Politike

Djali 13 vjeç kritikon Grida Dumën: Mami ka 50 vjet që nuk…

Grida Duma është një ndër politikanet më të ndjekura në Shqipëri që merr vëmendje të madhe në çdo dalje publike që bën. Ajo është e ftuara e parë e sezonit të ri të emisionit “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj ku ka zbuluar dëshirën e djalit të saj për të ardhmen. Darjeni është vetëm 13 vjeç dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me politikën apo me botën publike.

Moderatorja zbuloi një detaj gjatë një bisede të Gridës me të birin, i cili e telefonoi për ti bërë një kritikë.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Ti e ke mësuar djalin të jetë shumë xhentil. Di një gjë tjetër. Një ditë, Darjeni e mori Gridën në telefon, nuk e di për çfarë e pyeti dhe bëri një kritikë politike që është vetëm 13 vjeç. Grida e bëri me zë të lartë dhe e pyeti për diçka historike dhe ai u përgjigj frikshëm. Aty i thashë, Grida Duma, të lutem mos më ul më kurrë me Darjenin në tavolinë.

Grida Duma: Dhe unë i kërkova një gjë, i thashë të lutem mos më ul kurrë me Darjenin se boll e kam bërë serioz, ai ka nevojë të jetë ndryshe.

Rudina Dembacaj: Çfarë i pëlqen Darjenit? Do të bëhet politikan?

Grida Duma: Ëndrra e Darjenit është të studiojë në akademinë ushtarake në Amerikë. Ëndërron, shikon natë e ditë detajet që ka ushtria. Shikon makinat ushtarake, gjetjet më të fundit, buxhetet që përdoren për ushtrinë. Po fliste për gjeneralët e luftës së parë dhe të dytë atë ditë sepse unë i thashë që ku e gjen ti këtë kritikën. Dhe më tha, mami ka 50 vjet që nuk flitet kështu.

Djali 13 vjeç kritikon Grida Dumën: Mami ka 50 vjet që nuk… Read More »

“Bomba” e Kryemadhit: Rama nuk do jetë kryeministër deri në zgjedhjet lokale

Monika Krymadhi ishte e ftuar në News24, ndërsa e pyetur nëse LSI do hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër Kryemadhi tha se ai nuk do jetë deri ën qershor kryeministër, por nuk e ka specifikuar se si do ikë kryeministri.

“Ne sot nuk jemi në një situatë normale që luan me rregullat e lojës. Sot nuk diskutohet çfarë do marra PD apo LSI bë zgjedhje. Opozita duhet të krehi këtë qeveri që është bërë e rrezikshme për shqiptarët dhh po bëhet element i rrezikshme dhe për rajonin.

Për ne nuk ka rëndësi numri i baskvie, por të mos ketë deformim të votës. Pjesa tjetër është e shqiptarëve që u takon të zgjedhin kandidatët. Unë mendoj se Rama nuk do jetë deri në qershor kryeministër, atëherë kur do zhvillohen zgjedhjet lokale. Rama edhe mund të çmendet. Vetingu në politikë është i rëndësishëm dhe më pas vijnë hapat e tjera”- tha Kryemadhi.

“Bomba” e Kryemadhit: Rama nuk do jetë kryeministër deri në zgjedhjet lokale Read More »

Si bashkëjeton politikisht me Metën? Kryemadhi: Është e vështirë por…

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ kryetarja e LSI ka folur ndër të tjera edhe për bashkëjetesën politike me bashkëshortin dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Kryemadhi është shprehur se politikisht është shumë e vështirë, dhe përpiqen mos diskutojnë për politikën.

“Politikisht është shumë e vështirë, dhe për hir të së vërtetës nuk diskutojmë për politikë. Ka një lloj indiference nga ana ime, ose një mëri sadopak për shkak të ndonjë deklarate që mund të bëhet,  se ka ndonjë reagim të fortë, që nëse unë nk jam vetevetja dhe nuk them atë që mendoj, nëse Monika do të ishte më intelektuale seç duhet jam e bindur që shm njerëz të LSI-së do të ishin më shumë indiferentë”, tha Kryemadhi.

Si bashkëjeton politikisht me Metën? Kryemadhi: Është e vështirë por… Read More »

Fëmijët e bashkëshortët me pasuri marramendëse, si duan të shpëtojnë nga SPAK politikanët shqiptarë

Basha dhe Kryemadhi duan veting vetëm për pastërtinë e figurës dhe jo për pasurinë apo dhe për familjarët. Në deklaratat që deputetët e PD dhe LSI kanë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe rezulton se një pjesë e madhe e deputetëve kanë fëmijët dhe bashkëshortët me pasuri shumë të lartë. PD në draftin që ka dorëzuar ka përcaktuar vetëm një pikë për pasurinë, ku thuhet nëse nga institucionet kushtetuese rezulton dikush që nuk e justifikon pasurinë, i hiqet mandati.

Por kjo lëvizje duket që ishte sa për të shpëtuar nga akuzat, pasi deri më sot ILDKP, që është organi kushtetues, nuk ka zbuluar asnjë shkelje. Më vonë Basha u tërhoq dhe tha se do ketë hetim pasuror dhe për politikanët. Por ajo që për të cilët nuk është lëkundur është verifikimi i familjarëve. Për shumicën e deputetëve, të afërmit e tyre kanë pasuri qindra milionë lekë. Disa kanë bashkëshortët me kompani, apartamente dhe makina luksoze.

Disa të tjerë kanë shpenzuar qindra milionë lekë për fëmijët që ju jetojnë e studiojnë jashtë. Pra duket qartë se përse opozita i druhet një vetingu pasuror që do të shtrihet deri te familjarët. Nëse përmendim disa prej tyre, bashkëshortja e deputetit Astrit Veliaj ka disa apartamente, shkruan “Sot”. Bashkëshortja e Haxhinastos ka disa llogari bankare, ka dyqan, studio noteriale, etj. Bashkëshortja e Edmond Panaritit ka 9 llogari bankare, ndërsa djali ka të ardhura në Britani. Ndërsa vajza e Fatmir Mediut është administratore në një kompani. Edhe shumë deputetë të tjerë kanë të njëjtën situatë. E njëjta gjë vlen dhe për në Partinë Socialiste. Edhe aty ka shumë emra që kanë të afërmit me pasuri marramendëse.

SPAK do të jetë organi kryesor që do të merrte me hetimin pasurisë dhe pastërtisë së figurës për shumë politikanë. Por PD e LSI nuk e duan këtë sepse SPAK në çdo hetim që nis ndaj tyre, automatikisht vë në zbatim ligjin antimafia. Kjo do të thotë se ka sekuestrim pasurie për të gjithë, duke filluar nga familjarët, e duke vijuar te krushqinjtë/korrieri

Fëmijët e bashkëshortët me pasuri marramendëse, si duan të shpëtojnë nga SPAK politikanët shqiptarë Read More »

Mbledhje e paparashikuar, Basha kokë më kokë me 6 të besuarit e tij

Një mbledhje vetëm me të besuarit e tij ka zhvilluar Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu. Mësohet se mbledhja po mbahet lidhur me vijimin e aksionit të PD për Vettingun në politikë, ndërsa nga burimet bëhet e ditur se për këtë janë ngritur edhe 3 grupe pune.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë deputetët Edmond Spaho, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi.

Mbledhje e paparashikuar, Basha kokë më kokë me 6 të besuarit e tij Read More »

Gazetarët i kujtojnë deputetët kriminelë, tensionohet Rama shpërthen ndaj tyre: T’ju vijë turp…

Vettingu i politikanëve por edhe deputet e kriminalizuar kanë qenë dy momente të zjarrta dhe tensionuar në emisionin Opinon ku i ftuar ishte Kryeministri Edi Rama përballë gazetarëve dhe analistëve. Gjatë bisedës në studio ka pasur edhe një moment kur tonet janë ngritur paksa, e kjo për temën e nxehtë të vetingut të politikanëve të propozuar nga opozita si dhe për rastet e deputetëve të PS të cilët u larguan nga dekriminalizimi. Rama është përballur me komentet e Blendi Fevziut dhe Robert Rakipllarit, teksa këta të fundit kanë sjellë në kujtesë rastet e disa prej deputetëve të cilët rezultuar të ishin të dënuar më parë për krime. Momenti i debatit, në videon e mëposhtme në minutën 1:40:37

Pjesë nga debati:/ Rama: Lëreni gurin që ka hedhur Luli në lum dhe hajde flasim për diçka tjetër. Fevziu: Po pse keni frikë nga vetingu? Rama: Frik nga cili veprim? Fevziu: që të ketë një filtër ekstra më të fortë për të ndaluar lidhjet e politikanëve me krimin? Rama: e para e punës, qëllimi i këtij guri të hedhur në lumë është pikërisht ky… që të ndërtohet kjo fabul që “unë s’kam frikë, ti ke frikë”. Ky nuk është vendim por palaçollët… nëse gjykatësit, vetingu thotë kontakte të papërshtatshme, ju e keni parë çfarë është, pra kontakti i papërshtatshëm me subjektin e tij, pra me subjektin e tij, që populli e paguan të gjykojë dhe ai devijon.

Fevziu: Po kur një deputet flet në telefonon me personin që e ka thirr prokuroria për çështjen tuaj? Rama: Në momentin që deputeti flet në telefon dhe prokuroria e konsideron nul… Robert Rakipllari: Deputeti duhet të mos shkojë më në parlament, por nuk shkon në burg, ky është dallimi. Rama: Ore je në vete nga trutë e kokës? E di çdo të thotë në telefon? Jeni në terezi ju apo jo? Nëse deputeti flet ne telefon, deputeti në radhë të parë e ka për detyre të flas ne telefon me të gjithë, por nëse deputeti i bën favore një personi të inkriminuar, deputeti shkon në burg… Fevziu: Moralisht nuk mund të rrijë më në politikë… Rama: Ore jeni në rregull ju apo jo? Ju po thoni rast thashethemet… a jeni në vete ju?

Fevziu: Po duhet të ketë një filtër moral more zoti kryeministër? Rama: Çfarë filtër, filtër moral për çfarë flas unë? Rakipllari: Filtër moral për rritjen e integritetit të përfaqësimin politik në Shqipëri… Rama: Cilin integritet? Rakipllari: Ju thatë se në grupin tuaj parlamentar ju nuk keni asnjë kriminel, e keni thënë publikisht. Dolën që ishin ata… Rama: Kush ishte? Rakipllari: Arben Ndoka…. Rama: Ai, i vetmi… Rakipllari: Frroku, Prenga…Elvis Roshi… nuk janë kriminelë këta? Rama: E para e punës… një minutë… Është turp.. Rakipllari: Keni dhënë garanci për këta persona… Ambasadori amerikan ju ka kërkuar mos ta kandidoni atë, ju e kandiduar. Rama: A ka mundësi? Prit mo prit… A mbarove? Është turp për një gazetar…

Rakipllari: Si qenka turp për një gazetar? Është turp për mua dhe nuk është turp për ty që ke mbrojtur Elvis Roshin?! Rama: është turp për nja gazetar që të thotë se Mark Frroku ishte anëtarë i PS…Rakipllari: Po aty ishte, bashkë me ju, anëtarë i maxhorancës, merrte pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PS, ishte pjesë e vendimmarrjes… Rama: Është turp… E dyta, as Armando Prenga nuk është subjekt.. Rakipllari: Si nuk është? Ai nxori pistoletën aty në mes të komisariatit… Rama: Zotëri, u dënua politikisht për këtë, e kam përjashtuar unë nga grupi nuk e ka hequr dekriminalizmi…

Rakipllari: Po, pasi ka rrahur deputetë me rripa, në Parlament… këto janë fakte. Fevziu: Ishte ambasadori amerikan që ju bëri thirrje publike që këta persona janë të lidhur me krimin… Rama: edhe një herë tjetër, është turp more është turp, është turp, turp i madh… kjo është arsyeja se përse kjo histori duhet mbyllur këtu. Dekriminalizimi është ligji atje, një ligj që nuk e ka asnjë vend i planetit. Rakipllari: po një filtër ekstra duhet, se ikën kriminelët por shokët e kriminelëve i ke akoma ty.. Rama: Më fal, më fal një minutë, prit mo prit… Rakipllari: Rama, këtë nuk mund ta mohosh, që përfaqësimin politik e ke katastrofë, integritetin e personave aty e ke ashtu siç është aty.

Rama: Në këtë parlament? Rakipllari: Në këtë dhe në të kaluarit… Rama: Po turp mo turp.. Rakipllari: Pse turp? Rama: Më thuaj në cilin grup? Kush je ti që diskuton integritetin e njerzëzve kështu… Rakipllari: E diskutoj që çke me të.. Rama: Pse mo ku jeni këtu? Në komitetin qëndrorë jeni? Rakipllari: E diskutoj që çke me të, kjo është puna ime. Rama: Si u diskutoka? Aty ka gra, burra, prindër, nëna.. Rakipllari: Askush nuk i mohon që ka… Rama: Po si… Kush je ti që e diskuton këtë? Rakipllari: Kjo është puna ime, është detyra ime ta them këtë… Fevziu: Zoti Rama çfarë ishte ajo për 330 veta të larguar nga dekriminalizimi? Rakipllari: Ata janë kriminelë, të dënuar…jo të lidhur me krimin…

Rama: Është turp dhe vetëm turp që thuhet kjo gjë në një vend demokratik… Rakipllari: Po patjetër, turp për ne që e themi, po kanë dalë ata ama… Rama: Ja ta shpjegoj unë… ata janë… Rakipllari: Ke dhënë garanci për Elvis Roshin dhe ke thënë që ky nuk është kriminel, minimalisht kërko një ndjesë për këtë… Rama: Hë mo boll tani, më ler të mbaroj se e teprove…Do të kërkoj ndjesë… për ça të këkroj ndjesë? Rakipllari: Publikut, jo mua… Rama: Jo ty, po askujt nuk i kërkoj ndjesë sepse nuk kam bërë asgjë të qëllimshme dhe kam thënë ekzaktësisht gjënë që kam ditur…. sepse kur kam krijuar grupin, kam marrë të vetmen dëshmi që kishim, atë të penalitetit, dhe ka qenë e bardhë… Njeriu nuk quhet kriminel, në asnjë vend të botës, pasi ka kryer dënimin.

Rakipllari: Nuk bëhet as deputet ama… Rama: 330-tshja është rezultat i iniciativë sime, u kam thënë e bëjmë që e bëjmë këtë ligj, ta shtrijmë në të gjithë administratën. Fevziu: Ishte e opozitës. Rama: Ore është e imja… po ju them edhe një herë që ju merrni pjesë në këtë përpjekje për ta kriminslaizuar gjithë Shqipërinë dhe politikën…*(Debati për vetingun politik të propozuar nga opoizta) Dhe nëse ka dy gjera që janë të padiskutueshme: e para që kjo është përpjekje për të spostuar komplet një hulli tjetër, një luftë pulitke që ata janë të humbur… e ka thënë dhe Berisha që ne nuk fitojmë dot me pozitën…Rakipllari: Sepse Rama e vjedh votën tha, merre të gjithën…

Rama: ky është një tjetër turp i juaji se ju duhet të bëni sondazhe, ju bëni politikë nuk bëni informim. Bëni sondazhet dhe shikoni. Unë po ju them sot, se nëse bëhet ne marrim më shumë deputetë nga sa kemi dhe ata marrin më pak… Rakipllari: Ju jeni e vetmja maxhornacë që vetëm i rrit votat… Rama: Çuditërisht!! Rakipllari: Shkelje e të gjitha rregullave të shkencave politike… Rama: Mos u shqetëso ti për shkencën, se kështu ishte dhe partia Laburiste në Angli… Rakipllari: Jo, në mandatin e dytë ishte më shumë. Rama: Prit se dua ta mbaroj këtë… se është turp… Fevziu: Çfarë është turp mor burrë? Po pse mo nuk ka qenë parlamenti i mbush me kriminelë? Me banditë? Rama: Jo mo jo nuk ka qenë i mbushur me banditë… fare!

Fevizu: Po plot mo plot ka qenë. Rama: E vërteta e dekriminalizimit është që nga PS ka ikur vetëm një deputet, dhe ai u dorëhoq para se të futej ligji në fuqi, dy të PDIU dhe dy të LSI… Rama: Unë i kërkoj ndjesë Rakipllarit, se e ngrita pak zërin, se e mora shumë seriozisht pasionin e tij… Rakipllari: Nuk ka nevojë mund të ishe edhe më keq.. Rama: Është turp, turp, për gazetarë që thonë se një politikan duhet të ikë nga politika se të kapën një foto apo folën në telefon, jeni në vete? Jeni në terezi?

Gazetarët i kujtojnë deputetët kriminelë, tensionohet Rama shpërthen ndaj tyre: T’ju vijë turp… Read More »

Deputeti: Prokurorët refuzojnë dosjen “Shullazi” sepse kanë urdhër ta nxjerrin jashtë

Ndërsa një kaos të vërtetë ka shkaktuar dosja Shullazi në Prokurorinë për Krimet e Rënda, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeprokurores Arta Marku që sipas tij ka shkelur hapur ligjin me transferimet e prokurorëve. Sipas tij krimi ia ka arritur të triumfojë brenda sallës së gjyqit dhe Marku ka shërbyer si një “’dordolec” për të rrëmbyer prokurorinë. Alibeaj deklararoi në “Fax Neës” se Rama, Tahiri dhe Xhafaj transferuan prokurorët nëpër rrethe, pasi Marku sipas tij thjeshtë zbaton urdhërat e tyre.

“Cfarë sistemi në ndërtuam? Prokurori ishte politikisht i emëruar. Arritëm sot tek një sistem ku kreu i akuzës është një shtojcë e partisë në pushtet”, tha Alibeaj. eputeti demokrat tha se Marku u hoqi dosjen ‘Shullazi’ dhe ‘Tahiri’prokurorëve që e kanë ndjekur çështjen, hetuar dhe kanë mbledhur provat. Ai përmendi lëvizjen e prokurores Elisabeta Imeraj e cila u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës, dorëheqjen sipas tij formale të Ened Nakuci por që sipas tij është kërcënuar nga bandat dhe transferimin e prokurorit Besim Hajdarmataj drejt Pogradecit.

Alibeaj deklaroi se hetimi disiplinor që ndërmori Marku ndaj 10 prokurorëve ishte një pushkatim pa gjyq. Ai shtoi se me këtë veprim Marku ka shkelur ligjin pasi me reformën e re në drejtësi prokurorit të çështjes nuk i ndërhyhet dhe t’ja marrësh dosjen dhe kjo ishte njën ndër arritjet e mëdha të reformës por që është shkelur nga Arta Marku. “Thelbi ishte se prokurori i çështjes është zot i akuzës, kjo ishte arritja më e madhe, por jo vetëm që po u ndërhyhet, jo vetëm që nuk kanë minimumin e pavarësisë por sot ata prokurorë janë pushkatuar pa gjyq nga Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama”, tha ai. Alibeaj deklaroi se kushdo që ta mërrë nga prokurorët dosjen ‘Shullazi’ apo ‘Tahiri’ e ka të vështirë ta mbrojë dhe ndihet i pambështetur.

“Rregullorja e ka që kjo dosje të merret nga drejtuesi i prokurorisë dhe ta mbrojë ai. Por ne jetojmë në një vend që njohim shumë njerëz. Të gjithë prokurorët apo gjyqtarët sipas deputetit demokrat e dinë që Shullazin duhet ta nxjerrin nga burgu dhe çështja është se kujt do t’i ngelet ‘patatja e nxehtë’ në dorë. “Të gjithë ata prokurorë dhe ata gjyqtarë e dinë se Emiliano Shullazin do ta nxjerrin nga burgu. Janë në një situatë se kujt do t’i ngecet fajit. Tani këta prokurorë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe nuk mund ta pranojnë. Por shkaktarë janë Arta Marku dhe Donika Prela. Ata duan t’ua ngecin ‘pataten e nxehtë’ ca prokurorëve”, theksoi Enkelejd Alibeaj ku ritheksoi se Marku ka shkelur hapur ligjin.

“I ka transferuar pa pëlqimin e tyre. Ligji thotë se nuk bëhet transferimi pa pëlqimin e prokurorit se vendi i punës është ndër komponentët kryesorë të pavarësisë së prokurorit. Vetëm për nevojat e punës mundet që një prokuror të transferohet, nëse prokuroria e atij rrethi nuk ka kapacitet. Por ky rregull përjashton prokukorët e Krimeve të Rënda. Shkelja e dytë është hetimi disiplinor. Organi i vetëm sipas reformës në drejtësi sot është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ai do të fillojë hetimin sipas reformës në drejtësi, ia kemi hequr këtë të drejtë kryeprokurorit’, deklaroi Alibeaj.

Deputeti: Prokurorët refuzojnë dosjen “Shullazi” sepse kanë urdhër ta nxjerrin jashtë Read More »

Basha: Si shpëton Tahiri pas lëvizjeve të Arta Markut në prokurori

Këtë të enjte Prokurorja e Përgjithshme me mandat të përkohshëm bëri një nga lëvizjet më të forta të kohëve të fundit në organin e akuzës. Ajo vendosi të nisë një hetim disiplinor për 10 prokurorët që refuzuan të bëhen pjesë e shortit për marrjen e dosjes së Emiliano Shullazit.

3 prej këtyre prokurorëve janë transferuar në rrethe. Mes tyre është edhe ish-kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj i cili duhet të nisë punën në Pogradec. Por kjo lëvizje sipas kryetarit të Partisë Demokratike ka një tjetër qëllim pasi lidhet me dosjen ndaj Saimir Tahirit të cilën e ka në dorë pikërisht Hadarmataj. Ai duhet ta dorëzojë tashmë këtë dosje pas largimit nga Krimet e Rënda.

“Siç e kemi paralajmëruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon” – shkruan Basha në rrjetet sociale.

Basha: Si shpëton Tahiri pas lëvizjeve të Arta Markut në prokurori Read More »