Politike

Basha: Shqiptarët më të varfër, po paguajnë më shtrenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi tha se shqiptarët sot janë më të varfër dhe po paguajnë më shtrenjtë.

Sipas, Bashës, pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshte
“Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga një grusht klientësh. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur”, shprehet ai.

Po ashtu Basha shton se “miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar në këto 6 vjet. “Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e qeverisë”, tha Basha.

“Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Edi Ramën”, shprehet ai. /atsh

Basha: Shqiptarët më të varfër, po paguajnë më shtrenjtë Read More »

Kuvendi, sesioni i ri parlamentar nis më 2 shtator

Kuvendi do të zhvillojë të hënën 2 shtator në orën 18:00 seancën plenare për hapjen e Sesionit të V-të të Legjislaturës së IX–të.

Në njoftimin e publikuar nga Kuvendi thuhet se, “Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Ruvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të”.

Në rendin e ditës së seancës plenare është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2019. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend. Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18 tetor 2019. Si dhe njoftimi/miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 -20 shtator 2019./atsh

Kuvendi, sesioni i ri parlamentar nis më 2 shtator Read More »

Një grua përballë katër burrave, kush janë kandidatët për kryeministër të Kosovës

Ishte vetëm 24 vjeçare kur mori besimin e ish Presidentit, Fatmir Sejdiiut për të qenë shefe e kabinetit.

Madje Sejdiu, Vjosa Osmanin e kishte krahë të djathtë në shumë takime të nivelit të lartë shtetërorë.

Më pas gruaja nga Mitrovica, për tre mandate përfaqësoi LDK-në në Kuvend.

Bile ajo edhe u bë deputetja më e votuar me mbi 60 mijë vota.

Tani ligjvënësja e shkolluar në Amerikë që kryesoi Komisionin për punë të Jashtme, është nominuar nga LDK-ja si kandidate për kryeministre.

E gruaja që mori vëmendjen e publikut në Kosovë, gëzon të hyra të majme në Kosovë.

Nga puna si deputete e angazhimet në Universitetin e Prishtinës të hyra vjetore të saj janë mbi 28 mijë euro.

Por në këtë garë Vjosa ka kundërkandidatë katër burra.

E ndër ta edhe ish shefin e SHIK-ut tani kryetari PDK-së Kadri Veseli.

Ai gjatë Luftës në Kosovës udhëhiqte inteligjencën e UÇK-së.

Më pas drejti Shërbimin Informativ të Kosovës, organizatë kjo që u shua në vitin 2008 kur edhe Kosova shpalli pavarësinë.

Në fund të vitit 2012, Kadri Veseli zyrtarisht u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në janar të 2013 u bë zëvendëskryetar i partisë.

Veseli u votua Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 8 dhjetor 2014.

Më pas ai morri edhe postin e kryetarit të PDK-së, sapo Hashim Thaçi mori pozitën e presidentit.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli u rizgjodh si Kryetar i Kuvendit më 7 shtator 2017

E nga ky post Kadri Veseli në të hyrat vjetore në Agjencisin Kundër Korrupsion ka deklaruar afër 40 mijë euro.

Në garë për kryeministër është edhe Albin Kurti nga Vetëvendosje.

Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Kurti filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës.

Ai edhe ishte burgosur nga regjimi serb madje ishte dënuar me 15 vite burgim. Albin Kurti ishte liruar më pas në vitin 2001.

Kurti njihet si themelues i Lëvizjes Vetëvendosje organizatë kjo që për shumë vite kishte kundërshtuar politikat e UNMIK-ut por edhe të udhëheqësve vendor në Kosovë.

Për herë të parë Albin Kurit u bë deputet në vitin 2010, kur lëvizja e themeluar nga ai vendosi ti hyjë garës zgjedhore.

Që nga ajo kohë, lideri i këtij subjekti gjithmonë është zgjedhur deputet, madje në zgjedhjet e fundit ishte njeriu më i votuar në Kosovë.

Albin Kurti nuk ka deklaruar pasuri të paluajtshme përpos ato të bashkëshortës, ndërsa të hyrat vjetore i ka 19 mijë euro.

E situatë krejt tjetër e të hyrave ka Ramush Haradinaj.

Kandidati i AAK-së për kryeministër ka deklaruar se ka të hyra vjetore në shumë prej mbi 100 mijë euro.

Si djalë i ri Haradinaj i shërbeu luftës së UCK-së.

Kështu u bë edhe komandant i zonës operative të Dukagjinit.

Në këtë luftë ai humbi anëtarët më të afërt të familjes.

E pas Luftës ai emërohet si zëvendës komandant u Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës , kryetar i së cilës është edhe sot.

Më 3 dhjetor 2004 në parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash.

Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali.

Ai të nesërmen shkon vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, ku me të mbërritur u burgos.

Haradinaj është shpallur i pafajshëm në dy gjykime nga Haga.

Ndërsa postin e kryeministrit e mori edhe një herë në vitin 2017 pas një koalicioni me PDK.

Pikërisht për ftesën që ia bëri Gjykata Speciale, i ftuar si i dyshuar Haradinaj më 19 korrik të 2019 dha dorëheqje.

Në skenë politike të ndarë nga PDK-ja janë Nisma Social Demokrate.

E kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj synon të marrë postin e shefit të qeverisë.

Qysh në moshën 16 vjeçare filloi të merrej me lëvizjet e atëhershme ilegale. Është një ndër themeluesit e ish-UÇK-së.

U emërua edhe si komandant I brigadës 121-Kumanova.

Pas përfundimit të luftës, Fatmir Limaj u shpall si nënkryetar i PDK-së, shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe zv. Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme.

Edhe ky është gjykuar në Hagë, nga ku ka dal i pafajshëm.

Por, ia është përballur edhe me akuza të tjera në në Kosovë e që ndërlidhen me Krime Lufte e Korrupsion.

Madje një kohë edhe është mbajtur në paraburgim, por që në fund pas disa vite zvarritje të proceseve gjyqësore ndaj tij, Fatmir Limaj është shpallur i pafajshëm.

Limaj që shërbeu si zv kryeministër në qeverinë Haradinaj, tani i ka hyrë garës për kryeministër pas një koalicioni me AKR-në.

Një grua përballë katër burrave, kush janë kandidatët për kryeministër të Kosovës Read More »

Hotele me 706 euro/nata, Etilda Gjonaj reagon: “Jetojmë në një realitet ku të duhet të paguash kosto të rënda nëse je një grua në politikë “

Ne nje reagim te gjate ne lidhje me lajmet qe kane qarkulluar per shpenzimet e saj ne udhetime jashte shtetit, Ministrja e drejtesise Etilda GJonaj nuk mohon ne asnje rast faturat e publikuara dhe per me teper thekson se percaktimi i shpenzimeve ne vizitat e saj eshte bere nga stafi pasi ajo nuk merret me faturat. Reagimi i plote i Gjonajt: E ndjej për detyrë që të bëj një sqarim publik rreth atyre çfarë janë dhënë nga disa media për mua këto 24 orët e fundit.
Më lejoni që në këtë reagim publik timin, të shpreh para së gjithash se personalisht unë dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë, kemi qenë tejet transparent në respekt të të drejtës së medias për t’i ofruar informacionin e kërkuar, ashtu siç është trajtuar çdo kërkesë e çdo qytetari në respekt të transparencës për çdo veprim financiar të Ministrisë së Drejtësisë.

E deklaroj me përgjegjësi të plotë, ligjore dhe morale, se në funksionin tim nga dita e parë e punës dhe deri më sot, personalisht kam vepruar në çdo rast konform ligjit dhe në respekt të plotë të tij. Ftoj cilëndo media dhe gazetar që të investigojë gjithë punën time në funksionin e Ministres së Drejtësisë, përfshi dhe menaxhimin e burimeve financiare duke i garantuar që ashtu siç i kam vënë në dispozicion, do të vazhdoj t’i ofroj me maksimumin e transparencës çdo informacion konform ligjit.

Besoj se më të njëjtën transparencë që Ministria e Drejtësisë ka vepruar duke i ofruar të dhënat e kërkuara, të njëjtën transparencë dhe profesionalizëm do të duhej të kishte dëshmuar edhe media për të kryer verifikimet e duhura dhe për t’i paraqitur ato me vërtetësi jashtë interpretimeve dashakeqe dhe spekulative.

Nëse media do të verifikonte dhe do të kërkonte shpjegim, do të arrinte të kuptonte që fatura me shumën e hotelit në Itali nuk është vetëm për 1 natë siç është përcjellë në mënyrë spekulative, por është fjetje për dy net. Për të shtuar, që faturat e publikuara nuk përmbajnë vetëm shpenzimet e mia, por përmbajnë shpenzimet e të gjithë delegacionit që merrte pjesë në këto aktivitete, ku në shumicën e rasteve hotelet për shkak të sigurisë për të gjitha delegacionet përcaktohen nga organizatorët apo ftuesit, që shpenzimet e fjetjes apo të biletave në shumë raste janë në varësi edhe të periudhës së kërkuar që mund të përkojë me një fluks të pronotimeve në ato vende apo për shkak të kohës së shkurtër në të cilën kanë ardhur ftesat apo axhendës së diktuar nga pala pritëse.

Nëse media do të verifikonte, do të konstatonte që si ministre gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit kam udhëtuar edhe me tren si një qytetare e zakonshme për të arritur në kohë dhe më me pak kosto për vizitat e punës.

Ashtu siç do të verifikonte që si ministre kam kryer vizitat zyrtare brenda të njëjtës ditë duke shpenzuar 0 lek për hotelin, apo raste të tjera ku shpenzimet mbulohen nga organizatorët e huaj. Askush nuk e publikoi këtë për t’ju treguar shqiptarëve të vërtetën siç është dhe jo siç duan t’ia imponojnë. Në këtë pikë, portali që mori përsipër ta bënte këtë “transparencë” do duhej të publikonte dhe të analizonte edhe informacionin që i është dhënë edhe për udhëtime pune të tjera.

Nëse media do të verifikonte procedurat dhe dokumentacionin, do të konstatonte lehtësisht që procedurat për shërbimet e udhëtimit në bazë të VKM Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratim të rregullave për prokurimin publik”, të ndryshuar, prokurohen publikisht nëpërmjet sistemit të elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Media dhe kushdo, e kupton mjaft mirë që në asnjë rast nuk është një proces me të cilin ministri merret personalisht pasi është detyrë e stafit administrativ apo institucioneve përgjegjëse. Gjithsesi kjo nuk më largon mua nga përgjegjësia për të verifikuar zbatimin e ligjshmërisë prej tyre në procedurat e prokurimit dhe mirëadministrimit të burimeve financiare në tërësi.

Duke mbajtur në konsideratë ndjeshmërinë që krijoi në publik ky lajm kam nisur një proces verifikimi dhe auditimi të brendshëm për të gjitha procedurat e kryera nga stafi i Ministrisë së drejtësisë nga i cili rezultoi se çdo procedurë është në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi.

Po gjithashtu këto procedura janë gjetur në përputhje nga KLSH në raportin e fundit përfundimtar të depozituar në MD më 31.07.2019. Por në çdo rast, për transparencë do t’i kërkoj edhe institucioneve të tjera të pavarura nga Ministria e Drejtësisë të kryejnë kontrollin dhe inspektimin e nevojshëm për të verifikuar ligjshmërinë e të gjitha veprimeve dhe procedurave.

Që në krye të këtij misioni të rëndësishëm që jam duke përmbushur, u përpoqa të llogaris që pjesë e rrugëtimit tim të vështirë do të jenë edhe kritikat, edhe sulmet, edhe balta, si në aspektin profesional, si në atë personal apo familjar. Ndihem e keqardhur nga ky sulm i paprecedent në disa portale mediatike të cilat kanë hedhur baltë dhe llum pa fund për mua por njëkohësisht kanë nxitur qëllimisht opinionin me komente, shprehje e aludime fyese dhe poshtëruese, për të më baltosur personalisht, si zyrtare, si grua, bashkëshorte dhe nënë.

Mundohem të mirëkuptoj të gjitha ndjeshmëritë e krijuara nga qytetarët e thjeshtë përkundër një lajmi të tillë, për mënyrën se si ai është shitur në tregun mediatik dhe i siguroj të gjithë ata që besojnë sadopak tek unë si person dhe zyrtare e shtetit se do ti shkoj deri në fund këtij procesi.

Fatkeqësisht jetojmë në një realitet ku të duhet të paguash kosto të rënda nëse je një grua në politikë dhe për më tepër nëse shërben pa treguar asnjë kompromis me paligjshmërinë. Personalisht kam kohë që po i vuaj këto kosto, unë dhe familja ime dhe kjo vetëm, se ju kam qëndruar përballë dhe me kurajo shkelësve të ligjit.

Pavarësisht kësaj, ligjshmëria dhe lufta kundër çdo veprimi korruptiv janë dhe do të vazhdojnë të jenë kryefjala gjatë gjithë detyrës sime.

Hotele me 706 euro/nata, Etilda Gjonaj reagon: “Jetojmë në një realitet ku të duhet të paguash kosto të rënda nëse je një grua në politikë “ Read More »

Qeveria, lëvizja për pushime brenda kufijve të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj disa medieve shqiptare në lidhje me pushimet që ato thanë se ai po bënte në Greqi.

“Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi? Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si KM, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X”, theksoi Kryeministri.

“Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat. Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia”, tha Kryeministri Rama. /atsh

Qeveria, lëvizja për pushime brenda kufijve të Shqipërisë Read More »

Basha: Kajmaku në shkelje të Dekriminalizimit, probleme me drejtësinë greke

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se kryeministri Rama është në dijeni se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit

“Ai e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën”, tha Basha.

Sipas tij, Rama “përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke”.

“Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar”, tha Basha.

Ai tha se duhet larguar kryeministri Rama si masë jetike për “sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare”. /atsh

Basha: Kajmaku në shkelje të Dekriminalizimit, probleme me drejtësinë greke Read More »

Komentuesit Ramës-“Ministrja Etilda Gjoni fjeti me 70 Euro/nata”. Rama- “Gjellë e prishur…” !

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetaret qe i kane shkruar ne lidhje me shpenzimet e ministres se Drejtesise Etilda Gjonaj e cila gjate vizitave jashte shtetit ka fjetur ne hotele qe kane kushtuar nga 55 deri ne 706 euro nata.

Rama e quan kete ceshtje gjelle te prishur. REPLIKAT:
Qytetari: Shpenzimet e saj ne hotele luksi ja kalojn 1km asfalt,mirë e the kazanin,sepse si te ju atje si te ne në Ks na kani futur si popull në kazan! Jasht kazanit jeni ju,mbrenda jemi ne,ju e rrokullisni kazanin,vetëm mos na hudhni ne detë.

Edi Rama: ti mua merr te keqen se jam shume me teper popull se ti, se jetoj çdo dite e çdo nate me kete popull dhe ndjek nga 100 halle njerezish te zakonshem ne dite, pervec puneve te tjera, po qe ta marresh vesh ti, e ke gabim krejt kete punen e kilometrave hotele dhe çka ke ngrene ne ate kazan ku e gjetur, eshte gjelle e prishur.

Komentet tek Rama
Ditën e djeshme, u publikuan faturat e hotelit ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

Komentuesit Ramës-“Ministrja Etilda Gjoni fjeti me 70 Euro/nata”. Rama- “Gjellë e prishur…” ! Read More »

Dosja 184 në Prokurorinë e Dibrës, PD: Veprim për të varrosur hetimet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se kalimi i dosjes nr. 184 në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar së ekzistuari si e tillë dhe me urdhër të Edi Ramës, është shndërruar në një prokurori private që nuk ndëshkon krimin e vjedhjes së zgjedhjeve, por e mbron atë. Sot, media zbuloi vendimin skandaloz për të varrosur dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër”, theksoi Bardhi.

Sipas tij, kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

“Publikimi i përgjimeve nga gazeta prestigjioze gjermane BILD u faktoi shqiptarëve se në vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, partia në pushtet kishte vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale”, – nënvizoi Bardhi.

Ai tha se “heqja dorë nga hetimi dhe kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës, me urgjencë dhe në fshehtësi, në prag të ngritjes së SPAK-ut, është qartazi shmangie e kalimit të kësaj dosje tek SPAK-u”./atsh

Dosja 184 në Prokurorinë e Dibrës, PD: Veprim për të varrosur hetimet Read More »