Politike

“E kam menduar, por kam hezituar”, Jozefina Topalli merr vendimin

Ish kryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tashmë prej më shumë se 1 viti nuk është më pjesë aktive e politikës. Por ajo është aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron të shfaqë mendimet e saj mbi aktualitetin politik.

Madje së fundmi, për të ndarë me miqtë e saj momente të ndryshme, ajo ka vendosur që të hapë dhe një llogari në Instagram, ku shkruan se e ka menduar herë pas here, por ka hezituar.

Postimi i plotë i Jozefina Topallit:

Te dashur miq! Here pas here kam menduar te hap nje llogari timen ne instagram, por kam hezituar. Dje vendosa ta hap. Instagrami eshte nje menyre e thjeshte per te ndare me miq momente te ndryshme dhe per te zbuluar llogari ne mbare boten, qe ndajne gjera qe na pelqejne.

Me poshte eshte instagrami im.( topallijozefina) Te tjerat jane fake.Ju uroj nje dite te bukur. Faleminderit Jozefina.

“E kam menduar, por kam hezituar”, Jozefina Topalli merr vendimin Read More »

‘Zbërthehet’ Jozefina Topalli, tregon PAMJET brenda shtëpisë gjigande

Jozefina Topalli është ndër figurat më të spikatura në politikë, është e para grua që ka mbajtur edhe postin e Kryetares së Kuvendit.

Topalli ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku ka treguar pamjet e shtëpisë së saj të fëmijërisë, një shtëpi 200-vjeçare.

Teksa tregonte ambientet e shtëpisë, politikania kujtonte me nostalgji momente nga fëmijëria e saj.

“Shtëpia tani është vjetëruar. Nuk mund të rri pa shkuar tek ajo shtëpi se aty kam lindur, jam rritur vetë, kam rritur edhe fëmijët e mi se shumë herë nëna kujdesej për ta. Fëmijëria ime ka qenë e gëzueshme pavarësisht vështirësive të tjera. Brenda familjes krijohej një ambient i bukur. Shtëpia ishte e madhe me oborr të madh. Brenda shtëpisë ishim rreth 20 e ca fëmijë, bashkë me komshitë luanim gjithë ditën bashkë, mësonim, grindeshim, pajtoheshim. Kam shumë kujtime”, tha Jozefina Topalli.
/shkodranews
 

‘Zbërthehet’ Jozefina Topalli, tregon PAMJET brenda shtëpisë gjigande Read More »

Saimir Tahiri: Mua as më ngroh as më ftoh partia

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon të insistojë se ai është i pafajshëm, ndërsa ka hedhur poshtë që të jetë mbështetur nga Rama, për t’i shpëtuar dënimit. “Ka nisur rreth 1 vit më parë, gjatë kësaj kohe shumë ujë ka rrjedhur. Kam qenë në vëmendje përherë sa përmendej një histori që kishte lidhje me krimin. I vetmi që ka heshtur jam unë. Kam heshtur se kam menduar se s’duhet të përfitoja nga pushteti që kam pasur.

Mua as më ngroh as më ftoh partia dhe as nuk e dua partinë në lirinë time. Edhe nëse kam mllef do ishte e drejtë, por nuk kam mllef ndaj askujt, kam vetëm arsye. Termi që partia ju lëshoi, as nuk e dua partinë për të vërtetën time. Unë do preferoja më shumë dënimin se sa lirinë me kusht prej partisë.

Nuk besoj që një drejtësi është e plotë kur është pushteti brenda. Kam pritur një vit që të bëj një përmbledhje të shkurtër. Kam pritur që hetimet në Itali e Shqipëri të kishin një përfundim e që unë mos të dilja me fjalët e mia se nuk do mjaftonin. Unë kam vendimin e Prokurorisë së Katanias në dorë tani. Prokuroria shqiptare zgjat hetimet me pretendimin presim letrat nga Italia.

Asnjëherë nuk më kanë kërkuar. Unë nuk e kam sulmuar Prokurorinë e nuk do e bëj për aq kohë sa jam në hetim. Prokurorët italianë nuk kanë nxjerrë një cerek lajmi pavarësisht të gjitha hetimeve. Kurse këtu vetëm lajme në emisione, studio, media vetëm për të baltosur të vërtetën,” theksoi Tahiri.

Saimir Tahiri: Mua as më ngroh as më ftoh partia Read More »

Mustafa Nano-gazetares: E kam kurbën e ulët kur jam para teje. Degjeneron debati live në emision

Degjeneron debati në emisionin ku është i ftuar ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe gazetarët Mustafa Nano, Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe Artan Hoxha.

Kanë mjaftuar disa “thumba” të Nanos për Çollakun duke e quajtur armik të Saimir Tahirit që situata për disa minuta të dalë jashtë kontrollit.

“Kujt i thua armik ti. Kë quan armik ti”, i është përgjigjur gazetari Çollaku ndërsa ajo që ka thënë më pas Nano i ka qenë edhe më e hidhur.

“O Lala, Lala dëgjo. Pjesa më e ulët e kurbës time televizive është kur jam përballë gazetarësh si ju dhe Basiri”, u shpreh Mustafa Nano.

“Si ishte kjo? Po të lartë kur e ke?”, i është përgjigjur Çollaku. Ndërsa në të njëjtën mënyrë ia ia kthyer edhe gazetarja Lala “Po bëj një pyetje për të ngritur kurbën. Meqënëse e paske kurbën e ulët”.

“Po nuk e ngre, mjafton prania jote, ç’a të ngresh”, u përgjigj Nano.

Mustafa Nano-gazetares: E kam kurbën e ulët kur jam para teje. Degjeneron debati live në emision Read More »

Kryemadhi në Kinë: Shqipëria ka potencial të madh në fushën e turizmit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi,  paraqiti në Universitetin e Unionit të Pekinit në Kinë, potencialin e madh të Shqipërisë në fushën e turizmit dhe nevojën për aftësim profesional në këtë sektor.

Kryemadhi tha se sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që ende kemi një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë.

Delegacioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim u prit nga stafi drejtues i Universitetit të Unionit të Pekinit, i mirë njohur si një ndër departamentet më të mëdha në botë në fushën e turizmit.

Kryetarja e LSI ftoi Universitetin e Unionit të Pekinit të vizitojnë Shqipërinë me qëllim fillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me universitetet shqiptare. Instituti “Konfuci” është gjithashtu një platformë e shkëlqyer nëpërmjet të cilit mund të nxitet bashkëpunimi. Vitin që vjen në Tiranë do të mbahet edhe konferenca e radhës e Aleancës së Turizmit, në kuadër të platformës 16+1, që është një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë. /atsh

Kryemadhi në Kinë: Shqipëria ka potencial të madh në fushën e turizmit Read More »

Balla: PD të sjellë në Kuvend dy kandidaturat për anëtarë të KQZ-së

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje sot partisë Demokratike, që të sjellë në Kuvend dy kandidaturat për anëtarë të KQZ-së.

Balla reagoi sot nga foltorja e Kuvendit, ndaj deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili në një komunikim për mediat u shpreh se, “nga dy kandidaturat që ne votojmë, njëra i takon Partisë Demokratike”.

“Lulzim, të takojnë dy kandidatura, jo një! Pra, nga katër vakanca të krijuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dy kandidatura i takojnë mazhorancës dhe dy i takojnë opozitës, jo një. Përfitoj nga rasti sot që t’i rikërkoj Partisë Demokratike, opozitës, të sjellë dy kandidatura, jo një. Nuk ta kanë shpjeguar mirë Lulzim të tutë; nga katër, ke gjysmat”, tha Balla.

Balla tha se, “sa i përket partisë që ka numrin më të madh të mandateve në shumicë jemi vetëm ne, Partia Socialiste”. “Kjo do të thotë se të dyja vendet që i takonin shumicës parlamentare të legjislaturës së vitit 2009-2013, tashmë i takojnë shumicës parlamentare të legjislaturës 2017-2021”, tha ai.

Balla kujtoi se “dy ish-anëtarët e KQZ-së, Vera Shtjefni dhe anëtari tjetër, janë dy anëtarë që kanë qenë propozime të Partisë Demokratike, automatikisht dy propozimet e reja i takojnë Partisë Socialiste”.

“Sot Kuvendi voton për dy kandidaturat, të cilat gjej rastin që t’i inkurajoj për të bërë një punë në respekt të plotë të ligjit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të qershorit 2019, për të cilat tashmë, KQZ duhet të fillojë përgatitjen për të qenë zgjedhje tërësisht në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, por mbi të gjitha në zbatim të ligjit”, tha Balla.

Për këtë qëllim, Balla iu kërkoi të gjithë deputetëve të mbështesin dy kandidaturat e Rezarta Bitrit, një juriste e shkëlqyer, apartiake sikurse e do ligji, po kështu edhe kandidatin tjetër, i cili ushtroi në mënyrë efikase dhe plotësisht të mirë mandatin plotësues nga 2016 e deri më tani, Bledar Skënderi./atsh

Balla: PD të sjellë në Kuvend dy kandidaturat për anëtarë të KQZ-së Read More »

Kuvendi shqyrton sot disa projektligje të rëndësishme

Kuvendi do të shqyrtojë në seancën e sotme plenare disa projektligje të rëndësishme.

Kështu sot do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Republika e Shqipërisë) – Skje (Mali i Zi) për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës”.

Gjithashtu do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkimit Europian për bashkëpunimin e zbatimit të ligjit, mbi vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europol-it”.

Po ashtu sot do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2016”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe njoftimin dhe miratimin e kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 5 – 23

Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e kaluara janë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i cili kërkon  votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit

Si dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, që gjithashtu kërkon votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit./atsh

Kuvendi shqyrton sot disa projektligje të rëndësishme Read More »

Saimir Tahiri/“Kam heshtur gati një vit në respekt të hetimeve, duke zgjedhur të bëj qytetarin dhe jo politikanin para drejtësisë”

“Kam heshtur gati një vit në respekt të hetimeve, duke zgjedhur të bëj qytetarin dhe jo politikanin para drejtësisë”. Kështu shprehet Saimir Tahiri në konferencën e shumëpritur në ambientet e “Rogner”. Ish-ministri tha se nuk e ka pasur të lehtë të heshtë dhe se nuk e ka humbur në asnjë moment besimin se e vërteta do të dalë një ditë. “Sot jam i vetmi politikan shqiptar që vetëm pse përmendet, kërkova të hetohem. Jo një herë, por dy herë” – u shpreh Tahiri. “Kam heshtur në respekt të hetimeve.

Mund të bëja edhe unë politikanit dhe t’ua hedhja në sy atyre që kanë folur për mua, duke përfshirë edhe hetues e gazetarë. Kam heshtur në respekt të hetimeve. Të gjithë folën pa fund, vetëm unë heshta. Vendosa të bëj qytetarin e thjeshtë, vetëm para drejtësisë. Unë nuk bëja gjë tjerër, veçse qeshja. Do bërtas më fort se çdo gënjështër e thënë gjatë këtij viti. Nuk e kam patur të lehtë të hesht, por sot kam vendosur të thëm boll. Se kam humbur besimin që do të dalë e vërteta. Unë kërkova që të hetohem edhe në Itali.

Shumë politikanë kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar. Politika çdo ditë bën gënjështra dhe hetime. Prokuroria kërkoi pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin, pasi nuk ka asnjë provë ndaj meje. Sot kam vendim e gjykatës italiane që thotë të pushohen hetimet për Tahirin sepsë nuk ka asnjë provë që më implikon. Unë nuk bëra politikë, nuk u fsheha, nuk sajova, por u përballa. Sot jam i vetmi politikan në Shqipëri, vetëm se u përmenda në tabulatet e trafikantëve u hetova. Por Italia me vendim të formës së prerë ka mbyllur hetimet ndaj meje” – tha ish-ministri i Punëve të Brendshme.

Saimir Tahiri/“Kam heshtur gati një vit në respekt të hetimeve, duke zgjedhur të bëj qytetarin dhe jo politikanin para drejtësisë” Read More »