Politike

Meta: Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim për interesa tërësisht egoiste dhe okulte.

Duke folur për mediet, pas pjesëmarrjes në Konferencën e tretë Kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Kreu i Shtetit theksoi se, “kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vitesh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq”.

Meta u shpreh se “të gjithë duhet t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. Dhe As shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sisteme përjashtuese që në vitin ’90”.

I pyetur se kush i ka këto interesa okulte, Meta tha se, “nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimeve dhe jo anulimin e rezervimeve”.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit, i cili ka thënë që Presidenti nuk e ka ftuar për një tryezë për të zgjidhur krizën politike, dhe nëse do ta ndërmarrë Meta një hap të tillë, ai tha se, “askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët, aq më tepër tek Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë në rast se e çojnë vendin drejt konfrontimit”.atsh

Meta: Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim Read More »

Kuvendi 1 minutë heshtje në nder të major Klodian Tanushit

Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në orën 12:00 në nder të Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushit, i cili ra në krye të detyrës në Letoni.

Për nder të Majorit Klodian Tanushi u zhvilluan sot edhe Homazhet tek Muzeu Historik.

Major Tanushi vdiq në spital në Letoni, pasi u plagos rëndë në incidentin e 6 majit, ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si pasojë e shpërthimit të disa municioneve të paplasura gjatë kryerjes së detyrës në bazën e NATO-s në Letoni, ku po zhvillohej stërvitja ushtarake e një prej aleatëve. Nga ai shpërthim mbeti i plagosur edhe rreshteri Julian Xhevat Kapaj./atsh

Kuvendi 1 minutë heshtje në nder të major Klodian Tanushit Read More »

Basha pas mbledhjes së kryesisë së PD-së: Përballje me të gjitha format

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, kanë vendosur të vazhdojnë protestat me kërkesën për largimin e Kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore.

Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, kreu i kësaj partie Lulzim Basha tha se vendimi unanim i opozitës është përballja ballore me të gjitha format.

“Vendimi unanim i opozitës është përballje ballore me të gjitha format. Që nga ky moment do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë bashkë me qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia”, tha Basha pas mbledhjes së kryesisë.

Sipas Bashës, vendimi është marrë pasi forumet më të larta drejtuese të PD dhe kryetarët e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar atë që ai e cilësoi “gjendje e rëndë e grushtit të shtetit ku ndodhet vendi”.

Kryesia e PD-së ka vendosur që protesta e radhës e opozitës do të jetë në 25 maj në mbrëmje.

I pyetur nëse do të ketë bomba molotov në këtë protestë, Basha tha se “ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune”.

“Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre”, tha Basha. atsh

Basha pas mbledhjes së kryesisë së PD-së: Përballje me të gjitha format Read More »

Rama: Nuk rrëzohet qeveria me bomba molotov, por plagoset fytyra e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “qeveria nuk rrëzohet e as nuk zëvendësohet me marshime dhe aq më pak me bomba molotov, kasolla apo fishekzjarre, që nuk janë programe apo alternativa qeverisëse, por përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë”.

Gjatë një konference për shtyp, Rama u ndal te situata e krijuar nga manifestimet e dhunshme të opozitës.

“I tillë ishte edhe manifestimi i djeshëm. Mua nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr mbi institucionet, sepse goditjet e djeshme si mbi Drejtorinë e Policisë së Tiranës edhe mbi parlamentin, përsëri rrezikuan jetën e uniformave blu dhe krijuan disa plagë për disa prej tyre.

Mbi të gjitha e djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetpërjashtuar nga zgjedhjet që shkaktoi jo pak shqetësim edhe krijoi jo pak ankth për banorët në gjithë trajektoren e marshimit absurd që u zhvillua gjatë ditës së djeshme”, – tha Rama./atsh

Rama: Nuk rrëzohet qeveria me bomba molotov, por plagoset fytyra e Shqipërisë Read More »

42 parti marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit

42 Parti politike do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

KQZ ka publikuar listën e të gjitha partive që do të kenë kandidatët e tyre në këto zgjedhje lokale.

Ndërkohë ende pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë bashkie në 61 bashkitë e vendit si dhe listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, teksa mbrëmë në mesnatë ka përfunduar afati i regjistrimit të kandidatëve.

Lista e partive të regjistruara në zgjedhjet vendore 2019

1- Partia e Gjelbër – Edlir Petanaj
2- Partia Kombëtare Konservatore – Kujtim Gjuzi
3- Partia Kristian-Demokrate – Dhimitër Muslia
4- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë – Zef Bushati
5- Partia Socialiste e Moderuar – Gjergji Koja
6- Partia Unitetit Kombëtar – Idajet Beqiri
7- Partia Emigracionit Shqiptar – Kostaq Papa
8- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë – Kadri Isufaj
9- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar – Gjovalin Shqalshi
10- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare – Genci Sakaj
11- Partia e të Drejtave të Mohuara – Ilir Vata
12- Partia Demokracia e Re Europiane – Koçi Tahiri
13- Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane – Valentino Mustaka
14- Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet – Kujtim Muça
15- Partia Ardhmëria Shqiptare – Emin Subashi
16- Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen – Kristo Kiço
17- Partia Aleanca Demokratike Shqiptare – Eduart Abazi
18- Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë – Arian Galdini
19- Partia Socialpuntore Shqiptare – Ramadan Ndreka
20- Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – Skënder Gjinushi
21- Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet – Gaqo Apostoli
22- Partia Socialiste e Shqipërisë – Edi Rama
23- Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar – Ylber Valteri
24- Partia Ora e Shqipërisë – Zef Shtjefni
25- Partia Bashkimi Liberal Demokrat – Arian Starova
26- Partia Për Mbrojtjen e te drejtave te emigranteve – Ymer Kurti
27- Partia e Reformave Demokratike Shqiptare – Krenar Rryçi
28- Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar – Spartak Dobi
29- Fryma e Re Demokratike – Bamir Topi
30- Lista e Barabartë – Ben Blushi
31- Partia Komuniste e Shqipërisë – Qemal Cicollari
32- Partia Zgjidhja – Koço Kokëdhima
33- Partia Demokracia Sociale – Paskal Milo
34- Partia Ligj dhe Drejtësi – Spartak Ngjela
35- Partia G99 – Redi Shtino
36- Partia Aleanca Kuq e Zi – Lumturi Ratkoceri
37- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim – Edmond Themelko
38- Partia Balli Kombëtar – Adriatik Alimadhi
39- Partia Aleanca Arbnore Kombëtare – Gjet Ndoj
40- Partia Aleanca Popullore – Artur Dojaka
41- Partia Shqipëria e Re – Oltion Kordha
42- Partia Bindja Demokratike – Astrit Patozi/atsh

42 parti marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit Read More »

Gati për dialog, por jo negociata për zgjedhjet e 30 qershorit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “negociata që lidhen me zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk ka, se nuk kemi asnjë mundësi të negociojmë Kushtetutën e Shqipërisë”.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Kryeministri Rama theksoi se “miqtë gjermanë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, shumë e mirëseardhur, por negociata nuk ka që të jemi të qartë, në kuptimin e një procesi negociatash që lidhet me 30 qershorin”.

“E bëmë një marrëveshje në 2017, por nuk e negociuam Kushtetutën e Shqipërisë, nuk e pranuam dhe e kam refuzuar që në sekondën e parë dhe deri në sekondën e fundit që të shtyjmë zgjedhjet përtej afatit kushtetues, në mos gabohem u shtynë një javë”, – nënvizoi Rama.

Sipas tij, këto zgjedhje nuk shtyhen dot, se Presidenti mes 23 dhe 30 ka zgjedhur datën 30, e drejta e tij.

“Pra zgjedhjet e 30 qershorit do mbahen në 30 qershor dhe në këtë pikë unë s’kam asnjë mundësi reale për të fantazuar, pasi është Kushtetuta e Shqipërisë”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nga ana tjetër kam nderin e madh të flas në emrin e një shumice që sot është shumicë në parlament dhe në popull. Ajo shumicë nuk negocion dot Kushtetutën dhe është në drejtën e vet për të kryer një proces të vetin”.

Duke shprehur gjithashtu mirënjohjen për përfaqësuesit e Unionit Kristian Demokrat të Gjermanisë, Rama tha se “Unioni Kristian Demokrat është parti me peshë të madhe në familjen e partive popullore, të cilës i ka rënë për hise edhe Partia Demokratike si anëtare e familjes, që mbajtën një qëndrim absolutisht korrekt dhe të qartë.

“Për sa i përket dialogut unë kam nevojë as për gjermanë, as për amerikanë, as për holandezë, as për francezë, as për anglezë , as për norvegjezë, për tu ulur dhe dialoguar, personalisht. E kam thënë dhe përsëris që dialogu është i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në procesin e bashkëjetesës politike në një vend normal dhe në një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj tek vota”, – shtoi Rama.

Kryeministri u shpreh se “e kam kërkuar këtë gjë edhe kur s’kishte kapsolla e fishekzjarre, kur mbase pala tjetër kishte më pak nevojë për dialog. Sot pala tjetër ka më shumë nevojë se asnjëherë për dialog, dhe vendi ka më shumë se kurrë nevojë për dialog, se nuk ia kanë borxh shqiptarët politikanëve situata ku në vend se të mendojnë se çfarë do bëjnë me familjen ditën e shtunë, ose të pushojnë të shtunën, duhet të festojnë vitin e ri që ëndërron imagjinata qesharake e udhëheqësve të PD dhe duhet të përballojnë zhurma që as për vit të ri në kohën kur ishin armët rrugëve nuk i dëgjonin”.

“Sa i përket dialogut nuk diskutohet që është gjithmonë i nevojshëm për çdo gjë jo vetëm për të krijuar komunikim mes njerëzve, mes njerëzve që përfaqësojnë të tjerë që kanë një barrë të madhe për ti përfaqësuar”, – tha Rama.

“Do të shikoni shumë paketa këto ditë, paketa që prodhohen këtu për shumë arsye të ndryshme, paketa që prodhohen për t’i thënë kryetarëve të bashkive, që PD-së, që tundimet për tu regjistruar si të pavarur, apo me një parti tjetër, janë gabim, sepse ndërkohë ka një paketë, paketa për të mbajtur me gajret njerëzit që kanë filluar të firojnë nga manifestimet”, – tha Rama.

Ai shtoi se aksionet opozitare të çfarëdo lloji e zëvendësojnë qeverinë vetëm nëse kulmojnë me fushata zgjedhore të suksesshme, ndërsa marshimet opozitare me kapsolla vetëm firojnë ata që vijnë mbrapa kur ti marshon. “Por qeverisë s’ka se si ti bëjnë asgjë, qeveria buron nga zgjedhjet”, – tha Rama. /atsh

Gati për dialog, por jo negociata për zgjedhjet e 30 qershorit Read More »

Shtyrja e zgjedhjeve, shkelje e Kushtetutës

Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi sot se, “shtyrja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, është shkelje e Kushtetutës”.

Në një konferencë me përfaqësues të medias,Kryeministri u shpreh se, “ka një mijë gjëra për të dialoguar me opozitën dhe ata e thotë çdo ditë që nuk duan as karrige, as pushtet, ata duan që Shqipëria të jetë më e mirë dhe që Shqipëria të jetë më e mirë, ka shumë gjëra që duhen bërë akoma, ka reforma të rëndësishme, por për të qenë më konkret autobusi i 30 qershorit iku, sepse kur qëndroi në stacion ne i hipëm, disa të tjerë i hipën dhe ata nuk i hipën”.

Duke iu referuar zgjedhjeve të përgjithshme, Kryeministri shpjegoi se, “treni i 2021 vjen shpejt. Ata kanë shumë gjëra për të thënë për procesin zgjedhor legjislacionin dhe të tjera, ne kemi idetë tona për çfarë të dialogojmë, që të kemi zgjedhje shumë më të mira seç kemi pasur, kur të vinë ato të përgjithshmet ndaj dhe është koha për tu ulur e për të diskutuar për këto gjëra”.

“Dialogu është i hapur, unë nuk vë kushte, nuk jam si paraardhësi im apo si miku im përballë që vendos kushte “ik ti që të fillojmë të flasim”, unë them “kur do flasim, ai më thotë ik ti”, me kë do flasë, me murin? Unë s’marr përsipër që të dal mbi Kushtetutën”, – tha Kreu i Ekzekutivit.

“Zgjedhjet janë garë dhe kanë sfidën e vet. Tjetër është ti mundësh kur ikin me vrap, dhe tjetër kur i ke përballë dhe ata kanë ikur me vrap”, – tha Rama. /atsh

Shtyrja e zgjedhjeve, shkelje e Kushtetutës Read More »

Basha: Ne jemi mazhoranca morale e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se opozita është mazhoranca morale e vendit. Duke folur pas protestës së opozitës, Basha tha se në këtë betejë ka shumë nga ata që thonë që Lulzim Basha dhe PD duhet të investojnë më shumë sesa për rrëzimin e Edi Ramës, dhe kanë të drejtë.

“Kjo nuk është një luftë për karrige, dhe prandaj nuk kam pranuar të hyjë në zgjedhje pavarësisht këshillës miqësore të disa miqve, për të hyrë edhe pse me sondazhe Partia Demokratike fiton. Gjithë këto vite ne me vërtetë kemi bërë luftë por jo me PS, por për pagat e ulta, për më shumë shpresë, për më shumë mirëqenie ekonomike.

“Beteja ka qenë më Rahman Rahjan, me Shullazin me Imer Lalën, këto që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor që kanë qenë në emër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Ne jemi mazhoranca morale e këtij vendi, në këtë betejë nuk jam që të ndërrojmë Ramën me Lulzim Bashën. Un jam për një sistem drejtësi të ri, kur nuk kapen tre pushtetet nga një person. Ne kemi një plan, dhe unë kam një vizion për ta arritur këtë. Disa prej këtyre ideve i kemi diskutuar, dhe shpresoj të arrijmë në një referendum popullor. Nëse do të kemi një president nga populli, kufizim të pushtetit të kryeministrit, një gjykatë që nuk do të mbrojë të pushtetshmit, normal që kjo kërkon një reforme të thellë. Pa ndarë politikën nga krimi, nuk mund të ketë një debat të thellë për ndryshimet që duhet bërë. Prandaj duhet të kthejmë votën e lire, themelin e themeleve”, tha Basha. /atsh

Basha: Ne jemi mazhoranca morale e vendit Read More »