Politike

Shqipëri-Kosovë, Bushati: Në pak javë takimi i radhës, fokus bashkëpunimi ndërkufitar

Në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri- Kosovë, financuar nga Bashkimi Europian, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi nga qyteti i Kukësit se së shpejti do të zhvillohet takimi i radhës mes dy qeverive.

“Në pak javë në do të kemi takimin e radhës mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet në Pejë, ku temë e diskutimit do të jetë edhe nevoja për lehtësimin e mëtejshëm përsa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, për të krijuar më shumë lehtësi në këtë drejtim”, – u shpreh Bushati. Në përgjigje të zërave në Ballkan, të cilat ministri i cilësoi nacionaliste, ai tha se “ndëkohë që në Ballkan vijon të flitet për teza nacionaliste, ne shqiptarët është mirë që të fokusohemi në çështje sa më konkrete, të cilat impaktojnë jetën e qytetarëve”.

Sipas ministrit, përmes programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, falë ndihmës së BE krijohet një mundësi dhe ndërlidhje jo thjesht mes dy zonave të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, por mbi të gjitha mes popullatave që jetojnë në këto zona e krahina, të cilat në rastin e Shqipërisë dhe Kosovës, ka një specifikë të veçantë, sepse sipas tij, në fund të ditës jemi një komb dhe flasim një gjuhë.

3 programet e financuara nga BE janë: pika doganore Shishtavec-Krushevë, mbrojtja mjedisore dhe manaxhimi i mbetjeve, si dhe programi i shtrirjes së vijës Dinarika, që ka të bëjë më rajonin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Duke prekur procesin e anëtarësimit në BE, kjo e fundit sipas tij është proces që fillimisht nis me ndryshimin e dinamikës së komuniteteve lokale.

“Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është një proces që ka të bëjë me zbatimin e Reformës në Drejtësi, nuk është një proces që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar, të flasim edhe për tema që janë shumë konkrete dhe përmes disa projekteve konkrete, por domethënëse të ndryshojmë pak nga pak dinamikën e komuniteteve të ndryshme lokale”, – tha ndër të tjera ministri./atsh

Shqipëri-Kosovë, Bushati: Në pak javë takimi i radhës, fokus bashkëpunimi ndërkufitar Read More »

Opozita konfirmon pjesëmarrjen, Balla pas takimit me Metën: Ja datat e mundshme të zhvilllimit të zgjedhjeve lokale!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas takimit me Presidentit, Ilir Meta, në një bashkëbisedim me gazetarët ka zbuluar se edhe opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje. Balla u shpreh se dy të dielat e qershorit janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve.

“Zhvilluam një bisede me Presidentin e Pepublikës Ilir Meta. Kodi zgjedhor është i qartë. Dy të dielat e qërshorit është diskutuar si dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve. Kjo është një çështje që i takon dakordësisë mes të gjithëve. Presidenti i Republikës do të bëjë këtë proces  ne bazë të konsultave. Ne nuk do të bëjm datë, se datën e e përcakton Kodi Zgjedhor”, u shpreh Balla.

Kujtojmë që Partia Demokratike ka pranuar ftesën e Presidentit Ilir Meta, për të qenë pjesë e konsultimeve për të vendosur datën e zgjedhjeve. Pas pak minutash pritet një takim mes kreut të Grupit të PD-së, Edmond Spaho me Metën.

Opozita konfirmon pjesëmarrjen, Balla pas takimit me Metën: Ja datat e mundshme të zhvilllimit të zgjedhjeve lokale! Read More »

Mbledhja me dyer të mbyllura, Basha jep porosi të çuditshme për deputetët: Dua…

Vitin e ardhshëm do të organizohen zgjedhjet për pushtetin lokal. PD dhe LSI pritet që te jenë në një koalicion kundër PS ashtu sicc ndodhi në vitin 2011, kur Edi Rama humbi Bashkinë e Tiranës.

Gjatë mbledhjes së djeshme Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u kërkoi deputetëve të grupit të tij parlamentar të bëhen gati për zgjedhje, pasi ato mund të vijnë shumë shpejt.  Basha mblodhi Grupin Parlamentar për të diskutuar në lidhje me aksionin politik dhe qëndrimin që opozita do të mbajë në raport me shumicën qeverisëse.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit të PD-së sqarojnë se Basha ka kërkuar nga deputetët e tij të bëjnë propozime për zgjedhjet vendore dhe të jenë gati për zhvillime të forta që mund të çojnë deri në zgjedhje të parakohshme.

“Ne duhet të përgatitemi intensivisht për zgjedhjet vendore sepse me kandidatët e duhur, do t’i fitojmë ato. Është i nevojshëm një mobilizim i grupit dhe strukturave të PD-së për t’u përballur me qeverinë, pasi kjo përballje elektorale mund të jetë më e shpejtë sa e mendojmë. Ashtu siç edhe e kam thënë në daljet e mia, janë minimalisht 15 mandate parlamentare që PS-ja i ka siguruar nga bashkëpunimi me persona të inkriminuar”, tha Basha.

Kreu i opozitës informoi deputetët e grupit të tij parlamentar për skandale të reja që pritet të bëhen publike në radhët e maxhorancës dhe kujtoi se për aq kohë sa shumica nuk pranon të bëjë veting në politikë, marrëdhënia e PD-së me Parlamentin do të jetë e kushtëzuar.

Mbledhja me dyer të mbyllura, Basha jep porosi të çuditshme për deputetët: Dua… Read More »

Zbulohet kurthi i shërbimeve sekrete greke që do ‘hidhte në erë’ Shqipërinë, Donika Prela pikas në kohë planin famëkeq

Vrasja e ekstremistit grek, Kostantinos Kaçifa, në Bularat të Gjirokastrës, nga forcat RENEA, ka shkaktuar debate dhe përplasje të forta mes dy vendeve fqinje, duke acaruar së tepërmi dhe marrëdhëniet mes tyre.

Shërbimet sekrete greke dhe qarqet antishqiptare mësohet se kanë pasur një plan për rrëmbimin e trupit të ushtarit grek, i vrarë nga RENEA shqiptare, mesditën e së dielës. Agjenturat greke, në bashkëpunim me qarqet antishqiptare në jug të Shqipërisë, kanë nisur zbatimin e planit për të marrë trupin e ekstremistit, që u vra pasi hapi zjarr mbi policinë, për ta çuar në Athinë.

Ky plan do të zbatohej me qëllim për të manipuluar ekspertizën mjekoligjore të trupit të ushtarit të vrarë, për ta përshtatur me akuzat e qeverisë greke dhe qarqeve ekstremiste greke, që gjoja Konstantinos Kaçifa u vra për flamur.

Duke krijuar një mashtrim të madh, Athina do të shtonte presionin mbi politikën e korruptuar të Tiranës, për të pranuar kërkesat e Greqisë në dëm të Shqipërisë. Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja se pse Prokuroria për Krimet e Rënda ka shpejtuar për ta sjellë trupin e Konstantinos Kaçifa në Tiranë. Ekspertët e mjekësisë ligjore mund të shkonin edhe në Gjirokastër, por arsyeja se pse e kanë sjellë në Tiranë, duket se lidhet me sigurinë.

‘Zonja e hekurt’ e drejtësisë së re shqiptare, Donika Prela, ka pikasur në kohë kurthin e grekëve dhe antishqiptarëve, duke bërë lëvizjen e duhur. Pas vendimit për të sjellë trupin e pajetë të grekut në Tiranë, Prela ju dha dhe një përgjigje të fortë fqinjëve, teksa tha se hetimet do të kryhen nga pala shqiptare dhe nuk ka pse ndërhyn në këtë çështje asnjë autoritet i huaj.

“Hetimet do kryhen nga pala shqiptare dhe nuk ka pse ndërhyn në këtë çështje asnjë autoritet i huaj. Grekët mund të dërgojnë ekspertët e tyre, të cilët do u lejohet të jenë vetëm në rolin e vëzhguesit, por jo që të kryejnë hetime, të marin në pyetje persona, të nxjerin akte dokumentive etj. Jo kjo është e ndaluar”, thuhej në reagimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda./Pamfleti

Zbulohet kurthi i shërbimeve sekrete greke që do ‘hidhte në erë’ Shqipërinë, Donika Prela pikas në kohë planin famëkeq Read More »

“Ti me lopë, unë me derra, të vështirë e kemi”, Rama u kthehet qytetarëve: Po ju pse qeshni, apo …

Ndërsa lanconte benefitet që u vijnë qytetarëve nga platforma “shqipëriaqëduam.al” , kryeministri Edi Rama është përballur edhe me pyetjet e disave prej tyre. I tillë ishte edhe një të moshuari i cili ka treguar sesi përmes platformës ka gjetur zgjidhje, Edi Rama e ka pyetur sesi u fut tek portali, ndërsa ai i ka thënë se e kanë ndihmuar pasi vetë nuk di ta përdorë kompjuterin.

Ndërkohë pas pyetjes së Ramës në sallë u dëgjuan të qeshura, por kryeministri ka reaguar.

“Ti me lopë unë me derra… të vështirë e kemi punën”, i ka thënë ai qytetarit, ndërsa u është kthyer atyre që qeshën: Po ju pse qeshni, apo ju e dini si hyhet në platformë?! Më pas ai ka treguar se e pyeti sesi hyri në platformë sepse donte t’u tregonte të gjithëve sesi mund të bëhen pjesë dhe ku të kërkojnë ndihmë?!

“Ti me lopë, unë me derra, të vështirë e kemi”, Rama u kthehet qytetarëve: Po ju pse qeshni, apo … Read More »

S’është aleancë kundër Tahirit… zbulohet e vërteta e daljes së Fatmir Xhafajt krah Erion Veliajt

Të gjithëve u bëri përshtypje dalja e Fatmir Xhafajt krah kreut të Bashkisë së Tiranës në ditët e fundit në krye të detyrës. Por, çfarë fshihet pas? Aleanca politike mes Xhafajt dhe Veliajt?

Shumë u përpoqën të lidhinin këtë në një koalicioni të këtyre të dyve ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nisur nga fakti se Tahiri dhe Xhafaj nuk kanë pasur asnjëherë miqësi mes tyre.

Por, në fakt e vërteta është fare e thjeshtë nuk ka nevojë aspak për shumë thellim. Lidhja mes tyre  është dhëndri i Xhafajt, Ditjon Baboci, Drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës./Korrieri

S’është aleancë kundër Tahirit… zbulohet e vërteta e daljes së Fatmir Xhafajt krah Erion Veliajt Read More »

Rama sfidon Bashen nga Hasi: Opozita nuk na mund dot kurrë. Ajo që bëjnë ata s’është as në Kanun

Duket se partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës pasi në çdo takim përfaqësuesit politikë kanë filluar me premtimet elektorale. Por këtë herë Kryeministri Edi Rama teksa ka qenë në Kukës, ku ka shpërndarë disa karta anëtarësie, ka shprehur bindjen se opozita nuk fiton dot kurrë ndaj kësaj mazhorance. Për fat të keq kemi kundërshtarë që nuk na sfidojnë, por përpiqen të na godasin me mjete që s’janë mjete jo të politikës, por asnjë tradite shqiptare. Kanuni nuk e ka shpifjen mjet për të komuniku apo bashkëjetu me të tjerët. Shpifja nuk konsiderohet si një mënyrë komunikimi as në Kanun, as në Kushtetutë, as në ligj, mirëpo nga ana tjetër duhet ti mirëkuptojnë, nuk ka mundim dot. Ky është problemi, është problem shumë i madh.

Nuk na mundin dot, nuk dinë sesi mund të na mundin dhe i bien vetes, gjithë kohës, janë bërë si ata që thonë, ‘o tani më jep këtë që dua o do hidhem në erë bashkë me ty’. Por në fakt ajo që do ndodhur është se, do hidhen në erë vetë, se ne prapë këtu do jemi. Ne nuk jemi më sot në Shqipëri, të ndarë në të majtë dhe të djathtë. Kjo është shumë e qartë. Ne në Shqipëri, sot, jemi të ndarë në njerëz që punojnë, që bëjnë gabime, këtu jemi në një vend përshembull që kemi bërë një gabim të madh, por që kanë aftësinë të reflektojnë dhe kanë aftësi ti bëjnë gjërat që thonë, dhe me njerëz që nuk kanë aftësi të kujtojnë as çfarë flasin vetë, jo më ti thonë të tjerëve ndonjë gjë të hairit, lërë më pastaj, të bëjnë ndonjë gjë të hairit për të tjerët.

Dhe jam i bindur që s’ka demokrat, nuk ka njeri që i thotë punës-punë dhe që i thotë atdheut-atdhe, ti besojë votën, ti besojë qytetin, ti besojë vendin jo e jo, një partie që ka vetëm një mënyrë për ta ndihur që të shpëtojë: duhet çu në fund fare, duhet çu aty ku s’ka më shans të thotë që shih sa mirë që jam. Më vjen shumë mirë që ta mbyll duke thënë dhe duke ia u thënë të gjithëve, mbajeni mend mirë… tani kam hall se po përsëris shumë dhe do na ikin fare nga zgjedhjet ata. Po unë besoj se ata do thonë ‘nuk hyjmë, nuk hyjmë, nuk hyjmë’, do hyjnë dhe në fund siç hyjnë gjithmonë dhe pastaj do dalin më keq se ç’kanë dalë çdo herë tjerët”, tha Rama

Rama sfidon Bashen nga Hasi: Opozita nuk na mund dot kurrë. Ajo që bëjnë ata s’është as në Kanun Read More »

Tahiri bën 39 vjeç dhe ndan një mesazh me ndjekësit: Në fund të ditës, veç për kaq është gjithmonë…/Video

Sot ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë plot 39 vjeç. Ai ka zgjedhur që përmes një postimi në Facebook, të falënderojë miqtë dhe të afërmit për urimet e tyre me një video, ku shfaqet monologu i aktorit të njohur italian, Roberto Benigni, për lumturinë. “Në fund të ditës, veç për kaq është gjithmonë! Ju falenderoj pafund të gjithëve”, shkruan Tahiri në komentin që shoqëron videon.

Mesazhi për lumturinë nga aktori Roberto Benigni publikuar nga Tahiri: “Lumtura, po lumtura, meqë ra fjala për lumturinë, kërkojeni çdo ditë, vazhdimisht. Në fakt, kushdo që më dëgjon tani të vihet në kërkim të lumturisë. Tani, në këtë moment, sepse është aty, e keni. E kemi sepse, na është dhënë të gjithëve, na është dhënë kur kemi qenë të vegjël, na e kanë dhënë si një dhuratë. Ishte një dhuratë aq e bukur sa e fshehëm, siç bëjnë qentë me kockën kur e fshehin. Disa prej nesh e kanë fshehur aq mirë sa nuk e mbajnë mend se ku e kanë fshehur, por e kemi.

E keni. Shikoni në çdo qoshe, në thellësinë e shpirtit tuaj. Hidhni çdo gjë në ajër, sirtaret, komodinat dhe çfarë keni brenda në to, do ta shihni që ajo do të dalë. Provoni të hidhni kutitë, veshjet, shtatin, ajo ndodhet aty. Duhet të mendojmë gjithmonë për lumturinë edhe pse ajo ndonjëherë na harron ne. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë atë, deri në ditën e fundit të jetës sonë”.

https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10218163513579699/?t=0

Tahiri bën 39 vjeç dhe ndan një mesazh me ndjekësit: Në fund të ditës, veç për kaq është gjithmonë…/Video Read More »