Politike

“Ditën e Verës e festojmë ndryshe këtë vit”/ Kryemadhi: Të kujdesemi për familjen dhe njëri-tjetrin, bashkë do t’ja dalim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka cilësuar si të duhura masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID 19.

Kryemadhi ka uruar sot Ditën e Verës dhe ka përshëndetur të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.

Kryemadhi thekson se, “gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie”.

“Ditën e Verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes. Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë. Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim, ka theksuar Kryemadhi, teksa ka publikuar një foto ku shihet duke hekurosur./atsh

“Ditën e Verës e festojmë ndryshe këtë vit”/ Kryemadhi: Të kujdesemi për familjen dhe njëri-tjetrin, bashkë do t’ja dalim Read More »

PD propozon 3 masa urgjente për frenimin e përhapjes së virusit

Partia Demokratike ka reaguar sot pasdite në një deklarate shpërndarë medieve lidhur me masat që duhet të marrë qeveria për të mbrojtur personelin shëndetësor dhe qytetarët nga koronavirusi.

Partia Demokratike propozon 3 masa urgjente që duhet të marrë qeveria për të mbrojtur personelin shëndetësor dhe qytetarët nga koronavirusi.

“Pas mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Durrësit dhe Beratit, sot media raporton se edhe mjekë dhe infermierë në spitalin e Fierit, janë futur në karantinë, për shkak se i kanë shërbyer personave të prekur nga koronavirusi pa mjetet e nevojshme mbrojtëse. Po bëhet 1 javë që kur është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë që të përmbushë kërkesën kryesore për të pajisur me mjetet mbrojtëse të gjithë personelin shëndetësor në vend. Shqipëria ka personel të kufizuar shëndetësor dhe nuk kemi luksin që ata të futen në karantinë. Nëse kjo ndodh masivisht, bie muri mbrojtës mes qytetarëve dhe virusit të rrezikshëm. Mjekët nuk do të jenë në gjendje të trajtojnë qytetarët e sëmurë. Akoma nuk është vonë që qeveria t’i japë fund papërgjegjshmërisë me të cilën ka vepruar deri tani më raport me sistemin shëndetësor. Për ta ruajtur atë nga kolapsi, është emergjente pajisja e stafit mjekësor me mjete mbrojtëse”, thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike shton se “Neni 6 i ligjit nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, sanksionon detyrimin që Qeveria të marrë masa të përgjithshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive të puonjësve të shëndetësisë. Ligji detyron sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale të punonjësve të shëndetësisë dhe personave të tjerë të ekspozuar ndaj agjentëve infektues nga kontaminimi, infektimi dhe prekja nga sëmundjet infective”.

PD shprehet se kryeministri dhe qeveria duhet të marrin disa masa të detyrueshme nga ligji.

“Mbrojtja e personelit mjekësor me pajisje dhe mjete speciale. Dezinfektim me shpejtësi në nivel kombëtar për rrugët, mjediset publike dhe ndërtesat jopublike. Miratimin pa vonesë të paketës social-ekonomike për shmangien e krizës”, theksohet në deklaratën e PD-së./atsh

PD propozon 3 masa urgjente për frenimin e përhapjes së virusit Read More »

Ambasadorja Kim: Gratë shqiptare meritojnë falënderime dhe respekt

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka uruar sot gratë shqiptare me rastin e 8 marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Gratë shqiptare meritojnë falënderime dhe respekt për gjithçka që ato bëjnë për familjet e tyre, vendin e tyre dhe botën tonë”, shprehet ambasadorja Kim në urimin e saj.

“Unë e ndaj vendosmërinë tuaj për të bërë një ndryshim pozitiv, në Ditën Ndërkombëtare të Grave”, tha ajo.

Po ashtu, ambasadorja Kim bashkë me urimin për gratë shqiptare postoi dhe deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikan.

“Më 8 Mars, ne shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe festojmë gra dhe vajza në të gjithë globin. Shtetet e Bashkuara mbështesin një botë në të cilën gratë dhe vajzat janë të lira të realizojnë potencialin e tyre të plotë dhe të jetojnë me dinjitet së bashku me familjet, komunitetet dhe vendet e tyre”, thuhet në deklaratë e DASH./atsh

Ambasadorja Kim: Gratë shqiptare meritojnë falënderime dhe respekt Read More »

Vokshi: Ta përdorim fuqinë, mençurinë dhe sakrificën tonë të përditshme për të sjellë ndryshimin

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi tha sot se 8 marsi është dita kur gruaja është në qendër të vëmendjes, por nuk mjafton vetëm duke thënë gëzuar duhet ndryshim.

Vokshi shton se, “ne jemi të lumtura, kur na urojnë, kur na dhurojnë lule, kur fëmijët na kushtojnë një vizatim frymëzues plot ngjyra. E gjithë bota është e jona për disa minuta, por ne e dimë se kjo nuk mjafton. Vetëm duke thënë “Gëzuar Ditën e Gruas” nuk vjen asnjë ndryshim”.

Po ashtu Vokshi shprehet se varfëria, përjashtimi, diskriminimi, dhunimi mbeten aty si kërcënimi më i madh i dinjitetit të gruas.

“Ne duhet të veprojmë! Ne nuk kemi nevojë për mëshirë! Na duhen mundësi reale dhe liri e vërtetë për të marrë vendimet e duhura për vete dhe fëmijët tanë! Këto mundësi nuk vijnë dot nga një qeveri që përdor gratë si fasadë, por nuk investon për shëndetin më të mirë të grave, të arsimimit më të mirë të tyre dhe, për rrjedhojë, as të punësimit të grave me vende të mirëpaguara. Në duhet t’i krijojmë vetë mundësitë tona, duke nisur me ndryshimin e atyre që na qeverisin! Le ta përdorim fuqinë, mençurinë dhe sakrificën tonë të përditshme për të sjellë ndryshimin! Ndryshimi nis me gratë! Ndryshimi jemi ne!”, thekson ajo./atsh

Vokshi: Ta përdorim fuqinë, mençurinë dhe sakrificën tonë të përditshme për të sjellë ndryshimin Read More »

Shehu: Shqipëria duhet të shpallë sot gjendjen e emergjencës për koronavirusin

Ish deputeti i PD-së Tritan Shehu tha se Shqipëria duhet të shpallë sot gjendjen e emergjencës për koronavirusin.

“Kjo gjykoj se është e domosdoshme duke u bazuar se pari në gjendjen epidemiologjike rajonale, si dhe: Ne ecurinë e kësaj epidemie në Itali, ku tashmë ka dalë nga “Zona e kuqe” duke marrë dimensione të mëdha në të gjithë territorin, me një mortalitet të lartë rreth 4,4%, vend me të cilin neve kemi shkëmbime të gjëra dhe që ka implementuar masa energjike”-, u shpreh Shehu.

“Duke u bazuar në rritjen shumë të shpejte të rasteve të infektuara në Greqi, masave të emergjencës që sot pritet të shpallë dhe ai vend, me te cilin në gjithashtu kemi shkëmbime të mëdha. Në rastet e diagnostikuara se fundmi dhe në vendet e tjera të Rajonit. Ne kemi dobësitë të mëdha në sistemit tonë shëndetësor, gjë që manifestohet si në nivel diagnostikimi, parandalimi, ashtu dhe mjekues”, shprehet ai.

Po ashtu Shehu shton se, “pavarësisht se zyrtarisht ne “nuk kemi” akoma asnjë rast të deklaruar, në këto kushte duhet shpallur gjendja e emergjencës së pari për periudhën prej sot deri më 16 mars, praktikë kjo e aplikuar edhe nga shtete të tjera të zhvilluara”.

“Në tërësi masat duhet të jenë të nivelit të atyre të aplikuara në Itali si shtet për jashtë “Zonës së saj të Kuqe”, për të cilën sot hyri në fuqi një regjim tjetër shumë më i fortë. Kështu këto duhet të përfshijnë me transparencë vendime organizative, përmirësime urgjente të sistemit shëndetësor, dislokime adekuate fondesh, mobilizim të të gjitha resurseve njerëzore e materiale, mbyllje të shkollave, aktiviteteve sportive dhe të ngjashme përfshi ditën e sotme, etj. Është e domosdoshme që dhe Presidenti i Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare me drejtim shëndetësor. Në këto situata duhet vepruar sa me shpejt, sepse të vazhdosh të luash rolin e “trimit” të papërgjegjshëm, mund të rrezikosh rëndë qytetarët”, tha ai./atsh

Shehu: Shqipëria duhet të shpallë sot gjendjen e emergjencës për koronavirusin Read More »

Meta: Projekti im i vetëm, President deri në 24 korrik 2022

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se do të jetë President deri më 24 korrik 2022 dhe nuk synon as për Kryeministër as për kryetar opozite deri atëherë.

“Mos u lodhni kot me konspiracione! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!”, është shprehur Meta.

“Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëherë. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion”, ka theksuar Meta.

“Po, qeveria duhet të ketë frikë nga populli, jo populli nga qeveria”, ka nënvizuar Meta.%atsh

Meta: Projekti im i vetëm, President deri në 24 korrik 2022 Read More »

Jemi Republikë e pastër parlamentare, Kuvendi e zgjedh dhe e shkarkon Presidentin

“Kuvendi i Shqipërisë e shkarkon Presidentin e Republikës dhe procesi certifikohet nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Presidenti i Republikës, në gjuhë popullore, i vjen anash Kuvendit në kuptimin e të drejtës Kushtetuese për të shkarkuar apo shpërndarë Kuvendin”.

Kështu u shpreh sot në një prononcim për mediet, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke iu përgjigjur aludimeve se Presidenti i Republikës mund të shpërndajë parlamentin pas 15 marsit.

“Diskutohet me patos në lloj-lloj banaku, studiosh, dyshemeje, rruge, bulevardi, se njëri që fryhet do të dali e do të shpërndajë parlamentin, e si këto historia. Të jemi serioz për gjërat që flasim. Republika e Shqipërisë është një Republikës e pastër parlamentare, e kulluar, dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta i zgjedhur në atë detyrë nga Kuvendi i Shqipërisë e di fare mirë këtë mungesë të së drejtës së Presidentit të Republikës për të pasur këtë lloj qasje në marrëdhënie me Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

Ai theksoi se “Presidenti i Republikës ta ketë të qartë se është nën hetim nga Kuvendi, për sa i përket shkeljeve të njëpasnjëshme Kushtetuese”.

“Dua ta nxis komisionin hetimor që në një kohë sa më të shpejt t’i lexojë para shqiptarëve shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti. Mos ja zini veshët kot dhe mos jepni më arsye për diskutim në tryezat e kafeneve dhe shtëpive të shqiptarëve me historinë që Presidenti pas 15 marsit shpërndan Kuvendin. Është qesharake dhe nuk duhet marrë në konsideratë”, tha Balla.

Lidhur me mitingun e 2 marsit, Balla tha se “si organizator i vjetër i shumë e shumë protestave dhe takimeve elektorale të PS-së më duket si diçka normale të mbledhësh tok anëtarë partie që kanë mbetur siç thoshte Basha, nga falimentimi i shpk-së.

“Kjo që po ndodh nuk ka të bëjë me marrëdhënie ndërinstitucionale por kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një garë të brendshme brenda opozitës, ku është çelur një sezon gare për lidershipin e saj. Ne kemi njohur deri tani kryetar Bashën, asi të mbaroj ky proces zgjedhor brenda opozitës do të dimë kush është kryetari i opozitës”, tha Balla./atsh

Jemi Republikë e pastër parlamentare, Kuvendi e zgjedh dhe e shkarkon Presidentin Read More »

Meta firmos dekretin kundër ligjit për betimin e gjyqtarëve Kushtetues

Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi sot dekretin kundër ligjit për betimin e gjyqtarëve Kushtetues.

“Përpara se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kush është pro, ju lutem të ngrejë dorën. Rroftë Republika, rroftë shteti i Republikës! Këtu ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me kaq. Duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. Liri, demokraci. Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët me shumë se ky”, tha Meta.
Meta tha se nëse grupi puçist nuk e merr seriozisht këtë dekret atëherë dekretin tjetër pas datës 15 mars do ta firmosë në mes të parlamentit të Shqipërisë.

“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo”, tha Meta.

“Shumë prej jush mund të kenë pasur ndonjëherë vërejtje për tonin tim, por duhet të dini që unë në publik për hir të disa interesave shtetërore, nuk kam treguar as 10% të krimeve që kanë ndodhur kundër sovranitetit tuaj dhe reformës në Drejtësi. Prandaj, ju siguroj se kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj, tha Meta./atsh

Meta firmos dekretin kundër ligjit për betimin e gjyqtarëve Kushtetues Read More »