Politike

Basha: Shqipëria, e bashkuar kundër dhunës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bashkua me grumbullimin e mbështetësve të opozitës dhe krerëve të partive aleate pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës. Protestuesit kërkojnë lirimin e të shoqëruarve për akte dhune një natë më parë.

Basha u tha mbështetësve të opozitës se protestat do të jenë të përhershme deri në largimin sipas tij, të qeverisë së zgjedhur me vota të blera.

“Javë pas jave e muaj pas muaji që nga dita kur Edi Rama e mori pushtetin me bandën e krimit është asgjësuar çdo institucion. Parlamenti ishte i pari që ra. Në ato karrige ulen sot figurina që janë zgjedhur me gishtat, duart, mendjet e krimit dhe jo me votën e lirë të shqiptarëve. Ata nuk përfaqësojnë as demokratët, as socialistët, por faqen e zezë, llumin që e ka marrë peng këtë vend”, tha Basha.

Sipas tij, e gjithë Shqipëria është e bashkuar “kundër një grushti horrash që përmes një grushti shteti kanë instaluar juntën në vend”. /atsh

Basha: Shqipëria, e bashkuar kundër dhunës Read More »

Ata nuk mund të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë, do humbasin edhe mbështetjen e pakicës

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me mediet pas protestës së djeshme të dhunshme të opozitës, tha se drejtuesve opozitarë iu thotë mendja se mund të marrin peng dhe të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë për shkak të ankthit në raport me Drejtësinë.

“Flas për kokat e kësaj veprimtarie të paligjshme e të turpshme që kurrë nuk e kanë dashur dhe nuk e duan Reformën në Drejtësi, në realitetin e zbatimit të saj se i friken drejtësisë si djalli temjanit”, tha ai.

“Dhe mendojnë se duke bllokuar integrimin europian të Shqipërisë, çeljen e negociatave do fitojnë.

Nuk do fitojnë aspak, po do humbasin edhe shumë nga ajo që kanë sot, edhe nga mbështetja e pakicës që për arsyet e veta i ka ndjekur deri këtu”, theksoi Rama.

“Dua ta përsëris, nuk goditet qeveria jo nga 7 orë po nga 7 mijë orë, as nga kapsollat, bombat molotiv, mjetet piroteknike të paligjshme, por goditet veç policisë së Shtetit, që iu rrezikohet jeta, Shqipëria. Kush fitoi nga përhapja në gjithë pasqyrat informative të botës e pamjeve të Shqipërisë së atyre 7 orëve, Askush. Kush humbi? Çdokush nga ata që erdhën në protestë jo për të hedhur bomba molotov, po sepse besojnë në diçka tjetër, pasi janë njerëz që në të përditshmen nuk jetojnë si udhëheqësit e tyre rrugëdalë, që punët e tyre i kanë në rregull. Askush nga ata nuk rri pa gjumë për faktin se nuk di si do shtrojë tavolinën nesër për familjen”, theksoi Rama.

“Jeta ekonomike e të gjithëve mbrëmë mori një goditje tjetër mbrëmë. Nuk u goditën ata që sollën njerëzit aty dhe i pajisën me bomba molotov dhe që u paguan miliona lekë fishekzjarre e kapsolla, ata nuk e kanë problem, por u goditën ata që presin turistë për të ushqyer familjet, çdo biznes i vogël që për shkak të turizmit fiton më shumë, ata që çdo mëngjes hapin derën e dyqanit, fabrikës e serës e jetojnë duke shitur prodhimet në një treg ku konsumatori nuk vrapon të nesërmen të konsumojë po mbyllet në shtëpi”, theksoi Rama.

“Nuk ka shans teorik e jo më praktik të rrëzosh një qeveri legjitime të dalë nga zgjedhjet, ku ti ke qenë pjesë e qeverisë me këto forma. Nuk ndodh, se nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur as këtu”, përfundoi kryeministri Rama. /atsh

Ata nuk mund të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë, do humbasin edhe mbështetjen e pakicës Read More »

Rama mesazh Bashës: Nuk je vonë të tërhiqesh nga kjo rrugë

Kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga konferenca për mediet në Kryeministri, ditën e sotme, pas protestës së dhunshme të një nate më parë.

“Mund të tingëllojë si predikim në hava por një mesazh kam për mikun tim rrugëhumbur Lulzim Basha. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, shumë kohë përpara. Nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë për një arsye të thjeshtë që me shumë të drejtë, llogarinë ata që të ndjekin do ta kërkojnë ty, se nuk ka lider në botë, po ti nuk je lider, që ta tërheqë partinë e vet nga stacioni i një alternative qeverisëse tek ky stacion kur me zë të ngjirur thua aman ik”, theksoi Rama.

Ai shprehu gatishmërinë për dialog. “Jam i gatshëm për dialog për të diskutuar dhe fatmirësisht ata me Bashën në krye nuk kanë nevojë për karrike. I kanë djegur karriket e tyre dhe janë popull, kështu që nuk kemi pse të mos ulem dhe të diskutojmë për të mirën e popullit, nisma ligjore dhe veprime që ata si popll kanë shqetësim për të përmirësuar jetën e vendit. Nëse kjo nuk është një luftë e ulët për pazar, gjë që unë e besoj se besoj gjithmnë në çdo gjë që thotë Luli. Përndryshe më herët se vonë, turpi do t’i ndjekë pas gjithë kohës. Ata të cilët kanë ende mundësi të kenë turp. Kur të heqin vizën partnerët më të mëdhenj të këtij vendi, je gati t’i heqësh vizën gjithë Shqipërisë për të nxjerrë kunjën e barbarit që nuk bëhet kurrë qytetar”, theksoi Rama. /atsh

Rama mesazh Bashës: Nuk je vonë të tërhiqesh nga kjo rrugë Read More »

Basha: Beteja jonë do të vazhdojë deri sa ti japim fund politikës së lidhur me krimin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar mirëkuptimin e protestuesve për të pritur vendimin që do të marrë PD lidhur me vijimësinë e protestës.

Basha deklaroi nga selia e PD se, “koalicioni i Opozitës së Bashkuar ka vendosur thirrjen e kësaj mbledhjeje urgjente për të vendosur vijimin e protestës pas shpalljes së luftës nga Edi Rama ndaj popullit të tij”.

“Duke iu falenderuar për këtë qëndresë të paprecedentë në historinë e Shqipërisë që dëshmon më mirë e më qartë se çdo fjalë vendosmërinë tonë për të mos lejuar kurrë diktatin e krimit dhe duke shprehur vendosmërinë për të mos lejuar më diktatin e krimit ju kërkoj mirëkuptimin për kohën që na duhet për të marrë vendimet për betejën tonë”, tha Basha.

Ai tha se “beteja jonë do të vazhdojë deri sa ti japim fund politikës së lidhur me krimin”.atsh

Basha: Beteja jonë do të vazhdojë deri sa ti japim fund politikës së lidhur me krimin Read More »

Kryemadhi: Rama t’u jap shans shqiptarëve për zgjedhje të lira ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duke iu afruar protestës i bëri thirrje Kryeministrit Rama që t’u japë shans shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme, ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë.

“Kam një mesazh për Edi Ramën që besoj nuk do jetë në zyrë, por me gjithë ata njerëz në shesh duhet të dijë se në një sekondë zyra e tij pushtohet, ndaj t’u japë shans shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai e di, që do të jetë më keq nëse ata i hyjnë në zyrë”, – u shpreh Kryemadhi.

“Nuk është akti final. Akti final vjen kur shqiptaret të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershëm. Është një proces që do të vazhdojë edhe për një periudhë kohe, të shkurtër dua të them. Avarësh për qytetarët, mediat duket e gjatë. Ajo që është shumë më e rëndësishme është sensibilizim. Çdo protestë që në bëjmë njerëzit shtohen dhe marrin pjesë më shume. Kjo tregon që ne jemi në rrugën e duhur”, tha ajo.

E pyetur nëse do të ketë surpriza sot në protestë, Kryemadhi tha se “surpriza janë ata qindi mijëra qytetarë që kanë vërshuar në bulevard. Opozita nuk është më pakicë. Ne duhet t’u japim qytetarëve shansi që të zgjedhin atë që duan, tu krijojmë mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Ajo gjithashtu u shpreh e bindur se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë.

Kryemadhi dha edhe një mesazh për Policinë. “Kam një mesazh për të gjithë ata policë që janë të detyruar të vendosen përballë protestuesve dhe qytetarëve. I bëj thirrje protestuesve të mos konfrontohen me policët e thjeshtë. Por kam thirrje dhe për ata drejtues policie që kanë ndaluar në mënyrë të padrejtë qytetarët”.atsh

Kryemadhi: Rama t’u jap shans shqiptarëve për zgjedhje të lira ndryshe zyra e tij pushtohet në sekondë Read More »

Përfunduara negociatat me 7 vende për pensionet e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit

Kryeministri Edi Rama theksoi se diplomacia shqiptare ka pasur dy shtylla në këto vite të qeverisë së tij, nevojën për dinamikë të re të politikës së jashtme dhe për rol të ri të Shqipërisë në rajon, dhe nga ana tjetër për ta bërë me eficient shërbimin për qytetarët.

Duke u ndalur në rëndësinë e aplikacionit “Ambasada Ime”, prezantuar pasditen e sotme, Rama theksoi se një nga sukseset e diplomacisë sot është mbyllja e negociatave për pensionet e qytetarëve shqiptarë me 7 vende.

“Mund ta themi me kokën lart, që qeveria jonë ka filluar dhe ka mbyllur negociatat me 7 vende për pensionet e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe po vazhdojmë negociatat me vendet e tjera, duke marrë parasysh vështirësitë e procesit me Italinë e Greqinë, ku ndodhen një numër i madh qytetarësh shqiptarë”, – theksoi Rama. /atsh

Përfunduara negociatat me 7 vende për pensionet e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit Read More »

Hapja e negociatave, Rama: Detyrat janë bërë, presim raportin e KE-së

Se çfarë do ndodhë në qershor, nuk e di askush, tha Kryeministri Edi Rama duke marrë fjalën sot në prezantimin e platformës “Ambasada Ime” në kuadër të Javës së Europës.

Por, theksoi si “ne me plot të drejtë bazuar në raportin e KE dhe këtë e kam për ata që e lidhin po ose jo, me atë që bën qeveria, përsëri duhet të presim ditën e përfundimit të zgjedhjeve europiane dhe do shohim se në ç’pozicion gjenden vendet anëtare në lidhje me këtë nevojë tonën”.

“Kjo është aq e vërtetë, sa Komisioni Europian vendosi ta nxjerrë raportin në 25 maj si asnjëherë tjetër, dhe kjo lidhet me zgjedhjet për Parlamentin Europian, që raporti të mos tundej për të bërë politikë me shqiptarët”, – nënvizoi Rama.

Kryeministri vijoi duke thënë se situata nuk ka lidhje me të qënit shqiptar. “Shqiptarët thjesht kanë radhën dhe jo se dikush ka ndonjë gjë me shqiptarët, siç nuk kanë pasur me bullgarët, që në fushatat e ndonjë vendi trajtoheshin si populli që tentoi të vriste Papën, apo me rumunët për të cilët u tha se ishin popull që hanin lejlekët”, – tha Rama.

“Në fund të ditës, ajo që kemi në dorë është të bëjmë detyrat tona. I kemi bërë dhe do vazhdojmë t’i bëjmë, jo se i kërkon KE apo që t’i bëjmë qejfin ndonjë vendi, edhe kjo shumë mirë është që të gjithë të mbeten të kënaqur që të mbështesin hapjen e dyerve, por se e kërkon e ardhmja e këtij vendi dhe fëmijëve tanë.

Një proces që na jep fuqi njohjeje, dijeje, shtetbërjeje që nuk na buron nga tradita se traditën nuk e kemi për të mësuar si bëhet një shtet funksional demokratik”, – theksoi Kryeministri.

Sipas tij, askush nuk e di faktikisht se çfarë do të vendoset në qershor. “Por, jam i bindur se ky është viti kur të gjitha rrethanat janë aty për të çelur negociatat, qoftë për arsye të nevojës krejt legjitime, proceduriale të një vendi për të shqyrtuar raportin e KE”, – tha Rama.

“Vjet, Shqipëria mori rekomandimin pozitiv pa kushte nga KE. KE është një makineri e një dimensioni të frikshëm për ne që e shohim nga Shqipëria e vogël, që financohet nga taksapaguesit europianë, në funksion të mbarëvajtjes së punës së Europës së Bashkuar dhe shteteve anëtare. Kush më mirë dhe ku më mirë sesa në procesin e qëmtimit të të gjitha problemeve, sfidave, rezultateve mund ta japë gjykimin për një vend sesa Komisioni Europian?” – tha ai.

“Ku gjendet tjetër një zyrë si ajo e KE në Tiranë, ku njerëzit e nisin dhe mbarojnë punën duke u marrë çdo ditë me çdo aspekt të ecurisë së punës në Shqipëri? Në cilin kryeqytet tjetër harxhohen para dhe energji për ta lexuar realitetin e fakteve të procesit të integrimit, si harxhohet nga Delegacioni këtu dhe nga ata në Bruksel?” – tha Rama.

“KE nga vlerësimi i kritereve objektive është i tëri një proces që kalon përmes filtrit skrupuloz të Komisionit, dhe kur KE thotë rekomandojmë hapjen e negociatave pa kushte, ka thënë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë në këtë fazë. Kontestimi mbi plotësimin e detyrave nuk lidhet më me kriteret objektive. Këtë e kam mësuar në rrugë të vështirë, po e kam detyrim ta ndaj me të gjithë”, – theksoi Rama.

Kryeministri shpjegoi se gjithmonë e më pak në vendimmarrjet për ne, nuk ndikon çka bëjmë ne për veten tonë, dhe gjithnjë e më shumë ndikon çka të tjerët gjykojnë lidhur me situatat e tyre”, – tha ai.

Natyrisht që Shqipëria, si çdo vend tjetër që është në prag të anëtarësimit, është larg të qënit një vend që anëtarësohet, por negociatat vlejnë për këtë, që një vend që çel negociatat, në procesin e negociimit, arrin të përmbushë të gjithë parametrat e nevojshëm të anëtarësimit. Ne e dimë si fakt që mosdhënia e po-së menjëherë qershorin e kaluar në bazë të rekomandimit lidhej me zgjedhjet europiane të këtij maji, dhe pyetja do ishte: Po ç’lidhje ka përmbushja e 5 prioriteteve me zgjedhjet për PE-në? Lidhja është politike, legjitime dhe e mirëqënë”, – tha Rama. /atsh

Hapja e negociatave, Rama: Detyrat janë bërë, presim raportin e KE-së Read More »

Basha: “Përulemi sot para bijve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe Preshevës që luftuan në luftërat e fundit çlirimtare”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar homazhe pranë Monumentit “Nëna Shqipëri” si dhe pranë vendit ku prehet Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari.

Basha tha se për lirinë dhe vlera te saj luftohet në çdo kohë, ndërsa ka përkujtuar edhe shqiptarët e vrarë në trojet e Shqipërisë etnike në luftërat e tyre për liri.
“Është një ditë reflektimi për t’u bashkuar për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë.

Përulemi me respekt përpara dëshmorëve të Luftës Antifashiste.

Kujtojmë sot me dhimbje të madhe të gjithë ata që, pasi sakrifikuan për lirinë kombëtare, ranë fli e kthetrave të diktaturës gjakatare që shkatërroi, përdhunoi dhe vrau lirinë e qindra familjeve shqiptare”, – tha Basha.

“Përulemi sot para bijve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe Preshevës që luftuan në luftërat e fundit çlirimtare.

Sot është po kështu një ditë ku gjithsecili prej nesh të ndjejë mbi supe peshën e rëndë të sakrificës”, theksoi ai.atsh

Basha: “Përulemi sot para bijve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe Preshevës që luftuan në luftërat e fundit çlirimtare” Read More »