Politike

Meta i trembur nga burgu, del hapur kundër SHBA-BE, kërkon rishikim total të ligjeve të reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese

Partnerët tanë kërkojnë përshpejtimin e pastrimit të drejtësisë dhe politikës nga “peshqit e mëdhenj”, përmes reformës në drejtësi dhe Vettingut, vlerësojnë se procesi ka shënuar sukses të dukshëm. Presidenti kërkon zhbërjen e ndryshimeve Kushtetuese dhe ligjeve të reformës, duke kërkuar të riformatohen nga e para, skenar për të shpëtuar nga prangat veten, bashkëshorten Monika dhe tërë kupolën e korruptuar politike

“Laku” për “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri sa vjen dhe po ngushtohet, në progresion të fortë me reagimin e tyre për të shpëtuar.

Duke qënë se politika e SHBA dhe BE ndaj Shqipërisë dhe qëndrimi i fortë për luftë ndaj krimit e korrupsionit nuk ka ndryshuar as me ardhjen e zv.ambasadores së SHBA Leyla Moses-Ones dhe ambasadorit të ri të BE Luigi Soreca, politika e inkriminuar është vënë në lëvizje.

Një natë më parë ka qënë Presidenti Ilir Meta ai që ka reaguar fort kundër reformës në drejtësi, duke kërkuar zhbërjen e saj.

Ish kreu i LSI, i frikësuar nga burgu për shkak të dosjeve të rënda që ka në ngarkim, është shprehur se kjo reformë nuk është efikase dhe ka bllokuar të gjitha institucionet e drejtësisë.

Madje ka qënë konkret, teksa ka nënvizuar se ka disa elementë të rëndësishëm të reformës në drejtësi, të zbatimit të saj dhe krijimit të institucioneve të reja, ku mungesa e çdo institucioni në parashikim me ndryshimet kushtetuese, është problematike.

Më problematik sipas tij është fakti që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese funksionale. Dhe për Metën, një vend që s’ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, pothuajse nuk ka Kushtetutë, në kuptimin e garancisë së zbatimit dhe respektimit të të drejtave kushtetuese.

Një deklaratë vërtetë skandaloze e Ilir Metës, duke pasur parasysh se ai si President i Republikës firmos dekrete në emër të Kushtetutës, kthen apo kalon ligje në emër të Kushtetutës, duke e ditur siç e pranon dhe vetë, se vendi është pa aktin themeltar të shtetit.

Por është pikërisht Meta ai që ka bllokuar një prej institucioneve më të lartë të drejtësisë, Kushtetuesen, duke mos pranuar kërkesën e kreut të Kuvendit për të plotësuar vendet vakante në Komisionin e Emërimeve në Drejtësi. I cili siç e pranon dhe vetë Meta, nuk është funksional.

“Për të dalë nga një situatë që shpeshherë duket si një ekstraligjore, mendoj që një dialog ezaurues i harmonizimit të ndryshimeve kushtetuese me legjislacionin përkatës dhe me situatën konkrete, është i domosdoshëm për të shuar çdo paragjykim dhe për të hedhur hapa të shpejtë në krijimin e këtyre institucioneve dhe funksionimin e tyre”, tha Meta.

Kreu i shtetit e ka hedhur larg e larg në intervistën e tij, idenë e ndërhyrjes totale në Kushtetutë për të zhbërë të gjitha ligjet dhe nenet e reformës në drejtësi.

Duke justifikuar ndërhyrjen në Kushtetutë dhe në ligjet për reformën në drejtësi, Meta tregon arësyen që sipas tij bëhet. Këto riformatime për Presidentin bëhen “në mënyrë që të rishikonim gjithçka, që nga praktika rezulton e vështirë apo e pamundur, në mënyrë që ne të krijonim një mjedis të pakontestueshëm nga ana ligjore dhe kushtetuese për krijimin e këtyre institucioneve”.

Në këtë mënyrë Presidenti Ilir Meta del hapur kundër reformës në drejtësi dhe ligjeve të kësaj reforme, kundër Vettingut në drejtësi, duke kërkuar rikthimin e këtij procesi në pikën zero.

Ky është një skenar i Metës, i mbështetur dhe nga opozita, që të shkatërrojë procesin e reformës në drejtësi, ta zvarrisë sa më shumë, të mërzisë të gjithë ‘partizanët’ e kësaj reforme, duke filluar nga SHBA dhe BE, dhe të fitojë kohë në përpjekje për të evituar qelinë.

Dhe një kërkesë të tillë për rifillimin e reformës në drejtësi nga e para, Meta e bën në kushtet kur partnerët tanë ndërkombëtarë janë shprehur se, ndonëse me ritme të ngadalta, reforma në drejtësi është një proces që ka dhënë rezultate mbresëlënëse.

Ndërsa SHBA dhe BE kërkojnë përshpejtimin e këtij procesi të rëndësishëm të pastrimit të drejtësisë dhe politikës nga “peshqit e mëdhenj”, Presidenti del hapur kundër ndryshimeve Kushtetuese dhe ligjeve të reformës, duke kërkuar bërjen nga e para.

Një skenar ky për të shpëtuar veten, bashkëshorten Monika dhe tërë kupolën e korruptuar politike, nga burgu./Pamfleti

Meta i trembur nga burgu, del hapur kundër SHBA-BE, kërkon rishikim total të ligjeve të reformës në drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese Read More »

Rama ironizon sherrin mes PS dhe PD në Bruksel, “Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise”

Rama ironizon sherrin mes PS dhe PD në Bruksel, “Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise”
Ndërsa një ditë më parë u përplasën përfaqësuesit e PD dhe PS në Bruksel, Kryeministri Rama e komenton duke e ironizuar këtë situatë.

Sot Kryeministri Edi Rama për mes një fotoje në ‘Instagram’ ka ironizuar incidentin e djeshëm, pasi opozita edhe pse u largua nga salla e PE-së, nuk nguroi që të merrte pjesë në drekën e përbashkët me të pranishmit, ku ishte edhe Balla. “Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…”, shkruan Rama.

Rama ironizon sherrin mes PS dhe PD në Bruksel, “Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise” Read More »

Vjen një lajm i mirë nga BE-ja, për Shqipërinë

Miratohet deklarata e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE,

Kreu i Grupit Parlamentar të PS dhe njëherësh bashkëdrejtues i delegacionit Shqipëri-BE në Parlamentin Evropian, Taulant Balla, ka bërë me dije se sot është miratuar Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimi.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se në deklaratë thuhet: Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019

POSTIMI I PLOTË
Faleminderit Parlamentit Europian grupeve më të mëdha politike nga e djathta në të majtë, për miratimin e Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali:

Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019. Jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE.
Shënim: Jam i keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë që Duam.

Mbledhja Shqipëri-BE/ Balla bën deklaratën e fortë: Nëse një nga ato që tha Pollo është e vërtetë, unë jam gati të…

Pas largimit të opozitës nga Mbledhja e Komisionit të Përbashkët Nderparlamentar Shqipëri-BE, ne Bruksel, ku kërkuan që Taulant Balla të hiqej nga roli i drejtuesit të komisionit, pasi është në akuzë për lidhje me krimin, ky i fundit gjatë fjalës së tij u shpreh se nëse një nga gjithë ato akuza që Genc Pollo i drejtoi në këtë mbledhje është e vërtetë, atëherë ai është i gatshëm që të përballet në gjykatën e Brukselit.

“Mesa duket ju të gjithë që jeni këtu e doni vendin tim më shumë sesa opozita jonë, për fat të keq dhe për këtë më vjen keq. Por unë deklaroj se nëse qoftë dhe një nga ato akuza që Pollo hodhi kundër meje, është e vërtete, atëherë jam gati të përballem me gjykatën e Brukselit. Unë kam informacionet e mia që përfaqësuesit e opozitës sot këtu, ishin të urdhëruar nga Lulzim Basha për të gjithë këtë debat, dhe për këtë më vjen keq”,. tha Balla.

Vjen një lajm i mirë nga BE-ja, për Shqipërinë Read More »

Çështja “Balla”, bëhet nami në Parlamentin Europian. Gjithcka çfarë ndodhi

Çështja “Balla” është bërë problem para syve të politikanëve europianë.
Debati brenda politikës shqiptare ka kaluar kufirin dhe kësaj here është spostuar në Bruksel. Genc Pollo dhe Taulant Balla kanë ngritur tonet edhe në Parlamentin Europian.

Teksa Balla fliste përballë të pranishmëve, Genc Pollo kërkoi të merrte fjalën. Ndërkohë drejtuesja e Komisionit “kritikoi” Pollon, ndërsa ky i fundit bashkë me përfaqësuesit u larguan nga salla.

“Eurodeputetët e sikletosur nga Balla. Ç’të bëjmë, zemë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Eurodeputetët kerkojne zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”, tha Pollo.

Pollo kërkon që komisioni të mos drejtohet nga Balla, ndërsa ka theksuar se kjo është e padenjë të jetë bashkëkryetar.

“Është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar. Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi. Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Ne nuk mund të rrimë e të votojmë deklarata me thirrje kundër krimit te korrupsionit me Ballën në presidium. Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zënë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë. Dhe po i kërkojnë llogari ekzekutivit të tyre për skandalet e shumta të Balles. Edhe pse kjo është hera e fundit me Ballën bashkëkryetar ne këtë parlament. Me Ballën shef delegacioni parlamentar sabotohet integrimi europian dhe silurohet hapja e negociatave vitin tjetër”, shtoi ai.

Drejtuesja e komisionit kërkoi nga deputetët e opozitës të respektojnë rendin e ditës, por theksoi faktin se me largimin nga mbledhja, deputetët tregojnë se janë kundër dialogut.

Po gjatë ditës së sotme ka patur reagime dhe kundër-reagime në distancë mes Ballës dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Balla deklaroi se Basha ka porositur deputetët e tij për të krijuar rrëmujë në Parlamentin Europian, ndërsa i bëri thirrje që të ishte i kujdesshëm, me qëllim për të ruajtur imazhin e vendit duke mënjanuar sulmet politike, të cilat sipas tij janë të pabaza.

Nga Brukseli Balla tha se betejat mes kampeve politike duhet të lihen në Shqipëri. Po ashtu Balla bëri deklaratën e fortë, ndërsa shtoi se nëse ndonjë nga akuzat që lëshoi deputeti i PD-së Genc Pollo është e vërtetë, ishte i gatshëm që t’i bëhet gjyqi në Luksemburg.

“Ne duhet të lëmë betejat tona në Shqipëri, dhe këtu të bashkojmë forcat me ju. Nëse 1% kaq është shumë 1 në 1 mln nga gjithcka sa tha z. Pollo jam gati të më bëhet gjyqi ne gjykaten e Luksemburgut”, tha ai.

“Ata duhet të votojnë bashkë me mua ligjin e Magjistraturës. Dy vite me parë votuam reformën në drejtësi. Ishte Kukan, Fleckenstain, por ka shumë ligje në parlament që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament kolegët ne parlament duhet të kuptojnë se nëse duan të vijnë në pushtet vihet me zgjedhje të lira. Ndryshimi nuk behet me marrëveshje por përmes votës se popullit dhe te kesh zgjedhjet e lira. Ndryshimi nuk behet me marrëveshje por përmes votës se popullit dhe te kesh zgjedhjet e lira ne thamë se duhet te bëjmë ndryshimet ne kodin zgjedhor. Drafti është këtu, unë dua t’ju jap një kopje gjithçka është aty nga A te ZH. Vettingu po vazhdon gjysma e tyre që e kanë kaluar, për fat të keq ose për fat të mirë. Faleminderit për angazhimin tuaj. Ju e doni vendin tim më shume se opozita jonë”, tha ai.

Çështja “Balla”, bëhet nami në Parlamentin Europian. Gjithcka çfarë ndodhi Read More »

PD-PS përplasen në Bruksel, opozita braktis takimi, të largohet Taulant Balla

Ka shkuar deri në Bruksel përplasja mes PD dhe PS. Sherri mes tyre është zhvendosur në Parlamentin Europian ku opozita ka braktisur takimin. Ka qenë Genc Pollo ai që ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni, duke thënë se ai është pardon i krimës dhe i drogës. ‘’Është e padrejtë që Balla të jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni. Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndryshoi këtë deputet me një tjetër dhe turp për ne që e toleruam ”, mësohet të jetë shprehur Pollo, pak para se të linte sallën bashkë me kolegët e tij të PD-së.

Sipas Pollos, “me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”. Sipas Pollos, eurodeputetët kërkojnë zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. “Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”.

Por teksa ai fliste ndërhyri Monika Macovei, nënkryetarja komisionit të Stabilizim Asociimit, duke i thënë që të mos vazhdonte më. “Të gjithë këto akuza që ju thoni, i kemi kontrolluar dhe nuk janë të vërteta”– tha ajo. Edhe para nisjes së kësaj seance në parlamentin europian ka pasur një përplasje përmes statuseve në Facebook mes Pollos dhe Ballës, ku ku i fundit shkruante: Lulzim! Ti e di që je zyrtarisht në hetim për “kallzim të rremë” bashkë me Shpifës Nuhun. Për mua flasin qartë kamerat e komisariatit (s’kam qenë hiç aty, madje as Nuhun s’e ke aty). Nesër, sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një kallzimi tjetër për ty dhe Florenc Hoxhën, shokun tënd të famshëm që s’i zë dora vend pa shkelur ligjin👎.

PD-PS përplasen në Bruksel, opozita braktis takimi, të largohet Taulant Balla Read More »

Rama dorëzon ‘kokat’ e bandave? Ultimatum drejtorëve të policisë: Godisni të fortët, ata që përgjakën ish-bllokun

Kryeministri Edi Rama ka bërë një ultimatum para drejtuesve të Policisë së Shtetit, teksa ju ka kërkuar atyre të godasin të fortët e Bllokut.

Në një takim me drejtuesit e policisë, Rama ka thënë se vendi ynë është me një indeks më të ulët kriminaliteti, si dhe me një indeks pozitiv në sigurinë e qytetarëve. Kryeministri ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që të mos shpërqëndrohen nga shpifjet, por të vazhdojnë punën dhe të godasin “të fortët”.

“40 vrasje sivjet për priudhën janar-shtator, 43 vjet. 54 parvjet. 84 në janar-shtator 2013-ës. Më keq akoma në 2012, 92 vrasje. Pra më shumë sesa dyfishi në krahasim me sot. Por sot ka nisur një kujë e zezë, kanal më kanal, portal më portal, foltore më foltore, banak më banak, që rreket të ushqejë popullin se krimi po bën kërdinë, se po vritet si kurrë më parë, se policia nuk po lufton krimin, por është bërë njësh me të. Krahasimet janë nga burimet zyrtarë të statistikave në Europë. Bëhet fjalë nga burimet zyrtare që i referohet edhe KE.

Roma, Athina e plot qytete të tjera, e kanë më të lartë se Tirana indeksin e krimit. Tirana ka një indeks më të lartë sigurie se Roma apo Athina. Këto dy qendra janë shumë të afërta me ne dhe nuk ka shqiptarë që mund të dëshmojë se në Romë apo Athinë ka parë ndonjëherë ndojë gërdi zifti dhe helmi, ekran më ekran, për krimin.

Kam kërkuar sot, që të flas me ju dhe përmes ju me të gjithë punonjësit e Policisë së shtetit. Po kalojmë një moment kur mbi publikun, e për fat të keq edhe mbi Policinë e Shteti është marrë një fushatë shpifjesh të rrezikshme. Bota i njeh si Fake News që përhapen. Lajmi i rremë, shpifja ka qenë me ne në faqet e gazetave dhe në mediat tradicionale.  Kam ardhur këtu, sepse dalldia e shpifjes nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në punë tuaj.

Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformat e tyre, nuk duhet t’u shpërqendrojë nga misioni dhe qëllimi i këtij trupi. Që nga të fortët e llojit, që sollën përgjakjen e bllokut në Tiranë, e deri tek ata kundra-vajtësit që shkelin rregullat. Çdo gjë baltoset këtu. Britania  e Madhe, Suedia apo Franca, Bullgaria kanë një indeks kriminaliteti më të lartë se Shqipëria. Shikoni indeksin e sigurisë. E kemi në mesatar indeksin e sigurisë. Pa dashur t’ju marr shumë kohë me statistika, shikoni disa krahasime interesante. Këto janë bërë jo nga unë dhe nga policia, por nga institucionet europiane”, ka thënë Rama.

Rama dorëzon ‘kokat’ e bandave? Ultimatum drejtorëve të policisë: Godisni të fortët, ata që përgjakën ish-bllokun Read More »

Sali Berisha feston 74-vjetorin dhe bën një falënderim special: Udhëtimi më mahnitës që…

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, një nga politikanët më jetëgjatë të pas rrëzimit të sistemit totalitar, ka festuar sot 74-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shprehur falënderim për familjen, Zotin dhe miqtë e tij për udhëtimin në jetë.

“Sot dita e te gjitha diteve te mia, 74 vjetori i lindjes! Falenderim te perzemert dhe mirenjohje te pakufishme Zotit, familjareve te mi dhe ju miq te dashur per udhetimin mahnites qe me keni dhuruar! Sb”, thuhet në postimin e Sali Berisha.

Sali Berisha feston 74-vjetorin dhe bën një falënderim special: Udhëtimi më mahnitës që… Read More »