Politike

Presidenti Begaj njofton lëvizjen e rëndësishme, ja çfarë do të ndodhë sot

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jenë sulmet kibernetike nga Irani. Pjesë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama e ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh si dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Sot është dorëzuar në Kongresin Amerikan rezoluta që dë non su lmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë.

Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar rezolutën që kërkon vazhdimin e vendosjes para përgjegjësisë të Iranit që organizoi sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.

Presidenti Begaj njofton lëvizjen e rëndësishme, ja çfarë do të ndodhë sot Read More »

Nafta në çmim rekord/ Vasili: ‘Asnjë vend në rajon nuk i ka aq të larta’

Deputeti i partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar rritjen rekord të çmimit të naftës dhe i ka bërë thirrje qeverisë të ulë taksat për të lehtësuar qytetarët.

Vasili tha se vendet e tjera të rajonit, e kanë të paktën 25% më të lirë çmimin e naftës që në Shqipëri shënoi tjetër rekord ditën e djeshme pasi një litër do të shitet me 245 lekë.

“Rritja e çmimit të naftës, çmim i vendosur nga një ba ndë ha jdutësh dhe ma fiozësh. Pasqyra është çmimet në Maqedoni, Kosovë, dhe Mal të Zi, të cilët kanë mundësi shumë më të pakta se Shqipëria por kanë qeveri të përgjegjshme dhe jo një bandë ma fiozësh. Çmimi i naftës në këto vende është të paktën 25% më lirë se tek ne.

Zhvayen qytetarët e thjeshtë, do të shkojë tek pompat e karburanteve dhe do të paguajë për hajdutët e qeverisë. Ka mundësi për ndërhyrje. Prej 7 muajsh, PL ka depozituar propozimin e projektligjit për heqjen e yaksës së qarkullimit dhe karbonit për të lehtësuar çmimin. Mafia e qeverisë e ka bllokuar tërësisht dhe nuk e bën të mundur as shqyrtimin”-tha Vasili.

Nafta në çmim rekord/ Vasili: ‘Asnjë vend në rajon nuk i ka aq të larta’ Read More »

Arjan Çani: ‘Ky do të ishte kandidati brilant për kryetar të Bashkisë së Tiranës’

Arjan Çani thotë se mjeku Ilir Alimehmeti do të ishte një kandidat “brilant” për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani deklaroi se Alimehmeti është kandidat i duhur për Bashkinë. Ndërsa Enton Abilekaj tha se mediat pranë qeverisë u trembën nga mundësia e kandidimin e tij.

Arjan Çani: Alimehmeti nëse ka mbështetjen totale të Berishës dhe Metës, është super super kandidat. Nga imazhi dhe perceptimi është brilant. Nëse konfirmoht, i shkreti çfarë do heqi se do fillojnë mediat do ti gjejne tmerre, i sajojnë gjëra. Por, si ide, po të isha unë në vend të doktorit, e vija direkt.

Enton Abilekaj: Mediat e qeverisë e panë me panik pjesëmarrjen e tij në protestën e pedagogëve. Ai nuk ka konfirmuar gjë. Por, mediat e qeverisë të trembura e nxorrën si kandidat.

Arjan Çani: ‘Ky do të ishte kandidati brilant për kryetar të Bashkisë së Tiranës’ Read More »

Berisha bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të fundit të bordit, i cili e rriti çmimin e naftës në 245 lekë për litër.

Berisha ka njoftuar pr otesta duke theksuar se në bursë çmimi i naftës ulet, Rama me bordin e tij vendos rritje rekord.

‘Në bursë çmimi i naftës ulet; Rama me bordin e tij vendos rritje rekord! Pr otestë pro testë dhe vetem pr otestë!’, shkruan Berisha në Facebook.

Berisha bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë Read More »

Nard Ndoka zbulon fiksimin me Lulzim Bashën

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, thotë se Partia Demokratike dhe opozita po vu an akoma vendimmarrjen pr oblematike të Lulzim Bashës.
Ndoka në një emision televiziv tha se edhe sot që flasim Basha përmes të emëruarve të tij vijon të dëmtojë opozitën.

Ndoka: Grupi Ali-Basha ka mbetur një sekt pa peshë në jetën politike. Është një grup deputetësh i caktuar nga Basha në forma dhe mënyra më të ndryshme. Për mua mbetet politikani më zhgënjyes në politikën shqiptare. I ka krijuar një kosto shumë të madhe PD, opozitës, vendit dhe pluralizmit. Një lider që në aktivitetin e tij politik dolën shumë hije, këto dolën në etapa të ndryshme.

Koha vërtetoi dy shimet tona. Ka marrë vendimmarrje që i kanë kushtuar shumë institucioneve dhe vebdit duke na ma shtruar dhe ne. Ndjehem dhe unë fajtor që nuk arrita ta njoh mirë zotin Basha. Është e trishtueshme që ky person vazhdon të jetë problematik për opozitën pavarësisht se fshihet, nuk nxjerr kokën por sejmenët e tjerë. Mendon se opozita mbahet duke bërë foto me një ambasador apo tjetër. Opozita është frymë, institucion, garanci dhe besim. Basha si ka asnjë prej tyre.

I pyetur si i besuan në aq vite, ai jep këtë përgjigje:

Ndoka: Nuk i besuam ne por si i besuan anëtarët e PD? Ne kemi qenë mosbesues për zotin Basha në vazhdimësi.

Nard Ndoka zbulon fiksimin me Lulzim Bashën Read More »

Monika Kryemadhi: ‘Do bëj live operacion fytyrën dhe trupin që të marr edhe unë ca klikime si…’

Deputetja Monika Kryemadhi ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për paditë e ngritura në SPAK ndaj saj dhe familjes së saj, njëra prej të cilave është për ndërhyrjet estetike me para të padeklaruara.

Kryemadhi tha se nuk i frikësohet SPAK, ndërsa deklaroi se do t’i bëjë “live” operacionet për fytyrën dhe trupin që të marrë klikime si vajzat e reja.

“Do t’i bëj operacionet plastike, nëse do të jetë nevoja. Rama dhe Veliaj edhe va rrin e babait tim po ta hapin nuk do të gjejnë asgjë të padeklaruar. Me këtë gjë kanë bërë kundër meje dhe familjes sime duan të mbulojnë aferën e inceneratorëve.

Merren me fytyrën time. Ditën që do të bëj operacion fytyrën dhe trupin, do t’i bëj “live” që të marr dhe unë disa klikime si këto vajzat e reja. Gjëja më e shë mtuar e gjithë kësaj është se nuk kanë argument politik, unë i di të gjitha se çfarë bëjnë, ku shkojnë, por unë nuk merrem me ta. Mua nuk kanë se çfarë më bëjnë më”, theksoi ajo.

Monika Kryemadhi: ‘Do bëj live operacion fytyrën dhe trupin që të marr edhe unë ca klikime si…’ Read More »

Dje dha dorëheqjen nga kryesia e PD-së, pak orë më vonë zyrtari merr vendimin e papritur: ‘Njoftova Berishën’

Arben Ndoj duket se është penduar nga postimi që bëri ditën e djeshme. Ai lajmëroi dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në degën e Lezhës. Në një njoftim për mediat, Ndoj bëri me dije se i kishte kërkuar zyrtarisht Kryetarit të PD së Shqipërisë Sali Berishës, dorëheqjen nga pozicioni i Kryetarit të degës Lezhë.

Ndoj tha se një pakicë në Partinë Demokratike, të përbërë nga servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë që gjejnë terren e mbështetje në parti e kanë demotivuar për drejtimin e strukturave.

Disa orë më vonë statusi i tij u hoq nga Facebook dhe ai u shfaq në një tavolinë me disa simpatizantë duke pozuar me 2 gishtat lart.

“Nuk ka doreheqje te kryetarit! Përpara e më të bashkuar drejt fitores! Rroftë Partia Demokratike ” – shkruante njëri prej tyre, Damian Sulaj, duke lënë të kuptohet se Ndoj ende vijon të jetë në atë post.

Dje dha dorëheqjen nga kryesia e PD-së, pak orë më vonë zyrtari merr vendimin e papritur: ‘Njoftova Berishën’ Read More »

Meta tregon cfarë diskutoi me Berishën brenda selisë së PD-së

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta është përgjigjur lidhur me pyetjetn e bërë mbi diskutimin që pati brenda selisë së PD-së me ish kryeministrin, Sali Berisha.

Meta tha se në qendër të diskutimeve kishin qenë protestat dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Me zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat. Pra kemi folur për fuqizimin e demokracisë”-tha Meta.

Meta tregon cfarë diskutoi me Berishën brenda selisë së PD-së Read More »