Politike

Presidenti Meta mban premtimin dhe viziton ‘Nënë Bajamen’ në Prishtë të Skraparit

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes rrjeteve sociale njofton se këtë fundjavë ai po zhvillon një vizitë në jug të vendit, ku ndalesa e radhës ishte fshati Prishtë në Skrapar.Përmes një komenti të shkurtër, President Meta njofton se zhvilloi një vizitë në shtëpinë e Nënë Bajames, e cila siç thotë ai, me sakrifica pa fund ka rritur tre fëmijë të mbarë e të edukuar për të cilët është krenare me të drejtë.“Ishte kënaqësi të kaloja një mbrëmje të mrekullueshme në Prishtë këtu ku mikpritja është e rrallë.

Më në fund e mbajta fjalën për të vizituar Nënë Bajamen, e cila me sakrifica pa fund ka rritur tre fëmijë të mbarë e të edukuar për të cilët është krenare me të drejtë. E falënderoj për mikpritjen e bujarinë e pafund ashtu siç dinë nënat e Skraparit”– shkruan Presidenti Meta duke e shoqëruar komentin e tij edhe me një foto nga takimi me Nënë Bajamen.

Presidenti Meta mban premtimin dhe viziton ‘Nënë Bajamen’ në Prishtë të Skraparit Read More »

PAA-se Agron Duka në Vlorë, duke nisur kështu punën për fushatën e ardhshme zgjedhore

Riorganizimi i partise, zgjedhjet e ardhshme vendore, nisja e punes se te gjitha strukturave, kreu i PAA-se Agron Duka ne Vlore, duke nisur keshtu punen per fushaten e ardhshme zgjedhore.

Duka ka folur edhe rreth koalicionit me PD-ne, koalicion i cili sipas Dukes do te vijoje edhe ne zgjedhjet vendore te vitit 2019, por edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. duke i cilesuar zgjedhjet e vitit 2017 te kushtezuara per Partine Agrare, Duka ka theksuar se kjo force politike vec faktit qe do te kerkoje sa me shume keshilltare ne keshillat bashkiake, do te synoje edhe perfaqesimin me nje nga anetaret e saj, ne nje nga bashkite e vendit, por kjo do te harrihet me konsensus dhe koalcion me PD-ne.

Kreu i partise agrare Agron Duka ka theksuar se kjo mazhorance nuk ka zgjidhur asgje, rreth asaj cfare Partia Agrare aspiron, ndersa tashme puna nis nga Vlora, per te vijuar edhe ne rrethe te tjera ne vend.

PAA-se Agron Duka në Vlorë, duke nisur kështu punën për fushatën e ardhshme zgjedhore Read More »

“Shoqërohet me trafik*ntë dhe përdhun*es”, Taulant Balla e ka pisk punën në komisionin e BE

Pasi vetë Taulant Balla pranoi publikisht se kishte njohje familjare me Edmond Begon të dënuar në Itali për disa vepra penale, opozita ka kërkuar largimin e tij nga  Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Rucci, anëtarët e opozitës në Delegacion, Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi  kërkuan zëvendësimin e Ballës me një tjetër socialist, pa lidhje kriminale.

Anëtarët e opozitës argumentojnë në letrën e tyre se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit me një politikan që ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën.

Anëtarët e opozitës vënë në dukje se Taulant Balla nuk mund të përfaqësojë Kuvendin në marrëdhëniet me Parlamentin Europian, për shkak se mbi të rëndoj akuza se ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të një oficeri policie, që ai të mbyllte çështjen e përdhunimit të djalit të një deputeti tjetër socialist.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, anëtarët e opozitës vënë në dukje se prania e Taulant Ballës në Delegacionin e Stabilizim Asociimit nuk është në përputhje me përputhje me kërkesat kryesorë per hapjen e negociatave vitin e ardhshëm “rivendosjen e besimit publik tek institucionet e shtetit dhe luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit e korrupsionit, sidomos në postet publike”.

“Shoqërohet me trafik*ntë dhe përdhun*es”, Taulant Balla e ka pisk punën në komisionin e BE Read More »

Udhëtime e hotele, deputetët e kryetarët e partive të pamëshirshëm në kurriz të popullit, ja emrat

Deputetët e Shqipërisë i kanë shfrytëzuar maksimalisht përcaktimet ligjore, të cilat u japin atyre të drejtë të rimbursohen për karburant, telefon dhe dieta. Pikërisht dietat e deputetëve janë edhe ato që i kushtojnë më shumë buxhetit të shtetit. Nëse vëzhgohet lista e siguruar nga “Sot”për shpenzimet e përfaqësuesve të popullit gjatë një viti, vihet re se deputetët kanë bërë batërdi me rimbursimet për udhëtimet, hotelet dhe restorantet, të cilat përfshihen tek dietat.

Nëse bëjmë një krahasim mes benfiteve që kanë përfituar, rimbursimet më të shumta janë te dietat. Ka shumë deputetë që kanë përfituar mbi 5 milionë lekë nga dietat. Pra udhëtimet, darkat e drekat e deputetëve paguhen me lekët e taksapaguesve. Përveç kësaj, ka emra që janë shumë të pasur dhe kanë rekorde me dietat. Agron Çela është ndër më të pasurit në Parlament, por ka përfituar 526.750 lekë dieta në periudhën janar-gusht 2018. Emër tjetër është Fate Velaj. Ai ka miliona euro pasuri, por ka marrë 583.187 lekë dieta dhe rezulton si deputeti që ka marr më shumë. Në të njëjtën linjë janë dhe Vangjel Tavo apo Fadil Nasufi.

Përfitimet e deputetëve

Disa nga emrat me bonuset me të larta nga rimbursimet vijojnë si më poshtë: Antoneta Dhima- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;

Anduel Xhindi- 280.00 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta; Almira Xhembulla- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 520.481 lekë dieta;

Andrea Marto- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta; Arben Kamami- 235.914 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;

Fadil Nasufi- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta, etj. Ajo që bie në sy është fakti se në listë ka edhe shumë deputetë të cilët janë mjaft të njohur për publikun dhe kanë pasuri marramendëse. Por pavarësisht se zotërojnë shuma të mëdha parash vetë dhe biznese të shumta, kjo nuk i pengon aspak që të përfitojnë edhe nga benefitet e postit të deputetit.

Midis këtyre emrave mund të përmendim:

Oerd Bylykbashi- 218.498 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta; Dritan Bici- 205.561 lekë karburant, 121.194 lekë telefon, 451.500 lekë dieta; Enkelejd Alibeaj- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;

Ervin Salianji- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 263.375 lekë dieta; Fadil Nasufi- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta;

Elena Xhina- 235.914 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 451.500 lekë dieta; Edlira Bode- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 438.958 lekë dieta;

Edmond Panariti- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 263.375 lekë dieta; Bashkim Fino- 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 301.000 lekë dieta, etj.

Në listë qëndrojnë edhe kryetarët e partive të LSI dhe PBDNJ, Monika Kryemadhi dhe Vangjel Dule.

Monika Kryemadhi përfiton 235.914 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 263.375 lekë dieta, ndërsa Vangjel Dule përfiton 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 526.750 lekë dieta.

Duhet theksuar fakti se midis shpenzimeve të 127 deputetëve, socialisti Fate Velaj është ai që ka përfituar rimbursimet më të larta për dieta. Bonuset e tij janë: 280.000 lekë karburant, 136.000 lekë telefon, 583.187 lekë dieta.

Udhëtime e hotele, deputetët e kryetarët e partive të pamëshirshëm në kurriz të popullit, ja emrat Read More »

5 grabitjet më të mëdha të Ramës, Basha publikon shifrat marramendëse

Tenderët janë mënyra më e thjeshtë për grabitjen e parave të taksapaguesve. Por, tashmë përveç korrupsionit që përfitojnë politikanët, janë dhe biznesmenët që përfitojnë sërish në kurriz të qytetarëve.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh që përmbledh si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike nga kryeministri Rama dhe oligarkët.  Videomesazhi fillon me abuzimin me tenderat dhe përfundon me premtimin se “me ligjin Antimafia askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion”.

Verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia. PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro.  Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë:  900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.  753 milionë euro kanë shkuar per fasada dhe luks; 252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në keto 5 vjet: Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit; Kriteret përjashtuese për të favorizuar nj? kompani të caktuar; Skualifikimet e padrejta të kompanive; Rregjistrim offshore i kompanive fituese dhe propozime të pakërkuara kundër interesit publik.

Lideri i opozitës thekson mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

5 grabitjet më të mëdha të Ramës, Basha publikon shifrat marramendëse Read More »

Vjeshtë e egër, demokratët paralajmërojnë protesta të ashpra

PD ka në plan protesta në ditët në vijim.

Luçiano Boçi, një nga deputetët mjaft aktiv të PD-së ka bindjen e plotë se vetëm revoltat popullore kundër Edi Ramës mund të ndalin rrënimin e vendit dhe fillimin e ndë-rtimit të një jete e rendi social dinjitoz, të mbështetur mbi parime, vlera e norma morale e politike.

Z.Boçi thotë për “Gazeta Shqiptare” se trysnia dhe kërkesa qytetare për revolta masive sa vjen e shtohet. Luçiano Boçi apelon se koha nuk pret dhe nëse refuzohet vetingu në politikë dhe paketa antimafia, opozita do të zbresë në sheshet e Shqipërisë. Ai paralajmëron se: “Njëkohësisht jemi gati për çdo betejë e përdorimin e çdo mjeti që çon në zgjidhjen e emergjencës kriminale, e lidhur me largimin e domosdoshëm të Ramës, nëse ai refuzon t’i lerë vendin një qeverie antimafia”.

Vjeshtë e egër, demokratët paralajmërojnë protesta të ashpra Read More »

“Kur të shkoni në Bllok për kafe vishni antiplumb”, ja porosia e politikanes

Duke parë ngjarjet e fundit, ndoshta nuk është aq keq kjo porosi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dhënë një porosi për të gjithë ata që frekuentojnë zonën e Bllokut në Tiranë.

Nga një takim i LSI-së me simpatizantët në qytetin e Beratit, Kryemadhi foli për gjendjen e rënduar në vend, e duke iu referuar krimit të dy netëve më parë, tha se ata që pinë një kafe apo një ujë në Bllok duhet të marrin një jelek antiplumb.

“Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen.
Folën për reformë, por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama por po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar”, deklaroi Kryemadhi.

“Kur të shkoni në Bllok për kafe vishni antiplumb”, ja porosia e politikanes Read More »

‘Shkër**atë’! Grushte e pistoletë në kokë, kush janë dy ‘të fortët ‘e Kuvendit që terrorizuan analistin, e kërcënuan me jetë

Analisti i njohur, Ilir Demalia, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka treguar me emra deputetët shqiptarë, që e kanë kërcënuar me armë apo e kanë gjuajtur me grushte. Demalia është shprehur se rasti më i tmerrshëm kërcënues ka qenë me deputetin Tom Doshi, i cili disa vite më parë i ka vënë pistoletën në kokë.

Po ashtu, edhe socialisti Fidel Ylli e ka gjuajtur me grusht analistin, për disa rrestha që ai kishte shkruar në librin e tij për ish-themeluesin e PD, Gramoz Pashko. Ai akuzoi hapur deputetin e PS, Fidel Yllin, si dhe atë të PSD-së, Tom Doshi se e kanë kërcënuar me jetë, duke i vënë pistoletën në kokë.

“Në vitin 1995, kur Fidel Ylli ishte brigadier i Gramoz Pashkos, kur isha ulur për kafe me Hektor Pustinën, vjen Ylli dhe më drejtohet: U bërë ti morë shkërdhatë të shkruash për Gramozin”, tha në një intervistë për “Panorama” Demaila.

Sipas Demaliajt, Fidel Ylli e ka gjuajtur me grusht ndërsa Tom Doshi i ka vendosur pistoletën në kokë.

“Për t’u kthyer tek ngjarja, Fideli më goditi me grusht. Unë ju ktheva duke marrë karigen për t’i gjuajtur. Në këtë kohë futet Tom Doshi, badigardi i badigardit, Toma më godet nga mbrapa dhe pastaj më vendosi pistoletën në kokë jashtë lokalit megjithë Fidelin. Të dy rrinin të armatosur”,tregon Demalia.

‘Shkër**atë’! Grushte e pistoletë në kokë, kush janë dy ‘të fortët ‘e Kuvendit që terrorizuan analistin, e kërcënuan me jetë Read More »