Palët vazhdojnë me akuza e kundër akuza ndaj tyre.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend dhe i qan dhe hallin kreut të PD-së Lulzim Basha për situatën ku ndodhet.
Në një postim në Twitter, Rama i drejtohet kreut të PD-së të cilit i thotë se një aktor i papaguar e nxori cullak duke iu referuar audio-përgjimit për Agron Xhafaj.
Ndërsa për sa i përket denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, Rama shkruan se as ai e as Taulant Balla nuk janë fare në komisariatin e Fushë-Krujës ku pretendohet se kanë rrjedhur ngjarjet pas denoncimit të Xhisiela Malokut për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.
“Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna, del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak! Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?”, shkruan Rama në Twitter.
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i gjeti të gjitha përgjegjësitë e situatës kriminale në vend tek opozita.
“Si askush më parë po akuzohemi për krime,” tha Rama teksa përmendi edhe shifra vjetore për vrasjet dhe sekuestrimet e pasurive të bëra nga krimi në vend.
Po ashtu kreu i qeverisë, foli dhe për audipërgjimin ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ai thotë se “audiopërgjimi doli jo vetëm i rremë, por dhe se aktori është paguar nga opozita”.
“PD bën filmat që dihen, opinioni publik u mor peng dhe u dhunua pa pushim. Në atë audiopërgjim vëllai i ministrit është një aktor, më saktë një mjeran që ka pranuar rolin në këmbim të parave. Sot për fatin shumë të keq të Bashës, nuk janë vetëm analizat shkencore që nxjerrin audiopërgjimin të fabrikuar, por është dhe vetë aktori, që i ka dalë për zot zërit të vet. Ky që kërkon Vetting për thashetheme, e ka tradhtuar regjisorin se nuk i marrë eurot e premtuar për rolin njësoj si Babalja. Babalja nuk ra nga qielli,” tha Rama.
“Akuzuesit janë ata që nuk bënë asgjë, as kundër kanabisit, as kundër krimit. Nuk u morën kurrë me to se Lazarati ishte normalitet shtetëror, pjesa tjetër nuk ekzistonte, ndërsa krimi ishte thjeshtë pjesë e lajmeve. Kur u morëm seriozisht me kanabisin, plasi një zhurmë e ububushme a thua se i dëgjohej për herë të parë emri një droge që kishte ekizstuar prej 25 vitesh.
Shqipëria e 97 vrasjeve në vitin 2012 duket sikur nuk ka ekzistuar, ndërsa sot që vrasjet janë përgjysmuar s’ka pikë rëndësie. Shqipëria që gjetëm e kishte mbi 80 mesataren e vrasjeve në vit, sot e ka nën 50. Vitin e kaluar janë vrarë 9 persona. Thuaj sa të duash që në 4 vitet e fundit të tyre kanë qenë 15 vrasje në vit, ndërsa në 4 vitet tona ka qenë 9.
Sa më shumë përshkallëzohet lufta frontale e policisë me krimin, aq më shumë përshkallëzohet kjo baltë shpifjesh.
Nga viti 2014, janë sekuestruar 5 fishi i asetete pasurore të vendosur nga krimi i atyre që kanë sekuestruar ata.
Ne në 11 muajt e fundit kemi sekuestruar 16 mln asete të krimit të organizuar, e qenkemi të lidhur me krimin.
Këtë periudhë është marrë ofensiva më e madhe e baltës ndaj ministrave dhe deputetëve, veten s’po e përmend se i bie të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit.
Monstruoze janë shpifjet ndaj ministrave,” tha më tej Rama.
Partia Socialiste mblodhi grupin e saj parlamentar paraditen e sotme. Kreu i partisë, Edi Rama, pas paraqitjes së disa shifrave që tregonin se qeveria aktuale ka bërë më shumë ndaj krimit se sa e kaluara, filloi ironitë ndaj opozitës, dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha.
“Basha më ka kërkuar pushtetin në tavolinë, një herë unë një herë ai. Por jo, pushteti është e vetmja gjë që unë Bashës s’ia jap dot. Edhe gjysmën e zemrës ia jap, por pushtetin jo. Pse? Sepse pushtetin s’e kam unë, por populli që voton.
Edhe po të dal me Gramozin, nga veriu në jug, se Taulanti s’na bashkohet dot, dhe të kërkojmë: Aman na hiqni pushtetin, dhe jepjani Bashës! Askush nuk e bën. Basha, Mona dhe pjesa e opozitës janë si i mbyturi që kërkon ndihmë nga mëngjesi deri në darkë,” tha Rama.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të një fotografie nga ish-kryeministri Berisha ku shkruante se Taulant Balla shfaqej në foto me një person, Maksim Beço, i arrestuar për trafik droge në 2015, sipas tij.
Por Balla përmes një reagimi në rrjetet sociale thote se bëhet fjalë për një montazh, pasi personin në fjalë nuk e njeh.
“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin”, shkruan Balla.
Një politikan i njohur dhe karizmatik në Shqipëri, dyshohet se ka influencuar mbylljen e auditimeve dhe të hetimit në prokurori të një dosje të dhënies fiktive me qira të pronave për interes të koorporatës Bankers Petroleum.
Një burim i mirëinformuar në institucionet e sigurisë i tha Hashtag.al se afera ka përfshirë disa zyrtarë të lartë të ministrisë së Ekonomisë në vitet 2016-2017.
Sipas burimit kjo ministri ka dhënë në vitin 2015 disa toka me qira në favor të kompanisë ‘Adriatik 2015’, por pak javë më vonë, kompania qiramarëse’Adriatik 2015’ ja ka kaluar për përdorim këto toka koorporatës ‘Bankers Petroleum’ me një çmim shumëfish më të lartë.
“Skema është primitive dhe banale. Dikush ka ditur planin e zhvillimit të Bankers Petroleum dhe trojet ku ata do shtrinin aktivitetin naftënxjerrës. Ndoshta është dhe informacion i dalë nga vet Bankers. Këto toka ka shkuar dhe i ka marrë me qira (fjala vjen me 1 lekë) kompania ‘Adriatik-2015’, ndërsa pak javë më vonë, kjo kompani ja ka kaluar në përdorim koorporatës ‘Bankers Petroleum’ me një vlerë disa fish më të lartë, fjala vjen me 12 lekë”, – tha burimi.
Sipas të njëjtit burim pasi kanë rënë në gjurmë të skemës, institucionet audituese të vendit kanë ngecur me procedurën për shkak të ndërhyrjeve, ndërsa një procedim penal i nisur në prokurori në vitin 2017 u pezullua gjithashtu.
Nga një verifikim elementar i bilanceve të kompanisë ‘Adriatik-215’ rezulton se kjo kompani ka deklaruar një fitim neto prej afro 600 mijë dollarë për vitin 2016 dhe një fitim neto prej 610 mijë dollarë për vitin 2017.
Kjo kompani nuk ka deklaruar asnjë aktivitet tjetër përveç qiradhënies. Ndërsa pronarë të kompanisë (në letra) rezultojnë disa individë anonimë nga Fieri dhe Lushnja.
Në vitin 2017 kompania ka pezulluar aktivitetin, ndërsa pezullimi përkon dhe me periudhën kur ndaj kësaj kompanie po zhvilloheshin hetimet në prokurori.
Hetimet kanë përfshirë asokohe ish-ministren e Ekonomisë Milva Ekonomi si dhe ish-drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse Ergys Qirici, ky i fundit është lidhje familjare por dhe lidhje e ngushtë miqësore e disa figurave me pushtet politik në Partinë Socialiste.
Në ligjet e reformës në drejtësi ka një pikë të rëndësishme, e cila reflekton shpresën më të madhe të shumicës së shqiptarëve për t’u çliruar nga kjo klasë famëkeqe, kriminale dhe mafioze politike, e cila prej 28 vitesh përdhunon, plaçkit, shet, mban peng dhe sundon Shqipërinë, duke vjedhur dhe përçarë shqiptarët, duke i varfëruar dhe mpirë me propagandë, duke kontrolluar krimin, trafiqet, zgjedhjet, ekonominë dhe mediat. Kjo pikë është makthi më i tmerrshëm i mafies politike të Tiranës, me në krye Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, të cilët janë përgjegjësit kryesor për katandisjen e Shqipërisë, për ndarjen nga BE, për varfërinë, krimin dhe korrupsionin në çdo qelizë. Nga ana tjetër, kjo pikë është një mundësi për shqiptarët, për të shporrur këtë klasë politike dhe për t’u qeverisur nga njerëz normalë.
Bëhet fjalë për ligjin për ngritjen e organeve të reja të kërkuara nga SHBA-BE, të cilat do të shkallmojnë krimin dhe korrupsionin politik në Shqipëri. Në pikën 9 të nenit 57 të këtij ligji përcaktohet se Byroja Kombëtare e Hetimit do të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. “Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje.
Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
Kjo pikë u kundërshtua fort nga njerëzit e Edi Ramës, Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, me justifikimin qesharak se cenohej sovraniteti i Shqipërisë. Ata tentuan ta hiqnin. Por u tërhoqën pasi morën një kërcënim nga përfaqësuesit e Perëndimit. Këta kërcënuan se do të hiqnin dorë nga reforma në drejtësi dhe do të merrnin masa ndaj mafies politike.
Në një mbledhje me dyer të mbyllura, ekspertët e SHBA dhe BE u thanë njerëzve të mafies politike shqiptare, se Byroja e Hetimit do të kontrollohet nga SHBA-BE ashtu siç po kontrollohet Vetingu.
Ata i thanë politikës shqiptare se ka ardhur koha që të pranojnë një strukturë si EULEX në Kosovës.
Ky është mesazhi i ekspertit John Smibert për klasën politike shqiptare: “Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s’është fjala e duhur për t‟u përdorur, por do të jetë thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë. Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh.
Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë”./Pamfleti
Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, u ekstradua nga Turqia në vendin tonë në muajin maj të këtij viti. Në qershor, Gjykata e Tiranës i njohu të drejtën e rivendosjes në afat të ankimit për vendimin që e ka dënuar me 25 vite burg si një nga fajtorët për vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të viti 1998. Vetë Izet Haxhia gjatë procesit për t’ju njohur ankimi ka deklaruar se pranoi ekstradimin pasi mori garanci për jetën dhe se do të dëgjohej nga drejtësia, por ecuria e dosjes po has në pengesa të vazhdueshme.
Në burg, në pritje të rigjykimit për vrasjen e Azem Hajdarit, ka lëshuar një mesash për deputetët. Ai ka publikuar një foto të Kuvendit të vendosur pas hekurave dhe shkruan se duhet ndërtuar burgu më i domosdoshëm në Shqipëri.
Postimi i plotë
“Makina e ndyre politike fiton , sepse pakica e bashkuar, vepron kunder shumices se ndare”
~ W. Durant
Ne duhet, ne mundemi, ne e kemi pergjegjesi para femijeve tane, te ndertojme burgun me te domosdoshem ne Shqiperi! Stop indiferences!!!
Disa foto të publikuara nga deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Lucciano Bocci tregojnë se si një makinë me targë policie kryen transport inertesh,
“Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie. Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë. Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr. Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë”, shkruan ndër të tjera deputeti i PD në postimin e tij.
POLICIA QË BËN TRANSPORT…
Ndodh edhe kjo!!! Meqenëse policinë e kemi shumë nikoqire, ajo kujdeset për të gjitha e nuk le gjë prej gjëje t’i kalojë nën hundë….E nuhat lekun. Tipar vigjilence ky! Merret me “prerje” hashashi. Mbron krimin nga qytetarët. Godet fëmijë e gra.
Tani çuditshëm po merret me ndërtim…Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie. Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë. Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr. Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë. Do Zoti transporton vetëm inerte se ku i dihet???!!! Prit tani kur të shohim ndonjë maune me targa policie…me “miell”!!!/korrieri