Politike

Vasili – Arta Markut: Sekretare e krimit, do kesh fund të …

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka lëshuar të tjera akuza ta rënda ndaj Edi Ramës dhe Arta Markut. Sipas Vasilit, populli do të godasë si ta mendojë, Ramën e Markun. Vasili i drejtohet Arta Markut duke i thënë se do të ketë fund të keq.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit: Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kundër popullit, që do ti trajtojë të dy si puçistë. Shqipëria po përballet haptazi me një puç të qeverisë dhe kryeministrit të krimit kundër drejtësisë, kundër sigurisë vetjake dhe të drejtave e lirive minimale të qytetarëve, hapur në mbrojtje të krimineleve dhe banditëve. Prokuroria e shndërruar në zorrën qorre të kryeministrit është tashmë haptazi bashkëpjesëmarrëse dhe instrument i puçit.

Kryeministri bandit tashmë edhe kryeprokuror ka sekretare Arta Markun, që vetëm zbardh vendimet e tij, duke marrë përgjegjësi penale dhe publike shumë të rënda mbi vete. Arta Marku nuk shpëton dot as sot as kurrë nga përgjegjësia shumë e rëndë e bllokimit të marrjes i pandehur të Edi Ramës, që gjoja beri ekspertizën e audio-përgjimit te Agron Xhafës katër muaj para saj.

Përpara këtij puçi populli nga sot ka të gjithë të drejtën të godasë kryeministrin dhe kryeprokuroren si ta gjykojë ai dhe gjyqi i tij është pa shpëtim, legjitim dhe i pashmangshëm. Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kenë shumë mirë parasysh gjykimin e popullit, që për kushtetutë ka vullnetin e tij për të asgjësuar puçin, që po i bëhet lirisë së tij. Puçistët përjetësisht dhe pa asnjë përjashtim kanë pasur të njëjtin fund tragjik të njëjtë.

Vasili – Arta Markut: Sekretare e krimit, do kesh fund të … Read More »

‘Policia u shpartallua, Prokuroria u gjunjëzua, opozita preku fundin’! Deklarata e fortë e deputetit të Shkodrës

Aleati i Lulzim Bashës, deputeti Nard Ndoka, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka komentuar shkurtimisht aktualitetin në vend.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ndoka shkruan se i vetmi institucion që po funksionon në këtë vend është opozita, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese ka rënë, Prokuroria është gjynjëzuar dhe Policia e Shtetit është shpartalluar, ndërsa qeveria është bërë njësh me krimin.

“Pushteti që ka rrëzuar shtetin. I vetmi institucion që po funksionon në këtë vend është Opozita. Gjykata Kushtetuese ka rënë, Prokuroria është gjunjëzuar, Policia e Shtetit është shpartalluar, qeveria është bërë njësh me krimin! Kemi një pushtet, që ka rrëzuar shtetin. A do mundet “Opozita e Bashkuar” të frenojë rrënimin? Unë mendoj, se do prekim fundin!”,shkruan Ndoka.

‘Policia u shpartallua, Prokuroria u gjunjëzua, opozita preku fundin’! Deklarata e fortë e deputetit të Shkodrës Read More »

Urdhri i ndërkombëtarëve: Nisni me urgjencë arrestimet në nivele të larta

Këshilli i Europës ka dhënë alarmin për pastrimin e parave në Shqipëri. “Money Val”, Komiteti i Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit ka publikuar raportin për Shqipërinë dhe shihet me mjaft shqetësim fakti se në vendin tonë nuk hetohen dhe ndëshkohen pushtetarët e përfshirë në pastrim parash. “Money Val” është pjesë e Këshillit të Europës dhe vazhdimisht bën një vlerësim të situatës në shtete të ndryshme të botës.

Teksa deri më tani situata në Shqipëri cilësohej e qëndrueshme, ekspertët e KiE e kanë vlerësuar “dobët” vendin tonë në luftën ndaj pastrimit të parave. Gazeta “Sot” ka siguruar një raport ku jepen detaje mbi argumentet e KiE dhe kërkesave të ekspertëve shqiptarë. Por ajo që bie në sy është se për Këshillin e Europës faktori kryesor që po ndikon në mungesën e hetimeve dhe ndëshkimeve për pastrim parash është niveli i lartë i korrupsionit.

Sipas tyre, të korruptuarit po bllokojnë hetimet. KiE ka kërkuar arrestime dhe hetime.

“Delegacion ngre një pyetje të tërthortë në lidhje me vlerësimin nën titullin “pasojat e korrupsionit sa i takon numrit të hetimeve të kryera për pastrim parash”. Ekipi i vlerësimit, ka pranuar se korrupsioni paraqet një kërcënim serioz, madje dobësi për vendin dhe hetimet.

Ata thonë se kjo është marrë në konsideratë. Megjithatë, nuk ka prova konkrete se është luftuar korrupsioni, kjo e dëshmuar qartë nga numri i ulët i hetimeve për ketë vepër dhe dënimeve për pastrim parash. Në këto kushte, GFI propozon një aksion shtesë për të shqyrtuar situatën, sikundër janë efektet pozitive të reformës në drejtësi, numri i akuzave nga prokuroria për pastrim parash dhe natyra e tyre”, thuhet në raport.

Urdhri i ndërkombëtarëve: Nisni me urgjencë arrestimet në nivele të larta Read More »

Cili është sekreti i tmerrshëm që di Visho Ajazi dhe mban peng Ramen?

Edi Rama është peng i një sekreti të tmerrshëm, të cilin e dinë një rreth i ngushtë njerëzish, përfshirë ushtarin e Sali Berishës, Visho Ajazi Lika dhe njerëzit e shërbimeve të huaja. Ende nuk dihet se cili është ky sekret, nëse ka të bëjë me lidhjet e Ramës me bosët e drogës dhe krimit, me ndonjë skandal seksual, lidhje me ndonjë sekt të dyshimtë, me ndonjë skandal financiar etj.

Por sjelljet në raport me ish-kreun e spiunazhit Visho Ajazi Likën konfirmojnë se kryeministri po shantazhohet nga një dosje e llahtarshme. Për të gjithë mosbesuesit, po listojmë disa fakte të thjeshta që tregojnë se Edi Rama është peng i Visho Likës, të cilit Berisha i besoi drejtimin e SHISH dhe kryerjen e përgjimeve masive për llogari të tij.

Sapo erdhi në pushtet, Edi Rama urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli me anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për të kontrolluar veprimtarinë e Visho Ajazi Likës në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ky vendim erdhi pas të dhënave se Visho punonte vetëm për padronin e tij, Sali Berishën, duke përgjuar dhe survejuar të gjithë kundërshtarët dhe bashkëpunëtorët e dyshimtë të Berishës. Me urdhër të Berishës u përgjuan edhe ambasadorët, e huaj në Tiranë, krerët e policisë, gazetarë etj. Për Berishën u përgjua mbi 800 herë Ilir Meta, ndërsa Edi Rama është përgjuar duke folur me njerëz të krimit. Ish-kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha: “Dua të konfirmoj se Komisioni do të shqyrtojë dhe vendosë për kontrollin parlamentar të SHISH nga një grup deputetesh që do të caktojë Komisioni”.

Me lejen e Ramës, grupi i kontrollit hyri në zyrat e SHISH, hapi dokumentet dhe zbuloi gjëra tronditëse. Grupi i kontrollit hartoi një raport për veprimtarinë e Visho Likës në shërbim të Berishës. Anëtarët e Komisionit të Sigurisë shqyrtuan analizuan dhe miratuan raportin e grupit të kontrollit të veprimtarisë së SHISH. Raporti shkoi në tavolinën e Ramës. Në raport ishin konfirmuar përgjimet për llogari të Berishës. Në këto kushte, deputetit i propozuan kryeministrit Edi Rama, që t’i kërkonte Presidentit shkarkimin e Visho Likës nga detyra.

Kur pritej që Rama të kërkonte shkarkimin e ushtarit të Berishës në krye të SHISH, ai kërcënoi anëtarët e Komisionit të Sigurisë që të mos flisnin më për Visho Likës. Rama i kërkoi ish-deputetit, Piro Lutaj, që kishte qenë pjesë e grupit të kontrollit, që mos ta përmendte më emrin e Visho Ajazi Lika. Deputetët janë habitur nga kthesa e Ramës dhe urdhrit i tij për t’u mos u marrë më me kreun e SHISH. Pas urdhrit të Ramës, raporti për shkeljet në SHISH u arkivua.

Nuk dihet se më çfarë e shantazhi Visho Lika, por disa muaj më vonë Edi Rama e dekoroi në fshehtësi kreun e SHISH. Larg syve të medias, Rama i dha medaljen e mirënjohjes kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, për rezultatet në luftën antiterror. Interesant ishte fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike. Kjo duket se ka ardhur pasi do bënte bujë një veprim i tillë, për shkak të përplasjeve.

Një vit më parë, Edi Rama, befasoi sërish dhe la me gojë hapur deputetët e tij. Edi Rama propozoi që Visho Ajazi Lika, më parë zëvendësministër i Berishë, të bëhej ambasador i Shqipërisë në NATO. Propozimi i Ramës për emërimin e Vishos ambasador u dekretua nga Ilir Meta, edhe pse vetë Meta ishte përgjuar mbi 800 herë gjatë kohës kur qeveriste me Ramën. Berisha reagoi i alarmuar nga këto lëvizje, gjë që tregon se muajt e fundit, Visho Lika kishte nisur t’i dilte nga kontrolli. Berisha dha alarmin se Rama po kapte SHISH duke i shkarkuar ushtarin e tij, por mbylli gojës kur mësoj se Rama e bëri ambasador. Sot SHISH është pa drejtues, pasi Ilir Meta nuk dekreton propozimin e Ramës për kreun e ri./Pamfleti

Cili është sekreti i tmerrshëm që di Visho Ajazi dhe mban peng Ramen? Read More »

Basha jep emrat: Ja kush janë zyrtarët e lartë që bashkëpunojnë me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur emra nga selia e PD për pushtetarët që janë të lidhur me krimin sipas tij.

Basha ka bërë një tablo të zymtë të situatës dhe deklaroi se krimi po kontrollon territorin dhe ekonominë. Basha përmendi edhe lidhjet sipas tij, të politikanëve të lartë, me bandat e krimit.

“Është një çështje kapitale emergjence gjendja e rendit dhe shpartallimi i plotë i institucioneve publike. Dje patëm edhe ngjarjen e fundit kriminale në cërrik. Kemi përplasje me armë në mes të qyteteve tona. Ka nxjerrë në pah një të vërtetë që e kemi konstatuar në vazhdimësi faktin që krimi është më i fortë se kurrë kontroll territorin dhe ekonomisë. Fakti 2 është që organet e zbatimit të ligjit janë të shpartalluara dhe drejtuesit janë vënë në shërbim të krimit. Sot shqiptarët sundohen nga bandat që kontrollojnë fizikisht lagjet periferinë, qendrën, territorin, ekonomisë, pikat e bixhozit, ndërtimin ekonomisë restorante turizmin, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin, pushtetin politik, ekzekutivin, parlamentin dhe drejtësinë”, tha Basha.

“Grupe të rrezikshme kriminale kanë shtënë në dorë gjithçka. Në Elbasan është gjendja e qartë. Elbasani menaxhohet nga banda në bashkëpunim me kryebashkikakun Qazim Sejdinin, dhe në mbështetje ta Taulant Ballës. Janë tre badna që kontrollojnë gjithçka”, tha kryeopozitari.

“Në Shkodër situata është e njëjtë, janë Bajrat që kontrollojnë gjithçka, në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm, që është njeriu që mban komunikim më Bajrat”, theksoi Basha

Basha jep emrat: Ja kush janë zyrtarët e lartë që bashkëpunojnë me krimin Read More »

“Përulja” ndaj të fortëve, politika i përdor për “show”, njerëzit e duan si model!

Histeria e politikës shqiptare dhe veçanërisht opozitës për të publikuar foto të deputeteve, apo ministrave me të “fortë” nuk ka të ndalur. Eshtë kjo një strategji që Lulzim Basha duket se po e bën me bekimin dhe instruksionin e “babait politik”, ish kryeministrit Sali Berisha. Por në fakt kjo rrugë e ndjekur nuk është asgjë më shumë, veçse një zhurmë pa rezultate dhe një “show” që në vetvete shqiptarët e duan.

Historia na ka treguar se të “fortët” janë të “preferuar” të masës, që me to do të fotografohet, të rrijë krah tyre, e pse jo ti ketë mburojë në cdo gjë. Pasi e tillë është ndërtuar për shumë vite psikologjia e këtij populli, që ka frikë të flasë, të veprojë apo reagojë përpara të fortëve, por zgjedh nënshtrimin.

E madje në shumë raste për fat të keq t’i duartrokase, edhe atëherë kur veprimi i tyre mund të ketë pasoja. Na e ka treguar realiteti edhe i viteve të fundit, kur të gjithë kanë zgjedhur heshtjen dhe nënshtrimin përballë tyre, edhe pse ata përbëjnë pakicën.

Duket se këtë gjë Lulzim Basha nuk e ka kuptuar, pasi ja ka kushtuar aksionin politik, një veprimi sipërfaqësor, kur ka shumëçka me cfarë të merret, pasi Shqipëria është e mbushur me probleme. Madje ai vetë nuk duhet të harroje se “viktimë” e të tilla fotove është edhe ai, lideri historik i PD-së Berisha, e shumë figura të tjera, që krimi i shfrytëzon për tu ekspozuar kur janë në pozita, e për ti përdorur më pas kur ndodhet në ditë të vështira.

Nëse kjo është një shtyllë që do të ngreje Basha si aksiomë politike, nuk do ti shkojë gjatë pa ju shembur, pasi populli nuk ka reaksion ndaj tyre, përkundrazi i kthen në sëmundje virale në rrjetet sociale, duke i larguar vemendjen nga problemet e përditshmërisë dhe i mbush me komente, që nuk shkojnë asnjë hap më tej.

Nëse do të bëjë opozitën, ai ka rastin të thërrasë protesta, jo si ato që ka zhvilluar deri më sot, por si modeli Rumun, apo ndonjë shtet tjetër, që në fund ka rezultate, e jo paktë të fshehta si 18 Maji, ku sërish të humburit janë shqiptarët.

Opozita duhet të jetë zëri real i tyre dhe jo megafoni që zhurmon për të rritur pazarin personal të një individi apo një grupi, që mban firmën dhe vulën e opozitës, por lufton për interesa të ngushta. Krimi është një shqetësim real që e ka vendi të ngulitur prej 28 vitesh, e që për ta zhgulur duhet vullnet i gjithëanshëm, distancim pa asnjë kusht prej tij, reagim popullor dhe mbi të gjitha drejtësi të fortë, që nuk përkulet përpara “të fortëve” që vetë politika i ka forcuar me paprekshmëri, tendera e darka luksoze për vota elektorale!/ShkodraNews

“Përulja” ndaj të fortëve, politika i përdor për “show”, njerëzit e duan si model! Read More »

A po prishet pakti Soros mes 2 “shokëve” që bëjnë pazare për ndarje pushteti

Edi Rama ka kërcënuar sot kryetarin e PD, Lulzim Basha, se do t’i nxjerrë të gjitha pazaret që kanë bërë bashkë që nga viti 2014, për ndarjen e pushtetit, pasurive publike dhe grabitjen e parave të buxhetit të shtetit. Kërcënimi i Ramës vjen pasi Basha e kaloi vijën e kuqe me propozimin për Vetingun në politikë dhe mori Monika Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin në koalicion.

Siç dihet, Rama dhe Basha janë në një aleancë që në fund të vitit 2014, me ndërhyrjen e George Soros, për të luftuar Berishën, Metën, Monikën dhe bandat e tyre. Por, javët e fundit, Rama dhe Basha po e shkelin marrvëshjen që kanë pranuar me ndërhyrjen e Soros.

Ditën e sotme, Rama tha se Basha i kishte kërkuar një pazar për ndarjen e pushtetit, një herë ai dhe një herë Rama. Ky është një mesazh i koduar i Ramës ndaj Bashës, duke e kërcënuar se në ditët në vijim mund t’i nxjerrë pazaret e tjera.

Dihet tashmë se Rama i dha vjehrrit të Bashës 17 milionë euro për pallatin në Vlorë, u ka dhënë leje oligarkëve që t’i japin para kunatit të Bashës dhe gruas së tij, përmes disa kompnive reklamash, u bënë bashkë për ligjin e arsimit të lartë, ndanë bashkë kullat te teatri, qeverisën bashkë vitin e kaluar, etj.

Mesazhi i Ramës për Bashën: “Ua them unë, sepse ma ka thënë Luli, pushtetin me marrëveshje në tavolinë; Njëherë ti, njëherë unë. Por është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t’i jap dhe gjysmën e zemrës, por këtë nuk ia jap dot, sepse pushteti nuk është i yni, është i atyre që kanë votën dhe ata, edhe po të dal unë me Gramozin dhe t’iu lutemi, nga veriu në jug, – se Taulanti, ndërkohë, nuk del dot, se do presë sa Klajda të shikojë filmimet – dhe t’iu themi, aman na e hiqni neve pushtetin dhe jepjani Lulzim Bashës, harrojeni.

Ne na marrin me gurë, por Lulzimit pushtetin s’ia japin kurrë. Prandaj, Lulzimi, Monika, opozita, sot janë i mbyturi që bërtet sa hap sytë e derisa i mbyll, – Monika i hap më shpejt, i mbyll më vonë, ai i hap më vonë, i mbyll më shpejt, për hir të të vërtetës. I mbyturi që thotë do të mbys. S’duan t’ia dinë më për asgjë. Të pafytyrë dhe të pabesë deri në fund me opinionin publik. Gënjeshtra, shpifje, sharje, kërcënime, presione, pa asnjë gajle, pa asnjë fre, gjuhën jashtë si qen i gjallë, çizmen në dorë dhe “të dalë, ku të dalë, motra””./Pamfleti

A po prishet pakti Soros mes 2 “shokëve” që bëjnë pazare për ndarje pushteti Read More »

Balla i përgjigjet Berishës, nxjerr fotot e Bashës ‘and co’ me një të dënuar

Akuza e reagime, petët e lakrorit po hapen për të gjithë. Nga kush udhëhiqet Shqipëria.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa ky i fundit i publikoi ultimatumin për të kërkuar ndjesë deri në orën 14:00 pasi në të kundërt do dilnin dokumente përvëluese, Balla publikon disa foto të kreut të PD-së Lulzim Basha, siç thotë ai me një të arrestuar për drogë. Balla e quan ‘birin’ e Berishës kreun e PD.

“Luftë politike me fotografi? Sali mblidh ‘tët bir’ Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës😂😂😂.”

  

Balla i përgjigjet Berishës, nxjerr fotot e Bashës ‘and co’ me një të dënuar Read More »