Politike

Opozita në Kuvend: Duhet të marrin fund të paprekshmit

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri duke diskutuar për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit Ilir Meta tha se çështja është nuk është se çfarë janë këta 55 deputet që kërkuan për shkarkimin e presidenti, por është çështja e tyre në raport me ligjin tek raporti i tyre me moralin, nderin dhe ndërgjegjen.

Valteri tha se “çfarë mund t’i thuash presidenti kur zhdekreton një ligj. Nuk ekziston në asnjë vend që presidenti të bëjë një zhdekretim. Një vit më parë, zhdekretimi i presidentit për ju ishte atentat ndaj demokracisë pasi tentoi t’i mohonte vendit zgjedhjet, sot një vit më pas mazhoranca ka tjetër mendim sepse ishte e paaftë ta çonte para përgjegjësisë shkelësin e Kushtetutës, e kanalizuan 30 qershorin në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nga shkelësi i madh i Kushtetutës, akuzat ndaj presidentit janë zbutur në çështje proceduriale nuk ka të bëjë me dekretin e 30 qershorit. Në fakt me zhdekretimin e 30 qershorit, Ilir Meta na ftoi të gjithëve të zgjidhnim mes tij që donte të digjnim Shqipërinë dhe mes atyre që po luftonin për ta shpëtuar Shqipërinë që e shpëtuan SHBA dhe BE”.

Në fund, Valteri tha se Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidenti u mbyll me turp.

Deputeti i opozitës parlamentare Korab Lita tha se shkarkimi i presidenti ia ka lënë radhën pranverës elektorale për të ndarë tepsinë.

“Unë nuk e kam përshëndetur këtë projektligj dhe sigurisht kam mbështetur rrëzimin e këtij projektligji me anë të dekretit. Mazhoranca nuk u bind për tërheqjen nga ky projektligj edhe pas shuplakës së marrë nga Komisioni i Venecias. Tërheqja nga ky projektligj nga mazhoranca nuk është as më pak as më shumë se sa pazari i radhës me Ilir Metën i cili drejton de fakto LSI”, tha ai.

Deputeti Edmon Stojku tha se Rama duhet të kërkojë falje pse e ricikloi Metën deri në krye të shtetit.

Stojku tha se “21 janari shënoi fundin e drejtësisë ndaj politikës dhe e ktheu në mit modelin e mitmarrjes. Ne jemi kundër raportit të kësaj shumice që nuk sjell asgjë të re. U shfrytë si tullumbace”.

Nga ana e tij, Kryetari i grupit demokrat në parlament, Myslym Murrizi tha se shumica nuk e shkarkon Ilir Metën, pasi janë ortakë me njëri-tjetrin.

“A ka ndonjë numër sa herë duhet ta shkelë ndonjë shtetar Kushtetutën për ta shkarkuar? Pse nuk e shkarkoni dot ju njëri-tjetrin, se jeni bijtë e së njëjtës nënë dhe ortakë së bashku në pushtet. Si mund ta shkarkoni ju zv/ kryeministrin dhe më pas kryeministrin deri kur krijoi LSI-në. Si mund të shkarkoni ju ortakun e 1 prillit, te aleanca e Lalzit. A shkarkohet ai që u mori 50% pushtet dhe para se të ikte e dorovitët me 40 mln euro shkarje dheu te Rruga e Elbasanit. Ju keni qenë bashkë me atë dhe jeni ortakë të mrekullueshëm. Ju e ngritët Komisionin për të ngritur adrenalinën e militantëve, ai ua ktheu në 2 mars. Unë do të votojë pro shkarkimit të Presidentit, të paktën t’i qëndronit moralisht firmës suaj”, tha Murrizi./atsh

Opozita në Kuvend: Duhet të marrin fund të paprekshmit Read More »

Kuvendi i Shqipërisë merr vendimin final për Ilir Metën

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim raportin e hartuar nga relatorja socialiste në Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta.

Në këtë mënyrë Presidenti Meta ka shpëtuar zyrtarisht nga shkarkimi.

Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit.

Raporti u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare votoi kundër, duke kërkuar shkarkimin e Ilir Metës.

Kuvendi i Shqipërisë merr vendimin final për Ilir Metën Read More »

Meta: Listat e hapura 100% e vetmja rrugë, sovraniteti i përket popullit

Presidenti i vendit, Ilir Meta shkruan në rrjetet e tij sociale se hapja e listave 100% është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend.
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta mbështet propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen e listave për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Meta shkruan në rrjetet e tij sociale se hapja e listave 100% është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend. Në postimin e tij, Meta shkruan se ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë.

“Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend. Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë. Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës. Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë! SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!”, shkruan presidenti.

Meta: Listat e hapura 100% e vetmja rrugë, sovraniteti i përket popullit Read More »

Salianji: ‘Koalicionet, Ramës nuk është se nuk ia mban fleta, nuk ja mban b…. ‘

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka publikuar modelin e fletës së votimit që u prezantua sot nga selia blu duke iu drejtuar kryeministrit Rama.

“Koalicionet, Ramës nuk është se nuk ia mban fleta, nuk ja mban b…. Ja model flete votimi, kaq e thjeshtë”, shkruan Salianji referuar këtij modeli që kërkon opozita, me koalicione dhe lista të hapura.

Salianji: ‘Koalicionet, Ramës nuk është se nuk ia mban fleta, nuk ja mban b…. ‘ Read More »

Opozita e Bashkuar: Hapja e listave, lojë vetëm për të dëmtuar koalicionin opozitar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe dy përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, në një konferencë të përbashkët deklaruan se hapja e listave për Ramën ishte lojë vetëm që të ndryshojë kushtetutën dhe të dëmtoje koalicionin opozitar.

Në deklaratë, thuhet se Opozita e Bashkuar ka bërë një hap të madh përpara për të arritur konsensus mes të gjitha forcave politike për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

“Opozita ka propozuar dje që palët të bien dakord për të hapur listat 100%, pa kufizime, duke mbajtur në fuqi koalicionet parazgjedhore dhe shpërndarjen e mandateve, siç është aktualisht në fuqi. Ky është një qëndrimi i përhershëm i opozitës. Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për të bërë një diskutim transparent dhe gjithëpërfshirës për gjithçka në lidhje me zgjedhjet. E kemi bërë të qartë që nga fillimi që prioriteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe i Opozitës së Bashkuar, është garantimi i votës së lirë të qytetarëve, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se “Ishte Edi Rama që si publikisht, ashtu edhe në Këshillin Politik, refuzonte të diskutonte këtë temë. Ishte Edi Rama që refuzonte listat e hapura dhe ishte kundër tyre. Sepse çdo lëvizje e Edi Ramës është e motivuar nga frika e zgjedhjeve dhe humbjes së pushtetit të tij. Objektivi i tij, njëlloj si këto 4 vite pa reshtur, ishte të ndalojë Opozitën e Bashkuar të konkurrojë në zgjedhje e bashkuar si koalicion. Për këtë qëllim, Edi Rama paraqiti në Kuvend, në mënyrë të njëanshme, një amendament kushtetutës që heq koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor. Fillimisht, ai përdori alibinë e mungesës së 84 votave për të miratuar Marrëveshjen e 5 Qershorit. Edi Rama doli publikisht në mbështetje të heqjes së koalicioneve dhe gjoja hapjes gjysmake të listave vetëm një ditë pasi 6 deputetë deklaruan votën pro Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe realizuan kuorumin e duhur për marrëveshjen. Pas kësaj, Edi Rama u fsheh pas mashtrimit se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë bashkë me njëra-tjetrën”.

Në deklaratë theksohet se “Opozita e Bashkuar ka propozuar dje hapjen 100 % të listave. Por vota e qytetarëve nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore”./atsh

Opozita e Bashkuar: Hapja e listave, lojë vetëm për të dëmtuar koalicionin opozitar Read More »

Ja si funksionojnë listat e hapura pa ndryshuar koalicionet, shembulli i përafërt që vjen nga…

Pas marrëveshjes së 5 qershorit me praninë e ndërkombëtarëve në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, në arenën politike në Shqipëri u ndez debati i listave të hapura.

Maxhoranca mbështeti nismën e 28 deputetëve të opozitës së Kuvendit, që tashmë është një draft për ndryshimin e Kushtetutës. Drafti propozon që të paktën 75% e listave të jenë të hapura. Ndërsa në riformulimin e nenit 64 të Kushtetutës, deputetët e opozitës së re kërkojnë që të mos përcaktohet më në Kushtetutë që deputetët mund të propozohen nga koalicionet.

Këtë të drejtë ua atribuojnë vetëm partive dhe zgjedhësve. Në argumentet e dhëna nga maxhoranca, koalicionet, sipas formulës aktuale, nuk mund të funksionojnë me lista të hapura pasi krijon probleme me fletën e votimit, por eksperti Kristaq Kume ka pretenduar më herët se ka praktika që lejojnë koalicionet parazgjedhore dhe lista të hapura. Fleta e votimit në Kosovë mund të shërbejë si një shembull edhe për Shqipërinë.

Fleta e votimit në 2019 të zgjedhjeve në Kosovë
Struktura e fletës së votimit Aktualisht, në Shqipëri me sistemin proporcional me 12 qarqe përdoret vetëm një model flete votimi për pushtetin qendror dhe 61 lloje fletësh për pushtetin lokal. Për pushtetin qendror, qytetarët votojnë partinë që është brenda koalicionit.

Në fillim, vota sipas formulave nxjerr koalicionin fitues, pastaj mandatet për secilën parti brenda koalicionit. Nëse do të hapen listat, atëherë do të kishim 12 fletë votimi, çdo qark do kishte fletën e vet të votimit.

Një mënyrë se si mund të përbëhej fleta e votimit që do të na lejonte edhe formulën aktuale të koalicioneve parazgjedhore do të ishte: në njërën anë të fletës vendoset në krye emri i koalicionit dhe më poshtë flamujt e partive me numra ose me emra. Ndërkohë, në krahun tjetër të fletës numrat. Një numër simbolizon një kandidat që e cakton partia përkatëse.

Kështu, marrim shembull kryeqytetin. Në Tiranë, fleta e votimit do të përbëhet nga koalicionet, secili prej tyre do të ketë poshtë partitë përbërëse dhe nga krahu tjetër i fletës numrat nga 1 deri në 33, aq sa mandate ka pasur deri në zgjedhjet e fundit Tirana.

Kështu, votuesi zgjedh fillimisht partinë brenda koalicionit dhe kandidatin e preferuar. Në këtë mënyrë nuk dëmtohen as partitë e vogla apo partitë e reja, të cilat sistemi aktual i penalizon nëse garojnë më vete./panorama

Ja si funksionojnë listat e hapura pa ndryshuar koalicionet, shembulli i përafërt që vjen nga… Read More »

Kryemadhi: PO listave të hapura 100%

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i thotë “PO” listave të hapura 100%.

Përmes një mesazh në “Facebook”, pas dakordësisë si Opozitë e Bashkuar, Kryemadhi shkruan se askush, përfshirë dhe kryetarët nuk duhet t’i fshihen gjykimit të popullit.

“PO listave të hapura 100%.
Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve. 🇦🇱”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi: PO listave të hapura 100% Read More »

Gazmend Bardhi: ‘Edi Ramës i ra maska’

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili komentoi qëndrimin e Lulzim Bashës për kushtin për të vijuar dialogun me lista të hapura 100%, vjen një reagim nga Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Me anë të një mesazhi në Twitter, Bardhi thekson se Ramës i ra maska. Ai i bën thirrje kryeministrit që të hap 100 % listat dhe të tërheq amendamentin e njëanshëm për koalicionet.

REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:

Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira ✌️

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Gazmend Bardhi: ‘Edi Ramës i ra maska’ Read More »