Politike

Fino reagon ashpër ndaj Ahmetajt dhe Bushatit: Mos qesh, por përgjigju se ke vjedhur vota…

Bashkim Fino ka shfaqur zemërim kundër dy ministrave të qeverisë “Rama” gjatë seancës së sotme parlamentare. Fino në një moment reagoi keq ndaj ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Shkak është bërë reagimi i Bushatit, i cili është parë duke qeshur, ndërkohë që Fino ishte në këmbë nga vendi duke duartrokitur pas replikës së socialistit Erjon Brace, që i kërkoi ministrit Ahmetaj llogari për tatimet që duhet të paguajë FSHF-ja.

Deputeti i PS iu drejtua Minsitrit me fjalët: Mos qesh ti se të kanë akuzuar Luli dhe Saliu që ke vjedhur vota, por ti këtë se ke bërë, prandaj përgjigju këtyre akuzave.

Ndërsa më tej ish-kandidati i FSHF replikoi dhe me Ametajn duke i thënë: Bëre detyrën ti. Kujtojmë që Fino humbi garën në FSHF përballë Armando Dukës, por që këtë humbje e ka kontestuar dhe po vijon betejën e tij ligjore.

Fino reagon ashpër ndaj Ahmetajt dhe Bushatit: Mos qesh, por përgjigju se ke vjedhur vota… Read More »

Asambleja e PS-së në Delvinë, Berisha publikon foton që nxjerr zbuluar Ramën

Ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku tregohet se si Partia Socialiste organizon mbledhje Asambleje në Delvinë me punonjës të administratës.

Sipas qytetarit dixhital, bëhet fjalë për dy inspektorë të Hetimit Tatimor në Fier, të cilët janë detyruar të marrin pjesën në asamblenë e partisë në Delvinë.

“Narkotatimoret e Narkoshtetit ne asamblene e Partise Siçiliste! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. “Mirmbrema doktor. Keta te dy jane inspektore te hetimit tatimor ne Fier. Jane nga Delvina ne mbledhjen e asamblese te partise Delvine. Gjynah te zinjte jane te detyruar me urdher. Njerin nga keta e keni denoncuar dhe here tjeter. Ju flm”, shkruan Berisha.

Asambleja e PS-së në Delvinë, Berisha publikon foton që nxjerr zbuluar Ramën Read More »

Zbulohet për herë të parë lëvizja sekrete e Fatos Nanos, çfarë tha kur ju arrestua një kriminel ‘socialist’

Ish-deputeti demokrat, Asllan Dogjani, ka folur për politizimin e policisë, teksa ka sjellë në vëmendje një rast, kur ka arrestuar vetë një kriminel, në kohën kur ka qenë në polici. Dogjani tha se ka arrestuar një kriminel, në kohën kur vendi qeverisej nga Fatos Nano, dhe sapo ky i fundit e ka marrë vesh, ka mbyllur çështjen.

Ish-deputeti, i ftuar në Ora News, ka treguar një rast kur është arrestua një kriminel me lidhje partiake në periudhën kur kryeministër ishte Fatos Nano.

“Unë kam qenë drejtor policie. Kam bërë arrestimin e një krimineli. Një deputet i PS-së i ka thënë kryeministrit në atë kohë, Fatos Nanos që ky drejtori i policisë po arreston njerëzit tanë. Për hir të së vërtetës, ai i ka thënë; kush janë njerëzit tanë?

Filani! Pse njerëzit tanë janë kriminelë dhe u mbyll çështja. Duhet që policia e shtetit të jetë e depolitizuar. Pasojat e këtyre krimeve sot në Shqipëri që ka filluar duke u rritur ditë për ditë”, tha Dogjani.

Zbulohet për herë të parë lëvizja sekrete e Fatos Nanos, çfarë tha kur ju arrestua një kriminel ‘socialist’ Read More »

Xhafaj për Bashë: Deklaratat e tua pa sens dhe minimumin e logjikës

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se shqiptarët përditë po sulmohen nga bandat, por këtë shprehi të tij Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka kthyer një përgjigje. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Xhafaj pohoi se deklaratat e Bashës për faktin se shqiptaret po sundohen nga bandat, janë pa sens e minimum logjike “Basha, dje: “Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë zikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës! Deklaratë pa sens e minimum logjike. X X 10/10/2018 “Shqiptarët sundohen nga bandat”, Xhafaj-Lulzim Bashës: Shpifje bajate, deklaratë pa sens e minimum logjike.

Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate! Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E VËRTETA në shifra! Imazhe sa 1000 fjalë!”, shkruan Xhafaj në tëitter.

Xhafaj për Bashë: Deklaratat e tua pa sens dhe minimumin e logjikës Read More »

Erjon Brace: Lul ke frikë nga kjo deklaratë? Doje të luaje rëndë, e vërteta të ngordh

Deputeti socialist Erjon Brace ka komentuar deklaratën e prokurorisë për cështjen Babale duke iu drejtuar kryetarit të PD Lulzim Basha. “Ke frike Lul pas kesaj deklarates se Prokurorise? Duket se vala e goditjes po ngjitet lart. Aty ku realisht ka ndodhur krimi! Nuk ke faj, ti e di cfare ke bere, per te patur frike eshte, ke te drejte! Dhe nje gje Lul, mos u bej budalla fare fare, ja e barit nuk eshte litar, nuk te mban. Pershembull: Po ta pranoj qe kete Alizotin e shpiku Rama, Xhafa, Veliu, Marku, edhe Balla, patjeter Balla, po nga pergjimet del se Ky dhe Babalja yt, komunikonin para se ky te dorezohej ne polici.

Madje madje, kur ky iste per 200 mije evrot me Babalen, Ai-domethene Babalja yt, nuk ja mohonte, madje ja premtonte dhe konrmonte bindshem! Jane e zeza mbi te bardhe dhe para se ky “grupi” qe shpike sot te merrej me kete Alizotin sic ti genjen! Lul, genjeahtra ne kete vend nuk i ka kembet e gjata, te shkutra i ka si kudo! E verteta te ngordh. Doje te luaje rende vecse me genjeshtra, po te mund e verteta!”, shkruan Brace.

Erjon Brace: Lul ke frikë nga kjo deklaratë? Doje të luaje rëndë, e vërteta të ngordh Read More »

Çfarë sekreti ka me Bashën? Rama: Mos shpreso se do rri mbuluar ajo që dimë të dy

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e akuzoi për ngritjen e një shteti privat.

Në një postim në “Twitter”, Rama duke iu drejtuar me përkëdheli kryedemokratit i thotë se u kap me presh në dorë por se sërish nuk i rrihet pa sajuar. Ai i thotë rivalit të tij politik të mos shpresojë se do rri mbuluar ajo që dinë të dy.

“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh🤥E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy😉”, shkruan Rama.

Çfarë sekreti ka me Bashën? Rama: Mos shpreso se do rri mbuluar ajo që dimë të dy Read More »

Berisha i zbulon fotot një tjetër deputeti të PS: Vdes për trafikantët

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon me ngulm të faktojë lidhjet e deputetëve të PS me persona me të shkuar kriminale. Ai ka lënë mënjanë Taulant Ballën për t’u marrë me një tjetër socialist.

Ai ka publikuar një mesazh të një qytetari që thotë se deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i siguron mbrojtje një trafikanti, i cili bën ligjin me emërimet në Fushë-Arrëz e Pukë. Berisha shkruan se ‘Pjerini vdes për trafikantët’.

STATUSI I BERISHËS
Pjerini vdes për trafikantët
Ata kanë para shumë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje dr. Bashkëngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin që ndodh në Fushë Arrëz-Pukë, në foto në krahun e majtë të Z.Pjerin Ndreu, Albert Tuci vëllai i kryetarit të bashkisë Z. Fran Tuci. I dënuar për trafikant dhe vazhdon i qetë punën pasi siç shihet në foto ka mbrojtjen e vëllait dhe të deputetit Ndreu. Gjithashtu çdo emërim në punë bëhet me urdhrin e tij. Ju lutem anonim..”

Berisha i zbulon fotot një tjetër deputeti të PS: Vdes për trafikantët Read More »

Gjithnjë ka munguar, Taulant Balla i kujton Bashës datën dhe orën e gjyqit të …

Kryetari i PD Lulzim Basha ka munguar në seancat gjyqësore ku ai është i akuzuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ka qene ky i fundit që i ka kujtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, datën e gjyqit, pas kallëzimit penal që Balla ka depozituar për kreun e PD-së.

“Lulzim ndjesë nëse je duke veshur pizhamat, po kisha merak se të zinte gjumi prandaj të shqetësoj për kujtesë. Nesër në orën 9:30 kemi gjyqin për shpifjen tënde, mos harro! Të pres të nxjerrësh qoftë dhe një provë të vetme për akuzat e tua. Nëse s’të del gjumi, mos merr raport mjekësor”, – shkruan Balla.

Më herët, Taulant Balla ka depozituar në Prokurori kallëzimin për kreun e PD, Lulzim Basha dhe ish-oficerin Emiljano Nuhu. Balla akuzon Bashën për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë, akuzë e cila rëndon edhe për ish-oficerin Emiliano Nuhu.

Gjithnjë ka munguar, Taulant Balla i kujton Bashës datën dhe orën e gjyqit të … Read More »