Politike

Kandidatët për deputetë/ Kim: Kryetarët e partive do mbajnë përgjegjësi, mos i fyeni votuesit, mos promovoni korrupsionin

Në media u publikua një lajm sipas të cilit gjyqtari Gjin Gjoni është propozuar nga PD për përfshirjen e tij në listat e kandidatëve për deputetë.

Siç raportojnë mediet, strukturat e degës së Partisë Demokratike në Lezhë e kanë propozuar emrin e gjyqtarit Gjoni si kandidat për deputet, i cili vetëm një ditë më parë dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Por lidhur me këtë lajm reagoi PD, duke u shprehur se gjyqtari Gjoni është propozuar si kandidat për deputet nga dega e PD Lezhë, por mohon që ai do të pranohet.

Sipas PD-së, nuk mund të kandidohet për deputetë “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të Vetingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të Vetingut”.

Ndërkaq, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim paralajmëroi liderët e partive politike se do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën logon e tyre, ndërsa kanë nisur përgatitjet për listimin e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi, shqyrtoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, u shpreh Kim.

Një ditë më parë, gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni deklaroi dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë ndërsa pritej të përballej me Vetingun. Ai tha se “trupa që më gjykon mua dhe kolegët e mi, është në nivel që lë për të dëshiruar”, duke shtuar në argumentin e tij se ”sita e Vetingut nuk ka të njëjtat parametra, dhe as kritere të barabarta për të gjithë, nëse je shërbëtor i politikës”. /atsh

Kandidatët për deputetë/ Kim: Kryetarët e partive do mbajnë përgjegjësi, mos i fyeni votuesit, mos promovoni korrupsionin Read More »

Rama i bën thirrje Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, jam gati të…

Ka një arsye shumë të rëndësishme, nuk do të humbasim kohë, pasi ka një angazhim të rëndësishëm që është futja e teknologjisë, jo për shkakun tonë, por nga PD dhe nuk duhet të humbim kohë. Duam që të mbyllet gjithçka në fillim të sezonit tjetër.

Është një argument që vazhdon, por nuk qendron. Nisma është modifikuar në proces. Nisma e deputetëve që kërkon listat të hapura dhe ndalim e koalicioneve është modifikuar në proces. Nuk do të thotë se do të ndalohen koalicionet.

Apel Bashës dhe aleatëve të tij të mos bëjnë gabimet e të shkuarës duke refuzuar tryezat dhe të vazhdojmë punën së bashku. Nuk jemi të detyruar të biem dakord mbi të gjitha. Por ama kemi shumë mundësi të biem dakord për shumëçka.”- tha Rama.

Rama i bën thirrje Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, jam gati të… Read More »

Shënimi i Bujar Murrizit në dokumentin e marrëveshjes, përbri firmës, ‘përçan’ opozitën parlamentare (Dokumenti)

BalkanWeb siguron marrëveshjen finale mes PS dhe opozitës parlamentare për Reformën Zgjedhore, saktësisht për marrëveshjen e 5 qershorit dhe për ndryshimet kushtetuese.

‘’Shënim, jam kundra pikës 1 të kësaj marrëveshje dhe grupi demokrat do të votojë kundra’’– shkruan Murrizi mbi document përbri firmës së tij.

Por pika një thotë qartësisht se “Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.”

Por ndërkohë vetëm Murrizi në emër të grupit demorkat e ka lënë këtë shënim, kurse dy kryetarët e grupeve të tjera parlamentare, Nimet Musai dhe Edmond Stojku nuk e kanë bërë diëka të tillë që do të thotë se ata pranojnë që do votojnë marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar në Këshillin Politik mes PS, PD dhe opozitës parlamentare.

Shënimi i Bujar Murrizit në dokumentin e marrëveshjes, përbri firmës, ‘përçan’ opozitën parlamentare (Dokumenti) Read More »

Zbardhet takimi Rama-Kim, diskutime për marrëveshjen e 5 Qershorit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u pa sot në zyrën e Kryeministrit Rama.

Zyra e shtypit e Ambasadës ka publikuar detaje të bisedës mes tyre.

Marrëveshja politike, e ndërmjetësuar edhe nga ndërkombëtarët, ka zënë një vend të rëndësishëm në këtë takim.

“Ambasadorja Kim u takua me Kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik”, sqaron zyra e shtypit.

Këshilli Politik rinisi punën ditën e djeshme, këtë herë për të diskutuar ndryshimet kushtetues në një nivel më të lartë përfaqësimi politik.

Por opozita jashtë Parlamentit është shprehur kundër diskutimeve për çëshjte të tjera nga ato që janë dakordësuar në marrëveshje.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama tha se hapja e listave nuk është një alternativë, por angazhim përballë qytetarëve. /k.k/noa.al/

Zbardhet takimi Rama-Kim, diskutime për marrëveshjen e 5 Qershorit Read More »

“Të doli boja, sille shpejt marrëveshjen e 5 qershorit për votim o ditëzi! ”, deputeti Maliqi shpërthen ndaj Ramës..

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi përmes një reagimi në ‘Facebook’ nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se ky i fundit ka frikë nga zgjedhjet.

Teksa shtron disa pyetje për Ramën, Maliqi shton se kryeministri e ka shtyrë miratimin e ndryshimeve në reformën zgjedhore në 23 korrik.

MESAZHI I MALIQIT
Kalores i Rilindjes doje te ishe “Skenderbe” por dole “Petkin” dhe “Çaplin”.Pse ke frike o Trim?? Ku ke gabuar kaq shume qe ke frike nga zgjedhjet?? Kush po te mban peng?? Ku i ke 1 milion shuplakat?? Pse mban peng Gj.Kushtetuese? Pse mban peng Reformen zgjedhore ? Pse mban peng institucionet e kapura dhe reformen ne Drejtesi?Ty kush po te mban peng? (krimi,oligarket,bandat etj??) Dil nga bunkieri merr fryme thelle…Skandal:Rama nuk heq dore nga mashtrimi,aktrimi,genjeshtrat.Premtimi i Ramziut se me dt 23 Korrik ne Parlament do votohej marreveshja e 5 Qershorit e realizuar ne Rezidencen Amerikane e ka shtyre perseri dhe nuk eshte ne rendin e dites ne Parlament per dt 23 .

A e kupton qe mire shqiptaret i ke genjyer,mashtruar,varferuar,cpopulluar etj etj por si i genjen Nderkombetaret,a se kupton qe te doli boja,a se kupton qe po bie ne grope te thelle? Po pse me krim, droge, mashtrim, aktrim, pabesi do qendrosh akoma ne pushtet.Sille shpejt marreveshjen per votim o ditezi, se as timon as tepsi spo mban dot, po te dridhen duart e kembet.Mbahu o burre se sje as i pari as i fundit qe e peson rende.Ike plaku Mere por mos i thello me rende gabimet se spo sheh me nga syte dhe spo mbush nga trute, e ke nga mbingopja👎…
(BalkanWeb)

“Të doli boja, sille shpejt marrëveshjen e 5 qershorit për votim o ditëzi! ”, deputeti Maliqi shpërthen ndaj Ramës.. Read More »

“Diskutim pozitiv në Këshillin Politik”/ I qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, hapja e listave angazhim ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese për Reformën Zgjedhore se PS, si forca më e madhe ka detyrimin të krijojë një proces dhe të arrijë në një rezultat, ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjitha, së paku secila nga palët të ketë pjesën e vet.

“Diskutimi ishte i gjatë, interesant. Ne sigurisht që nuk është se thamë ndonjë gjë të re. Gjëra që ju i dini, që opinioni publik i di. Kemi një qëndrim, sipas nesh, shumë të qartë. Dhe ka një realitet politik, i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar, le të themi, si forca më e madhe, por që njëkohësisht kemi dhe detyrimin të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat, ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjitha, së paku secila nga palët të ketë pjesën e vet”, tha Rama.

“Në këtë aspekt, – shtoi ai, – mendoj që është e rëndësishme të diskutojmë, të vazhdojmë të diskutojmë. Ne ishim gati të vazhdonim diskutimin pa ndërprerje. Domethënë që nesër. Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan kohë. Është në të drejtën e tyre, por ndërkohë kemi një kalendar, i cili ka një kufi të përcaktuar që është fundi i këtij sesioni parlamentar, ose, e thënë ndryshe, fundi i muajit korrik. Do shikojmë në proces. Por besoj që diskutimi ishte pozitiv”.

I pyetur nëse ka ndonjë mundësi për shtyrje në kohë të ndryshimeve kushtetuese, Rama u shpreh se, “hapja e listave tanimë për ne nuk është një variant, por është një angazhim karshi njerëzve, dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë t’i përfshijmë qytetarët në procesin e përcaktimit të atij që do të jetë grupi ynë i nesërm parlamentar, ku patjetër ne na takon të mbrojmë atë që është një arritje e madhe e përbashkët, por që unë e konsideroj një arritje të madhe të PS, që ka qenë lokomotiva në këtë proces të rritjes së përfaqësimit të grave në parlament. Dhe nga ana tjetër, sigurisht që duhet të çojmë deri në fund për sa na takon edhe angazhimin e nënshkruar në 5 qershor. Kështu që është një proces me 2 korsi. Ku sidoqoftë stacioni është 30 korriku”.

I pyetur nëse pret që në takimet e ardhshme të jetë dhe lideri i opozitës, Rama tha se, “unë personalisht shoh se në këtë rast është shumë e rëndësishme përmbajtja e çështjes, sesa përmbajtja e delegacioneve. Është zgjedhja e opozitës jashtëparlamentare të vijë e përfaqësuar me këdo që dëshiron. Mjafton që kush vjen këtu ka një mandat përfaqësimi të opozitës jashtëparlamentare. S’ka problem për mua, është njësoj, nuk bën asnjë dallim se është Gazment Bardhi apo Lulzim Basha”.

Rama theksoi se, “5 qershori është dita e një dëshmie angazhimi të përbashkët”, duke shtuar se “nuk shoh ku është shkelja përderisa ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit”.

I pyetur nëse duke dashur një konsensus të gjerë mund të bien të dyja nismat rrugës, Rama tha se, “ky është një problem i madh se ne jemi më të mëdhenjtë dhe janë dy palë më të vogla që i duan të gjitha për veten e tyre dhe nuk i hapin rrugë njëra-tjetrës, por do mundohemi të punojmë dhe do mundohemi të bindim opozitën parlamentare që duhet të jetë më fleksibël në këtë proces”.

“Mbase nuk do arrijmë dot t’i kemi të gjithë së bashku, por mbase do arrijmë që të kemi një mbështetje që të jetë e mjaftueshme. Sepse problemi këtu është se opozita parlamentare nuk është vetëm një parti politike, janë shumë parti, janë shumë individë. Kanë një qëllim të përbashkët, kanë një vijë të përcaktuar shumica dërrmuese e tyre për ndryshimet në Kushtetutë, me të cilat ne biem dakord. Sigurisht me ato modifikime që kanë ndodhur, që janë të arsyeshme në krahasim me nismën e tyre fillestare dhe pastaj në fund duhet të prevalojë ose duhet të mbizotërojë aryesja e thjeshtë që nuk mund t’i kesh të gjitha, por duhet që edhe të tjerët të marrin diçka”, u shpreh Rama.

Rama tha se “ky është një format i mirë që duhet të përpiqemi ta ruajmë dhe ta mbajmë, sepse jeta politike nuk mbaron në fund të korrikut, ajo vazhdon dhe ngado që të rrotullohesh përsëri rrugët në demokraci të çojnë në tryezë. Sado t’i marrësh malet, përsëri fundi është në tryezë. Kjo është një tryezë që ka një potencial të rëndësishëm që ne do të përpiqemi ta shfrytëzojmë”.

Për sa i përket lëshimeve, Rama tha se, “unë nuk e di se çfarë duhet të lëshojë më PS, sepse faktikisht në të gjithë këto që janë dakordësuar dhe në vetë ndryshimet kushtetuese ne kemi mbajtur një pozicion shumë të ekuilibruar, dhe me thënë të drejtën me shqetësimin që produkti të jetë sa më gjithëpërfshirës. Se po të ishte se do të shikonim thjesht interesin tonë partiak do të kishim kërkuar tjetër gjë, nuk do të kërkonim këto që janë në tryezë. Jemi partia më e madhe dhe natyrisht që mund të na interesonin të tjera ndërhyrje, por nuk jemi këtu për të bërë thjesht çfarë na intereson ne, por çfarë i intereson vendit, çfarë i intereson procesit elektoral, çfarë i intereson zgjedhësve”./atsh

“Diskutim pozitiv në Këshillin Politik”/ I qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, hapja e listave angazhim ndaj qytetarëve Read More »

Braçe-Bashës: Nuk mbahet maska ashtu or qyq, boll pe hundën tënde

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar sot mbajtjen e maskës nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Hoti.

Gjatë fjalës së tij, Basha ka përdorur maskën, por pa e ditur si ta mbante atë.

“E shihni, ky që ju flet për Coronavirusin, qe shan e mallkon çdo ditë, që bën mjekun-infeksionistin, epidemiologun, që bën shpëtimtarin e që ulëret çdo ditë bëni si them unë e bëni si bëj unë, nuk di të vendos as maskën”, shprehet ai.

Braçe shton se “pra, mirë që duhet të shkonte në Kosovë që të vinte maskë sepse këtu as në ambiente të vogla sa një dhome nuk e vinte, por ky nuk di as si ta vendose maskën. Ky do ju mbrojë, ky do ju shpëtojë. Deri tani gjithkush ka thënë për të se sheh veç hundën e tij. Ja ku e keni, veç hundën e tij pa, ndaj ai e kish hundën jashtë e kryeministri i Kosovës brenda maskës”./atsh

Braçe-Bashës: Nuk mbahet maska ashtu or qyq, boll pe hundën tënde Read More »

Thaçi-Basha: Bashkërendimi i ngushtë midis SHBA-BE, parakusht për stabilizimin dhe perspektivën europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në fjalën e tij për mediat, pas takimit që u mbajt në Presidencë, Basha e vuri theksin tek bashkëpunimi i ngushtë mes forcave politike, gjë që sipas tij, e forcon Kosovën në sfidat me të cilat përballet.

Thaçi tha se “sot diskutuam për zhvillimet në Kosovë në Shqipëri, për mundësitë e bashkëpunimit më të mirë, një bashkëpunimi vëllazëror mes institucioneve tona dhe njerëzve tonë. Destinacioni i Kosovës është që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s dhe e BE-së. Mendoj se çdo përvojë pozitive nga Shqipëria dhe përvoja e kontributi i Bashës në këtë proces në veçanti për liberalizimin e vizave është e rëndësishme për ne institucionet e vendit”.

Po ashtu, Thaçi shtoi se diskutuam dhe për dialogun mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

“Për ne, është me rëndësi jetike që të kemi një koordinim, e para mes spektrit politik në Kosovë, një konsensus sa më të gjerë, sa më përfshirës, në mënyrë që të jetë një angazhim i unitetit të qytetarëve, shoqërisë civile, politike, partive, institucioneve. Gjithmonë kontributi i Shqipërisë ka qenë i mirëseardhur, ndërsa gjithashtu është jetike për ne dhe faktorin ndërkombëtar të jetë i koordinuar së pari Bashkimi Europian, por edhe një koordinim i ngushtë mes Washington-it dhe Brukselit në mënyrë që të jetë një proces i sigurt, i besueshëm, pastaj edhe i pranueshëm nga qytetarët e Kosovës dhe që duhet të përmbyllet me njohje reciproke sa më të shpejtë që është e mundur”, tha Thaçi

Nga ana e tij, Basha falënderoj Presidenti Thaçi për shkëmbimin e informacionit për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Shqipëri dhe hapat që po hidhen në drejti të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me objektiv final njohjen reciproke.

Basha tha se “bashkërendimi i të gjithë forcave politike të Kosovës, bashkëpunimi i tyre vetëm e forcon dhe e fuqizon Kosovën në sfidat në të cilat po përballet aktualisht. Po kështu, si parti e orientimit Euroatlantik, kam theksuar bindjen dhe besimin se bashkërendimi i ngushtë midis SHBA dhe BE, ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative ne raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën europiane dhe euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e dëshirojnë këtë dhe në veçanti sa i përket dialogut besoj dhe shpreh bindjen se një bashkërendim i tillë do ta fuqizojë, do ta përshpejtojë procesin e dialogut me synim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Shpreha mbështetjen totale timen dhe te Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe të politikës në Kosovë, në vevcanti për ata që kanë sakrifikuar këto 22 vite për lirinë e Kosovës dhe që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fruteve të lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit njerëzor për gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti për presidentin Thaçi dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij. Ju Faleminderit!

Ai shprehu mbështetje për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe të politikes në Kosovë, në veçanti për ata që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës dhe që u dihet të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fryteve të lirisë të pavarësisë dhe të dinjiteti njerëzor për gjithë qytetarët e Kosovës, në veçanti për presidenti Thaçi dhe të gjithë bashkëpunëtoret e tij./atsh

Thaçi-Basha: Bashkërendimi i ngushtë midis SHBA-BE, parakusht për stabilizimin dhe perspektivën europiane Read More »