Politike

”K***vat që bën çorbë Shqipërinë”, rrjeti shpërthen në ironi ndaj politikanëve

Që prej fillimit të kësaj jave në emisionin ”Opinion” në TV Klan i ftuar ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji si dhe analistët e përnatshëm të cilët kanë diskutuar për të njëjtën çështje, atë të video-përgjimit të Babales. Por pas gjithë kësaj në rrjet ka plasur ironia saqë kanë arritur deri aty sa t’i ndërrojnë emrin emisionit nga ”Opinion” në ”Opium”.
Ata shkojnë akoma më tej duke thënë se ky emision ka kaluar edhe telenovelat turke, pasi kjo ngjarje është kthyer si një telenovelë me seri, ku nuk dihet se si do të jetë seria e fundit e kësaj telenovele që ka më shumë se 6 muaj që ka nisur.
1
2
3
4
5
6
8
9
10
11
12
13

”K***vat që bën çorbë Shqipërinë”, rrjeti shpërthen në ironi ndaj politikanëve Read More »

“Kosova është shtet i pavaruar”, Petro Koçi ia pret fjalën ministrit serb në Beograd

Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM),që zhvillohet sot në Beograd, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, iu përgjigj flakë për flakë sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Përfaqesuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Por, ka reaguar menjëherë në fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, duke deklaruar se “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM”.

“Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Koçi.

“Kosova është shtet i pavaruar”, Petro Koçi ia pret fjalën ministrit serb në Beograd Read More »

Babalja/ “Presim shpalljen e emergjencës kombëtare”

Nga Astrit Patozi
BABALJA, SI EMERGJENCË KOMBËTARE
Nuk mbaj mend asnjë rast tjetër të ngjashëm. Janë 6 debate televizive njëkohësisht sonte në “prime time”, që të gjitha me një temë, “Babalen”. Që do të thotë, në një farë mënyre, se ky është problemi kryesor që ka Shqipëria sot, për të mos thënë i vetmi.

Tani pritet vetëm që të dalë dikush e të shpallë gjendjen e emergjencës së përgjithshme kombëtare, për mbylljen e shkollave, fabrikave, furrave të bukës, restoranteve po e po, madje edhe spitaleve, derisa të zgjidhet kjo çështje.

Unë nuk them dot se ata që e gatuan serialin e neveritshëm me Babalen e kanë bërë qëllimisht, por ky është një rekord i zi i degradimit të politikës në Shqipëri. A thua se nuk jemi i njëjti vend ku çmimi i karburanteve po rritet në shifra të frikshme, ku krimi po bën kërdinë në mes të kryeqytetit, ku shteti po vidhet në çdo qelizë nga zyrtarët e vet dhe ku shqiptarët po ikin nga sytë këmbët çdo ditë prej atdheut te tyre.

Dhe është jashtë çdo dyshimi, që qeveria është pala më e interesuar për t’i zhvendosur temat e mëdha të debatit politik në banalitete ordinere si gjella, që po u serviret sot në tavolinë praktikisht çdo shqiptari që ka një aparat televizori në shtëpi.

Babalja/ “Presim shpalljen e emergjencës kombëtare” Read More »

Ja si e shpërblen partia ish-drejtorin e ALUIZNI-t që vodhi pronën publike

Me sa duket vjedhja, korrupsioni dhe shkelja e ligjit janë kritere për të bërë karrierë në qeverisjen “Rama”.

Qytetarët e Sarandës, denoncojnë një tjetër skandal që po ndodh në qytetin e tyre. Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Sarandë i cili u çua për ndjekje penale për shkak se legalizoi një pronë publike duke ja dhuruar dajës së tij, është emëruar sekretar i PS-së në mënyrë që ti shpëtojë ligjit.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook.

POSTIMI I BERISHËS
Drejtori siçilist, qe lumturon dajon duke legalizuar per te edhe kabinen e elektrikut, cohet per ndjekje penale por dora e ngrohte e partise e emeron sekretar te PS! sb

Pershendetje. Meqense para disa ditesh fole per krietarin e ri te asamblese te PS ish drejtorin e ALUIZNI qe u shkarkua me urdher te ministres dhe u dha per ndjekje penale po ju dergoj disa fakte te shkeljeve te tij ne kete drejtori.

Kjo siperfaqja pa objekt vetem me nje garazh te vogel eshte legalizuar ne emer te dajos te tij Arjan Beqo dhe nje tjeyri Garazhi me lart.Ky objekti me poshte eshte kabine elektrike dhe e ka legalizuar per objekt.M. Te lutem publikoje ato shkeljet qe ju dergova per ish drejtorin e ALUIZNI Sarande pasi jane

fakte qe jane cuar dhe ne prokurori dhe ata flene mbi dosje dhe se drejtori pretendon dhe ne te njejten kohe kryetar bashkie. Ju flm

Ja si e shpërblen partia ish-drejtorin e ALUIZNI-t që vodhi pronën publike Read More »

PD plas “bombën”: Zbulohen faktet që fundosin Ramën dhe Xhafajn

Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një dalje për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur të tjera detaje dhe fakte, që sipas tij tregojnë se prokuroria në çdo hap që hedh zbaton rezultatin praraprak të përgatitur nga Rama.

“Rama nuk heton trafikantët e drogës, por përndjek gazetarët. Nuk procedon ministrin e Brendshëm i cili ka ndihmuar vëllain trafikant, por deputetët e opozitës që denoncojnë. Fabrikon dhe fallcifikon prova dhe dëshmitarë. Është fakt që Agron Xhafaj nuk u hetua kurrë, por iku natën për Itali sapo u publikua audio-përgjimi. Prokuroria nuk heton Xhafën për fallisfikimin e ligjit për vëllain. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës.”-tha Alibeaj.

Ndër të tjera, deputeti demokrat risolli në vëmendje deklaratën e Ramës kur doli audio-përgjimi, i cili tha publikisht se kishte ekspertizën e një laboratori, sipas të cilit nuk ishte zëri i Agron Xhafajt në audio.

“Rama deklaroi se kishte ekspertizën e një laboratori, sipas të cilit nuk ishte zëri i Agron Xhafajt në audio dhe prokuroria as nuk guxon tja kërkojë këtë provë”-tha Alibeaj.

Ndërsa më tej ai u shpreh se “prokuroria është shndërruar në zyrë propagande e Edi Ramës.”, ndërsa shtoi se prokuroria nuk hetoi pasurinë e Agron Xhafajt dhe familjarëve të tij, ashtu siç e parashikon ligji antimafia

PD plas “bombën”: Zbulohen faktet që fundosin Ramën dhe Xhafajn Read More »

Gjermania refuzon ekstradimin e Arbër Çekaj? Xhafaj flet si ekspert i midhjes dhe peshkut

Fatmir Xhafaj, si një politikan dhe zyrtar i vjetër që prej kohës së diktaturës, është i stërvitur për t’u ikur pyetjeve edhe kur ndodhet në siklet. E njëjta gjë ka ndodhur ndërsa ai fliste pas takimit me zv. Presidenti i Policisë Kriminale Gjermane, në lidhje me kokainën rekord të kapur pak muaj në Shqipëri.

Ministri u pyet dhe në lidhje me çështjen për ekstradimin e Arbër Çekaj nga Gjermania, pas kapjes së sasisë së madhe të drogës të kapur në kamionin me banane në Maminas, sasi prej 613 kilogram.

“Pyetje interesante, ka një ndryshim tashmë, nuk kemi të bëjmë më me një ekstradim, por me hetim të përbashkët, kjo u takon hetimit të krimeve të rënda, prokurorisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të policisë gjermane”, ishte kjo deklarata e Xhafës për Çekajn.

Por, ccfarë hetimesh mund të ketë në Gjermani për një vepër penale të kryer në Shqipëri? Mesa duket Gjermania refuzon ta ekstradojë biznesmenin pasi në trafikun e kokainës janë përfshirë persona të tjerë që nuk janë kapur ende./korieri

Gjermania refuzon ekstradimin e Arbër Çekaj? Xhafaj flet si ekspert i midhjes dhe peshkut Read More »

Ngjarja po mbahet sekret, kush është burri i ministres së Ramës qe u rrah nga bandat

Burri i një prej ministreve të kabinetit “Rama 2” është rrahur nga pjesëtarë të një prej gupeve kriminale që qarkullojnë në kryeqytet.

Mësohet nga burime konficenciale se ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë, por është mbajtur sekret për mediat. Gjithçka është mbyllur në heshtje dhe konfidencialitet të plotë edhe nga uniformat blu.

Këtë ngjarje shumë të rëndë, e cila nuk është bërë ende publike, e tha disa ditë më parë në emisionin “Java” edhe analisti Lorenc Vangjeli.

Sipas burimeve të analistit Lorenc Vangjeli, një person shumë i afërt i një anëtari të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, është goditur dhe gati është masakruar nga një personazh shumë i njohur i botës së krimit.

“Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetra mijëra eurosh”, tha Vangjeli.

CNA.al ka mbledhur të tjera informacione dhe ngjarja rezulton të jetë e vertetë dhe më saktësisht është dhunuar burri i një prej ministreve më të rëndësishme të Ramës.

Ngjarja po mbahet sekret, kush është burri i ministres së Ramës qe u rrah nga bandat Read More »

Taulant Balla mund të ketë fatin e Samir Tahirit, ja çfarë ka ndodhur sot…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mund të ketë fatin e njëjtë si ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shkaktuar pas zbulimit se ishte përfshirë në trafik droge.

Kjo sot njerëzit e Taulant Ballës janë arrestuar në Maqedoni për trafik droge. Denoncimin e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, me publikimin e një mesazhi të mbërritur në adresë të tij. Sipas ish-kryeministrit, janë 4 persona nga Librazhi që janë kapur me kanabis.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Arrestohet për trafik droge banda e Ballës në Maqedoni! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb “Doktor ju pershendes! Para nje jave ne Maqedoni jane arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi per trafik droge (hashash) ne Maqedoni. Jane miq te ngushte te Taulant Balles. Madje Artur Balla qe e therrasin Tukja eshte kryesori dhe ka qene pjese e shtabit elektoral te Taulantit ne fushatat e fundit.”

Taulant Balla mund të ketë fatin e Samir Tahirit, ja çfarë ka ndodhur sot… Read More »