Politike

Shpresë për familjen Kuqi në Elbasan-Jetojnë në kushte të vështira, por brenda tre muajve do të kenë shtëpi të re

Familja e Llazar Kuqit në fshatin Kuqen të Elbasanit do të ketë shtëpi të re, brenda tre muajve, pasi banesa ku ata jetojnë sot nuk plotëson as kushtet minimale të jetesës. Kryeministri Edi Rama ishte pranë kësaj familjeje ku u prit me emocion nga anëtarët e saj. Nëna e shtëpisë i kishte shkruar dy letra Kryeministrit dhe nuk e besonte se ai ishte aty, për ta vizituar dhe për ta nxjerrë nga gjendja e vështirë ku ndodhet familja e saj.

“Kam shkruar dy letra. I thashë burrit që t’i shkruajmë Edi Ramës se ai do na rregullojë, po ai thoshte që s’kemi për t’u rregulluar, ka dy muaj në spital”, tregoi gruaja.

Kryeministri Rama pasi pa nga afër gjendjen e vështirë të shtëpisë, premtoi se punimet do fillojnë shumë shpejt, ndërsa do gjehet mënyra për një sistemim gjatë kësaj periudhe.

“Përpiqemi sa të mundemi po nuk është kollaj, do bëjmë çfarë të mundemi. Edhe shtëpia e madhe jona kështu është, ka pjesën që mund të rrihet, dhe pjesën që s’mund të rrihet. Duhet të durojmë e të luftojmë, se nuk bëhet ndryshe”, tha kryeministri Edi Rama.

Në fund të vizitës, Kryeministri premtoi se për tre muaj maksimumi familja do të ketë shtëpinë e re.

Banesa e familjes Kuqi në Kuqen të Elbasanit pas u dogj disa kohë më parë, ndodhet në gjendje të mjeruar dhe gjithë çfarë pikon jashtë bie brenda. Tashmë, familjarët e saj kanë një dritë shprese se diçka do të rregullohet në jetën e tyre për një të ardhme më të mirë. /atsh

Shpresë për familjen Kuqi në Elbasan-Jetojnë në kushte të vështira, por brenda tre muajve do të kenë shtëpi të re Read More »

Rama i delegon detyrën e ministrit, Cakaj: Asnjë ndryshim në politikën e jashtme

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht ministër për Europën dhe Punët e Jashtme i delegoi sot zv.Ministrit Gent Cakaj detyrën e drejtimit të kësaj ministrie.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së kalimit të stafetës në drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, zv/ ministri Cakaj vuri në dukje rezultatet dhe gamën e gjerë të sukseseve që kjo ministri ka shënuar prej 5 vitesh nën drejtimin e ministrit Bushatit.

Trajta amorfe dhe përmbajtja pothuaj likuide e politikës së jashtme të Shqipërisë, sipas Cakajt është shndërruar në një platformë solide në qasje dinamike të mirëstrukturuar dhe të mbështetur fuqishëm në parimet e dinjitetit kombëtar dhe besueshmërisë ndërkombëtare.

“Të qenit drejtues i këtij institucioni kyç të shtetit shqiptar me kompetenca të deleguara nga kryeministri Edi Rama, nën vëzhgimin e tij pashmangshmërisht të afërt, është një start i garantuar nën dritën e zjarrit të akuzave të pabaza dhe paragjykimeve pa faj”, tha Cakaj, në fjalën e tij prezantuese.

Pavarësisht sfidave të mëdha dhe problemeve të pamohueshme, sipas tij, “Shqipëria sot qëndron në kuotën më të lartë të përfaqësimit diplomatik dhe nivelin më të konsoliduar të veprimit politik të jashtëm.

“Vendi ynë është bërë bartës i një varg nismash rajonale që gjithësesi dëshmon për kredibilitetin e tij më tepër se sa rajonal. Shqipëria qëndron më afër se kurrë sot para vendimin historik për hapjen formale të negociatave për tu bërë pjesë e familjes europiane. Atdheu ynë, Shqipëria është në fazën e pakthyeshme të përgatitjeve përfundimtare për kryesimin e OSBE-së në vitin që vjen”, vijoi Cakaj.

Ky transferim autoriteti institucional, sipas tij, “nuk nënkupton asnjë ndryshim objektivash strategjike dhe politike të qeverisë shqiptare në kuadrin e politikës së jashtme”.

“Me energji të reja dhe qasje proactive ne do të vazhdojmë të shtyjmë përpara me më shumë vullnet, rrugën drejt integrimit rajonal duke forcuar profilin e Shqipërisë si një aktor aktiv e dinamik me peshë të pamohueshme dhe subjekt qendror që dëgjohet me vëmendje nga të gjithë dhe trajtohet me respekt nga secili”, tha ai.

Cakaj garantoi se Shqipëria do të mbetet forcë e patjetërsueshme e paqes dhe stabilitetit, promovuese dhe bartëse e ideve të zhvillimit përmes mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me të gjithë fqinjët pa dallim.

Shqipëria, tha Cakaj, ka hyrë në një fazë të re të intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale me vende të rajonit, duke siguruar zbatueshmërinë e marrëveshjeve të dyanshme dhe po ashtu duke gjeneruar projekte të reja dhe konkrete politike.

“Ne duam të rrisim më tej ndërveprimin me faktorin shqiptar në veçanti. Në kohën që po vjen dhe me horizontet që po hapen ne do të jemi më pranë tyre. Jemi të përkushtuar të kryejmë të gjitha obligimet që vijnë nga angazhimet tona në rajon në kuadër të procesit të Berlinit”, tha Cakaj.

Kjo vëmendje e shtuar në politikën rajonale, sipas tij, “nuk duhet të lexohet si shenjë lëshimi në axhendën tonë europiane, përkundrazi zhvillimi i Shqipërisë në rajon është një kusht themelor i konsolidimit të pozicionit tonë në axhendën europiane”.

Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon përmes procesit të konsolidimit rajonal, tha Cakaj, ndërsa shtoi se “Shqipëria duhet të jetë e angazhuar dhe e mirëorganizuar për të organizuar këtë qëllim në kohë reale sipas kalendarëve të paraqitur”.

Cakaj garantoi se ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të vazhdojë punën intensive për një performancë cilësore në kuadër të procesit të “screening”. “Do të vijojmë dialogun cilësor të vendeve anëtare për ekspozim në një dritë sa më qartë të rezultateve të dukshme dhe reformave të pandalshme. Vëmendje e veçantë në 2 objektiva kyç të diplomacisë shqiptare, kryesimi i suksesshëm i OSBE-së në 2020 dhe angazhimi për të siguruar vendin tonë në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022”, tha Cakaj. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/348029269369104/?t=0

Rama i delegon detyrën e ministrit, Cakaj: Asnjë ndryshim në politikën e jashtme Read More »

Rama: Drejtori i Hipotekës Durrës shkarkohet, halabak dhe i padenjë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Hipotekës së Durrësit, i denoncuar mbrëmjen e djeshme nga emisioni Fiks Fare për sorrollatjen e një qytetari.

Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Kryeministri Rama tha se “ka njerëz të padenjë, që për fat të keq nuk na mungojnë në zyrat e shërbimeve”.

“Kështu ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga emisioni Fiks Fare i një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak, për të cilin është marrë menjëherë masa e shkarkimit dhe Ministrja e Drejtësisë në raportin e përjavshëm që përkon me bashkëqeverisjen do ta komunikojë për publikun”, tha Rama.

Kreu i qeverisë përsëriti thirrjen për qytetarët që kanë të tilla pengesa dhe problematika, që t’i drejtohen platformës shqipëriaqëduam.al për një zgjidhje të shpejtë. /atsh

Rama: Drejtori i Hipotekës Durrës shkarkohet, halabak dhe i padenjë Read More »

Basha: Opozita dhe PD nisin protestat për t’i kthyer pushtetin qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga salla e Parlamentit, se nga sot opozita do të udhëheqë protestat drejt një kryengritje popullore e demokratike për të kthyer pushtetin në duart e qytetarëve. “Nga sot Partia Demokratike dhe opozita kanë një mision, t’i prijnë qytetarët të bëhen zot të fatit të tyre përmes një kryengritje demokratike dhe popullore”.

Sipas Bashës sot në Shqipëri kanë rënë institucionet më të rëndësishme.

“U asgjësua Kuvendi, kjo sallë sot nuk përfaqëson vullnetin e popullit, këta mbrojnë veç krimin. U asgjësua Gjykata Kushtetuese. U asgjësua në këtë sallë edhe Prokuroria”.

Kryetari i Partisë Demokrati theksoi se Shqipëria nuk po qeveriset nga Partia Socialiste, por nga disa ministra që përfaqësojnë oligarkët.

“Sot ministrat në pushtet nuk janë as përfaqësues të popullit, as të Partisë Socialiste. Këta ministra janë kukullat e Edi Ramës, sepse nuk i njohin as socialistët, as qytetarët. Këta ministra të rinj i kanë sjellë në pushtet oligarkët. Uroj që Partia Socialiste të çlirohet nga kjo bandë kriminelësh. Uroj që kjo rrugë të mos ketë kosto të madhe dhe faturë të madhe për shoqërinë shqiptare”. /atsh

Basha: Opozita dhe PD nisin protestat për t’i kthyer pushtetin qytetarëve Read More »

Kuvendi miraton emërimin e Kryeministrit Rama në krye të diplomacisë shqiptare

Kuvendi miratoi me 78 vota pro dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, duke miratuar me të njëjtin numër votash emërimin e Kryeministrit Rama në postin e kryediplomatit.

Ndryshimet e miratuara sot nga Kuvendi, janë të fundit nga ndryshimet në qeveri pas vonesës për shkak të refuzimit për dekretim të propozimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga ana e Presidentit Meta.

Gjatë seancës së sotme janë zëvendësuar po ashtu edhe vendet bosh të ministrave të rinj nëpër komisionet parlamentare. Në këtë seancë është vendosur që ish-ministri Ditmir Bushati të marrë kryesimin e delegacionit shqiptar në OSBE. Arben Ahmetaj ka marrë drejtimin e Komisionit të Ekonomisë, Niko Peleshi ka marrë drejtimin e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Senida Mesi, ka marrë pozicionin e nënkryetares së Komisionit të Integrimit. Blerina Gjylameti është votuar si bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë u votua nga Kuvendi, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu. /atsh

Kuvendi miraton emërimin e Kryeministrit Rama në krye të diplomacisë shqiptare Read More »

Tenton të ‘g.odasë’ kryeminstrin Rama gjatë homazheve të 21 janarit, e pëson keq

Një incident ka ndodhur pak minuta më parë gjatë homazheve të v.iktimave të 21 janarit 2011.

Sipas informacioneve mësohet se një person ende i pa identifikuar ka hedhur thirrje kundër kryeministrit Rama dhe ka tentuar që ti afrohet atij. Mësohet se ai është ndaluar nga Garda e Republikës dhe më pas është shoqëruar nga Policia në Komisariat.

Identiteti i personit në fjalë nuk është bërë me dije.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e të v’rarëve në 21 janar 2011 ka zhvilluar sot homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën 4 v.iktima.

Homazhet në kujtim të v.iktimave të 21 janarit po zhvillohen në 8-vjetorin e v.rasjes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

Në 8-vjetorin e kësaj ngjarjeje, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi.

525 mijë euro u ndanë me vendim qeverie për secilën nga 4 familjet e të vrarëve, ndërsa Garda e Republikës paditi ish-drejtuesit e saj për v.rasjet.

Tenton të ‘g.odasë’ kryeminstrin Rama gjatë homazheve të 21 janarit, e pëson keq Read More »

Përvjetori i vd*ekjes së Ibrahim Rugovës!Njeriu i cili beri shume per Kombin!

Me rastin e përvjetorit të 13-të të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë do të organizohen një varg aktivitetesh.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në orën 09:00 do të bëjë homazhe tek va*rri në Velani.

Ndërsa kryesia e LDK-së bashkë me kryesuesit e Degëve do të bëjë homazhe tek va*rri i tij në orën 11:00 dhe pastaj menjëherë vazhdojnë në vizitë të familja Rugova.

Ndërsa, në orën 12:00 Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore. Akademia mbahet në Golden Imperial (lagjja në Veternik).

Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 nga një sëm*undje e rëndë.

Përvjetori i vd*ekjes së Ibrahim Rugovës!Njeriu i cili beri shume per Kombin! Read More »