Politike

Arjan Çani tha se Rama po përgatit fundin e tij politik, kryeministri i shkon në studio: Kazan, baltën e shet për mjaltë

Gazetari Arjan Çani deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ se me paketën anti-shpifje, kryeministri Edi Rama po përgatit fundin e tij politik. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama njofton se do të jetë i pranishëm në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’.

Njoftimin për intervistën në këtë emision, Rama e bën duke kritikuar ashpër gazetarin Çani.

“Sonte do jem në të vetmin kazan që s’bën sikur s’është kazan, prandaj dhe nuk e përdor lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj. Aty ku e premtja mbrëma bëhet epilogu i javës politike e mediatike të shumë zhurmës për asgjë,e ku vetë balta shitet si mjalta. ‘Zonë e Lirë’ natyrisht”, shkruan Rama në një postim në ‘Twitter’./korrieri

Arjan Çani tha se Rama po përgatit fundin e tij politik, kryeministri i shkon në studio: Kazan, baltën e shet për mjaltë Read More »

“Kast i njohur aktorësh, produksion Hollywoodi”, Rama ironi me ‘Babalen’, ja fotoje nxjerr

Ndërkohë që çështja ‘Babalja’ vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ku nga njëra anë maxhoranca akuzon opozitën, dhe kjo e fundit kundërpërgjigjet, vjen një reagim plot ironi nga Rama.

Ky i fundit ka postuar një kolazh me fotomontazh, ku shihen ata që janë bërë protagonist të çështjes në fjalë, që nga Albert Veliu, i njohur si ‘Babalja’, deri tek Basha apo dhe deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Kujtojmë se për këtë çështje prokuroria ka kërkuar arrestimin e Veliut, i cilësuar dhe si ‘dëshmitari X’ për çështjen e audio-përgjimit të publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i Xhafajt në pazare droge./korrieri

“Kast i njohur aktorësh, produksion Hollywoodi”, Rama ironi me ‘Babalen’, ja fotoje nxjerr Read More »

E rëndë ajo që Grida Duma thotë për Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun: Mendoj…

Grida Duma, e cila ka vetëm pak vite që është bërë pjesë e Partisë Demokratike, ka folur me një përçmim të pakufi për ish-nën kryetaren e PD-së, Jozefina Topalli dhe ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, të dyja të larguara tashmë nga PD.

Duma ka qenë e ftuar të mërkurën në emisionin “Soiree”, ku u ka kthyer përgjigje pyetjeve të Jonida Shehut. Kur moderatorja e pyeti se cili është lideri i PD-së i preferuar, Sali Berisha apo Lulzim Basha, ajo tha: “S’kam asnjë lider të preferuar. S’ka preferenca në lidera. Ka gjykime, ka analiza, ka nevoja, ka të duhur apo jo. Padyshim që është epoka e Lulzim Bashës”.

Ndërsa e pyetur se çfarë mendon për Jozefina Topallin apo Majlinda Bregun, Duma tha: “Pse domosdoshmërisht duhet të mendoj për to. Herë pas here e quaj humbje kohe. Nuk mendoj fare. E kam quajtur humbje kohe jo sot, por gjithmonë”.

Gjithashtu Jonida e pyeti edhe për momentin që u përlot teksa foli para studentëve për t’i frymëzuar për lidershipin e ri. Shehu i tha nëse i erdhi vërtetë për të qarë apo ishte në skenar? “Ajo është gjëja më e vërtetë që kam bërë unë. Aty jam maksimalisht vetja. Kam pasur, madje kam akoma njerëz të afërt apo njeri të afërt i cili më thotë moj qaj, mos u prek se njerëzit nuk të njohin për të. Nëse je e vërtetë, audienca e madhe e ndjen që je e vërtetë”, tha Grida Duma./korrieri

E rëndë ajo që Grida Duma thotë për Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun: Mendoj… Read More »

A do të hyjë në zgjedhje PD, Basha jep përgjigjen befasuese: Vendi rrezikon…

Lideri i opozitës, Lulzim basha lidhur me mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve të ardhshme, deklaroi se vendi është përballë rrezikut të konfrontimit civil.

Basha tha se PD po përgatitet për t’u futur në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme, ndërsa shtoi se ata duna të vijnë si një alternativë dhe të fitojnë besimin e shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të pastra. Ai përjashtoi kategorikisht një marrëveshje të dytë me Edi Ramën.

A do hyni në zgjedhje?

Basha: PD po përgatitet për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Qëllimi ynë është të imponojmë një zgjidhje politike vendit. Qëllimi ynë është që  të marrim besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin. Kemi paraqitur një platformë, por Rama nuk e do, sepse e di që me vetingun e politikanëve, ai humbet të drejtën për të qenë në politikë, dhe jo vetëm qeverinë.

Kur ju thoni se në 17 maj bëtë marrëveshje me Edi Ramën sepse ishit të detyruar për të shmangur konfrontimin civil, po sot a mendoni ka rrezik për një konfrontim civil?
Basha: Padyshim, madje po shkon më keq se një vit më parë…

A do të hyjë në zgjedhje PD, Basha jep përgjigjen befasuese: Vendi rrezikon… Read More »

“Basha më kërkoi pushtet në tavolinë”, kreu i PD-së flet për marrëveshjen ‘sekrete’ me Ramën

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë intervistës së dhënë në “Opinion”, ka folur për deklaratën e bërë nga kryeministri se i ka kërkuar pushtet në tavolinë. Basha tha se, kjo bëhet për të goditur besueshmërinë e opozitës dhe së nuk ka ndodhur.

Blendi Fevziu: I keni kërkuar Ramës, si me gjysmë zë, po sikur të ndajmë pushtetin herë unë herë ti, si mund t’ia kërkosh?

Lulzim Basha: Duhet ta bëj të qartë që është mashtrim, idiotësi logjike. Është një mashtrim i njeriu që nuk ka as vullnet dhe as qëllimin të mirëqeveris, as të bëjë sikur po qeveris, është vënë në një fushatë të ethshme kundër opozitës. Ka një qëllim kjo fushatë… zbulon derexhenë që është katandisur kjo qeverisje, do të godasë besueshmërinë e opozitës, duke goditur opozitën në çdo rast, duke thënë se i kam kërkuar pushtetin.

Blendi Fevziu: Pse mos ta besoj? Lulzim Basha: Beso çfarë të duash, pushteti në tavolinë nuk kërkohet as merret…

“Basha më kërkoi pushtet në tavolinë”, kreu i PD-së flet për marrëveshjen ‘sekrete’ me Ramën Read More »

Rama: Bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi i Kosovës të projektligjit të propozuar qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.

‘Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës’ shkruan Rama në Twitter.

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar në seancën e sotme plenare me 101 vota, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98, kurse projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me 96 vota.

Rama: Bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Kosovës Read More »

“S’ka baste online dhe as në periferi, kazino vetëm në resorte turistike me 5 yje”

Të gjitha kazinotë, bastet sportive, edhe ato online, do të mbyllen deri më 1 janar të 2019-ës. Kryeministri Rama tha se nuk do të ketë zhvendosje të tyre në zona periferike, dhe se të vetmet që do të mund të jenë hapur, janë kazinotë në hotele dhe resorte me 5 yje, edhe këto vetëm në zona turistike. Nga 1 janari i vitit 2019, pritet që në Shqipëri të mbyllen të gjitha ambientet me baste sportive dhe kazino. Shumica prej tyre janë aktualisht në zona të banuara, të përhapura masivisht, e fatkeqësisht kanë “rrëmbyer” prej vitesh interesin e shqiptarëve derisa arrin në një varësi të frikshme.

Por ndërsa kjo nismë e qeverisë, u argumentua fillimisht si një zhvendosje e lojërave të fatit, nga zonat e banuara në ato periferike, këtë të enjte nga salla e Parlamentit, kryeministri Edi Rama tha se NUK ka zhvendosje të lojërave të fatit në periferi dhe asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër. Kazinotë elektronike nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të jenë vetëm në hotele dhe resorte me 5 yje. Sipas kreut të qeverisë, do të jenë zona specifike të këtyre resorteve, veçanërisht në zona të definuara për turizëm, të përcaktuara qartë sipas vendimit të qeverisë.

“Edhe atyre që janë të sëmurë nga marrëdhënie me fatin u japim një dhuratë të shumëpritur dhe terapeutikisht të domosdoshme me rastin e vitit të ri, mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit deri te garat e çdo lloj katërkëmbëshi të faunës botërore dhe të basteve online. Në 1 janar nuk ka më asnjë lloj basti, kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Janë bërë spekulime edhe me kazinotë elektronike, nuk ka asnjë spostim në periferi, ato do të jenë të mundura vetëm për hotelet dhe resortet me 5 yje në zonat e definuara me VKM dhe autoriteteve përkatëse, si zona turistike. Lideri legjendar i PD ka marrë anën e basteve duke e vënë tabelën e tij të fletërrufeve dixhitale në dispozicion të shpifësve dhe fushatës shpifjesh që organizohet nga krimi i organizuar që financon një pjesë të madhe të kësaj veprimtarie.

Qysh kur nisëm ndarjen nga tepsia kemi nisur dhe punën për t’i dhënë fund kësaj beteje, të vështirë dhe gjatë të cilës kemi pasur dhe ne dështimin tonë kur nuk arritëm dot në këtë sallë t’i japim fund kazinove elektronike, por vetëm të shtyjmë afatet për mbylljen e tyre për fundin e këtij viti. Ne dimë më tepër se kaq për këtë ofensive, për lodhjet e atyre që shkojnë banak më banak për të kundërshtuar në mënyrë hileqare këtë masë, duke e fokusuar sulmin tek medemek një monopol online, por që janë të lidhur direkt me interesat që kulmojnë në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Tiranë”, u shpreh kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendit. /Express

“S’ka baste online dhe as në periferi, kazino vetëm në resorte turistike me 5 yje” Read More »

Marrëveshje e re Rama-Basha? Paralajmëron Berisha: E përsëris, PD s’ka shans që…

Një skenar që nuk asnjë shans të ndodhë, kështu e ka shpjeguar ish kryeministri Sali Berisha, mundësinë për një marrëveshje të mes Bashës dheë Ramës.  “Rekordet e mashtrimeve dhe trillimeve të ‘kallam dështakut’ siç  po e quajnë rëndom tani mediat dhe qytetarët janë të pafundme. S’ka kurrë shans që të ndajnë pushtetin Partia Demokratike me Edi Ramën. Partia Demokratike është e vendosur që të vijë me votën e lirë të qytetarëve në pushtet dhe është kjo është themeli i kësaj partie. Por, nga ana tjetër, votë të lirë, kam deklaruar dhe deklaroj në mënyrë të përsëritur, s’ka pa përmbysjen paraprake të Edi Ramës”, u shpreh ish-kryeministri në një intervistë për “Tv Klan”.

Lidhur me vetingun në politikë, Berisha shprehu bindjen se komisioni i Venecias do të shprehet ‘pro’. “S’mund të ketë dy standarde, një për politikanët dhe një për gjykatësit, se ky do ta çonte drejt absurditetit tregon që do jetë i manipuluar, kjo s’mund të ndodhë”. Përfaqësueses të PS-së kanë përdorur si argument se, s’ka nevojë për nismën e PD-së në një kohë kur do krijohet SPAK dhe BKH. Por, për ish-kryeministrin Berisha, këto institucione dhe vetingu në politikë janë ndihmuese të njera-tjetrës.

“Vetingu ndihmon SPAK-un, bën të mundur që të ketë një lëndë të përshtatshme hetimi për ata që janë mëkatarë dhe kërkojnë të hyjnë në politikë”. Lidhur me deklaratën e Ramës, se audio-përgjimi me personazh ‘Babalen’, është një skenar i gënjeshtërt për të rrëzuar qeverinë, Berisha tha se këto janë “halucinacione”, ndërsa kreun e qeverisë e quajti “të sëmurë psikik”. Berisha u shpreh edhe kundër nismës së Ramës për një paketë anti-shpifje./korrieri

Marrëveshje e re Rama-Basha? Paralajmëron Berisha: E përsëris, PD s’ka shans që… Read More »