Politike

Këmisha 23 mijë Dollarë? Rama: Kjo shpifje shkon në gjyq

Një postim në rrjetet sociale i ish-Kryeministrit Sali Berisha për këmishat e kreut të qeverisë, ka bërë që të reagojë Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e ka konsideruar shpifje deklaratën e Berishës, që sipas tij, ka blerë në New York këmisha 23 mijë Dollarë.

Sipas Ramës, paratë që do të përfitohen nga procesi gjyqësor do të shkojnë për të bërë përparëse për kopshtin.

“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik (+ në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi! Kjo shpifje do shkojë në gjyq. Hugo Bossi im quhet Arjan, qepja si në Nju Jork çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti“, thotë shefi i Ekzekutivit.

Mbrëmë, Berisha postoi në Facebook një mesazh të “qytetarit dixhital”, ku shkruante se Kryeministri Rama ka blerë në New York tek firma Hugo Boss këmisha për 23 mijë Dollarë.

Këmisha 23 mijë Dollarë? Rama: Kjo shpifje shkon në gjyq Read More »

Edi Rama kërcënon hapur Sali Berishën

Për të hequr vëmendjen nga skandalet e panumërta të qeverisë së tij, Edi Rama ka hedhur në treg atë që ai e cilëson si ‘ligji anti-shpifje’.

Kjo sjellje e Ramës nuk është vetëm për të hequr vëmendjen, por edhe për të kërcënuar mediat që të mos publikojnë denoncimet ndaj qeverisë, ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tij.

E për këtë arsye, sot Edi Rama ka vendosur që të reagojë për akuzat e bëra në faqen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ja reagimi tij sot:

Image

Edi Rama kërcënon hapur Sali Berishën Read More »

”Shpifja dënohet me burg”, ironizon Rama: ‘Gjysmëgjelat’ nuk meritojnë as 1 supë burgu, vetëm gjobë!

Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të ketë një paketë antishpifje. Por ky vendim i tij shkaktoi shumë reagime dhe ditën e sotme kryeminsitri ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se në vendet e BE-së kush shpif dënohet me 25 vite burg, ndërsa në paketën që ai ka propozuar shpifja do të dënohet me gjobë. Nga ana tjetër ai ka ironizuar edhe deputetët e opozitës duke i quajtur ”Gjysmëgjela” dhe se nuk meritojnë as 1 supë burgu.

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova ,s’meritojnë as 1 supë burgu!Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja👊” -shkruan Rama në twitter

”Shpifja dënohet me burg”, ironizon Rama: ‘Gjysmëgjelat’ nuk meritojnë as 1 supë burgu, vetëm gjobë! Read More »

“Komunisti që sabotoi demokracinë”, gazetari kryqëzon Muçin

Gazetari Arben Vata është shprehur, se Mustafa Nano është  shembulli se si Partia e Punës, sabotoi krijimin e Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale Vata shkruan se kur shikon Nanon në televizione, kupton se platformën e komunistëve për të sabotua demokracinë.

“Kur pas gati 20 vjetesh me radhe shikon kete tipin ne media ne menyre sistematike duke share e mallkuar PD dhe mbrojtur pa asnje pike morali PS, dhe nderkohe kur mendon se ky ka qene nje nga krijuesit e PD ne Skrapar dhe me vone i ngarkuar me detyra te rendesishme shteterore, e kupton qarte dhe dhimbshem platformen e komunisteve per te sabotuar demokracine qysh ne lindje. Imagjinoni qe ky zoteria hiqet tani si gazetar i pavarur dhe ka shume njerez qe kenaqen kur e shohin ne TV”, – ka vazhduar ai në postimin e tij.

Gjithashtu, ai e quan Mustafa Nanon si një gazetar pa shtyllë kurrizore.

Postimi i plotë

Mustafa Nano, nje shembull sesi Partia e Punes sabotoi krijimin e Partise Demokratike

Kur pas gati 20 vjetesh me radhe shikon kete tipin ne media ne menyre sistematike duke share e mallkuar PD dhe mbrojtur pa asnje pike morali PS, dhe nderkohe kur mendon se ky ka qene nje nga krijuesit e PD ne Skrapar dhe me vone i ngarkuar me detyra te rendesishme shteterore, e kupton qarte dhe dhimbshem platformen e komunisteve per te sabotuar demokracine qysh ne lindje. Imagjinoni qe ky zoteria hiqet tani si gazetar i pavarur dhe ka shume njerez qe kenaqen kur e shohin ne TV.

Sa gjynah per ta dhe demokracine e deformuar shqiptare, pjese e se ciles eshte edhe pjesa me e madhe e medias dhe “gazetareve” te ketij lloji pa shtylle kurrizore.

“Komunisti që sabotoi demokracinë”, gazetari kryqëzon Muçin Read More »

Një vit pa të atin, fëmijët e Dritan Priftit rrëqethin me dedikimet e tyre

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, fëmijët e ish-ministrit Dritan Prifti e kujtojnë atë me mesazhe prekës.

Çdo ditë unë shoh jashtë në botë dhe të shikoj ty në çdo gjë dhe kudo. Ti u bërë drita ime udhërrëfyese çdo ditë dhe çdo natë, më mungon kaq shumë baba”, shkuan në një postim në rrjetet sociale e bija e Dritan Priftit. Një emocion të veçantë përcjell edhe përmes fotografisë së publikuar, ku shfaqet përballë me një pikturë të të atit, e nga sytë e saj rrezaton dashuria dhe del në pah malli, për njeriun e dashur.

Edhe djali i Dritan Priftit i kushton një mesazh prekës të atit: “Më i lumturi në botë në prehrin tënd ba! Më mungo pa fund çdo gjë e jotja”.

324ba2ce-1fe8-43eb-9a96-86894345cd61

Postimin e shoqëron me një fotografi të kohëve të largëta, kur të dy, babë e bir, shfaqen të lumtur në përqafimin e njeri-tjetrit.

Një vit pa të atin, fëmijët e Dritan Priftit rrëqethin me dedikimet e tyre Read More »

Lulzim Basha shfaqet ‘i përlotur’ para mediave: Jam i tronditur (video)

Kryeministri ka gjetur kohë të flasë për paketën antishpifje jo njëherë nga dje deri sot por asnjë fjalë për tre të viktimat në Mat, sikur të ishin tre miza.

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka qenë sot në Mat ku ka vizituar familjarët e tre viktimave të sulmit të djeshëm me armë në fshatin Shëlli, të tre punonjës të Bashkisë që ndodheshin në krye të detyrës. Po kështu Basha ka parë në spital edhe të plagosurin e ngjarjes, Astrit Hanin që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kreu i PD iu ka shprehur ngushëllimet familjeve që humbën të dashurit dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurit, ndërsa në anën tjetër përshkroi një tablo të errët të gjendjes së vendit për shkak të krimit që sipas tij ka një model.

Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të flasë për këtë tragjedi, të ngushëllojë familjet dhe t’i ofrojë qytetarëve siguri.

DEKLARATA E BASHËS
Së pari dua të shpreh dhe njëherë ngushëllimet e mia për tre familjet matjane që kanë humbur të dashurit e tyre, dy djem të rinj dhe një baba, bashkëshort në këtë ngjarje makabër, në këtë masakër ndërsa ishin në krye të detyrës. Sonte së bashku me kryetarin e bashkisë së Matit, kryetarin e bashkisë së Klosit deputeten Çupi, kryetarin e PD-së kemi qenë për ngushëllim tek familjet e Erzen Alisë, Mentor Hoxhës dhe Hamit Buçit dhe sapo kam vizituar dhe Astrit Hanin i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Burrelit, të cilëve iu shpreh falënderim për kujdesin që kanë treguar për të.

Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët dhe tregon kapitullimin total të shtetit për ballë krimit dhe gjendjen e pasigurisë që mbretëron nga Shëllia në qendër të Tiranës, nga Shkodra në Vlorë. Modeli nga i cili frymëzohen ngjarje të tilla kriminale është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një model i një qeverisje të përkushtuar, një qeverisje që kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo sot.

I bëj thirrje kryeministrit ta çkyçë gojën që e përdor vend e pavend me fjalor harbut për çdo gjë, t’i ofrojë ngushëllime tre familjeve, familjarëve të kësaj masakre, t’i ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe gjithë Shqipërisë. Ndonëse jam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij nuk mund të zëvendësojë sot ndjenjën e pasigurisë që mbretëron dhe as të ofrojë ngushëllim për dhimbjen e thellë që ndiejnë qytetarët e Matit. Por dua t’i siguroj ata sikundër qytetarët e gjithë Shqipërisë se për mua, PD-në dhe opozitën rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit nga forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve që nga kryefamiljarët, të moshuarit e veçanërisht fëmijët.

Lufta pa kompromis kundër krimit që po drogon fëmijët nëpër shkolla dhe po merr jetë të pafajshme nga mëngjesi deri në darkë është prioriteti ynë numë një. Ligji dhe rendi mund dhe do vendosen me dorë të hekurt por parakusht për këtë është që të kemi një qeveri e cila vjen jo si një rezultat i kompromisit me krimin por si vullnet i hekurt për ta luftuar krimin.

Edhe njëherë dua t’i ofroj ngushëllimet e mia tre familjeve, shërim të shpejtë të lënduarit zotit Hani dhe t’iu jap një mesazh kuraje dhe force qytetarëve të Matit dhe gjithë Shqipërisë për betejën që do ta fitojmë së bashku për largimin e krimit nga politika, për largimin e krimit nga rrugët, nga sheshet dhe nga qeveria për ta çuar atje ku ka vendin para drejtësisë, prapa hekurave.

SHIKONI VIDEON KETU

Lulzim Basha shfaqet ‘i përlotur’ para mediave: Jam i tronditur (video) Read More »

Tmerri i ‘kapo-bandave’ ia pret shkurt Ruçit, i cakton afate të prera: Keni 8 muaj kohë për të luftuar krimin dhe korrupsionin!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot nw njw takim ambasadorin e ri te misionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Pasi e uroi ambasadorin Soreca për misionin e tij në Shqipëri, Kryetari i Kuvendit informoi gjerësisht mbi veprimtarinë dhe kontributin e Kuvendit në tre aspektet kryesore: kurorëzimin me sukses të hapjes së negociatave në qershor 2019; vazhdimin me vendosmëri të reformës në drejtësi dhe procesit të Vettingut; përfundimin e reformës zgjedhore.

Pas publikimit të raportit me rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë, në maj 2018, Kuvendi hartoi Planin e Veprimit me 6 objektiva dhe 46 masa për realizimin e tyre. Deri më 1 tetor janë realizuar 22 nga 37 masa të parashikuara për periudhën 1 maj-31 tetor 2018, ndërsa 15 masa janë në proces. 9 masat e tjera janë programuar të realizohen gjatë periudhës 1 nëntor 2018 – prill 2019.

Kuvendi ka miratuar 7 ligjet prioritare që shoqërojnë amendimet Kushtetuese, përfshirë ligjin për vetting-un, dhe në total ka miratuar 17 nga 27 projektligjet e reformës në drejtësi. Ndërkohë, Komisioni për Çështjet Ligjore ka në proces shqyrtimi 7 projektligje të reformës.

Gjatë periudhës Mars-30 Shtator 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar procedurën e rivlerësimit për 49 gjyqtarët dhe prokurorët të listës prioritare me 57 gjyqtarë dhe prokurorë. 25 nga 49 ose 48% të shqyrtuarve janë larguar nga sistemi dhe 27 janë konfirmuar.

Ngritja e institucioneve të reja të reformës në sistemin e drejtësisë është i kushtëzuar nga procesi i vettting-ut, si edhe konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se Komisioni i Reformës ka bërë një punë të shkëlqyer, por është i nevojshëm vullneti politik i partive, të cilat duhet të afrohen në qëndrimet e tyre, në emër të interesave të vendit. “Nëse partitë arrijnë një kompromis, reforma miratohet që nesër”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Ambasadori Soreca nënvizoi se tetë muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Shqipërinë. “Objektivi i BE-së është i qartë: Shqipëria duhet të jetë në BE dhe për këtë po punojmë të gjithë”, u shpreh Ambasadori Soreca. Por për këtë duhen rezultate konkrete, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi po lavdërohet për kurajon dhe përgjegjësinë që po demostrohet për zbatimin e saj.

Vetting-u po funksionon, por është shumë e rëndësishme të krijohen organet e reja të sistemit dhe për këtë duhen shtuar përpjekjet. Përsa i përket reformës zgjedhore, ajo po shkon drejt përfundimit, por për këtë duhet që partitë të mbështesin më shumë Komisionin e reformës dhe të arrijnë një kompromis në të mirë të vendit.

Tmerri i ‘kapo-bandave’ ia pret shkurt Ruçit, i cakton afate të prera: Keni 8 muaj kohë për të luftuar krimin dhe korrupsionin! Read More »

Ministrja e Ramës ka një nuse pashke tatuazh në këmbë, komenti i fotografit do t’ju shkrijë së qeshuri

Një nga Ministres e kabinetit Rama, ka një tatuazh “interesant” në këmbë, dhe këtë nuk e ka lënë pa komentuar fotografi i parlamentit, Agim Rama.

Ai e ka postuar këtë foto në Facebook, duke shkruar: Shpresojmë t’i sjellë fat nuse pashka ministres…/ShkodraNews

Ministrja e Ramës ka një nuse pashke tatuazh në këmbë, komenti i fotografit do t’ju shkrijë së qeshuri Read More »