Politike

Rama: ‘Më thonë pse bërtet Erion Braçe, po po s’bërtiti ai, s’e kap kamera’

Nga takimi në Dibër, kryeministri Edi Rama ka ‘ngacmuar’ Erion Braçen.

Ai e kujtoi deputetin socialist, pasi iu kërkoi fermerëve që të ngrihen në këmbë kur flasin, pasi në të kundërtën nuk i kap dot kamera.

“Je si Erion Brace, se me thonë mu pse bërtet Erioni, po po nuk bërtiti, se kap kamera”, tha Rama.

Kujtojmë që Braçe është shprehur disa herë kundër nismave të qeverisë dhe në shumë raste është një zë kritik.

Rama: ‘Më thonë pse bërtet Erion Braçe, po po s’bërtiti ai, s’e kap kamera’ Read More »

Berisha ak uza për kryebashkiakun Erion Veliaj: ‘I vetmi politikan shqiptar me lidhje iraniane’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët aku zoi kryebashkiakun Erion Veliaj se është politikani i vetëm shqiptar me lidhje iraniane.

“Politikani i vetëm me lidhje iraniane në Shqipëri është Erion Veliaj, Ju nuk e mbajtët shënim kur unë fola për udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran. I ka bërë që në kohën që unë kam qenë kryeministër.

Cila ishte lidhja? Nuk ka arritur ta zbuloj. Di që ka bërë dhe Rama një udhëtim, por ka qenë në kuadrin e një organizate ndërkombëtare, se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë biznesi apo lidhje të tjera, unë nuk e di. Di që ai udhëtonte dhe ishte politikani i vetëm shqiptar me lidhje iraniane.

Unë citova Veliaj se gazetarët janë të vetmit për të gatuar në kuzhinën e gossipit. Që mbrëmë filloi të thuhej që ia ka bërë Erion Veliaj. Të udhëtosh në këtë mënyrë më charter, do të thotë të kesh hu mbur çdo njesi përgjejgësi dhe njerëzie”, tha Berisha./Opinion.al

Berisha ak uza për kryebashkiakun Erion Veliaj: ‘I vetmi politikan shqiptar me lidhje iraniane’ Read More »

Flamur Noka zbulon kandidatin për Bashkinë e Tiranës: Sfidant kryesor!

Deputeti i PD, Flamur Noka ka folur për bashkimin e PD, “Primaret” si dhe zgjedhjet vendore të 2023.

Për bashkimin e PD, Noka tha se do vendoset deri në 6 nëntor, nëse grupi i Alibeajt do i bashkohet “Prmarëve”.
Ai ka konfirmuar në një farë mënyrë dhe se Belind Këlliçi do të kandidojë për bashkinë e Tiranës, teksa e quan “një sfidant kryesor”.

“Këlliçi, është një nga potencialet, një nga sfidantët kryesorë. Aleatët kanë deklaruar, të gjithë emrat e kandidatëve do të kenë suport” tha ai në një intervistë televizive.

Flamur Noka zbulon kandidatin për Bashkinë e Tiranës: Sfidant kryesor! Read More »

E zbulon Dash Shehi: Ja kush e mund Veliaj në zgjedhje për Bashkinë e Tiranës

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folure për zgjedhjet lokale dhe se kush mund të jetë kandidati ideal i opozitës.

I pyetur nga moderatori Endri Xhafo se kush nga emrat e përfolur si kandidat për Bashkinë e Tiranës nga ana e opozitës për të cilët Abcnews.al ka bërë dhe një sondazh e mund Erjon Veliajn, Shehi tha se të gjithë e bëjnë një gjë të tillë.

Sipas tij si Ilir Alimehmeti, ashtu dhe Jorida Tabaku, Fatbardh Kadilli, Juljan Deda, Belind Këlliçi apo cilido kandidat tjetër nëse ka mbështetjen e plotë të opozitës e mund Veliajn.

Xhafo: Kush e mund Erjon Veliajn?

Shehi: E mundin të gjithë. Unë them secili prej atyre me mbështetjen e opozitës e mund Veliajn.

E zbulon Dash Shehi: Ja kush e mund Veliaj në zgjedhje për Bashkinë e Tiranës Read More »

Paralajmërim i Sali Berishës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që nesër t’i bashkohen protestës në mbështetje të pedagogëve.

Berisha del me paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha zbulon se protesta do të mbahet në orën 11:00, para universitetit Politeknik të Tiranës.

Ndërkohë edhe gjatë mbledhjes me krerët e degëve në Tiranë, Berisha theksoi se protestat janë kryefjala në PD.

Ai theksoi se do të mbushin sheshet dhe rrugët deri në rrëzimin e qeverisë.

Paralajmërim i Sali Berishës, ja çfarë pritet të ndodhë sot Read More »

‘Furtunë’ në Presidencë, Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës

Kreu i shtetit Bajram Begaj, ka shkarkuar këtë fundjavë 25 punonjës të administratës së Presidencës. Burime për Euronews Albania konfirmojnë se 17 prej tyre janë me status të nënpunësit civil, pjesa pa këtë status dhe punonjësit e mbetur janë këshilltarë.

Numri më i madh i këtyre personave kanë shërbyer për shumë presidentë dhe e kanë fituar vendin e punës me konkurs DAP-it.

Kjo vale shkarkimesh vjen pas disa dorëheqjeve nga disa prej këshilltarëve në muajt korrik dhe gusht, por edhe disa shkarkimeve në shtator, ku me i bujshmi ishte ai i Edvin Zhvarc.

Edvin Shvarc i ka shërbyer 5 presidentëve në 19 vjet. Por me ardhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit ai është larguar nga puna. Shvarc, i kontaktuar nga Euronews Albania ka konfirmuar se më 23 gusht i është komunikuar largimi.

Ky veprim i Presidentit Begaj është kundërshtuar gjerësisht në rrjete sociale nga gazetarë dhe njerëz publikë, të cilët kanë shfaqur respekt ndaj Edvin Shvarc.

‘Furtunë’ në Presidencë, Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës Read More »

Ish-Kryeministri Sali Berisha feston ditëlindjen, sfidat e kryetarit të PD në këtë 78 vjetor

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 78-të. Kjo ditë e gjen Sali Berishën më të motivuar për të mbrojtur të vërtetat që ai vetë beson dhe me misionin për të marrë pushtetin, pas dy mandatesh në opozitë.

Mbështetësit e tij dhe aktivistë të Partisë Demokratike kanë nisur urimet prej orëve të para të këtij 15 tetori, duke ndarë foto që kanë realizuar me të më parë dhe i urojnë jetë të gjatë.

Kjo ditëlindjen e gjen realisht më të motivuar doktorin, pasi ka marrë drejtimin e PD dhe synon një fitore të bujshme në zgjedhjet lokale të pranverës 2023. Është hera e parë që opozita futet në garë për pushtetin vendor.

Gjashtë vite më parë kur në krye të selisë blu ishte Lulzim Basha, partia më e madhe opozitare nuk votoi Reformën Territoriale dhe ndarjet e reja të bashkive, ndërsa në vitin 2019 nuk u nxori asnjë kandidat duke i bojkotuar lokalet.

Po ashtu, kjo ditëlindje e gjen Sali Berishën përballë një sfide të madhe siç është bashkimi i Partisë Demokratike, shkruan newsbomb.al. Që prej dorëheqjes së Lulzim Bashës, kjo forcë politike është e ndarë në dy grupime që vetëm ditët e fundit kanë pranuar të negociojnë. Dhe kjo jo për bashkim, por për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje.

Ish-Kryeministri Sali Berisha feston ditëlindjen, sfidat e kryetarit të PD në këtë 78 vjetor Read More »

Kush do të jetë përballë Edi Ramës? Zheji zbulon emrin e politikanit shqiptar

“Kush do të jetë përballë Ramës”, kjo ishte tema e diskutimit në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ku të ftuar ishin deputeti i PD Belind Këlliçi, ish-deputeti socialist Ervin Bushati si dhe analistët Mentor Nazarko dhe Artur Zheji.

Xhafo: Kë do të ketë Edi Rama përballë, Sali Berishën apo Lulzim Bashën?

Këlliçi: Për çfarë Lulzim Bashën?

Xhafo: Zoti Basha ka logjistikën e KQZ-së. Alibeja ka thënë që do të dalim me kandidatët tanë por ka deleguar Bardhin për negociata me Berishën.

Këlliçi: Se ka menduar ai, pasi Alibeaj ka menduar tjetër deputet për të negociuar, por ai është rrëzuar. Deputetët e tjerë kanë mandatuar Bardhin. Në politikë nuk të bën lider vula dhe firma. Vulën dhe firmën dhe gjithë logjistikën e KQZ-së i kishin në 6 mars dhe dolën të tretët me zotin Basha në krye.

Xhafo: Keni ndonjë koment për vizitën e zotit Basha në SHBA?

Këlliçi: Nuk kam asnjë koment.

Xhafo: Kush do jetë përballë Ramës?

Xhafo: Noj koment për vizitën e zotit Basha në SHBA?

Zheji: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Nazarko: Edhe, edhe edhe, që do jetë edhe Berisha dhe Meta.

Bushati: Përballë Edi Rama do ketë ata dhe që do humbasin,. Se problemi real i opozitën nuk është se ka një gjel.

Kush do të jetë përballë Edi Ramës? Zheji zbulon emrin e politikanit shqiptar Read More »