Politike

Basha në Laç: Qeveri teknike kalimtare, zgjedhje të parakohshme

“Koha e fjalëve ka mbaruar. Ka ardhur koha që populli të vendosë fatin e vet.Duhet qeveri teknike kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme për të zgjidhur situatën në vend”, deklaroi sot në Laç, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“E di, që kjo trevë është goditur nga qeveria për t’ju detyruar për t’u larguar nga vendi juaj. E di, që prej një viti 3500 familje me ndihmë ekonomike janë larguar nga ndihma ekonomike. E di, që ka tre fshatra pa energji sepse qeveria u ka prerë dritat në vend që t’i subvencionojë dhe t’u japë para. E di, se spitali i qytetit tuaj është në gjendje më të keqe se sa spitalet fushore të luftës së parë botërore. E di, se buxheti i shteti dhe taksat tuaja janë shndërruar në pasuri për pushtetarët”, tha Basha.

“Koha e fjalëve ka mbaruar. Ka ardhur koha që populli të marrë në dorë fatin e tij. Kanë kaluar gjashtë vite dhe e keqja është ngulur thellë e më thellë. Nuk ka zhvillim, mirëqenie dhe Europë me Edi Ramën”, tha Basha.

Në fund, Basha tha se duhet qeveri teknike kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme për të dalë nga kjo gjendje.

“Ne i kemi planet, do ju marrim pasuritë oligarkëve dhe do ua japim ju dhe çdo i korruptuar do jetë para drejtësisë. Por që të ndodh kjo duhet rikthejmë institucionet, ligjin dhe mbi të gjitha duhet të kthejmë dhe demokracinë. Kjo mund të ndodh vetëm përmes një qeverisje kalimtare dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, theksoi Basha, ndërsa ripërsëriti thirrjen për t’u bashkuar në protestën e 16 shkurtit në Tiranë. /atsh

Basha në Laç: Qeveri teknike kalimtare, zgjedhje të parakohshme Read More »

Haradinaj: Nuk e heqim taksën pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ritheksoi sot se taksa ndaj Serbisë nuk do të largohet deri në njohjen e Kosovës.

Kreu i qeverisë, foli dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, ku tha se ata qe po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës, e kanë gabim.

Haradinaj tha se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë.

Kreu i qeverisë shtoi se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Haradinaj foli dhe për mundësitë e ndarjes së Kosovës, ku u shpreh se një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë.

Ai është shprehur i vendosur se nuk të ketë shkëmbim territoresh dhe se Kosova nuk do të japë asnjë pjesë të territorit të saj.

“Po thuhet së duhet me dhanë diçka për njohje, ose territore, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore”, tha ai. Këto komente Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës në Klinë. /kosovapress/

Haradinaj: Nuk e heqim taksën pa njohjen e Kosovës nga Serbia Read More »

Spiropali: Shfaqje vulgu e opozitës që kërkon të qeverisë vendin

Zëdhënësja e Qeverisë, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku nuk u kursyen ofendimet edhe në aspektin familjar nga ana e opozitës.

Duke ju kërkuar ndjesë qytetarëve për fjalorin e përdorur nga foltorja e Kuvendit nga ana e opozitës, Spiropali i ka cilësuar këto të fundit si fyerje krahinore dhe shfaqje vulgariteti nga një forcë politike e cila kërkon që të qeverisë vendin.

“Shëmti, fyerje krahinore, familjare dhe seksiste, shfaqje vulgu e opozitës politike që kërkon të qeverisë Shqipërinë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe i sigurojmë se nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit. E gjithë vëmendja tek njerëzit”, theksoi Spiropali./atsh

Spiropali: Shfaqje vulgu e opozitës që kërkon të qeverisë vendin Read More »

Braçe: Thirrja për protestë nuk ka lidhje me qytetarët e këtij vendi

Sot mbi 90 % e sipërmarrjes në këtë vend, e vogël dhe e mesme, do të paguajë nga 0- 5% të tatim fitimit.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili theksoi se “nuk ka numër më të madh sesa ky që kemi rimbledhur ne me politikën fiskale për biznesin e vogël dhe atë të mesëm”.

“Që nga janari këtij viti ne i kemi rimbledhur shqiptarët. Nuk i kemi rimbledhur për qëllime të pastra politike, por i kemi rimbledhur në mënyrë të qartë për interesat e tyre ekonomike dhe ato familjare”, – nënvizoi Braçe.

Sipas tij, çdo thirrje që vjen sot për t’u mbledhur në 16 shkurt apo mars, prill, maj, qershor nuk ka lidhje me qytetarët e këtij vendi, por me interesat personale të një grushti njerëzish që e kanë qeverisur këtë vend dy herë dhe dy herë kanë bërë gjithçka për veten e tyre, por kurrë për qytetarët e këtij vendi.

“Sot, që nga 1 janari e në vijim të gjithë njerëzit që merren me bujqësinë në fshat i kemi mbledhur edhe njëherë për t’i nënshtruar një tatim të ri për inputet e tyre bujqësore për punën e tyre me tokën në bujqësi e blegtori duke e çliruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar duke e bërë atë zero”, theksoi Braçe duke shtuar për të gjitha inputet në import, por edhe në transkasionet e brendshme.

Zv/kryeministri Braçe u shpreh se “na duhet një punë akoma më e madhe në javët në vijim në mënyrë që e gjithë masa fiskale që kemi ndërmarrë të kthehet në produkt të prekshme të matshëm për çdo bujk të vendit”.

“Është gjysma e popullsisë që po jeton sot në fshat merret me bujqësi dhe blegtori që është rimbledhur nga kjo politikë fiskale që kjo qeveri, ky parlament, ky grup parlamentar bëri realitet pas 23 vitesh”, theksoi Braçe.

Ai bëri të ditur gjithashtu se për të gjithë ata që merren me agroturizëm e kemi bërë tatimin mbi fitimin 5% për një periudhë 10-vjeçare në mënyrë që t’u japim atyre një mundësi të re.

“Të gjithë ata që shkojnë në Greqi për të mbledhur ullinjtë të rikthehen me qëllim që të bëjnë një punë më të mirë në tokat e tyre, në familjet e tyre, të ngrenë njësi agroturistike dhe të paguajnë më pak taksa, seç paguajnë në Greqinë fqinje”.

Braçe tha se “gjithashtu kemi bërë 6% tatimin mbi vlerën e shtuar për të gjithë ata që do të merren me agroturizëm që është më ulët në gjithë rajonin”.

“Janë 15-16 masa që i adresohen drejtpërdrejt qytetarëve në fshat dhe qytet, sipërmarrës të vogël dhe të mesme, madje punëtorë, nëpunës, menaxherë, të cilët që nga 1 janari paguajnë më pak tatim mbi të ardhurat nga paga veçanërisht nga fasha 130-150 mijë lekë, pra 100-200 mijë më pak nga të ardhurat e tyre që shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e tyre”, tha Braçe. /atsh

Braçe: Thirrja për protestë nuk ka lidhje me qytetarët e këtij vendi Read More »

Rama-Berishës: Shkatërrove Valbonën dhe leje për 15 HEC-e

Në kohën e qeverisë së Sali Berishës janë dhënë 15 leje për ndërtime HEC-esh në Valbonë, prej të cilave kjo qeveri ka anuluar 13 leje.

Nga salla e seancave plenare në Kuvend, Kryeministri Edi Rama i kërkoi deputetit Sali Berishës të përgjigjet nëse mund të kapërcejë dot oqeanin dhe të udhëtojë drejt SHBA-së, ndërsa i kujtoi atij se “oqeani nuk është Valbona, ku dha 15 leje për ndërtime HEC-esh dhe sot fshihet si skuth”.

Rama akuzoi Berishën se “është ai që e shkatërroi Valbonën duke dhënë leje për hidrocentralet dhe tani nuk ka fytyrë t’u dalë përpara tropojanëve dhe t’u thotë se është ai autori i këtyre lejeve”.

“Ti dhe 15 leje për ndërtim HEC-esh nga të cilat ne mundëm të anullojmë 13 leje, për të mos kaluar në arbitrazh për shkakun tënd, Sali. Oqeani nuk është Valbona”, tha Rama/atsh

Rama-Berishës: Shkatërrove Valbonën dhe leje për 15 HEC-e Read More »

Rama-opozitës: Kontribuoni për reformën zgjedhore

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje sot opozitës që të kontribuojë për reformën zgjedhore.

“Lërini historitë me protesta dhe hajdeni të kontribuoni për reformën zgjedhore dhe mblidhni rripat për humbjen e qershorit. Jua kam premtuar se në qershor, jo që nuk do të merrni asnjë nga bashkitë që keni, por do të dorëzoni minimalisht bashkinë e Kukësit, sepse atë do ta drejtojmë ne”, tha Rama nga salla e Kuvendit.

Kryeministri garantoi se “do ta bëjmë Kukësin me aeroport, me stadium dhe me shumëçka tjetër që ju nuk bëtë në Kukës”. “E gjetët Kukësin me flamur dhe e latë me shkop dhe këtu sollët Flamurin”, tha Rama. /atsh

Rama-opozitës: Kontribuoni për reformën zgjedhore Read More »

Në nisje të seancës parlamentare, PD kërkon 30 minuta shtyrje

Grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar sot shtyrjen me 30 minute, të nisjes së seancës parlamentare, nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Seanca duhej të niste në orën 10:00. Kërkesa u bë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili ia paraqiti Ruçit.
Alibeaj: Kemi nevojë të bëjmë një mbledhje grupi në fillim të rendit të ditës.

Ruçi: Pse, për ç’arsye?

Alibeaj: S’mund ta themi ne objektin e mbledhjes së Grupit!

Ruçi: ju lutem, seanca sa ka filluar, rendi i ditës është i njohur.

Alibeaj: Unë po bëj një kërkesë. Sigurisht është i njohur, nuk ka lidhje me rendin e ditës. Ne kemi nevojë të bëjmë gjysëm orë pushim, për mbledhje grupi, për të përcaktuar edhe çështje që kanë lidhje me rendin e ditës, për mbarëvajtjen e saj.

Në nisje të seancës parlamentare, PD kërkon 30 minuta shtyrje Read More »

Shpresë për familjen Kuqi në Elbasan-Jetojnë në kushte të vështira, por brenda tre muajve do të kenë shtëpi të re

Familja e Llazar Kuqit në fshatin Kuqen të Elbasanit do të ketë shtëpi të re, brenda tre muajve, pasi banesa ku ata jetojnë sot nuk plotëson as kushtet minimale të jetesës. Kryeministri Edi Rama ishte pranë kësaj familjeje ku u prit me emocion nga anëtarët e saj. Nëna e shtëpisë i kishte shkruar dy letra Kryeministrit dhe nuk e besonte se ai ishte aty, për ta vizituar dhe për ta nxjerrë nga gjendja e vështirë ku ndodhet familja e saj.

“Kam shkruar dy letra. I thashë burrit që t’i shkruajmë Edi Ramës se ai do na rregullojë, po ai thoshte që s’kemi për t’u rregulluar, ka dy muaj në spital”, tregoi gruaja.

Kryeministri Rama pasi pa nga afër gjendjen e vështirë të shtëpisë, premtoi se punimet do fillojnë shumë shpejt, ndërsa do gjehet mënyra për një sistemim gjatë kësaj periudhe.

“Përpiqemi sa të mundemi po nuk është kollaj, do bëjmë çfarë të mundemi. Edhe shtëpia e madhe jona kështu është, ka pjesën që mund të rrihet, dhe pjesën që s’mund të rrihet. Duhet të durojmë e të luftojmë, se nuk bëhet ndryshe”, tha kryeministri Edi Rama.

Në fund të vizitës, Kryeministri premtoi se për tre muaj maksimumi familja do të ketë shtëpinë e re.

Banesa e familjes Kuqi në Kuqen të Elbasanit pas u dogj disa kohë më parë, ndodhet në gjendje të mjeruar dhe gjithë çfarë pikon jashtë bie brenda. Tashmë, familjarët e saj kanë një dritë shprese se diçka do të rregullohet në jetën e tyre për një të ardhme më të mirë. /atsh

Shpresë për familjen Kuqi në Elbasan-Jetojnë në kushte të vështira, por brenda tre muajve do të kenë shtëpi të re Read More »