Politike

Vasili,Ramës: ‘I thoni të mbyll gojën ky korb i mallkuar’

Nënkryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shpërthen në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ku e quan “korb të mallkuar”

Ai u shpreh i pakënaqur me menaxhimin që qeveria po i bën situatës në Kakavijë.

Vasili tha se Rama nuk bën as përpjekjen më të vogël për të ndërprerë pushimet e për t’u shkuar në ndihmë qytetarëvë që po vuajnë.

“I thoni që të heshtë ky Korb i Mallkuar, pra KM-ja! Në Kakavijë po konsumohet një dramë humanitare që dhemb shumë. KM-ja është thjesht spektator dhe komentator. Por një komentator që i ngjan një Korbi të Mallkuar: që ndjell keq, që nuk ndihmon, që të lë në baltë, që jua hedh fajin shqiptarëve, që nuk lëviz gishtin, që nuk lëviz pushimet, që nuk lëviz ndihmat, që nuk lëviz paratë për të ndihmuar, por dhe kjo është më e liga edhe nuk pushon së foluri zi dhe papushim. Një ndihme mund ta japë KM-ja: TË MBYLLË GOJËN DHE TË HESHTË,”-shkruan Vasili.

Vasili,Ramës: ‘I thoni të mbyll gojën ky korb i mallkuar’ Read More »

Petrit Vasili: Një lukuni qeveritarësh, por edhe profesionistësh të akaparuar, i janë versulur popullit, që sipas tyre qenka fajtor për pa ndemine

Nënkryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shkruan në ‘Facebook’ se nuk është faji i popullit për shifrat e larta të koronavirusit, por i shëndetësisë së PPP-ve dhe ushqimeve me litar.

Sipas Vasilit, një lukuni qeveritarësh po çjerrin fytin dhe i janë vërsulur popullit sikur është fajtor, duke shtuar se faji është i qeverisë dhe ç’organizimin të saj ekstrem.

“Populli bashkëpunon dhe i përgjigjet shkëlqyeshëm mesazheve të qarta, të konsoliduara dhe profesionale.

Por populli nuk mund të pranojë që ta përdorin, ti shesin suksese që nuk ekzistojnë siç bëri Edi Rama në rastin e pandemisë dhe më pas ti faturojnë dështimet qeveritare”, shkruan nd1%r të tjera Vasili.

Reagimi i plotë nga Petrit Vasili

Nje lukuni qeveritaresh, por edhe profesionistesh te akaparuar po çjerrin fytin dhe i jane versulur popullit, qe sipas tyre qenka fajtor per pandemine.

Nen regjine e neveritshme propagandistike te qeverise, me te gjithe laperdharet ne kuvend e ngado te bere se bashku, i jane versulur popullit, qe eshte gjetur sipas tyre fajtor per pandemine.

Shendetesia e Edi Rames nga PPP e Koncesionet e deri tek ushqimet me litar neper spitale nuk kane asnje pergjegjesi e faj sepse fajtor na qenka populli per pandemine.

Dy muaj e ca me pare kur Edi Rama shpalli se nuk do fliste per pandemine se me e keqja sipas tij kish kaluar, e lëvdoi dhe falenderoi me ze te larte dhe pa fund popullin, ndersa sot kur ç’organizimi ekstrem i qeverise ka renduar situaten fajin na e paska populli.

Mjerim i madh kur keto gëbelsizma bajate te nje qeverie te paafte vihen ne goje edhe te ca njerezve te mjeksise.

Per keta te fundit kam uruar dhe uroj qe keto budalleqe, qe thone te vijne vetem nga dijet superficiale, nga mosnjohja e epidemiologjise apo nga ndonje interes i vogel vetjak per te ruajtur ndonje vend pune per vete a familjen, apo per ndonje perfitim vetjak sepse nese do ti besonin vertet do te ishte vertet nje dite e peshtire ne jeten e tyre sepse te besh popullin fajtor eshte thjesht injorance e ligë.

Sa per popullin dhe sistemin shendetesor edhe nje kujtese.

Eshte ky popull qe bashke me shendetesine kane kaluar vetem ne 30 vitet e fundit shperthime epidemike, epidemi e pandemi duke fillluar nga kolera,poliomieliti,fruthi, sars,gripin e shpendeve, gripin e derrit,lopen e cmendur etj.

Ka qene ky sistem shendetesor qe ka arritur nivele vaksinimi shume te larta te nivelit boteror ne bashkepunim me te njejtin popull dhe duke kaluar shume vende teper te zhvilluara europiane dhe me gjere.

Ka qene ky po i njejti popull qe se bashku me shendetesine ulen ne nje shifrore vdekshmerine foshnjore dhe amtare si treguesë fondamentalë te sistemit shendetesor.

Populli bashkepunon dhe i pergjigjet shkelqyeshem mesazheve te qarta, te konsoliduara dhe profesionale.

Por populli nuk mund te pranoje qe ta perdorin, ti shesin suksese qe nuk ekzistojne sic beri Edi Rama ne rastin e pandemise dhe me pas ti faturojne deshtimet qeveritare.

Populli eshte atje ku ka qene dhe pervecse duhet falenderuar nuk mund te fajesohet kurre.

Por qeveria qe katandisi shendetesine nga koncesionet tek ushqimet me litar neper spitale eshte ajo problemi shkaku dhe pasoja ndaj eshte edhe fajtorja e vetme,por edhe e pabesa e madhe kunder popullit te vet.

Petrit Vasili: Një lukuni qeveritarësh, por edhe profesionistësh të akaparuar, i janë versulur popullit, që sipas tyre qenka fajtor për pa ndemine Read More »

Rama reagon për situatën në Kakavijë: Nuk janë vetëm shqiptarët që po rrinë në radhë, por edhe shtetas të tjerë në Europë

Kryeministri Rama ka reaguar së fundmi në lidhje me situatën kaotike në Kakavijë duke theksuar se nuk bëhet fjalë për diskriminim ndaj shqiptarëve, por gjithçka lidhet me regjimin e ri të kontrolleve nga Greqia.

Reagimin, kryeministri e bëri në një postim në rrjetet sociale.

Sipas kryeminsitrit, nuk janë vetëm shqiptarët që po rrinë në radhë, por edhe shtetas të tjerënë Europë dhe se sipas tij gjithçka ndodh për shkak të situatës me kor onav irusin.

“Këtu është fjala për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik, shtetas këta që si gjithë të tjerët i nënshtrohen testimit në çdo aeroport të vendit fqinj. Madje edhe vetë shtetasit grek kanë të njëjtin detyrim dhe të njëjtin trajtim. Nga ana tjetër kjo çmenduri, në radhë për të kaluar kufirin nuk ndodh vetëm në Kakavi sot, dje për shembull, pika e kalimit në portin e Doverit në Britani ishte në kolaps të plotë dhe në radhë rrinin britanikët për t’u kthyer në shtëpi nga Franca, që t’i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës së detyrueshme. Plot gjysëm milioni turistë britanikë në një rendje marramendëse drejt shtëpisë”, shkruan Rama.

Reagimi i plotë i kryeministrit, Edi Rama

MBI SITUATËN NË KAKAVI

E kam ndjekur orë pas ore situatën e rënduar tejmase në doganën e Kakavisë. Kemi komunikuar gjatë gjithë kohës me zyrën e kryeministrit Mitzotakis e me autoritetet e tjera greke.

Kam marrë me mirëkuptim edhe mallkimet, sharjet, fyerjet nga shumëkush, që shpesh s’ka lidhje fare me radhën kilometrike në Kakavi, po e ndjen si detyrë patriotike të shajë e të akuzojë shtetin dhe qeverinë në fejsbuk.

Por fakti është se në këtë rast, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj padrejtësie apo diskriminimi ndaj shqiptarëve, siç thonë “patriotët” që luftojnë për dinjitetin e atdheut nga ajfoni i tyre. Këtu është fjala për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik, shtetas këta që si gjithë të tjerët i nënshtrohen testimit në çdo aeroport të vendit fqinj. Madje edhe vetë shtetasit grek kanë të njëjtin detyrim dhe të njëjtin trajtim. Nga ana tjetër kjo çmenduri, në radhë për të kaluar kufirin nuk ndodh vetëm në Kakavi sot, dje për shembull, pika e kalimit në portin e Doverit në Britani ishte në kolaps të plotë dhe në radhë rrinin britanikët për t’u kthyer në shtëpi nga Franca, që t’i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës së detyrueshme. Plot gjysëm milioni turistë britanikë në një rendje marramendëse drejt shtëpisë.

Kjo është koha e mallkuar që po jetojmë, ku normaliteti me të cilin jemi mësuar një jetë, ia ka lënë vendin imponimit të disa rregullave të pamendueshme deri dje, si edhe konfuzionit në mënyrën se kur e si vendosen, duke bërë që edhe shtete të vetë BE-së, të kenë rregulla të ndryshme nga njëri-tjetri, duke trajtuar në mënyrë të diferencuar njëri-tjetrin.

Unë nuk e di çfarë kuptimi ka vendosja e detyruar e tamponimit të çdo individi që hyn në një shtet të caktuar, sepse të gjithë e dimë që tamponimi nuk tregon asgjë kur virusin mund ta kesh marrë një ditë më parë dhe në fazën disa ditore të inkubimit ai nuk shfaqet. Ashtu sikundër, e kemi parë edhe që jo gjithnjë tamponi e zbulon infeksionin me Covid19. Por kështu e ka vendosur Greqia dhe jo vetëm Greqia po edhe plot shtete të tjera, ndërkohë që të tjera shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk e kanë këtë rregull. Së fundmi, disa shtete, përfshirë edhe Greqinë, kanë deklaruar se do të rifillojnë madje me karantinimin e detyruar të atyre që vijnë nga jashtë. Ky fakt, i ka shtyrë mijëra njerëz drejt Kakavisë masivisht, për t’i shpëtuar karantinimit që nis javën e ardhshme në vendin fqinj dhe një regjimi ende më të shtrënguar, ku kalimi i kufirit do të bëhet me kuota ditore! Kjo e ka krijuar kolapsin e shërbimit doganor në anën greke, ku sado që janë shtuar e po shtohen kapacitetet e testimit, lehtësimi i lëvizjes as nuk ndjehet fare. Çfarë mund të bëjmë ne, qeveria dhe shteti shqiptar në këto kushte, kur e përsëris, ky është një rregull i përgjithshëm i shtetit grek, që prek edhe vetë grekët që kthehen në Greqi! Faktikisht në radhën kilometrike të Kakavisë – ku shumica dërmuese e qytetarëve janë rezidentë në Greqi, taksapagues të rregullt të shtetit grek – ka edhe disa grekë, që njësoj si gjithë të tjerët kanë rendur të kthehen për t’i shpëtuar karantinimit që hyn në fuqi në 16 gusht. Por asnjë dallim nuk bën pala greke për ta dhe as kërkon që ata të kalojnë pa radhë.

Ne kemi qenë qysh në fillim të shqetësuar, të angazhuar e të përfshirë plotësisht në këtë hall, duke u përpjekur të lehtësojmë sa mundemi me Emergjencat Civile, me Urgjencën Kombëtare e me strukturat vendore, qytetarët që po zhuriten në diellin e nxehtë përgjatë atij karvani biblik. Vazhdojmë të komunikojmë me palën greke për të mundësuar një lehtësim më të madh, e do të vazhdojmë të asistojmë me të gjitha forcat njerëzit në atë hall të madh.

Nga ana jonë ne, Shqipëria, nuk do t’i rikthehemi karantinimit të detyruar për ata që vijnë nga jashtë, as nuk do të rishtrëngojmë lëvizjen e njerëzve brenda për brenda. Por do të vazhdojmë të përsërisim se kjo luftë me virusin Covid19, kërkon që çdo qytetar të zbatojë rregullat e mësuara përmendësh tanimë. Virusi do të jetë vërdallë edhe për shumë kohë dhe ne duhet të mësohemi me faktin se jemi të rrezikuar, e nga ky rrezik nuk na mbron dot askush nëse nuk mbrojmë veten e njëri-tjetrin. Asnjë shtet e asnjë qeveri nuk janë të pakritikueshëm, aq më shumë në këtë kohë dreqi, por jo, asnjë lidhje nuk ka situata në Kakavi me ndonjë gjë të lënë mangut nga shteti e nga qeveria jonë në raport me shtetin e me qeverinë greke. Prandaj me keqardhjen më të madhe për sfilitjen e të gjithë atyre që janë në atë radhë të tmerrshme, i siguroj të gjithë pa përjashtim se as i kemi lënë dhe as do t’i lemë asnjë minutë vetëm, deri në fund./noa.al/

Rama reagon për situatën në Kakavijë: Nuk janë vetëm shqiptarët që po rrinë në radhë, por edhe shtetas të tjerë në Europë Read More »

Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për President të Kosovës: Përgjegjësi dhe nder

Është një ndër protagonistët kryesorë të politikës në Kosovë, dhe tani ka shpallur kandidaturën për President të vendit.

Ramush Haradinaj ka marrë pëlqimin e strukturave të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të kandiduar për këtë post.

Në mbledhjen e mbajtur sot, AAK ka diskutuar për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend.

Këshilli Drejtues po ashtu, ka kërkuar me shumicë, që kandidat për president të jetë kryetari Ramush Haradinaj.

“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit.

Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes.

Ky i fundit ka mbajtur më herët postin e Kryeministrit të Kosovës, ku muaj më parë u dorëhoq për t’u përballur me drejtësinë në Hagë.

Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për President të Kosovës: Përgjegjësi dhe nder Read More »

Zëdhënësja e PD: Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfillura nga qeveria

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa përmes një statusi në Facebook rendit faktet që sipas saj tregojnë që rinia shqiptare është më e harruara dhe më e papërfillura nga qeveria.

STATUSI I PLOTE
RAMAVIRUSI ka dëmtuar jashtëzakonisht rininë shqiptare: ju shkatërroi arsimin me një reformë të dështuar ku nuk studiojnë dot pa qënë të pasur, ju shkatërroi punësimin me mungesën totale të incentivave për të rinjtë, me mungesën e investimeve të huaja, ju shkatërroi sigurinë me drogën dhe krimin që lulëzon, ju shkatërroi shëndetësinë me koncensione fantazma dhe asnjë shërbim për ta, ju shkatërroi qytetet duke i kthyer në vende që skanë aktivitete kulturore, rinore, por vetëm beton dhe beteja armësh.

Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, ne numërojmë rreth:
▐ 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Eurostat janë 98 mijë azilant ekonomik dhe më shumë 85 mijë emigrant të paligjshëm. Pa llogaritur këtu ata që kanë ikur për studime, apo për punësim të ligjshëm.

Sipas raportit të fundit i CRCA dhe ANYN Shqipëri : Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore:

▐ 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional;

Pandemia e rëndoi më shumë gjendjen edhe problematikat e rinisë, po sipas raportit bazuar në anketa me të rinjtë:

▐ 92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar;
▐ 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë;
▐ 88% e të rinjve deklaruan se vajzat dhe gratë ishin viktimat kryesore të dhunës, gjatë pandemisë;
▐ 63 % e të rinjve konfirmojnë dhunën e shtuar në familje gjatë po të njëjtës periudhë.

Një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.

Ditë të mira do vijnë me një plan të qartë të PD, me një program ku RINIA ka peshën e saj të padiskutueshme për ta ndërtuar të ardhmen europiane në SHQIPËRI.

Zëdhënësja e PD: Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfillura nga qeveria Read More »

Meta thirrje rinisë shqiptare: ‘Bashkohuni, merrni në dorë fatet tuaja dhe të Atdheut’

Presidenti Ilir Meta i bën një thirrje rinisë shqiptare që të bëhen bashkë dhe të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit, me rastin e ditës ndërkombëtare të të rinjve.

“Të dashur të rinj e të reja, shpresa dhe garancia e lirisë, sovranitetit e së ardhmes europiane së Shqipërisë, është fakt se shumë prej jush përballen ende me pengesa, përjashtime, moskuptime dhe zhgënjime të mëdha, që ju kanë detyruar të gjeni forma të ndryshme për t’u arratisur nga ky realitet i papranueshëm, deri edhe në largim masiv nga Atdheu”, shkruan Meta.

Ai thotë se përgjatë gjithë historisë sonë, luftës për liri e pavarësi dhe përpjekjeve për demokratizim, progres e begati të Shqipërisë, veçanërisht në momentet e tragjedive, kriza dhe sfidave të mëdha, populli ynë është ringritur dhe udhëhequr nga idealet, guximi, energjia, talenti dhe forca e rinisë, duke i bërë ballë çdo lloj vështirësie dhe shpartalluar çdo lloj kërcënimi.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, apeli im për të gjithë ju të rinj e të reja kuq e zi është: Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja dhe të atdheut tonë!”, apelon kreu i shtetit.

Ai shton se është koha të mbrojnë të ardhmen e Shqipërisë, teksa shpreh besimin në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë.

“Koha që zëri juaj të dëgjohet! Po, Shqipëria do bëhet nga rinia! Nëse jo ju, kush tjetër?! O sot, o kurrë!”, thotë në mbyllje Presidenti. /noa.al

Meta thirrje rinisë shqiptare: ‘Bashkohuni, merrni në dorë fatet tuaja dhe të Atdheut’ Read More »

Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj tregon nëse Berisha duhet të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm

Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se gjendja nga koronavirusi në vend mbetet shqetësuese.

“Gjendja nga koronavirusi është shqetësuese. Është shqetësuese se 1 në 5 të testuar dalin pozitiv me Covid-19. Nëse bëhen shumë teste, do të thotë se dalin më shumë persona pozitiv me Covid-19.

Thuhet se dy spitale Covid-19 mund të dalin edhe jashtë kontrollit. Nëse ajo që lajmëroi Putini është e vërtetë, atëherë mund të kemi disi shpresë”, tha Mustafaj.

Ai u shpreh se kandidaturat e PD do të verifikohen brenda datës 15 shtator.

“Janë 600 kandidatura nga PD dhe zgjedhja do të jetë normalisht në mënyrë sa më të mirë. Përzgjedhja e kandidatëve do të përfundojë deri më 15 shtator. Ne kemi kërkuar ndihmën e partnerëve tanë gjermanë. Këto janë kandidatë janë më të mirë sesa ata që kanë qenë”, u shpreh Mustafaj.

I pyetur nëse ish-kryeministri Sali Berisha mund të jetë në listë, Mustafaj tha se ish-kreu i qeverisë ka bërë denoncime të guximshme për drogën dhe fenomene të tjera të pushtetit të Edi Ramës dhe ndaj ka kontribut në PD.

“Unë jam një nga kritikët e Sali Berishës që më 2007. Por, në kohën që ai është në opozitë, Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në opozitarizëm. Berisha denoncoi drogën, denoncoi një sërë skandalesh. Në këtë kuptim, Sali Berisha ka kontribut në Partinë Demokratike. Në cilësinë e Berishës si deputet, ai mund të themi ka kontribut. Unë jam ndër të parët që kam kthyer disa figura sërish në PD. Unë besoj se të zemëruarit e ikur edhe mund të kthehen.

Jozefina Topalli përshembull ka pasur kritika për PD, por është e lidhur me Partinë Demokratike.

Ajo mund të jetë propozuar në Shkodër. Kur bashkëvepron eksperienca me të renë, besoj se bëhet diçka e mirë. Rama ka bashkëpunëtorë figura që janë të reja, por janë një lloj klani le ta themi. Shoqëria ka eksperiencën për të gjykuar drejt programin tonë dhe kandidaturat”, deklaroi Mustafaj.

Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj tregon nëse Berisha duhet të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm Read More »

Jozefina Topalli publikon foto të tre viteve më parë, nostalgji për politikën

Emri i saj është rikthyer sërish në skenën politike, dhe sidomos brenda Partisë Demokratike.

Emri i saj është rikthyer sërish në skenën politike, dhe sidomos brenda Partisë Demokratike.

Jozefina Topalli, prej tetë vitesh kryetare e Parlamentit në qeverinë e PD-së, është kthyer pas në kohë.

Ajo ka publikuar një foto të tre viteve më parë, ku ka dalë me Kryetaren e Parlamentit italian në atë kohë, Laura Boldrini.

“3 vite me parë! Sa shpejt kalojnë vitet! Me Kryetaren e Parlamentit Italian!”, shkruan Topalli në rrjetin social.

Është e paqartë ende nëse Topalli do të rikthehet në politikë pas kaq shumë vitesh mungesë., prej tetë vitesh kryetare e Parlamentit në qeverinë e PD-së, është kthyer pas në kohë.

Ajo ka publikuar një foto të tre viteve më parë, ku ka dalë me Kryetaren e Parlamentit italian në atë kohë, Laura Boldrini.

“3 vite me parë! Sa shpejt kalojnë vitet! Me Kryetaren e Parlamentit Italian!”, shkruan Topalli në rrjetin social.

Është e paqartë ende nëse Topalli do të rikthehet në politikë pas kaq shumë vitesh mungesë.

Jozefina Topalli publikon foto të tre viteve më parë, nostalgji për politikën Read More »