Politike

Meta: Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur rininë këtu. T’ua heqim Shqipërinë oligarkëve

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvillur sot një takim me të rinjtë në Tiranë.
Në fjalën e tij ish-presidenti u shpreh se është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës.

Meta njoftoi se në 29 tetor do të mbahet konventa e PL, ku do të miratohet programi themelor e statusi i partisë.

“Jemi në prag të konventës Kombëtare të PL që do të zhvillohet me 29 tetor e do të miratojë programin themelor të PL, Statutin e saj, do të përcaktojë qëndrimet strategjike, angazhimin për referendumin se rruga e vetme për ti kthyer fuqinë qytetarëve e për të garantuar llogaridhënien e rrëzuar përtokë në këtë vend e këtë shtet dhe mbi të gjitha për t’ia hequr Shqipërinë të fortëve e oligarkëve e për ti’a kthyer të rinjve.

ër tu kthyer prindërve gjyshërve buzëqeshjen, shtëpitë e vatrat e të cilëve kanë ardhur duke u zbrazur nga nipërie e mbesat.
Takova një pedagog të nderuar e po e pyesja për situatën në universitet. Tha se në departamentin e tij për 200 kuota master para pak vitesh aplikonin 600 studentë, ndërsa aktualisht nuk kanë aplikuar as 40. Kur flasim për Universitetin e Tiranës, e kuptoni se si po thahet Shqipëria nga të rinjtë, nga elementi më vital. Është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë e të rejat këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës”, tha Meta.

Meta: Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur rininë këtu. T’ua heqim Shqipërinë oligarkëve Read More »

‘Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri’

Nga Lutfi DERVISHI

Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri. Burimet të afërta me Kryeministrin sqarojnë se vizita, ndryshe nga sa pritej nuk do të jetë zyrtare, por vizitë pune. Për shkak të axhendës së ngjeshur të Kryeministrit, takimet do të mbahen në sallën “Marubi”, në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.

Rinasi u zgjodh si vendi më i përshtatshëm, për disa arsye. E para, Kryeministri nuk do që të bëhet palë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm. E dyta, Kryeministri e ka shumë bezdi të harxhojë kohë në trafik. E treta, me refuzimin për të qenë në Tiranë, Kryeministri shpreh zemërimin e tij për ndërtimet pa leje në Sheshin Skënderbej.

Në takimin, i cili do të jetë i formatit 2+4, do të marrin pjesë autoritetet më të larta që kanë mbetur në vend. Nga njëra anë e tavolinës do të jetë Kryeministri, i shoqëruar nga ministri për informim, në anën tjetër do të jenë katër ministrat më të rëndësishëm të qeverisë. Një përfaqësi e trupit diplomatik do të jetë e pranishme në sallën ngjitur.

Gjatë qëndrimit prej 3 orësh në Tiranë, Kryeministri, do të njihet shkurtimisht me raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, me punën e pandërprerë për rindërtimin dhe reformat e shumta të nisura që në vitin 2013, si ajo në fushën e energjisë, luftën ndaj ndërtimeve të paligjshme, reformën në drejtësi, reformën territoriale dhe pa dyshim edhe për zhvillimet e fundit sa i përket reformës zgjedhore.

Sigurisht që Kryeministri do të dëshironte të qëndronte më shumë, në Tiranë, – sqaroi zëdhënësi i tij, – patjetër që e ka ëndërr dhe do që të kalojë më shumë kohë në Shqipëri, por është qesharake të mendosh e lëre më ta thuash se Ai nuk jeton me situatën.

Pavarësisht qëndrimit jashtë Shqipërisë dhe angazhimit për dhënien fund të luftës në Ukrainë, për krizën energjitike në Europë, për çuarjen përpara të idesë së presidentit Macron për Komunitetin Politik Europian, dhe padyshim çështjeve të tjera si ngrohja globale apo terrorizmi, kryeministri është i informuar në detaje për gjithçka që nga çështja e ndërtimeve pa leje në sheshin Skënderbej deri te çështja e trainerit të ardhshëm të kombëtares së futbollit.

Përveç komunikimeve intenstive në ‘whatssapp’ dhe ‘telegram’, Kryeministri mban takime javore përmes ‘zoom’ dhe monitoron gjendjen në terren përmes dy satelitetëve të sapo ngritur në hapësirë.

Në takimin me dyer të mbyllura pritet që Kryeministri të kërkojë sqarime dhe informacione për parregullsitë serioze të vërejtura në zgjedhjet e fundit në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Kryeministri pritet gjithashtu të shprehë pakënaqësinë e tij të thellë për vonesën skandaloze të Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin e njohjes së PD-së zyrtare.

Konfirmohet se Kryeministri do të përgëzojë AKSH-in për përballimin me sukses të su lmit kibernetik nga Irani. Eshtë e vërtetë se hakerat iranianë kanë marrë çfarë kanë dashur të marrin, por nuk ia kanë arritur qëllimit, – u tha paraprakisht gazetarëve Ministri për Informim.

Takimi i Kryeministrit me një pjesë të kabinetit (pjesa ceremoniale) do të transmetohet ‘live’ përmes llogarisë së Facebook-ut. Në përfundim të vizitës është planifikuar edhe një konferencë shtypi me gazetarët. Gazetarët do të paralajmërohen se Kryeministri do t’iu përgjigjet vetëm pyetjeve që kanë lidhje me temën.

Tema e konferencës së shtypit është: “Reformat e Shqipërisë dhe nevoja për reforma të thella në BE. Për nder të ardhjes së Kryeminstrit në Shqipëri, qeveria ka vendosur që ‘Arena Kombëtare” të ndryshojë emrin dhe të quhet ‘ER Albania’.

‘Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri’ Read More »

Befason Meta me deklaratën: E dija pesë muaj përpara se Berisha do të shpallej ‘non grata’

Berisha do të shpallej non grata që në shkurt të vitit të kaluar.

Në një intervistë për Vizion+, Meta tha se Lulzim Basha ia ka faturuar Sali Berishës vendimin për djegien e mandateve. Meta tha se Basha pretendonte se ka qenë nën presion prej tij.

“E kam ditur që do shpallej non grata që në shkurt të vitit 2021. E kam paralajmëruar. “Zotëri ti do shpallesh non grata. Dhe për këtë gjë ka rënë dakord vetë kryetari i partisë tënde”. A ia ka çuar ai gazetari. E kam ftuar për një drekë. Ai ka pasur një takim familjar. Nuk është se nuk e kam ditur.

Nuk ka ndonjë fakt evident korrup sioni. Ajo dosje bazuar mbi bashkëpunimet që ka bërë Lulzim Basha. Vendimmarrjen e vet për djegien e mandateve ia ka faturuar Berishës duke thënë ka qenë nën pres ion. Unë do ta kisha problem Berishën nëse ai do të pengojë integrimin europian për Shqipërinë, nëse do jetë kundër referendumit. Ajo është çështje e tij.

Lënia e mandative ishte një operacion i organizuar brenda dhe jashtë vendit. U zëvëndësuan të gjithë mandatet e deputetëve brenda një dite për të bërë gjithcka fakt të kryer. Dhe sot ne e kuptojmë se cfarë pasojash kishim”, – tha Meta.

Befason Meta me deklaratën: E dija pesë muaj përpara se Berisha do të shpallej ‘non grata’ Read More »

Sali Berisha bën paralajmërimin, zbulon se çfarë pritet të ndodhë

Ish-kryeministri Berisha parlajmëroi këtë të enjte, se Shqipëria do të ketë së shpejti pro testat më të fuqishme që si ka njohur kurrë më parë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha, nuk dha një datë konkrete për pro testën e radhës kombëtare në Tiranë, por theksoi se PD po përgatitet dhe ajo do të jetë brenda vjeshtës.

Gjithashtu ai shtoi se në zgjedhjet lokale do të ketë një fitore të opozitës në çdo aspekt, pasi pakënaqësia ndaj qeverisë ka arritur kulmin.

“Pretendojmë për të qenë partia kryesore e vendit në çdo aspekt në zgjedhjet lokale. Unë kudo që shkoj gjej një urrejtje ndaj qeverisë. A e konstatoni ju? Ka ndodhur një gjë e pabesueshme, ka ndodhur një pakënaqësi, edhe gurët po të kishin gojë do flisnin kundër kësaj qeveria.

Po i përgatisimin prot estat. Në Vaun e Dejës më thanë na njofto të vijmë me të madh e më të vogël në Tiranë. Njerëzit do vërshojnë nga e gjithë Shqipëria.

Një gjë është e sigurt që Shqipëria do të njoghë protestat që nuk i ka njohur kurrë më parë. Protestat kanë filluar, sindikata e pedagogëve ka nisur dhe ka një përkrahje të fortë pedagogëve, studentëve por edhe mësuesve.

Fitorja e oppozitës do të shtrihet nga Tirana në të katërt anët e vendit”, tha Berisha.

Sali Berisha bën paralajmërimin, zbulon se çfarë pritet të ndodhë Read More »

Berisha ak uza të rë nda ndaj Ramës: ‘Është një tradhtar, i futi…’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka he dhur ak uza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me fjalimin që ky i fundit mbajti në Strasburg një ditë më parë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama është një trad htar, i cili i futi thi kën pas shpine Kosovës, teksa në fjalim përdori fjalën komb kosovar, e cila sipas tij, tezë serbe anti-shqiptare.

“Edi Rama në Strasburg, me fjalën e tij, me dy fishin e kohës së lejuar, të cilën sot mund ta mbante Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se ai aty ishte kryeministër i një vendi anëtar i Këshillit të Evropës dhe NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni.

Edi Rama në Strasburg, shpalli aktin madhor të tra dhtisë kombëtare pas Enver Hoxhës ndaj Kosovës dhe shpalosi tezën serbe anti-shqiptare të kombit kosovar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miraton ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por zhdu kjen indirekt të kombit mbasi ai është kosovar. Kjo është thi ka më e rëndë që i futit kombit tonë, në 150 vitet e fundit nga një tradhtar shqiptar”, theksoi Berisha.

Berisha ak uza të rë nda ndaj Ramës: ‘Është një tradhtar, i futi…’ Read More »

E larguan nga Top Channel, zbulohet televizioni ku do të shkojë Sokol Balla

Arsyet nuk janë të qarta. As Balla e as Top Channel nuk kanë folur publikisht për largimin.

Balla ka gjetur tashmë ekranin e ri ku do të bëjë emisionin e tij politik.

Bëhet fjalë për Report Tv të Carlo Bollinos.

Nuk është ende e qartë nëse ai do të jetë edhe drejtor informacioni si në Top Channel, apo do të drejtojë vetëm emisionin e tij politik.

Sokol Balla ka qenë më parë drejtor informacioni në Tv Klan, ka punuar gjithashtu në Vizion Plus dhe News 24.

E larguan nga Top Channel, zbulohet televizioni ku do të shkojë Sokol Balla Read More »

Deklaratë e fortë e deputetes: Nëse nuk dalim me kandidatë të përbashkët, i dorëzojmë zgjedhjet në tavolinë Edi Ramës!

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për bisedimet që po zhvillohen mes grupit Alibeaj dhe pjesës tjetër të Partisë Demokratike, për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe për të mos u përçarë në zgjedhjet lokale.

Çupi tha se dështimi për të dalë me kandidatë të përbashkët, do të ishte dorëzim i zgjedhjeve lokale në tavolinë te Edi Rama.

Dhurata Çupi: Në mbledhje kishte aprovim të përbashkët që ne duhet të japim mesazhin e bashkimit për zgjedhjet vendore. A u mandatua zoti Bardhi? Nuk mendoj se u përdor terminologjia negocim, sepse jemi brenda grupit tonë, por për të gjetur atë që na ndan dhe për të biseduar. Është veprim i vonuar. Ne mund ta kishim që në mbledhjen e parë të grupit këtë vendim bashkimi.

Ylli Rakipi: Çfarë ndodh nëse nuk bien dakord Bardhi me Palokën?

Dhurata Çupi: Bardhi është mandatuar për të përfaqësuar grupin dhe për të rënë dakord. Nuk mendoj se mund të ketë opsion për të mos rënë dakord. Të dalësh me dy kandidatura do të thotë ti japësh zgjedhjet në tavolinë Edi Ramës. Nuk dua ta mendoj opsionin që nuk biem dakord.

Deklaratë e fortë e deputetes: Nëse nuk dalim me kandidatë të përbashkët, i dorëzojmë zgjedhjet në tavolinë Edi Ramës! Read More »

‘Gafa’ e Berishës në mes të konferencës/E ngatërroi apo nuk e njeh?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore.
Në konferencë kanë qenë të pranishëm edhe disa përfaqësues të partisë së djathtë suedeze, Moderata, e udhëhequr nga lideri i opozitës suedeze Ulf Kristersson.

Por mesa duket, Berisha nuk ka qenë në dijeni se cili është lideri i partisë simotër suedeze, pasi e ka ngatërruar jo një, por dy herë duke e bërë…femër.

“Mbështes plotësisht çështjen e kuotave përderisa ne të arrijmë të dalim jashtë tyre, siç ka dalë partia simotër e Suedisë e cila ka dalë, e udhëhequr nga një zonjë e shquar…urdhëro? Është burrë? Më fal… Ulf, po. E udhëhequr nga zonja Kristersson…është burrë? Më falni! Apoligise”, tha Berisha.

‘Gafa’ e Berishës në mes të konferencës/E ngatërroi apo nuk e njeh? Read More »