë mbledhur taksat dhe detyrimet e tjera.

Elementi i tretë është ai i investimeve, ku po matet se sa investime kanë bërë në zonat e tyre krerët e bashkive. Elementi i katërt është ai i ujësjellës-kanalizimeve, ku po shihet e si është procesi i furnizimit me ujë. Elementi i pestë është i detyrimeve të prapambetura dhe elementi i gjashtë është performanca në bujqësi dhe mbështetja për fermerët. Sipas informacioneve, deri më tani vetëm 13 bashki i kanë përmbushur këto kushte, ndërsa 21 të tjera janë shumë mbrapa. Për këtë arsye shefi i qeverisë u ka lënë afat dhe disa muaj që të ecin me këto prioritete.

Nëse sërish nuk ka performancë të mirë, atëherë ata që kanë dështuar nuk do rikandidojnë. Në takimet që kryeministri ka pasur ditët fundit, në mbledhje grupi apo në Korçë në fundjave, është shprehur mjaft i acaruar me kryebashkiakët. Ai ja u ka bërë të qartë të gjithëve se kush që nuk u përgjigjet shqetësimit të qytetarëve do largohet. Sipas burimeve, në zgjedhjet vendore do ketë shumë emra të njohur për kandidatë, ku disa do jenë deputetë. Që tani emra të njohur kanë shfaqur ambicie për të marrë frenat e pushtetit lokal dhe pritet që të ketë shumë lëvizje.

‘Tërmet’ në PS, 13 emra kalojnë testin, paralajmërohet largimi i Veliajt dhe … Read More »

Nisin hallet me drejtësinë për ish presidentin Nishani, Gjykata e Tiranës e shpall në kërkim

Politikani i radhës i cili i ka hyrë halleve me drejtësinë është Bujar Nishani i cili për shkak të deklaratave që bën pa i menduar gjatë, ka bërë që Gjykata e Tiranës ta shpallë në kërkim.

Gjykata e Tiranës i ka dërguar një letër zyrës së gjendjes civile për të gjetur adresën e Bujar Nishanit, pasi do i kërkojë të paraqitet si i paditur pas kallëzimit nga trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Christain Panuçi. Me 1 tetor 2018, gjykata iu drejtua me shkresë zyrës së gjendjes civile për të kërkuar informacion mbi palën e paditur që është Bujar Nishani. Pergjigjia që gjykata ka marrë nga gjendja civile është: ‘Ka ndërruar adresë’.

Pas kësaj, Gjykata është detyruar ta ‘shpallë në kërkim’ ish – presidentin pasi nuk dihet se ku banon, për t’i dërguar etëthirrjen./korrieri

Nisin hallet me drejtësinë për ish presidentin Nishani, Gjykata e Tiranës e shpall në kërkim Read More »

Pas hidhërimit nga Brace, shfaqen buzëqeshjet në Kuvend: Vallë nga bojkoti i opozitës apo… batutat e Majkos?

Punimet e Kuvendit nisën me një vërejtje të deputetit dhe kreut të Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, dhe u shoqëruan me diskutime të shumta. Kjo disa prej deputetëve u la nj ëshije të hidhur, por më pas të gjithë janë parë të buzëqeshur në punimet e kësaj seance ku mungonte opozita.

Ndërkohë, ajo që u vu re janë fytyrat e qeshura të disa prej ligjvënësve të mazhorancës. Më poshtë do të shihni disa momente të ksuara nga objektivi i aparatit.

Pas hidhërimit nga Brace, shfaqen buzëqeshjet në Kuvend: Vallë nga bojkoti i opozitës apo… batutat e Majkos? Read More »

Paditet në Prokurori Edi Rama, rrezikon deri në 5 vite burg

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë paditur në Prokurori kryeministrin Edi Rama. Kallëzimi i partive opozitare ndaj Ramës lidhjet me ngjarjen e bujshme të dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Padia konsiston në kërcënimin që Rama i bëri ish-nënkomisarit Emiljano Nuhu, që denoncoi ngjarjen, duke e quajtur horr dhe duke thënë se nuk do t’i ndahet këmba-këmbës.

Gjithashtu, Nuhu, që tashmë ndodhet në arrati, tha se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga të afërm të deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe në prani të kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla.

Kreu i grupit të PD, Edmond Spaho, tha nga Prokuroria e Tiranës se ndaj Ramës rëndojnë disa akuza të rënda, për të cilat kreu i qeverisë rrezikon deri në 4-5 vite burg./Pamfleti

Paditet në Prokurori Edi Rama, rrezikon deri në 5 vite burg Read More »

Shpartallohet LSI, Manjani del hapur kundër Metës dhe bën paralajmërimin alarmues: Deklaratat e Presidentit janë shqetësuese!

Lëvizja Socialiste për Integrim po shpartallohet dita-ditës, teksa po dalin kundër njëri-tjetrit edhe njerëzit më të afërt të partisë. Vetë themeluesi i kësaj partie, Presidenti Ilir Meta, duket se ka humbur besimin e njerëzve përeth, të cilët janë lodhur nga skandalet, vjedhjet dhe krimet e tij.

Ilir Meta është kthyer në njeriun më të urryer kohët e fundit për shqiptarët, grekët, por edhe më gjerë der i në Bruksel, për shkak se po mban peng marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Për këtë arsye, ka dalë kundër Metës edhe ish-ministri i Drejtësisë, njeriu i LSI, Ylli Manjani.

Meta tha dje në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se është dakord me kryeministrin Edi Rama për paktin me Greqinë për kufirin detar dhe cështjet e tjera të vjetra që po diskutohen në paketën mes dy vendeve, por marrëveshja duhet të kalojë në Kuvend në momentin që të ngrihet Gjykata Kushtetuese, pasi aktualisht ky institucion është jashtë funksionit për shkak të përjashtimeve që kanë ardhur nga vettingu.

Kjo gjë ka shqetësuar ish-ministrin Manjani, i cili në një postim në Facebook, shkruan se deklarata e Metës është shqetësuese dhe se presidenti nuk duhet të presë Gjykatën Kushtetuese për një proces fals negociatash.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Është shqetësuese deklarata e Presidentit të Republikës që:”marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”… Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proçes fallco negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria Greke!

Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga Qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori. Jepet shelf continental për të marrë ujë me kripë!!

Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar. Në vijim Ai duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kushtetuese!

Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e Tij, jo e Gjykatës. Ndaj ska pse të fshihet pas argumentit (jo të pa drejtë) që ska gjykatë, por të garantojë popullin Shqiptar që sdo lejojë shkëmbim territori me Greqinë!

Kaq i kërkohet të bëjë! Shqipëria dhe Greqia janë prej mëse 1 viti në një proces intensiv negociatash, për të arritur një marrëveshje për kufijtë detar dhe të tjera çështje që ndajnë të dy vendet.

Shpartallohet LSI, Manjani del hapur kundër Metës dhe bën paralajmërimin alarmues: Deklaratat e Presidentit janë shqetësuese! Read More »