Politike

Gjylameti: Jo-ja e Francës nuk ka lënë Shqipërinë jashtë Europës, Shqipëria aty është

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti deklaron se “Jo-ja” e Francës nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë, por buron nga debati i njohur i rritjes së ekstremizmit në Europë kundra zgjerimit të BE-së.
Gjylameti thekson se Shqipëria realizoi një nga reformat më të suksesshme atë në drejtësi, duke shënuar qartësisht një standard të zhvillimit europian. “Jo-ja e Francës buron nga debat i njohur i rritjes së ekstremizmit në Europë që hodhën tezën kundra zgjerimit. Jo-ja e Francës nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë. Shqipëria realizoi një nga reformat më të suksesshme atë në #drejtësi, edhe mbi të gjitha e ka moderuar në mënyrë aq të kujdesshme, ku nuk duhet të harrojmë faktin se të marrësh përsipër të pastrosh drejtësinë e kalbur nga korrupsioni 30 vjeçar, shënon qartësisht një standard të zhvillimit europian. Opozita e baltës me në krye Bashën që po bën sikur i vjen keq për Shqipërinë duke shpifur ende në kurriz të saj, duhet pyes veten se si mund të jetë me Europën kur deri tani shqiptarëve i ka propozuar veç rrëmujë dhe baltë?”, thekson deputetja socialiste.
Deputetja Gjylameti nënvizon se hiperbola e madhe e baltosjes ndaj Shqipërisë, se gjoja vendit tonë nuk iu hapën negociatat nga që qeveria nuk bëri detyrat, është një farsë e madhe, ndërsa vlerëson edhe qëndrimin që mbajti Gjermania në mbështetje të hapjes së negociatave me vendin tonë.

“Jo-ja e Francës nuk ka lënë Shqipërinë jashtë Europës, Shqipëria aty është! Të udhëhequr që prej historisë sonë nga vlerat europiane, harmonia e etniteteve, qasjes ndaj perëndimit dhe Europës fituam emërtimin që në tavolina e ekrane thuhet se “Shqipëria është një vend pro europian”. Hiperbola e madhe e baltosjes ndaj Shqipërisë, se gjoja vendit tonë nuk iu hapën negociatat nga që qeveria nuk bëri detyrat, është një farsë e madhe duke e përdorur mosmarreveshjen e njohur të krizës së azilantëve që BE-ja ka mes saj.

Edhe megjithatë është për t’u vlerësuar pjesa që Gjermania mbështeti Shqipërinë duke i tërhequr vëmendjen dhe politikave të Francës, se nuk janë arsye për mos të hapur negociatat”, deklaroi Gjylameti./atsh

Gjylameti: Jo-ja e Francës nuk ka lënë Shqipërinë jashtë Europës, Shqipëria aty është Read More »

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon qenie humane si problem për çështje te politikës së brendshme

Zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas bllokimit që Franca i bëri hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Braçe ka falenderuar të gjithë liderët e Bashkimit Europian të cilët mbështetën Shqipërinë në rrugëtimin për integrimin europian dhe për deklaratat e tyre që bënë sot në samit.

“Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka, zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë. Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës, aspiratën tonë europiane, te përjetshme, ja dëshmon kujtdo që s’na njeh, zoti Conte, kryeministër i Italisë. Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Europian! Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Europën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne, zoti Sassoli, president i Parlamentit Europian. Ju jemi mirënjohës pa fund! Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni”‘, shprehet Braçe.

Nga ana tjetër Braçe i është përgjigjur edhe presidentit francez Emmanuel Macron i cili vendosi veton si e vetmi vend që të mos lejonte hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Braçe thekson se argumenti i Macron ishte se ka shumë shqiptarë azilantë në Francë dhe ky është faktor kundër Shqipërisë, por sipas tij, Macron duhet të na shohë si punëtorë pasi punët më të rënda atje i bëjnë shqiptarët.

Madje sipas Braçes, shqiptarët në Francë janë të keqpaguar e të diskriminuar.

Braçe shprehet se, “kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi qënie humane thjesht si problem për çështje të politikës së brendshme, nuk na njeh hiç; duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por ofertë në atë treg. I bëjmë ne punët tuaja, madje më të rëndat, madje duke keqpaguar e diskriminuar. Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë”. /atsh

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon qenie humane si problem për çështje te politikës së brendshme Read More »

Rama: Faleminderit SHBA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit mbi “Konkluzionet e Këshillit Europian për Zgjerimin”.

“Faleminderit SHBA”, shprehet Rama ndërsa publikon edhe qëndrimin e SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë”, thuhet në deklaratën e DASH.

“Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër”./atsh

Rama: Faleminderit SHBA Read More »

Vendimi për negociatat/ Rama: Përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “liderët e Bashkimit të sotëm Europian që nga Presidenti i Këshillit Europian, tek Presidenti i Komisionit, Komisioneri përkatës për Zgjerimin e kanë thënë më qartë sot, më shkoqur se asnjëherë tjetër se kjo që ka ndodhur është një rezultat i mosarritjes së konsensusit mes vendeve anëtare për arsyet e tyre”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin në Detyrë për Europën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mbi dështimin e konsensusit në Këshillin Europian, lidhur me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Rama tha se “kam marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh drejtpërdrejt nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm në takim, kemi qenë në kontakt edhe gjatë ditës së djeshme, edhe në mbrëmje, me disa prej tyre, kam komunikuar edhe me Presidentin e Francës, Manuel Macron dhe faktikisht nëse nëse duam të shikojmë drejt ne sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh duke e parë nga të gjitha kontaktet, nga të gjitha diskutimet se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë e një pjese të konsiderueshme të frontit që ishte për një ‘Po” të qartë. Ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje me shpresën për të pasur një pikë kompromisi duke i vendosur një ‘Por’ ‘Po’-së në mënyrë të përsëritur në takimet mes Kancelares Merkel dhe Presidentit të Francës në javën e fundit që koinciduan edhe me këtë këshill, kjo çështje është diskutuar dhe nuk ka pasur nga ana e tij asnjë hapje”.

“Nuk ka pasur asnjë hapje për të gjitha ato që i dëgjuat vetë dhe që në konferencën e shtypit pas përfundimit të Këshillit i tha ndoshta më shkoqur se herët e tjera, unë e kam dëgjuar edhe më shkoqur se aq: Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces”, – nënvizoi Rama.

Kreu i Qeverisë tha se “Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE-së dhe kërkon një transformim të vetë procesit të integrimit, madje deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit, që do të thotë një dhe ndërveprim me Ballkanin Perëndimor që nuk mund të zhvillohet sipas Presidentit të Francës me të njëjtin metodë që është zhvilluar procesi i deritanishëm i zgjerimit”.

“Është e tepërt kur i shtohen bishta kësaj që është thelbësore: jo po azilantët, jo po kjo, jo ajo, këto janë bishta. Në këtë situatë, cilido nga vendet që janë sot në BE dhe të priste mbrëmë konsensus, nuk do ta kishte marrë dot, për arsye se tema është spostuar gjetkë”, – tha Rama. /atsh

Vendimi për negociatat/ Rama: Përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë Read More »

Negociatat, Basha për “Euroactiv”: “Vendimi i KE nuk është ai që dëshironim, koha të bëjmë detyrat”

“Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë,” ka thënë kryetari i PD-së Lulzim Basha për Euroactiv.

Basha thekson se Shqipëria ka nevoje për një lidership që të plotësojë kushtet e Bundestagut dhe të realizojë potencialin e plotë për hapjen e negociatave

“Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”, shprehet ai. //atsh

Negociatat, Basha për “Euroactiv”: “Vendimi i KE nuk është ai që dëshironim, koha të bëjmë detyrat” Read More »

Albin Kurti: “Jemi të destinuar të kemi një marrëveshje me LDK. Ndryshe do të kemi sërish zgjedhje. Ne nuk kemi frikë nga to”

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë në news 24 u shpreh se është i detyruar që t’i ketë serbët në qeveri.

Kurti u shpreh se negociatat me LDK kanë filluar por arritja e një plani të përbashkët është ende larg.

“Kemi nisur punën por jemi larg një marrëveshje. Jemi të destinuar të kemi një marrëveshje me LDK. Ndryshe do të kemi sërish zgjedhje. Ne nuk kemi frikë nga to. Kam filluar kontaktet me Listën Serbe..

Trysnia ndaj serbëve për të votuar ‘Listën Serbe’ ka qenë e tmerrshme. Me Listën Serbe nuk kam probleme se nuk është parti. Është instrument i shtetit mbi të cilën Beogradi ushtron trysni që ta përcjellin tek serbët. Kemi 72 ulëse të sigurta.

Ata kanë qëndrime të ashpra kundër Kosovës, a thua se në jemi në vitet 80. Është detyrim kushtetues por jo nevojë politike që unë të bashkëpunoj me ta. Do synojmë 12 ministri që të kemi vetëm një ministër serb. Po i kaluam do na duhen vetëm 2. 30% e kabintetit do të jenë gra. Do ketë dy zv.kryeministra,”-tha Kurti.

Albin Kurti: “Jemi të destinuar të kemi një marrëveshje me LDK. Ndryshe do të kemi sërish zgjedhje. Ne nuk kemi frikë nga to” Read More »

Negociatat/ Rama: BE përplasje të brendshme për një qasje të re, fjala e fundit nuk është thënë akoma

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste televizive sot në mbrëmje u shpreh se fjala e fundit për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE nuk është thënë akoma.

Ai deklaroi se të gjithë krerët e Bashkimit Europian i thanë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut se opsioni për mos hapjen e negociatave është për shkak të problemeve të tyre të brendshme.

Kreu i Ekzekutivit theksoi se duhet të pritet të shihet vendimi nesër, pasi diskutimet në tryezën e Këshillit Europian vijojnë ende.

“Gjermania dhe një front i gjerë që mbron idenë se duhen çelur negociatat, dhe nga ana tjetër Franca dhe dy a tre vende që mbrojnë idenë se nuk duhet vazhduar, por duhet një qasje e re. Jemi në kushtet ku as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut dhe asgjë nga ato që kemi bërë apo duhet të bëjmë akoma, nuk kanë asnjë lidhje me atë që po debatohet në tryezën e Këshillit Europian”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se “fjala e fundit akoma nuk është thënë. Diskutimi vazhdon intensivisht edhe pse qëndrimi i presidentit francez lë pak shpresë për të patur një dritë jeshile sonte. Të presim deri nesër për të kuptuar se ku realisht ndodhet procesi. Nuk ka një përfundim akoma”.

“Unë isha bashkë me kryeministrin Zaev në Bruksel dhe se akoma nuk është thënë fjala përfundimtare. Ka një Gjermani që është pro dhe presidenti Macron nuk ka ndryshuar qëndrim”, tha ai.

“Pikësëpari nuk e thashë unë që negociatat do hapen në qershor të 2019, e shkruajti e zeza në të bardhë Këshilli Europian”, vijoi Rama duke theksuar se “ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria nuk ka qenë qasje e shumicës, por ka qenë qasje e një numri shumë të vogël vendesh dhe përkatësisht e vendeve që sot janë në anën e atyre që nuk refuzojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse kjo është kulmi. Të gjithë krerët e BE i thonë shqiptarëve dhe maqedonasve të Veriut se ky është një problem i yni i brendshme e s’ka të bëjë më ju, ndërsa gjitho-llogët shqiptarë të ulur në tryezat e katundit mediatik thonë se kjo çështje lidhet me ne”./atsh

Negociatat/ Rama: BE përplasje të brendshme për një qasje të re, fjala e fundit nuk është thënë akoma Read More »

Meta, vizitë zyrtare në Principatën e Monakos

Lidhjet tradicionale miqësore midis familjeve mbretërore të Shqipërisë dhe Monakos mbeten një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos, ku u prit nga Princi i Monakos, Alberti II.

Meta kishte në delegacionin e tij edhe dy personalitete të familjes mbretërore shqiptare. Princ Leka II dhe Princeshë Elia.

“I lumtur të kisha në delegacion gjatë vizitës zyrtare në Principatën e Monakos edhe dy personalitete të shquara dhe shumë të dashura, Princ Leka II dhe Princeshë Elia”, u shpreh Meta.

“Lidhjet tradicionale miqësore midis dy familjeve mbretërore mbeten një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona!”, theksoi ai.

Meta, vizitë zyrtare në Principatën e Monakos Read More »