Politike

Po Berisha kur do arrestohet? Analisti rendit tri arsye pse nuk po ndodh

Përmes një shkrimi të botuar në të përditshmen DITA, analisti Bedri Islami shpjegon duke renditur tri aryse se përse nuk po arrestohet edhe ish kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, mbi ish kryeministrin rëndojnë një sërë akuzash dhe veprash penale.

ANALIZA/ “Cila forcë e mban atë ende në këmbë dhe e lejon të bëjë të fortin, edhe kur është i përmjerrur? Së pari, Berisha, aq sa ishte produkt i Katovicës, aq është edhe produkt i një klani perëndimor, i cili ka ende pushtet në administratën amerikane dhe të disa vendeve perëndimore, si Franca , dhe që në kohë të ndryshme ishin të lidhur fuqishëm, me interesa financiare, me botën e tmerrshme serbe. Zv.Sekretari i shtetit, Igëllberger, i njohur për lidhjen e tij me botën financiare serbe do të jetë njëri ndër nunët e parë politikë të Berishës dhe jo më kot ai dërgoi këtu, menjëherë pas dhjetorit të vitit 1990, njeriun më të besuar, i cili, si nuk do të ndodhte asnjëherë më vonë, do të vinte nga Beogradi, ku “rastësisht” kishte mësuar gjuhën shqipe.

Ky taraf politik, jo vetëm përtej Atllantikut, por edhe më pranë nesh, u josh fillimisht nga ideja e përmbysjes së komunizmit, të cilit në fakt asaj kohe i kishin rënë patkojtë; pastaj u josh se gjetën pranë vetes një njeri të gatshëm për çdo gjë, në hirën e pushtetit; joshja vazhdoi nga besimi që u dha se për Kosovën nuk do të kërkonte asgjë më shumë se sa llafet e zakonshme nacionaliste, si strehë e vagabondit politik, dhe në fund, lidhjet vazhduan me mbështetjen financiare të qeverisë shqiptare për të “madhëruar” një pushtet autokratik që po kthehej në despotik. Njerëz të politikës evropiane, edhe kur gjithë bota shihte se si vidheshin votat e vitit 1996 dhe rriheshin opozitarët në mesin e sheshit, si një parathënie e vrasjeve të mëvonshme, i quante të rregullta, pasi, më pas, kompani të lidhura me to, do të kishin koncensionet e tyre të mëdha, të kromit të bakrit, të lojrave të fatit etj etj.

Së dyti: Si e kam thënë edhe në shkrime të tjera, Shërbimi Inteligjet në Shqipëri ka qenë gjithnjë i dyzuar. Ata më shumë kanë punuar për Berishën, sesa për vendin. Janë të paktë ata punonjës të këtij Shërbimi, në dy periudhat e qeverisjes berishiane, që nuk kanë sot bizneset e veta, më së shumti lokale, firma ndërtimi, etj. Besnikëria e tyre shkon tek ai që i bëri pasha, kur ishin raja. Këta njerëz mbushën dosjet e tij me përgjime, raporte sekrete, ndjekje të figurave politike. Pjesë të këtyre sedave nuk janë vetëm shqupasit, të cilët nuk guxojnë as të bëzajnë, por edhe ata që qeverisin sot. Sepse, dorën në zemër, jo çdo akuzë që bën Berisha, është e sajuar; herë – herë ai ka të drejtë, por i shton aq shumë zullumet e krijon aq shumë fantazi, sa që bëhet i pabesuar.

Këto SHIK-as, ish policë, qofshin koliqianë apo shehrianë, nuk kanë bërë vetëm këtë. Pranë vetes Berisha ka pasur gjithnjë një klan të fuqishëm, si një gardë pretoriane, që i ka mbyllur gojën, shpejt e shpejt, kujtdo që ka qenë i rrezikshëm për të, apo thjeshtë ka rënë në mërinë e tij. Kjo gardë është edhe sot e kësaj dite e gatshme të të bëjë gjithçka që vendi të jetë nën psikozën e konfilktit apo terrorit. Së treti: Nuk ka pasur e nuk ka në botë qeveri më të tërhequr, për të mos thënë, më frikacake, se sa qeverisja socialiste në Shqipëri. Vetëm një herë ajo u dëshmua se mund të veprojë, kur u bë arrestimi i Berishës që ishte mbyllur në veturën e blinduar, por edhe ajo kaloi shpejt.

Në vitin 1997 veprimi më i paktë që do të kishte mundur të bënte qeverisja socialiste e Nanos do të ishte largimi nga politika e Berishës, qoftë edhe përmes plebishitit popullor. Kjo nuk ndodhi, sepse socialistët ishin ende të thekur për paqe sociale, duke e ditur se paqe nuk do të kishte, e duke u akuzuar, një ditë pasi ishin dhunuar, se kishin qenë dhunues. Edhe qeverisja e sotme bën sikur nuk di dhe nuk ndjehet sepse nuk ka zë. Të tërhequr deri në skaj nga ideja e marrëveshjes, e mbipaqëtimit, e konsensusit ( “me konsensus” i vrau Berisha katër demonstrues në mesin e Tiranës dhe prishi të gjitha provat e vrasjeve), të joshur nga idea e të qenurit modern dhe bashkeevropianë, ata kanë mbetur tek batutat kryeministrore, të cilat harrohen sapo dëgjohen. Në vitet e qeverisjes Berisha u bënë zullumet më të mëdha në Shqipëri; pasojat janë ende të pranishme e do të jenë për shumë e shumë kohë, por asgjë nuk trashitet; gjërat po mbyllen, e do të jetë një ditë qe çdo gjë do u kthehet si një boomerang gjigand. Ndaj edhe livadhis Sali Berisha…”/korriero

Po Berisha kur do arrestohet? Analisti rendit tri arsye pse nuk po ndodh Read More »

Deputeti socialist ia kthen ashpër Berishës: I paudhë si ti, gjaku i atyre që kë në kurriz nuk do të …

Më një gjuhë të ashpër i është përgjigju ish kryeministrit Sali Berisha, deputeti socialist Pjerin Ndreu për akuzat se edhe ai është i implikuar në veprimtari kriminale. Me një gjuhë të ashpër, Ndreu i kujton Berishës mëkatet e jetës politike në vend. “Sali Berisha, nuk ka me tu plotesu deshira as ty as morrave qe ke rrotull apo enderrojne me kot te me shohin mua te implikuar ne rrjete kriminale.

Kriminalizimi jot, i familjes tende dhe gjaku i viktimave qe ke ne kurriz ne kete vend, as ne varr ska me te lene rehat. Leh edhe pak se je nga fundi, ose drejt burgut ose drejt varrit, e do shpetojme njeher e mire nga nje i paudhe si ti. Familja Ndreu ka me te tregu targen ty matuf sepse eshte elite ne kete vend ne cdo aspekt. Kam krenari per ate qe perfaqesoj si person dhe si familje, ndersa ndjej neveri per ty dhe gjithe gjirizin tuaj qe ndotet kete vend me 1001 prapesi !”, shkruan Pjerin Ndreu.

Deputeti socialist ia kthen ashpër Berishës: I paudhë si ti, gjaku i atyre që kë në kurriz nuk do të … Read More »

Del lista e kryetarëve që ‘zhgënjyen’ Ramën, i shkarkon pa një pa dy

Partia Socialiste do shkarkojë të gjithë kryetarët e degëve të saj në rang bashkie që kanë punuar keq. Propozimi është bërë dje gjatë mbledhjes së përbashkët të Kryesisë së PS-së dhe grupit parlamentar, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Propozimi është bërë i njohur për mediat pas mble-dhjes nga zëdhënësja e kryesisë së kësaj force, Elisa Spiropali, e cila në fakt e bëri këtë fakt të kryer, duke deklaruar shkarkimin e 11 krerëve të degëve të Partisë Socialiste.

“Në mbledhjen e sotme të kryesisë u shkarkuan 11 kryetarë socialistë. Janë vënë re vonesa të pajustifikueshme në riorganizimin e partisë, në fushatën e anëtarësimeve dhe në degët lokale”, tha Spiropali. Por, duket se kemi të bëjmë me një lapsus të Spiropalit, pasi menjëherë pas kësaj deklarate, nga selia rozë u qartësua se gjatë mbledhjes së kryesisë nuk ishte marrë vendimi i shkarkimit, por vetëm ishte diskutuar propozimi për shkarkim të 11 kryetarëve të PS-së në nivel bashkie. Madje, nga zyra e shtypit u bë e ditur se tashmë ky propozim do të diskutohet me drejtuesit politikë të qarqeve si dhe asambletë e rretheve për të vendosur më pas nëse do të vendoset për shkarkimin e tyre ose jo.

Arsyet
Burime nga Kryesia e PS-së bënë të ditur se arsyet e këtij propozimi drastik lidhen me punën e dobët të bërë prej tyre në drejtimin e partisë, sidomos sa i përket përmbushjes së detyrimeve, që lindën nga vendimmarrja e mbledhjes së fundit të Asamblesë Kombëtare. Bëhet fjalë për proceset organizative në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, si dhe fushatën e anëtarësimeve në parti. Mësohet se ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, ai që është ankuar për neglizhencën e socialistëve, përfshi kryetarët e degëve, drejtuesit e pushtetit vendor dhe ka kërkuar nga drejtuesit politik të çdo qarku që të analizojë veprimtarinë e tyre dhe në mënyrë të veçantë atë të drejtorëve lokalë. “Vihet re një shkëputje nga disa territore. Drejtuesve politikë u është kërkuar që të rrisin prezencën në territor dhe në qarqet që mbulojnë, sidomos në bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh i marrëdhënies së pushtetit lokal me qytetarët”, shtoi Spiropali.

Emrat
Në listën e krerëve të PS-së në nivel bashkie që kanë punuar keq bie në sy se bëhet fjalë për degë partie që në pushtetin vendor drejtohen kryesisht nga Partia Demokratike ose Lëvizja Socialiste për Integrim, ku duket se edhe Partia Socialiste ndihet më e dobët. Listën e kryeson kryetari i PS-së së Shkodrës, Arvit Osja dhe për të vijuar me kryetarin e PS-së në Tropojë, Abedin Katana; kryetarin e PS-së Përmet, Edvin Tuci; atij të Devollit Erold Begolli, atij të Selenicës, Nertil Ballaj apo edhe ai i Cërrikut, Gëzim Salla. Të gjitha këto, bashki që në pushtetin vendor drejtohen nga përfaqësues të PD dhe LSI. Pjesë e listës së kryetarëve që kanë punuar keq janë edhe kryetarët e PS-së në Dibër, Kurbin, Memaliaj, Shijak dhe Ura Vajgurore. Gjithsesi, tashmë verdikti për fatin e këtyre drejtuesve socialistë është në dorë të drejtuesve politikë të qarkut, të cilët do duhet të bëjnë edhe një analizë më të thelluar për të nxjerrë shkaqet e këtyre rezultateve, shkruan Gazeta Shqiptare.

‘Statuti’, Neni 31 – Kryetari i partisë së bashkisë

Mandati i kryetarit të partisë së bashkisë si rregull është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur:
Jep dorëheqjen
Shkarkohet nga kryesia e partisë për dobësi në punë e shkelje të normave të statutit.
Nuk fiton në mocion votëbesimi të zhvilluar për të.
Humbet besimin e anëtarësisë dhe të organizatave socialiste të bashkisë dhe shkarkohet prej tyre.
Humbet zgjedhjet vendore, ose arrin rezultat më të dobët se zgjedhjet e mëparshme politike në bashkinë respektive.
Në rastet e mësipërme, mandati ndërpritet automatikisht dhe kryetari qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit
të ri.

Kryetarët e PS që janë propozuar për t’u shkarkuar

1. Arvit Osja – Shkodër
2. Gëzim Salla – Cërrik
3. Afrim Mikli – Dibër
4. Agron Ivani – Kurbin
5. Edvin Tuci – Përmet
6. Nertil Bellaj – Selenicë
7. Erold Begolli – Devoll
8. Edmonda Harizaj – Memaliaj
9. Abedin Katana – Tropojë
10. Elton Arbana – Shijak
11. Arjan Çepele – Ura Vajgurore/korrieri

Del lista e kryetarëve që ‘zhgënjyen’ Ramën, i shkarkon pa një pa dy Read More »

Dash Shehi e pranon hapur: Luaj ndonjë dorë poker

Deputeti Dashamir Shehi ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos.

Shehi është shprehur se nuk është kundër pikave të basteve, por që duhet të kufizohen sepse në vendin tonë është ekzagjeruar me to.

Gjithashtu deputeti ka shtuar se është në kategorinë e personave që luan dhe ndonjë dorë poker.

“Unë jam nga ata që luaj edhe ndonjë dorë poker, nuk është se jam kundër, por duhet të kufizohet. Në zonat rurale i vetmi vend komunitar janë ato ku luhet poker, them se duhet të frenohet. T’i themi stop. Në Shqipëri, siç çdo gjë tjetër, është ekzagjeruar edhe me pikat e basteve.Sot po nuk të dhanë lekët merr biletën dhe shkon në polici, nesër kur të luhet ilegalisht do shkosh të drejtohesh te ‘i forti’ dhe më pas ai do shkojë t’u marrë lekët atyre”, është shprehur kryetari i LZHK-së.

Dash Shehi e pranon hapur: Luaj ndonjë dorë poker Read More »

Kur Manjani i LSI, shpallte Klement Balilin “I padënuar”, që Ilir Meta ta emëronte drejtor transporti… të lëndëve narkotike

Vetëm 1 muaj, pasi LSI u ul në kolltukët e pushtetit “Rama-1”, pronarët e partisë “morri i kuq” Ilir Metaj e Dr Monika Kryemadhi, u dhanë urdhër ministrave, të emërojnë urgjent, drejtorët e pjesës së pushtetit, të partisë nëpër zona.

Në listën e ministrit Edmond Haxhinasto, ishte dhe Klement Balili, për postin Drejtor i Transportit Rrugor të Rrethit Sarandë, ku bashkëngjitur listës me shënimin “Saranda me përshpejtim”, shef Likja i kishte çuar  dhe këtë kërkesë, të firmosur nga vetë “Eskobari”, siç është etetiketuar nga policia Greke:

– “Unë Klement Balili, diplomuar “Drejtësi” në Fakultetin “Kristal” dhe kam marrë titullin “Jurist” në vitin 2009 me rezultate të mira, si dhe kam kryer, Master Niveli Dytë MND, Dega “E Drejta Civile” Profili Shkencor. Përsa më sipër, mendoj, se kam aftësitë dhe shpreh dëshirën, të punoj në Drejtorinë e Transportit Rrugor Sarandë, në detyrën “Drejtor”.

Ministri Haxhinasto, firmosi vendimin e emërimit brenda sekondës, ndërkohë që porositi drejtor Balilin, të merrte formalisht sa për dokument në dosje, një Dëshmi Penalitetit, mbasi edhe ai e dinte më mirë se ishte Jurist me Mastër.

Ndërsa tani, që Balili është zbuluar e po kërkohet, nga e gjithë bota si trafikant droge, shefat e partisë “morri i kuq”, Likja, Dr. Mona, Manjani, Haxhinasto e të tjerë që e emëruan drejtor, po bëjnë sikur nuk e njohin, sikur nuk e kanë parë e takuar asnjëherë, sikur nuk kanë asnjë lidhje me të, ndërkohë që i inauguraun super hotelin “Santa Quaranta”, morën dhuratë nga një apartament në Sarandë dhe kishin në dispozicion falas, nga një suitë private brenda super hotelit, ku shkonin çdo fundjavë./Pamfleti

 

Kur Manjani i LSI, shpallte Klement Balilin “I padënuar”, që Ilir Meta ta emëronte drejtor transporti… të lëndëve narkotike Read More »

“Uroj të mos përfundojmë në kronikë”/ Rama “këshillon” drejtorin e ri: Me mend në kokë se, kokëfortësinë që s’ta shkruajnë në CV…

Pas prezantimit të Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, në fund të fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se “i vjen mirë që pas 10 vitesh punonjësit e policisë së burgjeve do t’u vijnë uniforma të reja”, duke shtuat se “është një shembull drithërues për çfarë mungese serioziteti e ka karakterizuar Ministrinë e Drejtësisë, dhe që sot tundin moralin e ngritur mbi shpifje”, tha ai.

Ndërkohë nuk kanë munguar dhe batutat, pasi e uroi për postin, duke shtuar ndër të tjera se për të i janë thënë vetëm fjalë të mira nga të gjithë punonjësit e policisë që janë pyetur, e ndërsa tha me humor se uron që një ditë të mos dalë në ndonjë kronikë ku të kujtohet se çfarë tha sot, për të treguar se nuk ka pasur të drejtë.

“Uroj që kokëfortësinë që e karakterizon dhe që nuk ia kanë shkruar në CV, ta ketë të përditshmen, ashtu siç e tregon edhe fama që ka lënë punën e tij, duke qenë i respektuar nga të gjithë kolegët.

Për ta mbyllur do ju them, një shaka që është më shumë se gjysma e të vërtetës…

Është shumë e vështirë të kërkosh opinione për njerëzit dhe të marrësh të ngjashme, në rastin e drejtorit na ka ndodhur kjo, dhe për herë të parë kam dëgjuar oficerë policie që nuk shajnë njëri tjetrin, përkundrazi thonë fjalët më të mira.

Uroj shumë mos të përfundojmë ndonjë ditë në ndonjë kronikë ku dalin këto fjalë, pastaj drejtori na del që është i duhuri, (qesh) por secili në fund të ditës varet nga koka, shpatullat e këmbët e veta. Sinqerisht shumë suksese, por me mend në kokë se ka shumë rëndësi kjo kur je në uniformë”, u shpreh Rama./korrieri

“Uroj të mos përfundojmë në kronikë”/ Rama “këshillon” drejtorin e ri: Me mend në kokë se, kokëfortësinë që s’ta shkruajnë në CV… Read More »

Rama u jep ‘goditjen’ përfundimtare: Ndalimi i bixhozit mesazh i qartë për krimin e organizuar

Pas miratimi të ligjit për lojërat e fatit ka reaguar edhe kryeministri Rama në Twitter.

Kryeministri Edi Rama thotë se tashmë projekt ligji kalon në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten votohet në Kuvend.

Sipas kryeministrit, miratimi i projektligjit për lojërat e fatit është një mesazh i qartë ndaj krimit të organizuar, krim të cilit Rama u ka dhënë një ‘goditje’ vdekjeprurëse me heqjen e lojëve të fatit.

“FLM deputetëve të Komisionit të Ekonomisë e Financave, për mbështetjen me votën sot të projekt-ligjit për ndalimin e bixhozit! Tani në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten të gjithë në Kuvend. Për nënat e gratë në radhë të parë. Dhe për një mesazh të qartë krimit të organizuar”– ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Rama u jep ‘goditjen’ përfundimtare: Ndalimi i bixhozit mesazh i qartë për krimin e organizuar Read More »

Dridhet administrata, Rama bën gati listën me emrat e drejtorëve abuzues

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje valë shkarkimesh në administratë. Gjatë mbledhjes së grupit ai deklaroi para deputetëve e se ka shumë drejtorë që po abuzojnë dhe ata nuk meritojnë të jenë pjesë e mazhorancës. Për këtë arsye kreu i qeverisë njoftoi se sot paradite do të mbledhë Kryesinë e PS. Gazeta SOT ka mësuar se në Kryesi do të diskutohet pikërisht për nisjen e një faze tjetër shkarkimesh në administratë. Sipas burimeve, Ramës i ka shkuar në dorë një listë me të gjithë drejtorët problematikë në vend, të cilat do të shkarkohen nga detyra, ndërsa shumë prej tyre mund të ndiqen dhe penalisht.

Kështu ndodhi me ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko. Ai u shkarkua nga ministrja e Drejtësisë ndërsa më pas erdhi dhe arrestimi. Pak ditë më parë gazeta publikoi një raport të Ministrisë së Drejtësisë sa i takon auditimeve dhe doli se ka shumë drejtorë me probleme. Po ashtu dhe në platformën e bashkëqeverisjes ka pasur lumë ankesash. Kjo e ka bindur Ramën se ka mjaft emra që duhet të shkarkohen dhe të dalin para drejtësisë. Sot do të diskutohet me anëtarët e Kryesisë mbi rrugët që do të ndiqen.

E sigurt është se do ketë raprezalje në politikë e administratë. Kushdo që ka abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë do të duhet të mbajë përgjegjësi. Sipas të dhënave, në portalin “shqipëriaqëduam” ka pasur dhe denoncime për korrupsion. “Për këtë periudhë (janar-qershor 2018) janë raportuar pranë njësisë antikorrupsion në Kryeministri dhe gjithashtu në institucionet ku denoncohet rasti, 13 raste nga të cilat: 10 për Ministrinë e Drejtësisë, 1 Ministria e Financave dhe Ekonomisë, 1 Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, 1 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Institucionet nuk raportojnë se ndonjë nga ankesat/raportimet për raste korruptive i kanë raportuar në Policinë e Shtetit apo në Prokurori. Buxheti i shtetit është burimi i financimit të kësaj mase”, thuhet në raport. Duket se këta do jen të parët që do preken nga furtuna.

Auditimet e denoncimet

Sipas të dhënave të siguruar nga Ministria e Drejtësisë, gjatë vitit 2018 në SH.Ç.B.A janë marrë dhe trajtuar 2880 telefonata në linjën e gjelbër dhe 1074 ankesa nga të gjitha portat e mundshme që SH.Ç.B.A ka vënë në dispozion të publikut. Pas hetimit administrative të ankesave ka rezultuar se: Në 55 raste për 93 punonjës policie janë evidentuar shkelje të karakterit administrativ dhe është sugjeruar fillimi i hetimit disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sa i takon Ministrisë së Bujqësisë, në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, gjatë 6 -mujorit të parë 2018 janë verifikuar dhe kthyer përgjigje për 96 ankesa brenda afateve.

Sa i takon Ministrisë së Shëndetësisë, në FSDKSH janë ngritur grupe pune për verifikimin e ankesave të qytetarëve për punonjësit e institucionit, janë verifikuar dhe trajtuar 6 (gjashtë) raste ankesash për korrupsion gjatë periudhës janar – qershor 2018. Sa i takon problematikave në burgje, janë realizuar 8 kontrolle dhe auditime nëpërmjet të cilave po shqyrtohet dhënien e masave disiplinore dhe masave administrative në vazhdim. Konkretisht në IEVP Fier janë proceduar penalisht 3 punonjës. Në total janë dhënë 15 masa disiplinore “Vërejtje me shkrim”, 4 masa disiplinore “Heqja deri në masën e dy ditëve të punës” dhe 7 masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”. Arsyeja e dhënies së masave ka qenë moszbatimi i orarit zyrtar si dhe moskryerja e detyrave funksionale e punonjësve gjatë kryerjes së detyrës. Pra duket se do ketë valë shkarkimesh në ditët në vijim./korrieri

Dridhet administrata, Rama bën gati listën me emrat e drejtorëve abuzues Read More »