Politike

Shqipëria i jep tjetër goditje pas shpine SHBA-ve, zbulohet vota në OKB

Zëvendës kryetari i Komisionit të Jashtëm parlamentar, deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se qeveria shqiptare i dha një tjetër goditje pas shpine SHBA-së në Asamblenë e OKB.

Shehu theksoi se të martën përfaqësuesi i Shqipërisë votoi përsëri kundër SBBA, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77.

“Ky veprim, krejt në kundërshtim me interesat tona kombëtare, është ne vazhdën e te tilla qëndrimeve të Qeverise sonë në Dhjetor në OKB, Konferencën Islamike e me tej ne Gjeneve”, shkruan Shehu.

MESAZHI I SHEHUT
Qeveria shqiptare i jep tjetër “goditje” mbas shpine ShBA ne Asamblene e OKB.
Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77.
Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB.
Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77.

Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve.
Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves.
Ne kete menyre ne duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qi i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.

Shqipëria i jep tjetër goditje pas shpine SHBA-ve, zbulohet vota në OKB Read More »

Balla: Nuk e kam takuar Alizotin, në të kundërt shkoj në “kokërr të burgut”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në emisionin “Opinion” se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë Fredi Alizotin, i cili në përgjimet e prokurorisë dhe në videon e publikuar nga Partia Demokratike pretendon të kundërtën.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë. Nuk e njoh këtë person dhe sot në kallëzimin e depozituar në Prokurori, këto që them para jush i kam thënë edhe atje. Nesër kam kërkuar që të shkoj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që këto që po them këtu t’i them edhe atje”,– tha Balla.

Pyetjeve se nëse mund të jetë ndonjë Taulant tjetër, Balla iu përgjigj: “Nuk e di, unë nuk jam. Deklaroj me përgjegjësi. Ju e dini që unë kam bërë një kallëzim penal dhe kam deklaruar me përgjegjësi të plotë që nuk e kam takuar, nuk jam unë ky personi. Dhe ju e dini që kallëzimi im, në rast se vërtetohet e kundërta rrezikoj deri në 5 vite burg, marr përgjegjësi të një kallëzimi të rremë, është nga gjobë deri në 5 vite burg, apo jo?

Kam edhe unë kritikat e mija për Prokurorinë lidhur edhe me këto përgjime, në asnjë vend nuk mund të dilnin këto përgjime në publik. Në asnjë vend nuk mund të ndodhë që të dalë, më falni, një idiot, të përmendë emrin e një politikani, dhe sigurisht tani ky politikani apo qytetari duhet të justifikojë në media jam, apo nuk jam unë. Nuk jam o vëlla, fare, as nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse provohet se e kam takuar “shkoj në burg, në kokërr të burgut”.

Fredi Alizoti, i cili ka pranuar se është personi që ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në videon “Babale 1”, ka thënë se ka takuar Ballën dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu për çështjen e audiopërgjimit të Albert Veliut.

Balla: Nuk e kam takuar Alizotin, në të kundërt shkoj në “kokërr të burgut” Read More »

“Bastet s’shpëtohen dot”, Rama nxjerr foton e Berishës në kazino

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot debatin në lidhje me mbylljen e kazinove. Edhe pse nuk ishte i pranishëm në Kuvend, nga rrjetet sociale ka thumbuar kundërshtarin e tij politikë duke publikuar një foto të Berishës në kazino.

Rama në një postim në Instagram, ka publikuar një foto të Berishës në një kazino dhe shkruan se bastet nuk i shpëton dot asnjë.

“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike”, shkruan Rama në postimin e tij.

“Bastet s’shpëtohen dot”, Rama nxjerr foton e Berishës në kazino Read More »

Genc Pollo shfaqet për herë të parë në publik me bashkëjetuesen në krah të ambasadores greke

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, është ekspozuar shumë rrallë në publik me të dashurën e tij, pas divorcit me bashkëshorten e tij, disa vite më parë. E dashura e deputetit Pollo quhet Ilda Mara.

Ajo është  drejtore e “Festivalit Argjiro” dhe revistës “Art dhe Trashëgimi”, ku këtë vit në bashkëpunim me Ambasadën greke, përmbyllën me sukses koncertin “Një shekull me muzikën greke”, shkruan CNA.al.

Genc Pollo dhe Ilda Mara janë shfaqur në krah të ambasadores greke, Eleni Surani, në këtë event. Pollo ka qenë i martuar dhe është babai i dy vajzave./korrieri

Genc Pollo shfaqet për herë të parë në publik me bashkëjetuesen në krah të ambasadores greke Read More »

Rama: Nuk i kam borxh askujt, ja momenti që nuk e harroj

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, ku ndër të tjera ka folur edhe për paketën anti shpifje. Rama ka treguar momentin kur sipas tij ka gjetur djalin e tij, Gregun disa vite më parë të tmerruar poshtë krevatit, pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i tij. Kryeministri u shpreh se nuk i ka borxh askujt dhe nuk e toleron shpifjen.

“Unë jam babai i një djali 4-vjecar dhe një 30 vjeçari. Unë nuk i  kam borxh askujt që dhe një fëmijë tjetër të rritet nën terrorin e shpifjeve dhe llumin që më hidhet.

Nuk e harroj unë kur e kam parë djalin tim, nën krevat të lidhur aty tek këmbët e tij, duke qarë e kuisur sepse kishte dëgjuar se nuk ishte djali im por i babait tim. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri keshtu. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve”- tha Rama.

Rama: Nuk i kam borxh askujt, ja momenti që nuk e harroj Read More »

Momenti emocionues që iu shpëtoi nga intervista e Ramës, përlotet kur kujton…

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama gjatë intervistës në Neës24, nuk i ka mbajtur dot lotët kur përmendi fëmijët dhe ish-gruan e tij.

Ai tha ndër të tjera se djali i tij ishte futur poshtë krevatit i tmerruar pas atyre që ka dëgjuar nga Berisha se në fakt gruaja e Ramës (Matilda) nuk e ka pasur me të djalin, por më te atin e tij.

Këtë shpërthim Rama e ka pasur edhe para zgjedhjeve në 2013 dhe mesa duket është një zgjidhje e mirë për të kapërcyer nga gjërat e rëndësishme, në gjëra emotive. Gjithashtu edhe vetëm pak muaj më parë, Rama pati të njëjtat fjalë po në studion e Neës 24.

Momenti emocionues që iu shpëtoi nga intervista e Ramës, përlotet kur kujton… Read More »

Politika ballkanase të integrohet në BE duke europianizuar Ballkanin dhe jo duke ballkanizuar Europën

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi mori pjesë në Forumin e Kryetarëve të Parlamenteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, i organizuar nga agjencia e lajmeve “BIRN” dhe “Internews Kosova”, ku qëllimi ishte shkëmbimi i përvojave ndaj sfidave parlamentare që po kalojnë parlamentet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si edhe diskutim i hapur për mbi zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Në këtë forum, krahas Kryetarit të Parlamenteve të Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, merrnin pjesë edhe Ali Aliu, gjuhëtar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni dhe në Shqipëri dhe Hilmi Jasharin, Avokati i Popullit në Kosovë.

Gjatë zhvillimit të bashkëbisedimit,  Ruçi u pyet nga përfaqësuesit e medias mbi zhvillimet politike në Maqedoni me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës Shqipe si gjuhë zyrtare dhe zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës mbi miratimin e marrëveshjes së demarkacionit, ku Ruçi i bëri thirrje politikës ballkanase që të integrohet në Bashkimin Europian duke europianizuar Ballkanin dhe jo duke ballkanizuar Evropën.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dënoi aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës në seancën e diskutimit mbi ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se dhuna nuk është mjet demokratik dhe ligjore të të shprehurit në Kuvend, në tempullin e demokracisë.

Lidhur me situatën politike në Maqedoni, Ruçi vlerësoi bashkimin e spektrit politik shqiptar në Maqedoni duke shprehur se duhet të vijoi bashkëpunimi për integrimin e mëtejshëm të shtetit maqedonas në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

I pyetur për mbledhjen në Tiranë të faktorit shqiptar në Maqedoni, Ruçi pohoi efektin pozitiv që solli ky takim në bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni drejt objektivave të përbashkëta.

Ruçi u ndal edhe në sfidat që hasin të tre vendet duke shtuar se parlamentet respektive duhet të vijojnë punën e tyre për reformimin e kuadrove ligjore në mënyrë që të tre vendet, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të vijojnë rrugëtimin e tyre për anëtarësim të plotë në strukturat euro-atlantike/atsh

Politika ballkanase të integrohet në BE duke europianizuar Ballkanin dhe jo duke ballkanizuar Europën Read More »

Balla jep lajmet nga Prokuroria: Basha nën hetim me Salianjin & co

Deputeti socialist Taulant Balla kërcënon opozitarët me një tjetër padi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në një status në “Facebook” Balla thotë se kreu i PD-së Lulzim Bashë është nën hetim për kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim me ish-oficerin që denoncoi çështjen “Xhisiela” Emiljano Nuhu.

Balla e akuzon Bashën se turpëroi Shqipërinë me një paçavure që u lexua nga Genc Pollo në Parlamentin Europian. Ai i ka kërkuar llogari Bashës për “pazaret e bëra në SHQUP apo në oborrin e SHQUP-it”, ndërsa e këshillon të mos kërkojë marrëveshje për t’u tërhequr nga kallëzimet.

STATUSI I BALLËS
Lulzim Basha është zyrtarisht në hetim për “kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim” me shpifës Nuhun. Pse nuk shkon PD t’i shohë kamerat e komisariatit dhe praninë time 😂😂😂në komisariatin e Fushë-Krujës, apo edhe të vetë Nuhut? Ti Lulzim si person në hetim ke të drejtë t’i shohësh. Apo hajt se do harrohet. Nuk e le unë në harresë, Lulzim! Sepse dje turpërove Shqipërinë aspak mua, me një paçavure që i dhe të lexojë Pollua.

Edhe Ervin Salianji është zyrtarisht në hetim bashkë me Babale&co. Nesër tek Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallëzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpunim për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinjtë e sëmurë që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton.

Ti Lulzim duhet të sqarosh pazaret me këta persona, të bëra në SHQUP apo në oborrin e SHQUP-it. Kallëzimi dhe çdo informacion tjetër është në dispozicion të Prokurorisë, sepse shqiptarët duan të dinë të vërtetën sa më shpejt. Luli kërcen nga një degë në një degë, nga një gënjeshtër në tjetrën. Turp s’ka.
Lulzim mos kërko marrëveshje për t’u tërhequr nga kallëzimet. Do t’i shkojmë deri në fund secilës prej shpifjeve.

Balla jep lajmet nga Prokuroria: Basha nën hetim me Salianjin & co Read More »