Politike

Meta pret Salianjin: Do ta ndjekë me vëmendje të posaçme procesin gjyqësor

Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Ervin Salianji, për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cenimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij.

Gjatë këtij takimi bën të ditur zyra e shtypit e presidencës, Presidenti Meta theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Meta e inkurajoi Salianjin që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive.

Kreu i Shtetit e garantoi Salianji se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent.​ /atsh

Meta pret Salianjin: Do ta ndjekë me vëmendje të posaçme procesin gjyqësor Read More »

Paketa antishpifje, Blushi: Qëndrimi i Presidentit, pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka deklaruar sot se Meta do të shprehë qëndrimin e tij ndaj paketës ligjore antishpifje miratuar sot në Kuvend, pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues.

I pyetur nga mediet, se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit të Republikës ndaj paketës antishpifje, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi sqaroi se Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.

“Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar”, theksoi Blushi.

Kuvendi miratoi sot me 82 vota pro projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, “Për mediet audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektligji u miratua me disa amendime të propozuara nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 87 vota pro edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar./atsh

Paketa antishpifje, Blushi: Qëndrimi i Presidentit, pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore Read More »

Paketa antishpifje, Basha: Atentat kundër fjalës së lirë, Meta të mos e dekretojë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas miratimit në Kuvend të paketës antishpifje, duke theksuar se ajo vjen në kulmin e një krize të rëndë ekonomike, të një gjendje të jashtëzakonshme, kur mijëra familje janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje.

“Sot kur po zbardhet përditë e më qartë përgjegjësia e zyrtarëve të kësaj qeverie për 24 jetët e humbura në Thumanë, me urgjencë miratohet ligji kundër fjalës së lirë.

Sot kur priten te fillojnë hetimet për shitblerjen e votave në Durrës dhe Dibër, për mega skandalin e Unazës së Re, për dështimin e qeverisë në menaxhimin e krizës së tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, miratohet me urgjencë ligji që do ti ndalojë portalet të publikojne këto fakte”, tha Basha.

Sipas tij, miratimi i ligjit kundër fjalës së lirë u bë me urgjencë sot sepse qeveria Rama po përgatit vjedhjen e radhës, kësaj here mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

“I bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos e dekretojë këtë atentat kundër fjalës së lirë që rikthen ligjin famëkeq të diktatures për agjitacion e propagandë. Ky akt i turpshëm dhe kriminal e çon vendin dhe qytetarët shqiptarë shumë hapa pas në rrugën e integrimit europian dhe sjell pasoja të rënda për të ardhmen e tyre”, tha Basha. /atsh

Paketa antishpifje, Basha: Atentat kundër fjalës së lirë, Meta të mos e dekretojë Read More »

Basha ‘mea culpa’ për mediet/ Braçe: Falja nuk shlyen vrasjet në Bulevard

Kryetari i PD-së Lulzim Basha sot në tryezën e organizuar kundër miratimit të paketës antishpifje bëri edhe një “mea culpa” për sjelljen e PD-së me mediet përgjatë 30 viteve të pluralizmit.

Pas qëndrimit të Bashës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili shprehet se kjo ishte një skenë e ndyrë.

“Mea culpa” nuk e shlyen dot krimin, siç ishte ai i vrasjes së katër protestuesve në mes të Bulevardit”, thekson ai.

Po ashtu, Braçe shton se “’mea culpa’ që shleu vrasjet në Bulevard, që shleu krimet e qeverisë Berisha mbi gazetarë! I njëjti film, e njëjta histori ‘mea culpa’ si amnisti krimesh patjetër, “mea culpa” si për ata të katërt që pushkatuan në mes të Bulevardit!”, shprehet ai.

“Patjetër; “mea culpa” shlyen çdo krim pushteti! Patjetër, ti i jep një dorë me shpifjen “e vrau ky me çadër në dorë, jo pushteti” apo, “gazetari im u shpua nga glasa e një zogu, jo nga plumbi i pushkës së shtetit”! Skenë më të ndyrë se sa kjo “mea culpa” nuk ka!””, shprehet ai. /atsh

Basha ‘mea culpa’ për mediet/ Braçe: Falja nuk shlyen vrasjet në Bulevard Read More »

PD kundër shtyrjes së gjendjes së jashtëzakonshme: Pengon Reformën Zgjedhore

Partia Demokratike në një deklaratë për mediet deklaroi sot se me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 3 muaj të tjerë, qeveria nuk iu shërben qytetarëve të prekur nga tërmeti, por synon të pengojë Reformën Zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike.

“Për një qeveri, e cila nuk ka si prioritet përfitimet politike dhe financiare nga fatkeqësia e mijëra njerëzve, 30 ditë janë të mjaftueshme për t’u rikthyer qytetarëve sigurinë për banesat, për të bërë planin për strehimin e përkohshëm të të gjithë të prekurve dhe planin për rindërtimin e banesave, shkollave dhe spitaleve të dëmtuar”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu PD akuzon Kryeministrin Rama se, shtyn afatin për “show”, jo për të përfituar të dëmtuarit nga tërmeti.

“Duke shtyrë edhe me 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme, Edi Rama synon të pengojë implementimin e Reformës Zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike, siç Bundestagu kërkon, përmes zgjedhjeve të parakohshme, të përgjithshme dhe vendore, pasi Kushtetuta i ndalon ato, për sa kohë vendi është në një situatë të tillë”, theksohet në deklaratë. /atsg

PD kundër shtyrjes së gjendjes së jashtëzakonshme: Pengon Reformën Zgjedhore Read More »

Basha: Media në situatë dramatike, do të zhbëjmë sapo të vijmë në pushtet ligjin që censuron fjalën e lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “situata me të cilën media po ballafaqohet është një ofensive kundër lirisë së shprehjes”.

Në tryezën për lirinë e medies, Basha tha se “pa lirine e medies nuk ka liri politike”. “Këtu jemi si partnerë në një interes, në interesin e informimit të qytetarëve. Mosinformimi dhe keqinformimi është objektiv i qeverisë dhe Ramës, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për ne Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një luftë e shpallur kundër lirisë së medies. Qeveria po propozon një ligj për të instaluar censurën”, tha Basha.

Objektivi ynë, tha ai, “është t’i japim vendit një kuadër ligjor për t’i mbyllur derën tranzicionit ndaj medies dhe për ta zhvendosur në standarde europiane, ne praktika të autonomisë dhe lirisë së shprehjes”.

“Nëse çmenduria çohet deri në fund në parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mundësinë e qeverisjes për ta zhbërë këtë legjislacion bashkë me shoqatat e gazetarëve të pezullojmë çdo masë të tillë arbitare”, tha Basha.

Sipas tij, “shteti nis kryesinë e OSBE me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medies”.

“Mirënjohje për institucionet ndërkombëtare që i janë përgjigjur shqetësimit tuaj si gazetarë dhe thirrje për të gjithë për t’u bashkuar në këtë kauzë që është e medias dhe gazetarëve dhe medias por mbi të gjitha e qytetarëve. Ne na bashkon interesi publik”, tha Basha.

Basha bëri po ashtu një “Mea Culpa” në emër të PD-së për gjithçka në këto 30 vite. “Jam i gatshëm të bëj një zotim solemn për anulimin e këtij akti apo çdo akti tjetër që cenon standardet europiane në shprehjes së lirë. Zotimi im është dhënia fund e çdo praktike që ka për qëllim korruptimin e medies në transmetimin e mesazhit me kaseta, bllokim të gazetareve, listë e zezë e cila nuk ekziston”, tha Basha.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se “jemi në krah të gazetarëve”. “Të mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Duhet solidaritet me njëri-tjetrin. Kemi të njëjtën situatë si në 1945 ku nisën spastrimin e intelektualëve”, tha ajo.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se “duhet një rezolutë e përbashkët për sa i përket kundërshtimit të censurës ndaj lirisë së medias”.

“Duhet të ketë një rezolutë të përbashkët bazuar në pikat e propozuara nga Basha. Mendoj se e kemi mundësinë për takime me ndërkombëtarë të cilët analizojnë çështjen. Shqipëria merr presidencen e OSBE-së dhe vendi po ballafaqohet me një ligj censure të mendimit dhe fjalës së lirë. Duhet nje rezolutë e përbashkët”, tha Mediu./atsh

Basha: Media në situatë dramatike, do të zhbëjmë sapo të vijmë në pushtet ligjin që censuron fjalën e lirë Read More »

Salianji: “Kam zgjedhur të luftoj,gjatë javës fakte dhe prova të reja për “Xhafaj-Babale”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nuk dor ëzohet, ose të paktën nuk ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë.

Pak ditë pas pretencës së Prokurorisë për çështjen “Xhafaj-Babale”, përmes një postimi në Facebook, ai ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të paraqesë prova të reja për manip ulimin dhe devijimin e qëllimshëm të he timeve për këtë çështje.

“Idealet ndihmojnë në përmirësimin e realitetit, shumë zgjedhin ti dorëzohen “fatit” apo realitetit të dhimb shëm, unë kam zgjedhur të lu ftoj. Të udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish diku si i dorëzuar apo i përdorur. Për shumë miq që më pyesin; gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve”, shkruan Salianji.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me bu rg të të pandehurve të ashtuquajturës dosja “Babale” për akuzën e kall ëzimit të rr emë. Për ish- deputetin Ervin Salianji u kërkua 18 muaj burg, për Albert Veliun 3 vite e gjashtë muaj, Fredi Alizotin 3 vite, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi 1 vit heqje lirie.

Salianji: “Kam zgjedhur të luftoj,gjatë javës fakte dhe prova të reja për “Xhafaj-Babale” Read More »

PD: “Rama po përpiqet të mbulojë a buzimin e qeverisë së tij me prop agandë kundër opozitës”

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka reaguar pas urdhër ar resteve të firmosura ditëbn e sotme nga Policia e Shtetit, pas rë nie së tërmetit.

Në një postim në facebook, Bardhi ka publikuar foton e një të riu, i cili në duar mban një pankartë ku shkruhet “Ku është fletë a rresti i Vangjushit?”

Për PD një fletë ar esti duhet të ishte edhe në emër të ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa shkruan se pas tërmetit të 26 nëntorit Rama vijon të bëjë shoë duke u përpjekur të mbulojë ab uzimin e qeverisë së tij me propa gandë kundër opozitës.

Postimi i plotë:

Edi Rama vazhdon të bëjë shoë mbi tragjedinë e 26 Nëntorit, duke u përpjekur të mbulojë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe abuzimin e qeverisë së tij me prop agandë të shëmtuar kundër opozitës.

Për fatin e keq të Shqipërisë dhe qytetarëve të prekur nga tërmeti, këto 3 javë provuan se vendi drejtohet nga një kryeministër i dësh tuar. Edi Rama dështoi të menaxhojë situatën pas të rmetit, dës htoi t’u japë qytetarëve sigurinë për banesat e tyre, dështoi të mbrojë interesin publik, duke mbrojtur paturpësisht 150 milionë dollarë që u jep oligarkëve për koncesionet korruptive të firmosura prej qeverisë se tij.

Dëshmi e dështimit të Edi Ramës është edhe përgjegjësia direkte për vdj ekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërm etit të 21 Shatorit, për të cilët nuk mori asnjë masë për ti strehuar, duke i lënë në mëshirën e fatit.

Dës htimi më i madh i Edi Ramës është se nuk shnd ërroi dot Partinë Demokratike dhe opozitën në fasadën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kr imin alizuar. Ai e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, ndërsa ne me qytetarët shqiptarë.

Në këtë kohë fatkeqësie, shqiptarët kanë parë se e vetmja forcë e përgjegjshme, që ka ngritur zërin për interesin e tyre është opozita. Ne nuk përfituam politikisht nga trag jedia, ne nuk u tallëm me vik timat dhe as nuk i përdorëm të pr ekurit nga tërmeti, siç po përpiqet prej ditës së parë, Edi Rama, i cili shpiku edhe fejesën e të birit për t’u vik timizuar para shqiptarëve që ia kanë hequr vizën me kohë.

PD: “Rama po përpiqet të mbulojë a buzimin e qeverisë së tij me prop agandë kundër opozitës” Read More »