Politike

Basha sulmon prokuroren e Krimeve të Rënda: Ja pse duhet të ishte sot në hetim…

Lideri i opozitës ka replikuar në distancë me kreun e qeverisë lidhur me ultimatumin e dhënë prej këtij të fundit për luftën ndaj “të fortëve”. Lulzim Basha i kujtoi Ramës se u ka dalë në mbrojtje zyrtarëve të lartë duke i kujtuar rastet.

Basha mes emrave që duhet të ishin në hetim për pengim të hetimeve të audio-përgjimit përmendi dhe Donika Prelën, kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”, shkruan Basha në Tëitter.

Basha sulmon prokuroren e Krimeve të Rënda: Ja pse duhet të ishte sot në hetim… Read More »

Ultimatum për Bashën, digj mandatet brenda datës 8 dhjetor ose një grup tjetër do ta drejtoj partinë

Deputetët demokratë dhe ata të opozitës duhet të dorëzojnë mandatet para datës 8 dhjetor. Si një ultimatum për kryetarin e PD, Lulzim Basha ka ardhur kjo thirrje e ish-kreut të PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

Teksa ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax News Elezi ka theksuar se nëse Basha nuk i drejton deputetët drejt kësaj lëvizjeje, atëherë PD-ja do të drejtohet nga një grup që do të rrëzojë Ramën në 8 dhjetor dhe më vonë do të bëjë riorganizimin e Partisë.

“Kjo parti nuk është e bashkuar kur bashkohen tre katër krerë. Është e turpshme që 40 deputetë të mos dorëzojnë mandatet me 29 tetor. Kjo duhet të shërbejë si ultimatum për Bashën. Nëse ai nuk i drejton deputetët drejt djegies së mandateve, atëherë drejtimin e PD-së do ta marrë një grup që do të rrëzoj Ramën me 8 dhjetor dhe do të bëjë riorganizimin e partisë më tej”, u shpreh Elezi.

Ultimatum për Bashën, digj mandatet brenda datës 8 dhjetor ose një grup tjetër do ta drejtoj partinë Read More »

Çfarë do të ndodhi sot me ish-ministrin Tahiri? Apo përgatitet rikthimi i tij në PS…

Saimir Tahiri mund të jetë nga sot person jo më nën hetim dhe kjo do t’i hapte rrugën rikthimit të tij në Partinë Socialiste. Kjo pasi afatet hetimore kanë përfunduar tashmë dhe sot Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë një vendim të rëndësishëm për këtë çështje.

Në një kohë kur dy prej prokurorëve, që udhëhiqnin hetimet janë larguar dhe gati po mbushet viti që kur Tahiri është vendosur nën hetim, Prokuroria është përballë tri mundësive. E para, dhe me më shumë gjasa, është kërkesa për shtyrje edhe me tre muaj të afateve të hetimit. Vetëm një muaj më parë, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të afateve të hetimit për Jaeld Çelën, ish-drejtues i Policisë në Vlorë, i cili gjithashtu është pjesë e dosjes.

Burime brenda mbrojtjes, thonë gjithashtu, se presin një zgjatje të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm. Por gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda mund të kërkojë edhe dërgimin e çështjes në gjykim, ose pushimin e saj për mungesë provash. Burime brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thonë për “Panorama” se të hënën do të ketë një veprim konkret lidhur me këtë dosje.

Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.

Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi” rreth orës 10:51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014 në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga Qafë-Bota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi” që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.

Çfarë do të ndodhi sot me ish-ministrin Tahiri? Apo përgatitet rikthimi i tij në PS… Read More »

Leksione nga Nard Ndoka: Basha më në fund e kuptoi që reforma zgjedhore nuk kryhet me pazare politike

Kompromiset dhe pazaret politike janë gabimet që po bën lideri i PD Luzlim Basha. Dhe ky përfundim vjen i shprehur nga aleati i tij, Kryetari i PDK-së Nard Ndoka. I ftuar në Oranews, Ndoka u shpreh se Basha duhet të tregohet përherë i sinqertë me partitë aleatë në opozitë në lidhje me reformën zgjedhore, një proces i cili duhet ta fusë në punë opozitën që të shtyjë përpara kërkesat e saj.

“PD besoj që e ka kuptuar gabimin e vet, se reforma zgjedhore nuk kryhet nëpërmjet pazareve politike, nuk kryhet që dy parti politike vendosin se kush do të jetë gara për të garuar gjithë faktori politik. Kjo është një mendësi primitive e gabuar dhe ka rezultuar e dështuar për të dyja palët, një kosto jo të vogël ka edhe PD. Ndaj, shpresoj që edhe Basha do të reflektojë nën frymën e një konsensusi në radhë të parë me partitë opozitare.

Shpresoj që PD do tregohet e sinqertë me aleatët e vetë edhe nuk e ka luksin që të bëjnë përsëri manovra, çka do ta nxirrte atë të zbuluar edhe përballë aktorëve të tjerë politike por edhe në sytë e qytetarëve. Kështu që Basha e ka mision politik edhe harmonizimin e problematikës që ekziston mes partive politike opozitare duke vendosur një standard të besueshëm për gjithë politikën”, shprehet aleati i Bashes, Nard Ndoka..

Kryetari i Partisë Demokristiane tha se opozita do të hyjë në zgjedhjet locale me qëllimin për t’I fituar ato. “Opozita është e vendosur për të hyrë në zgjedhje, sepse në fund të fundit kjo është edhe aksioni politik për tu përballur me mazhorancën, e cila është në rënie. Çdo ditë ka skandale nga më të ndryshme duke vështirësuar jetën e qytetarëve.
Ne nuk shohim një pengesë për të anashkalaur përballjen me këtë mazhorancë. Por nga ana tjetër kemi një mazhorancë të papërgjegjshme, e cila po provokon nëpërmjet reformës zgjedhore në mënyrë të njëanshme. Nuk ka minimumin e respektit institucional për opozitën, për të tentuar kompromisin, konsensusin për politikën shqiptare, për të vendosur disa standarde, për tu bërë opozita pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë.

Ajo nismë ligjore që opozita ka për dekriminalizimin e politikës është mjaft e rëndësishme për të krijuar një klimë besimi për zgjedhjen. Pra, ka disa pengesa, disa madje kanë vendosur një humnerë mes palëve. Unë shoh një lloj përplasje politike. Me këtë situatë politike, nëse nuk do ketë një kthesë të menjëhershme nga kryeministri, unë shoh një hendek të madh dhe zgjedhjet lokale janë të rrezikuara. Natyra e zgjedhjeve lokale është më komode për opozitën, në fund të fundit për ta testuar edhe këtë mazhorancë, qëndrueshmërinë e saj, si do reflektojë përballë këtyre kërkesave të ligjshme që opozita ka”, deklaron Ndoka.

Leksione nga Nard Ndoka: Basha më në fund e kuptoi që reforma zgjedhore nuk kryhet me pazare politike Read More »

Pse hesht Sali Berisha për ‘Paktin Detar 2’, me Greqinë?

Ish koloneli Myslim Pashaj vjen me një koment lidhur me marrëveshjen e detit të shtetit shqiptare me atë grek. Sipas tij ish kryeministri Sali Berisha hesht për të fshehur paktin e bërë prej tij në 2009, mbi të cilin duket se shteti fqinj i qëndron ende.

YSLIM PASHAJ/ Informacionet që mbërrijnë nga vendi fqinj, të përkitura edhe me ato të Berishës, na rrëfejnë se e sotmja e Paktit Detar-2 është e përngjashme me atë të Paktit Detar-1. Prej këtij çasti Sali Berisha filloi të heshtë. E pabesueshme! Sali Berisha dhe Costa Karamanlis gjatë firmosjes së marrëveshjes për Detin në 2009. Sali Berisha që nga viti 2009 e këndej s’iu nda së mbrojturi Marrëveshjen e parë për delimitimin e detit me Greqinë, me të gjithë përkushtimin e tij për ta larguar e për ta mbuluar, atë Pakt Pushtimi Marrëveshja ishte përgatitur në mënyrë të shpejtë e të fshehtë, e firmosur nga Ministrat e jashtëm në prani të Kryeministrave.

Sali Berisha nuk hoqi dorë në aspekti tekniko ligjor për të mbrojtur metodën e barazlargësisë strikte që çonte në humbje Shqipërinë. Për personazhet negociatorë dha poste më të larta dhe s’kurseu sulmet ndaj mediumeve dhe oponencës profesionale. Me po me të njëtin vendosmëri sulmoi Gjykatën Kushtetuese, duke aluduar se situata ishte përgatitur nga një shtet i tretë…( ndikim I Turqisë!!!…etj). Kaluan nëntë vjetë dhe pritet që të mbushet viti i dhjetë nga ai moment historik i trazuar.

Që nga janari i këtij viti, e në vijim, Sali Berisha ka qënë i vetmi burim që ushqente njoftime për negociatat dhe negociatorët e rinj. Sidomos pas takimit të Kretës. Me siguri që brenda strukturave të Ministrisë së Jashtme dhe të Europës ai ka njerëzit e tij që e informonin, kur pjesa tjetër e mediumeve dhe oponenca e shoqërisë civile, mbahet ende në hermetizëm. Sali Berisha permëndi me emër dhe dy anëtarë të Grupit Negociator, duke iua shpalosur edhe biografitë, mospërkimet, po ashtu shfaqi edhe imazhe të pranisë së tyre në Takimin e Kretës, duke hamendësuar edhe për pazare ( më jep atë hapësië…. të jap këtë zonë…!) që kishin filluar. Ai ngriti zërin në mbrojtje të Zonave Ekonomike Eksluzive Naftëmbajtëse duke deklaruar se “ai me të tijtë, me trupat të shtrirë! do të vendoseshin në hapësirën detare, në mbrotje të pasurive përrallore!”

Po ashtulloj ai komentoi për herë të parë metodat dhe principet duke u qasur me “equite= equity= equitable solution…” të cilat s’i kishte pranuar gjer atëherë. Hollësitë vijonin, ai fliste për vonesë në “blerjeve të softëare-s grafike” nga pala shqiptare. Ndiqte veprimtarinë brendshem të grupit dhe anëtarëve të veçantë të cilat nuk kishin pranuar të firmosnin… ( ai deklaroi për ata se “ishin patriotë…etj) ”. Të gjitha këto pandehma, për herë të pare, në shumë informacione të tjera atij i dolën parashikimet. Informacionet që mbërrijnë nga vendi fqinj, të përkitura edhe me ato të Berishës, na rrëfejnë se e sotmja e Paktit Detar-2 është e përngjashme me atë të Paktit Detar-1.
Prej këtij çasti Sali Berisha filloi të heshtë. E pabesueshme!

– Mospranimi i palës greke të principeve dhe metodave që i sigurojnë Shqipërisë zgjidhje ne drejtë dhe të ndershme,
– mospranimi i” equite” – shmangja nga diskutimi për Zonën Ekonomike Eksluzive , të vetmen në Otranto, – shmangia po ashtu edhe e Barketës shqiptare… etj. Këto e kanë bërë Berishën të ndërroje mëndje. Po a ka rënë në gjum ky i pagjumë!?! Dyshohet! Shurdhëria brenda zhguallit të tij është e përkohëshme. Kush është çelsi i enigmës?
Ndofta, mendohet se ajo që ka ardhur dhe pritet të kryhet , e afron atë jo vetëm me palën Greke me të cilën e bëri marrëveshjen e parë, por edhe me Kryeministrin e sotëm i cili e ka akuzuar atë për tradhëti kombëtare. Ky përkim do të bëjë që t’i ngelet në kurriz Kryeministrit të tanishëm, barrikada që ka ngritur Gjykata Kushtetuse e Shqipërisë me nenin 4/4:

“Nuk duhej të ishte zbatuar parimi i barazlargësisë strikte për përcaktimin e kufirit detar, i cili ka sjellë pasoja të disfavorshme për shtetin shqiptar duke humbur padrejtësisht sipërfaqe të konsiderueshme hapësirash detare, për shkak se dy brigjet kanë kushte gjeografike të ndryshme. Në vend të tij duhej zbatuar parimi i barazlargësisë i kombinuar me ekitene (frëngjisht equite ose anglisht equity), i cili bën të mundur arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndërshem”.

Në kushtet kur kënaqen synimet gjeostrategjike dhe ekonomike të Greqisë në Veriun e Detit Jon, Otranto dhe Kanalin e Korfuzit, krijohen mundësi dhe zbutje të fqinjit jugor në hapjen e rrugës për në BE.
“BE”? Ky do të jetë moment tjetër ndryshimi për Berishën, shpresë që ai të zgjohet dhe t’ia fillojë luftës nga e para, për të akuzuar Qeverinë e Sotme për Tradhëti. Ja kjo është një histori groteske e heshtjes së Sali Berishës dhe hedhjes në det të interesave kombëtare.

Pse hesht Sali Berisha për ‘Paktin Detar 2’, me Greqinë? Read More »

Ilir Meta ka mbetur vetëm me Gjinin e “Portokallisë” dhe me Gjinin e (pa)drejtësisë

Emblema e korrupsionit shtetëror shqiptar, Ilir Meta po përjton vetminë, për shkak të braktisjes së madhe, prej politikanëve, qeveritarëve, ish-vartësve, “ushtrisë” së servilëve, bashkëhajdutëve, eksponentëve të botës së krimit dhe gjithë kategorisë e tij.

Këtë vetmi, ai po e kompenson, me udhëtimet e trishta nëpër male, fshatra, shpella e qytete, duke u vetë-katandisur, në “murg”, i mbyllur brenda mureve të presidencës dhe një “endacak”, që kur e mbërthen superkriza psikologjike e hijes së  mëkateve, del e bredh rrugëve.

Nëse para 1 viti, i shkonte prapa një “lukuni” politikanësh, biznesmenësh, zyrtarësh të lartë, botuesish, pronarë mediash turma kantundarësh, “trimi” Çepanit hiqej, krekosej, kapardisej e ecte në krye të tyre, si “Koka e botës”.

Ndërsa tani, ka humbur kapadaillkëun, ka braktisur kostumet, ka ulur hundën, veshët e i është bërë koka sa një “lëpirëse”, dhe nuk po ndihet më, nuk po begeniset as nga kamerierët e lagjes, krejt i braktisur me qenin dhe macen e tij.

Qysh nga koha kur e degdisën dhe e ngujuan jo pa qëllim në Presidencë dhe menjëherë, pasi kuptoi se reformën në drejtësi, nuk e kanë në dorë Llalla, Zaganjori e Beçaj, por e drejton SHBA, presidenti “krim”, në çdo dalje publike, tregon se ka mbetur vetëm me dy persona, me të njëjtin emër.

Njeri është aktor komik, ndërsa tjetri gjyqtar. Njerin e mban, financon dhe e përdor si klloun, ndërsa me tjetrin, vazhdon pazare emërimesh në drejtësi dhe lirime kriminelësh e drejtorësh hajdutë, që i kanë mbushur thasët me miliona.

Likja i Çepanit, ish-njeriu që komandonte gjithçka, tani nuk po komandon dot as veten. Nuk e përfill askush, ka mbetur vetëm me Gjinin e “Protokallisë” dhe me Gjinin e (pa)drejtësisë, me njërin është komshi në Lalëz, ndërsa me tjetrin është ortak në korrupsion dhe mbrojtje të krimit në KLD e gjykata.

Por edhe nëse, siç thonë ata matanë oqeanit, Likja, do të çohet ca vite me “pushime” në Reç, përsëri do ketë lidhje me dy Gjinët, mbasi njeri do bëjë humor me prangosjen e tij, ndërsa me tjetrin, mund të takohen në gjykata e qeli, si “miq” me të njëjtin fat./Pamfleti

Ilir Meta ka mbetur vetëm me Gjinin e “Portokallisë” dhe me Gjinin e (pa)drejtësisë Read More »

Këmisha 23 mijë Dollarë? Rama: Kjo shpifje shkon në gjyq

Një postim në rrjetet sociale i ish-Kryeministrit Sali Berisha për këmishat e kreut të qeverisë, ka bërë që të reagojë Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e ka konsideruar shpifje deklaratën e Berishës, që sipas tij, ka blerë në New York këmisha 23 mijë Dollarë.

Sipas Ramës, paratë që do të përfitohen nga procesi gjyqësor do të shkojnë për të bërë përparëse për kopshtin.

“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik (+ në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi! Kjo shpifje do shkojë në gjyq. Hugo Bossi im quhet Arjan, qepja si në Nju Jork çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti“, thotë shefi i Ekzekutivit.

Mbrëmë, Berisha postoi në Facebook një mesazh të “qytetarit dixhital”, ku shkruante se Kryeministri Rama ka blerë në New York tek firma Hugo Boss këmisha për 23 mijë Dollarë.

Këmisha 23 mijë Dollarë? Rama: Kjo shpifje shkon në gjyq Read More »

Edi Rama kërcënon hapur Sali Berishën

Për të hequr vëmendjen nga skandalet e panumërta të qeverisë së tij, Edi Rama ka hedhur në treg atë që ai e cilëson si ‘ligji anti-shpifje’.

Kjo sjellje e Ramës nuk është vetëm për të hequr vëmendjen, por edhe për të kërcënuar mediat që të mos publikojnë denoncimet ndaj qeverisë, ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tij.

E për këtë arsye, sot Edi Rama ka vendosur që të reagojë për akuzat e bëra në faqen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ja reagimi tij sot:

Image

Edi Rama kërcënon hapur Sali Berishën Read More »