Politike

Revoltohet Deputeti Kujtim Gjuzi: Silluni mirë se jemi gati për sherr, mund të hedhim ndonjë granatë në Kuvend

Deputeti Kujtim Gjuzi i revoltuar që shumica socialiste në Kuvend nuk po e merr në konsideratë qëndrimin e tij për ndryshimet Kushtetuese kërcënoi me rebelim nga foltorja e Kuvendit.

“Nëse doni sherr, mos kujtoni se nuk jemi gati. Se ndryshe duhet me gjuajtur me bojë, apo të hedhim ndonjë granatë brenda. Nëse një deputeti ja jep mendja futet me cfarë të dojë këtu. Ju nuk mund të anashkaloni tetë parti politike” tha ai.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i tha

“Sa i përket kohës, cdo deputeti i takon 1.5 minuta. Ulur dëgjo mos më ndërprit mua. Këtu jemi në Kuvend jo në mbledhje partie, jashtë bëni cfarë të doni”.

Revoltohet Deputeti Kujtim Gjuzi: Silluni mirë se jemi gati për sherr, mund të hedhim ndonjë granatë në Kuvend Read More »

Këshilli Politik/ Miratohen detajet e “5 qershorit”, Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare refuzon dialogun për listat e hapura

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha në mbyllje të tryezës së sotme se kjo mbledhje shërbeu për të vijuar në mënyrë formale miratimin e detajeve të tjera që lidhen me marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa sa i takon ndryshimeve kushtetuese, opozita jashtëparlamentare nuk pranoi të diskutonte.

“Miratuam formalisht paketat e mbetura ligjore të marrëveshjes së 5 qershorit. Nga ana tjetër, unë konkludova që në vazhdën e takimeve të mëhershme të diskutonim dhe për hapjen e listave, por fatkeqësisht opozita nuk do ta trajtojë këtë çështje në Këshillin Politik, pavarësisht se thirrja e partnerëve dhe presidentit ka qenë në këtë drejtim”, – tha Gjiknuri.

“Ne kërkuam të vijojmë dialogun për këtë pjesë. Ne do të donim që për 30 korrikun të kishim një dakordësi edhe me opozitën jashtë parlamentit, por opozita jashtë parlamentit nuk pranon të diskutojë për këtë. Ajo që mbetet si pjesë e fundit e ndryshimeve në Kod ështe implementimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE për depolitizimin e administratës zgjedhore. Ne ishim të gatshëm të vijonim diskutimet sot, por opozita nuk e shfaqi këtë vullnet dhe vijuam me detajet e tjera të marrëveshjes së 5 qershorit”, – tha Gjiknuri. /atsh

Këshilli Politik/ Miratohen detajet e “5 qershorit”, Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare refuzon dialogun për listat e hapura Read More »

Këshilli Politik/ Hajdari, thirrje PD-së të mbështesë listat e hapura: I duhen vendit

Deputetja Rudina Hajdari i bëri sërish thirrje Partisë Demokratike të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të miratohen më 30 korrik që lidhen me hapjen e listave.

Menjëherë pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik, Hajdari i bëri thirrje edhe çdo demokrati dhe secilit që sipas saj është i zhgënjyer nga servilosja e njerëzve që futen në Parlament dhe nuk i përgjigjen kërkesave të qytetarëve të vazhdojnë të mbështesin listat e hapura.

“Vetëm kështu do të sjellim ndryshimin në Kuvend. Duhet patjetër që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me lista të hapura, sepse në Kuvend nuk do të miratohen më koncesione, por ligje që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së jetës së qytetarit”, tha Hajdari.

Deputetët, tha Hajdari, sot nuk kanë fjalën e tyre të lirë dhe dëshirë për të luftuar për ata qytetarë që i votojnë. “Listat e hapura do e mundësojnë këtë dhe nuk ka njeri të ndalë këtë furtunë ndryshimi, sepse i duhet vendit. Edhe BE aplikon po të njëjtën metodë, sepse është mënyra më demokratike”, u shpreh deputetja opozitare.

Sipas saj, kur duhet të flasim për lista të hapura duhet të kemi konsensus të gjerë politik, prandaj, u shpreh ajo, “vij në Këshillin Politik”.

“Dua të mos ndaloj së reshturi për t’i shtirë dorën çdo demokrati që ndjehet i braktisur nga ata që kanë braktisur vullnetin e tyre për të ndryshuar gjendjen në Shqipëri. Listat e hapura janë realiteti i ardhshëm në zgjedhjet e ardhshme. Është koha për të përqafuar këtë ndryshim”, tha Hajdari./atsh

Këshilli Politik/ Hajdari, thirrje PD-së të mbështesë listat e hapura: I duhen vendit Read More »

Shkëlzen Berisha blen pasuri prej 1.8 milionë eurosh, Balla: Berisha e Basha kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 ta paska shtuar

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj lajmit mbi pasurinë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha.

Sipas medies, edhe pse askush nuk e di se çfarë pune ka bërë djali i ish-kryeministrit, vetëm një nga pasuritë i vlen 1.8 milionë euro.

“Zen, ke gjë për të thënë? Apo shpifje nga ato që pastaj në gjykatë dalin ndryshe edhe kjo? Eh mor Zen! Babi dhe Luli qajnë për ekonominë dhe kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 të paska shtuar pasurinë. Eh mor Zen, eh!”, shprehet Taulant Balla.

Sipas medies, përgjatë 15 viteve të fundit, askush nuk e di se çfarë pune ka bërë djali i ish-kryeministrit. Por, zërat flasin se Shkëlzen Berisha ka punuar shumë pak, ose aspak dhe se shumë benefite i ka siguruar nëpërmjet lidhjeve që krijonte nga i ati.

Media raporton se Shkëlzen Berisha ka me dhjetëra llogari bankare nga Shqipëria deri në Suedi dhe deklaron qindra mijëra euro të ardhura nga puna si konsulent. Sipas burimeve të medias, djali i ish-kryeministrit, që punon si konsulent, ka blerë një godinë, në afërsi të Tiranës, me një çmim prej 1.8 milionë euro. Burimet shtojnë për gazetën “Shqip” se pagesa është likuiduar menjëherë nga Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë. /atsh

Shkëlzen Berisha blen pasuri prej 1.8 milionë eurosh, Balla: Berisha e Basha kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 ta paska shtuar Read More »

Deputeti i njohur shfaqet në Kuvend,me maskë me mbishkrim fetar, ‘E dua Allahun’

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri është shfaqur sot me një maskë ndryshe, ku binte në sy një mbishkrim fetar.

Në maskën e deputetit shkruhej “I love Allah” (E dua Allahun). Deputeti i ka pozuar në Kuvend dhe e ka postuar foton në rrjetet sociale, ku ka marrë mjaft komente.

Valteri është ndër zërat e rinj të pakicës parlamentare, që u fut në Kuvend pas djegies së mandateve të Partisë Demokratike.

Valteri është ndër zërat e rinj të pakicës parlamentare, që u fut në Kuvend pas djegies së mandateve të Partisë Demokratike.

Deputeti i njohur shfaqet në Kuvend,me maskë me mbishkrim fetar, ‘E dua Allahun’ Read More »

Edi Rama e thotë hapur: Unë sot do e shtyp butonin për Lulzim Bashën

Kryeministri Rama theksoi se butonin sot në Kuvend do e shtypë për Lulzim Bashën.

Ai tha se vota pro e mazhorancës për marrëveshjen e 5 qershorit është për Partinë Demokratike dhe në favor të saj.

“Investohem në këshillin politik për ta ngritur në nivelin më të lartë diskutimin. Do thonë po mirë ju ca do merrnit ju ndryshe? Ne mund të merrnim,dhe kollaj nga Myslymi, bonusin për partinë e parë në këmbim të dhënies përgjigje pozitive të kerkësave tuaja. Nuk e kërkuam këtë gjë sepse do të ishte fyerje e madhe dhe shfrytëzim i rrethanave të parlamentit, të përkohëshme sepse e dimë që PD ka një pjesë të rëndësishme të elektoratit. Me ligj e me kushtetutë e kishim bërë. Ne donim depolitizimin. Kjo e sotmja është votë për PD. Uën sot do e shtyp butonin këtu për Lulzim Bashën. Deputetët e PS këtu do e shtypin butonin për ata që mungojnë.”, tha Rama.

Edi Rama e thotë hapur: Unë sot do e shtyp butonin për Lulzim Bashën Read More »

Presidenti Meta bën thirrjen e fortë!

Kreu i shtetit, Ilir Meta reagoi pas një raportit të OKB-së, që parashikon se nga Shqipëria do largohen edhe 615 mijë njerëz të tjerë.

Reagimi i Metës:

Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani! Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane! Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës! Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë

Presidenti Meta bën thirrjen e fortë! Read More »

A do të krijojë një parti të re? Ja përgjigja që jep Rudina Hajdari

Në lidhje me krijimin e një partie të re, Hajdari la të kuptohet se do të jetë pjesë e një partie në zgjedhjet e 2021 por pa treguar nëse do jetë një parti të re që do krijojë ajo apo grupi i saj parlamentar.

Ajo tha se në shtator mund të zbulojë diçka më shumë, por tani është e fokusuar në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Di të them që në zgjedhjet e ardhshme do të jem në një liste dhe shpresoj që të jetë e hapur 100 % dhe me njerëz që janë vlejë dhe emrat e tyre do peshojnë dhe s’do kenë frikë nga populli shqiptar dhe të përfaqësojnë njerëzit me dinjitet dhe tu japin llogari për premtimet e tyre.

Do të jetë një fushatë e jashtëzakonshme dhe do mundohemi se gjatë kësaj periudhë që do e zbulojmë së bashku duhet fillimisht të mbyllin kodin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese dhe në shator do zbuloj diçka më shumë”, tha Hajdari.

A do të krijojë një parti të re? Ja përgjigja që jep Rudina Hajdari Read More »