Politike

Ekstremisti grek, reagon PDIU: ‘Agimi i Artë’ ka marrë zemër nga ‘Rilindasit’ e rinj

E gjithë përgjegjësia e ngjarjes me ekstremistin grek dhe forcat RENEA është e rilindësve të rinj. Ky është reagimi i ardhur nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet. Kreu i partisë Shpëti Idrizi shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se: ‘Ky është ekstremisti i Agimit të Artë Konstatinos Kacifas, që Policia na e paraqet si të pirë. Nga kërkimet me dron u ndje era e pijes?!’

Më tej Idrizi shkruan: ‘Ndal relativizimit, por të arrestohen dhe të ndalohen ekstremistët e Agimit të Artë dhe ‘trimoshat e Vorio-Epirit’, të cilët kanë marrë zemër nga Rilindasit e rinj, që për turp po ngrenë varrezat e atyre që erdhën si pushtues duke fyer shqiptarë’. Ndërsa shton: ‘Por kanë harruar mijëra të vrarë, masakruar dhe të shpërngulur që presin të prehen në një varrezë, si për çdo njeri në këtë tokë’.

Ekstremisti grek, reagon PDIU: ‘Agimi i Artë’ ka marrë zemër nga ‘Rilindasit’ e rinj Read More »

Saimir Tahiri bën rikthimin e bujshëm në publik: Do jem “Zëri i Popullit”

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri duket se ka vendosur të rikthehet bujshëm në skenën politike, të menduar deri në detaje dhe me bashkëpunime të forta mediatike.

Së fundi Tahiri ka zyrtarizuar dhe median personale, që për sfidimin e të gjithëve ka emrin e kanalit zyrtar të socialistëve “Zëri i Popullit”. Po me ndryshimin e vetëm se tashmë kjo media do të jetë online, dhe do ti shërbejë ish-ministrit.

Duket se Tahiri i ka marrë të gjitha masat që media e tij të jetë dhe e licensuar dhe të ketë aktivitet të rregullt pasi në 13 shtator të këtij vitit ai e ka regjistruar dhe si biznes në QKR.

Në të dhënat e aksionerëve shihet se ish-ministri është i vetëm në këtë ndërmarrje mediatike, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësht, ndërsa si adresë ka dhënë rrugën “Prokop Mima”, e cila ndodhet në afërsi të Komunës së Parisit.

Ditëve të fundit emri i tij është lakuar ndjeshëm për shkak se është përfolur për një përplasje nën rrogoz me Edi Ramën, ku dyshohet se Tahiri ka informacione që mund të fundosin personazhe të njohur në PS. Dje ai paralajmëroi një konferencë për mediat paraditen e sotme, po që në mënyrë të mistershme u anullua sot me lajmin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, shkruan Faxweb.al.

I pyetur sot nëse konferenca e tij kishte lidhje me rastin Xhafaj, Tahiri u përgjigj se jo, dhe ato që ai do të komunikojë lidhen ngushtësisht me interesin publik.

“Dorëheqja e Xhafës? S’ka lidhje. Konferenca ka lidhje me interesin publik”, u shpreh Tahiri.

Dy ish-ministrat e Edi Ramës janë të njohur për përplasjet e kahershme mes tyre, për shkak se Xhafaj e ka denoncuar publikisht kanabizimin e vendit teksa nën drejtimin e rendit ka qenë Tahiri. Mbetet të presim ditët në vijim për të parë përplasje të tjera mbi apo nën rrogoz të socialistëve.

Saimir Tahiri bën rikthimin e bujshëm në publik: Do jem “Zëri i Popullit” Read More »

Xhafaj pas dorëheqjes: Krenar për sukseset në forcimin e rendit dhe sigurisë

“Me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme”, deklaron  Fatmir Xhafaj,  pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në mesazhin e publikuar nga ministria e Brendshme, Xhafaj shprehet se “pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme. Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve”.

Ai thekson se “sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.”

Xhafaj falenderon “të gjithë ekipin, kolegët, miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time, si dhe të gjithë ata që më vlerësuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.  Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë”.

“Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm”, përfundon mesazhi i ministrit të dorëhequr, Fatmir Xhafaj. /atsh

Xhafaj pas dorëheqjes: Krenar për sukseset në forcimin e rendit dhe sigurisë Read More »

Fatmir Xhafaj shkon në zyrë për të fundit herë: Mëngjesin e kalova me…

Ministri i Brendshëm i dorëhequr Fatmir Xhafaj ka shkuar për herë të fundit sot në zyrën e tij pak orës pas publikimit të vendimit të tij për të lënë këtë post.

Xhafaj e ka pasur të vështirë të hyjë në Ministrinë e Brendshme për shkak të kordonit të madh të gazetarëve që kanë arritur t’i marrin një prononcim të shkurtër.

Xhafaj ka thënë se ka ardhur për herë të parë me vonesë në punë pas një mëngjesi me familjen e tij.

“Kjo është hera e parë që vij me vonesë në punë pasi kalova një mëngjes shumë të këndshëm me familjen e tij, bashkëshorten dhe mbesën. Të dytët po ju takoj ju dhe më vjen mirë, ju falënderoj për mbështetjen”, ka thënë Xhafaj.

Por pyetjes së gazetarëve për arsyet e dorëheqjes Xhafaj nuk ka preferuar t’iu përgjigjet duke hyrë më pas në Ministrinë e Brendshme ku do të takohet me bashkëpunëtorët dhe stafin për porositë e përshëndetjet e fundit.

Fatmir Xhafaj shkon në zyrë për të fundit herë: Mëngjesin e kalova me… Read More »

Fatmir Xhafaj flet për herë të parë pas dorëheqjes: Ja arsyeja

Ish-ministri Fatmir Xhafaj ka reaguar pas dorëheqjes së dorëzuar kryeministrit Edi Rama. Xhafaj ka treguar se çfarë ka ndodhur që mori këtë vendim të papritur. Ai thotë se dorëheqja ka ardhur me vullnetin e tij të plotë.

Një pjesë të rëndësishme të mesazhit të tij e zënë falenderimet, fillimisht për kryeministrin Edi Rama, e më pas për stafin e tij, familjen dhe mbështetësit.

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u bë e ditur mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter, ku njëkohësisht Rama prezantonte dhe pasuesin që do të drejtojë kë dikaster shumë të përfolur. Bëhet fjalë për gjeneral Sandër Lleshin, që deri tani mbante detyrën e këshilltarit të Kryeministrit Rama.

MESAZHI I XHAFAJT
“Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.

Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve.

Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.

Falënderoj të gjithë ekipin, kolegët, miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time, si dhe të gjithë ata që më vlerësuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.

Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë.

Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm”, shprehet Xhafaj.

Fatmir Xhafaj flet për herë të parë pas dorëheqjes: Ja arsyeja Read More »

Humb kontrollin e makinës, aksidentohet kryebashkiaku socialist

Një prej drejtuesve vendorë në vend ka rrezikuar jetën mbrëmjen e kaluara. Mësohet se Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni, është aksidentuar gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së premtes mbrëma, shumë pranë grykës së Këlcyrës.

Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit të tij ku ndodheshin edhe dy persona ë tjerë duke u përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka dalë nga rruga.

Mësohet se personat kanë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar gjatë natës për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës.

Humb kontrollin e makinës, aksidentohet kryebashkiaku socialist Read More »

Dorëheqja e Xhafajt, vjen reagimi i parë nga PD: Ja pse u largua

Deputeti i parë i Partisë Demokratike që ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është Klevis Balliu.

Në një status në Facebook, ai shkruan se dorëheqja e tij shënon fillimin e fundit të Rilindjes. Sipas Balliut ky është ministri i dytë i Brendshëm që pas denocimeve të PD ka dhënë dorëheqjen.

“Kujt i shërbeu Fatmir Xhafaj me largimin, Edi Ramës, Olsi Ramës apo u dorëzua përballë Tahirit?,” shkruan Balliu.

Statusi i plotë

DORËHEQJA E FATMIR XHAFËS SHËNON FILLIMIN E FUNDIT TË RILINDJES
Ikën Ministri i dytë i Brendshëm i Rilindjes pas denoncimeve të PD.

Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit të drogës dorëzohet dhe largohet nga detyra e ministrit. E gjithë kupola e PS është në krye të krimit dhe udhëhiqet nga bandat.
Sot është një tjetër betejë e fituar nga demokratët, LUFTA do edhe më shumë punë, por ne nuk do të ndalemi.

Rastësi apo çfarë ishte ky largim pikërisht në ditën kur Saimir Tahiri kishte lajmëruar të fliste për kundërshtarët e tij të Rilindjes, por tashmë është tërhequr nga ky komunikim publik.

Bandat e larguara po kërcënojnë bandat në qeveri.
Xhafa u largua që të heshtë Saimiri?!
Kujt i shërbeu Fatmir Xhafaj me largimin, Edi Ramës, Olsi Ramës apo u dorëzua përballë Tahirit?
Sot detyra jonë është të SHPORRIM bandat e RILINDJES.

Dorëheqja e Xhafajt, vjen reagimi i parë nga PD: Ja pse u largua Read More »

Senatorja franceze: Shqipëria në drejtimin e duhur, ja çfarë do t’i them Macron

Shqipëria po bën përpjekje shumë të mëdha për të ecur përpara në drejtimin e duhur, ishte mesazhi që përcolli sot senatorja franceze Helene Conway-Mouret, e cila theksoi se këtë mesazh do t’ia përcjellë presidentit francez, Emanuel Macron.

Gjithashtu, theksoi ajo, do t’i sugjerojë që edhe ai të vijë në Shqipëri për një vizitë zyrtare presidenciale.

Në një konferencë për shtyp me Kryetaren e Komisionit te Jashtëm, Mimi Kodheli, gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë, Conway-Mouret theksoi se “marrëdhëniet tona dypalëshe janë të shkëlqyera në të gjitha fushat. Por që t’i forcojmë këto marrëdhënie duhet të takohemi, të kemi shkëmbime dhe të njohim njëri-tjetrin”.

“Ajo që kam vënë re që në takimin e parë me Ministren e Drejtësisë është së pari, një motivimi shumë i fortë i juaji për të ndryshuar vendin. Dhe së dyti dëshira e madhe për të qenë anëtarë të familjes së madhe europiane”, tha Conway-Mouret.

“Ne kemi nevojë për të bashkëpunuar në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë”, shtoi senatorja franceze.

Ajo vlerësoi pjesëmarrjen e grave në postet e larta politike në Shqipëri si shenjë e modernizimit. “Nga ana personale desha të them që nga takimet që kam pasur, jam e lumtur që kam takuar kaq shumë personalitete gra sepse kjo tregon shkallën e modernizimit të vendit tuaj në këtë moment”. /atsh

Senatorja franceze: Shqipëria në drejtimin e duhur, ja çfarë do t’i them Macron Read More »