Politike

Basha: Turizmi në ditën e tij më të keqe, kemi një plan pët ta nxjerrë nga kriza

Ndonëse përbën 22 për qind të ekonomisë shqiptare, turizmi është sot dega më e goditur nga kriza dhe pandemia”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes edhe të disa imazheve nga bregdeti, ku në vend të gjallërisë tregohet një “shkretëtirë”, akuzon qeverinë se nuk po e menaxhon si duhet krizën.

“100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve. Si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe”, – thotë Basha.

Lulzim Basha shton se, në këto ditë të verës, më shumë se gjysma e shqiptarëve e kanë të pamundur të pushojnë me fëmijët e tyre pas disa muajsh shumë të vështirë.

“Propozimet tona për daljen nga kriza, e kanë turizmin prioritet që duhet mbështetur me likuiditete të mjaftueshme për të qenë në funksion të plotë. Një qeveri e përgjegjshme duhet të subvenciononte konsumin e qytetarëve dhe të injektonte pará përmes masave konkrete mbështetëse”, tha ai.

Sipas kreut demokrat, – “shqiptarët, por edhe bizneset turistike kanë nevojë për masa dhe ndihmë konkrete që të kenë mundësi të çojnë fëmijët në plazhe apo male, dhe që biznesi i turizmit të funksionojë”.

“Industria turistike nuk mund të ecë përpara me video propagande të plazheve që sot janë thuajse të boshatisur. Premtimet boshe mbeten vetëm fjalë dhe propagandë nga e cila nuk përfiton askush”.

“PD po punon me ekspertët më të mirë për një plan ekonomik që do t’i vijë në ndihmë turizmit dhe gjithë ekonomisë. Ne do t’i japim fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërkohë që mbi 95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin”, shtoi ai.

“Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të shijojnë bukuritë natyrore, plazhet dhe pasuritë e tjera të Shqipërisë. Me resurset e saj turistike, Shqipëria ka nevojë dhe do të ketë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze, me plan konkret zhvillimi që do të rrisë numrin e të punësuarve dhe do t’i kthejë frymëmarrjen ekonomisë dhe gjithë vendit”, – mbylli reagimi e tij lidhur me turizmin Lulzim Basha.

/NOA.al

Basha: Turizmi në ditën e tij më të keqe, kemi një plan pët ta nxjerrë nga kriza Read More »

Vajza e Luan Hajdaragës emërohet zyrtarisht ambasadore e Shqipërisë në Athinë

Megi Ajtyresa, ish -kryetarja e Forumir Rinor Socialist, mikeshë me të bijën e ish-ministrit të ndjerë socialist, Luan Hadaraga, e ka uruar atë sot publikisht për postin e Ambasadores së Shqipërisë, në Greqisë.

“Tu priftë e mbara Luela Hajdaraga Gila”.

“Proud of you smart and beautifull lady” – ka shkruar ajo në mesazhin e urimit, që do të thotë – “krenare për një zonjë të bukur dhe të zgjuar”.

“Ti i ke të përcaktuara në ADN gjurmët në të cilat do të ecësh, prandaj të mbetet vetëm të jesh vetvetja”.

“Jam e bindur që ta bësh krenare familjen tënde dhe Shqipërinë në misionin tënd”, – ka qenë mesazhi i Megi Ajtyresa.

Pak ditë më parë ministri në detyrë i Punëve të jashtme, Gent Cakaj, shkarkoi nga detyra ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari, si dhe tërë stafin e ambasadës sonë në Athinë.

Shkarkimi i tyre erdhi pas skandalit të vjedhjes së rreth 100 pasaportave.

Zërat se vajza e ish-ministrit Hajdaraga do të zërë vendin e saj, janë zyrtarizuar sot, teksa Luela Hajdaraga Gila ka marrë zyrtarisht konfirmimin për të nisur punën diplomatike si ambasadore e Shqipërisë në Athinë. Ndaj saj kanë shkuar edhe urimet e para të miqve më të ngushtë.

/NOA.al

Vajza e Luan Hajdaragës emërohet zyrtarisht ambasadore e Shqipërisë në Athinë Read More »

Zëdhënësja e Berishës flet hapur/ Ja cilat janë dy deputetet socialiste që ajo nuk pëlqen

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, ka zbuluar se ruan marrëdhënie shumë të mira nga qeverisja e kaluar me Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

Ajo foli në On Top, ku tha se, “kam pasur marrëdhënie të mira më gjitha, me Jozefinën, Majlindën. Jozefina sado tip i vështirë të ketë qenë kam edhe sot raport shumë të mirë me të”.

Mëhilli më tej ka theksuar se nuk i pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerina Gjylameti.

“Aktualisht të them të drejtën zor se gjej, sepse politika e sotme po shkon drejt këtyre individëve që nuk mendojnë ndryshe nga kryetari. Por më ka pëlqyer zv/ ministrja e financave, Irena Beqiraj”.

“Nuk më pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerinës, ndërsa nga PD-ja më pëlqen Jorida Tabaku, është shumë punëtore, ambicioze, e kam edhe mikeshë”, – ka shtuar Mëhilli.

/NOA.al

Zëdhënësja e Berishës flet hapur/ Ja cilat janë dy deputetet socialiste që ajo nuk pëlqen Read More »

Rudina Hajdari ka një mesazh për të gjithë

Deputetja Rudina Hajdari ka dashur që të japë një mesazh sensibilizues, në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me të bijën, me masëk në fytyrë.

Nëpërmjet saj, bën apel që të tregohet kujdes, për të mos përhapur më tej virusin.

“Kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin. Mendjet dhe zemrat tona janë me çdo person të prekur me COVID-19 që po kalon kohë të vështirë, dhe me familjarët që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur”, shkruan Hajdari. /noa.al

Rudina Hajdari ka një mesazh për të gjithë Read More »

Balla: Ata që janë kundër listave të hapura, janë në anën e gabuar të historisë dhe kundër popullit të vet

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “ata që janë kundër vendimit pa kthim tashmë të hapjes së listave, kanë vendosur të jenë në anën e gabuar të historisë dhe të jenë kundër popullit të vet”.

Në një event artistik në Sarandë, Balla theksoi se “listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament”.

“Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë mori një vendim historik me hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, në mënyrë që çdo qytetar të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe deputetin që do. Është fakt i pakundërshtueshëm se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve dhe kufizimin e arsyeshëm të fuqisë së udhëheqjes apo të kryetarit të partisë në përcaktimin e deputetëve”, tha ai.

Balla u shpreh krenar që edhe në këtë vendim të rëndësishëm, Partia Socialiste, si gjithmonë, u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së plurarizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan.

“Ata që janë kundër vendimit pa kthim tashmë të hapjes së listave, kanë vendosur të jenë në anën e gabuar të historisë dhe të jenë kundër popullit të vet. Kjo do të thotë të mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se nuk e meriton besimin e tij për sa kohë nuk je në gjendje t’i japësh mundësinë që të bëjë zgjedhjen e vet”, tha ai./atsh

Balla: Ata që janë kundër listave të hapura, janë në anën e gabuar të historisë dhe kundër popullit të vet Read More »

Ngjela zbulon çfarë po planifikon politika amerikane për zgjedhjet e 2021

Avokati Spartak Ngjela ka ngritur pyetje nëse do të miratohet ligji për Vettingun e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021.

Me anë të një postimi në të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Ngjela shkruan se edhe nëse politikanët shqiptarë do të përpiqen ta pengojnë, politika amerikane nuk do ta lejojë.

“Nëse ky do të bëhet pengesë, politika amerikane duhet të veprojë si me Saliun. Duhet t’ia thotë hapur atë që ka në dosje për korrupsionin e tij, ose ato fakte që tregojnë për shitjen e interesit kombëtar prej tij,” shkruan ai në postim.

Sipas Ngjelës, nëse vendoset Vettingu për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, “asnjë nga këta që janë liderë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, nga forca e ligjit, nuk do lejohet të hyjë në zgjedhje.”

Postimi i plotë:

Të gjithë kandidatët për t’u zgjedhur deputetë, të cilët do të kërkojnë të marrin pjesë në garën zgjedhore të vitit 2021, duhet të vetohen. A do të miratohet ligji për vetingun e kandidatëve për deputetë?

Ja kjo është pyetja kyç.

Dhe pyetja e dytë që vjen menjëherë pas kësaj, është:

A do ta pranojë Rama këtë?

Shenjat janë se nuk po dëshiron ta pranojë; dhe, për këtë, sipas zakonit të tij infantil, do të hidhet degë më degë që ta shtyjë sa më shumë në kohë, deri në prag të zgjedhjeve, sepse ai vetë del i zbuluar dhe nuk e kalon dot vetingun.

Po në rast se e pranon? Atëherë nuk jemi përpara një abuzimi nga ana e tij.

l. Ja, na duhet ta theksojmë hapur: kjo është periudha konkrete antikorrupsion që Shqipëria e ka domosdoshmëri për të vijuar procedurën drejt Bashkimit Evropian.

Por, e gjithë kjo përpjekje shekullore e shqiptarëve po tentohet të bllokohet nga korrupsioni i lartë shtetëror që, pasi i ka vjedhur shqiptarët, kërkon t’i lëre ata edhe pa atdhe.

Rama nuk do ta pranojë ligjin për vetingun e kandidatëve, por ai ligj tani rrjedh nga Kushtetuta. Kuptohet, nëse Rama nuk e pranon, Saliu dhe Rama do të bashkohen kundër ligjit të këtij vetingu. Po, ku e pyet më politika amerikane Saliun: përse ta dojë!

Ajo ia tha hapur Saliut çfarë kishte për t’ia thënë kur, me dhunë force politike, e zhguli nga çadra dhe e futi në Parlament, pikërisht për të votuar ligjin e parë të vetingut. Dhe pastaj, po politika amerikane, duke iu përgjigjur marrëzisë së tij për dalje nga Parlamenti, e mbylli situatën në dy ditë, dhe i mobilizoi zëvendësuesit që erdhën më pas dhe e plotësuan Parlamentin.

ll. Po Rama?

Nëse ky do të bëhet pengesë, politika amerikane duhet të veprojë si me Saliun. Duhet t’ia thotë hapur atë që ka në dosje për korrupsionin e tij, ose ato fakte që tregojnë për shitjen e interesit kombëtar prej tij.

Gjykimi real është ky: nëse vendoset vetingu për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, asnjë nga këta që janë liderë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, nga forca e ligjit, nuk do lejohet të hyjë në zgjedhje.

Ja, kështu duhet të kompletohet vetë SPAK-u, sepse jo vetëm këta, por askush që e di se ka prona të paligjshme në pronësi të tij apo të të afërmve të tij, nuk do të pranojë të kandidojë.

Dhe Shqipëria shpëton nga një bandë shekullore që po e drejton atë kundër interesit kombëtar, që nga viti 1924.

Ngjela zbulon çfarë po planifikon politika amerikane për zgjedhjet e 2021 Read More »

Kush po e shoqëron gjatë mbrëmjes Presidentin Meta dhe ku (foto)

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i veshur kuqezi ka bërë publike mbrëmjen e sotme një foto, ku tregon edhe për miqësinë e tij me ‘Padre’ Serxhion.

Meta ka bërë një selfie krah ‘Padre’ Serxhios, teksa shfaqet i buzëqeshur dhe i veshur me një bluzë të Kombëtares shqiptare, të cilën e publikoi në Facebook.

“Me Padre Serxhion ju urojmë një mbrëmje të këndshme nga Ishmi”,- shkruan ai krahas fotos, duke treguar edhe vendin se ku po e kalon mbrëmjen e sotme.

Kreu i Shtetit ka qënë edhe në Kishën e Bizës që ndodhet në Ishëm, ku ka ndjekur meshën e drejtuar nga ‘Padre’ Serxhio.

Nuk është e qartë nëse Presidenti i përket besimit katolik, pasi nuk është shprehur asnjëherë mbi këtë çështje./NOA.al

Kush po e shoqëron gjatë mbrëmjes Presidentin Meta dhe ku (foto) Read More »

‘Befason’ ish ministri Tahiri, shpërndan postimin e Berishës: “Vetëm ky s’më zhgënjen kurrë”

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, së fundi është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Pak më parë, ish-ministri ka shpërndarë në faqen e tij të ‘Facebook’ postimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, që flet pikërisht për atë.

Në postimin e tij Berisha shkruan “Hashash pushimet”, duke e shoqëruar me një foto të ish-ministrit, që shfaqet me pushime, ndërsa ky i fundit e shoqëron postimin e ish-kryeministrit me mesazhin “Vetem ky s’me zhgenjen kurre 😂😂😂”.

‘Befason’ ish ministri Tahiri, shpërndan postimin e Berishës: “Vetëm ky s’më zhgënjen kurrë” Read More »