Politike

Kryemadhi: ‘Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë’

Gjatë fjalës së tij për zgjedhjet e ardhshme, kryeminstri Edi Rama i quajti kundërshtarët politikë “humbës kronikë”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë foto me të rinjtë e partisë që drejton, ajo thotë se:
“Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës.”

Rama sot kërkoi nga Elbasani një mandat të tretë qytetarëve, ndërsa tha se shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se ai.

Kryemadhi: ‘Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë’ Read More »

Paloka: ‘Rama ka filluar të rrjedhë nga pleqëria’

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas fjalimit të Kryeministrit Rama në Elbasan i cili kërkoi mandat të tretë qeverisës.

“Filloi xhaja të zbulojë armiq të brendshem madje dhe të padukshem…

Këto janë shenjat kur fillon e te kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq të padukshëm edhe brenda stanit që ke zgjedhur vetë.

Ka filluar të rrjedhë nga pleqëria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me këtë stil demode mund të frymëzojë ndokënd… veç Taulantit dhe shokëve të tij të Toyta Yaris”, shkruan Paloka në Facebook.

Më herët edhe kreu i Qeverisë thumboi demokratët duke thënë se janë humbës kronikë.

Paloka: ‘Rama ka filluar të rrjedhë nga pleqëria’ Read More »

Në kërkim të mandatit të tretë, Rama kërkon reflektim nga socialistët: Po e nis nga vetja

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët në Elbasan, ku ka mbajtur dhe një fjalim në të cilin ka bërë të qarta objektivat për sezonin e ri politik. Në hyrje të fjalës së tij, Rama është shprehur se ky ka qenë një vit i vështirë, por sërish ka kërkuar që të vijohet e të punohet përpara.

Rama ka kërkuar refletkim nga të gjithë dhe ka pyetur deputetët nëse ai është më i mirë dhe meriton një mandat të tretë.

PJESË NGA DEKLARATA

Këtu jemi mbledhur që tu ftoj në një reflektim të thellë dhe të shpejt, sot dua që ta nisim dhe ta kryejmë në javët e ardhshme bashkarisht. Dua një reflektim se si duhet të vijojmë betejen tonë, si skuadër dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar një mandat tjetër nga qytetarët tanë.

Po e nis nga vetja dhe jo pa qëllim publikisht me zë të lartë, që kam priviligjenin të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët. A jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për ta, po ju jeni deputetët më të mirë që mund të kenë qytetarët? A është kjo që kemi bërë më e mira? Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë, se sa unë dhe sa ju, këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo.

Në kërkim të mandatit të tretë, Rama kërkon reflektim nga socialistët: Po e nis nga vetja Read More »

Ja cila është partia më e re në Shqipëri (foto)

Deputeti opozitar i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri, ka publikuar logon e partisë së re me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Lëvizja Demokratike Shqiptare është emri i partisë, pjesë e së cilës nuk dihet ende kush do jetë. Shumë miqë e qytetarë i kanë uruar suksese në rrjete sociale.
Valteri e kishte bërë me dije dhe më herët këtë nismë të re, kur tha se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator. Ai tha se do të ishin 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat pjestarët e saj.

Ja cila është partia më e re në Shqipëri (foto) Read More »

Ambasadorja e SHBA letër krerëve të partive politike në Shqipëri: Largoni kr iminelët, ndryshe përgjegjësia bie mbi ju

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u ka dërguar një letër krerëve të partive politike në Shqipëri.

Në mesazhin e saj, diplomatja e SHBA kërkon nga përfaqësuesit politikë që të shmangin nga listat e kandidatëve për deputetët personat me rekorde kriminale, si deri tani.

Ajo thotë se ata janë përgjegjës për të mbajtur jashtë listave persona të inkriminuar. Gjithashtu, të gjitha partitë sipas Yuri Kim, duhet t’i nënshtrohen procesit të Vetting.

Letra e ambasadores është dërguar, në vigjilje të nisjes së sezonit të ri politik, që është edhe viti i fundit i mandatit të dytë 4-vjeçar që mbahet nga kryeministri Edi Rama.

Diplomatja e SHBA shprehet se ligji i dekriminalizimit ka larguar nga bashkitë dhe Kuvendi zyrtarë të lartë, që kanë pasur probleme me drejtësinë.

Duke vlerësuar procesin e dekriminalizimit, Yuri Kim shprehet se SHBA do të vijojë të zbatojë sanksione ndaj zyrtarëve që janë përfshirë në vepra korruptive dhe kriminale.

/NOA.al

Ambasadorja e SHBA letër krerëve të partive politike në Shqipëri: Largoni kr iminelët, ndryshe përgjegjësia bie mbi ju Read More »

Kreshnik Spahiu nxjerr prapaskenat: ‘Saliu ka shitur për skrap në Beograd avionët MIG’

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, nisur nga çështja e ‘nxehtë’ e pretendimeve të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Spahiu shkruan se s’ka tradhti më të madhe sesa të shkatërrosh ushtrinë e vendit tënd. Madje iu drejtohet politikanëve shqiptarë me ironi duke iu thënë që të dalin ta mbrojnë kufirin detar me makinat e blinduara të tyret apo me vilat me pishina, pasi ushtria jonë nuk ka asnjë anije ushtarake, nëndetëse apo avion.

“Mision të vështirë ke marrë”, ish-ministri socialist i drejtohet Ramës për çështjen e ‘nxehtë’ të detit me Greqinë dhe nuk i lë gjë pa thënë: Po del kundër interesave kombëtare!

“S’ka tradhti më të madhe, se të shkatërrosh ushtrinë e atdheut tënd! 30 vjet shtet: Saliu-Rama-Meta s’kanë asnjë anije ushtarake. Zero anije, zeron avion, zero nëndetëse! Këta palaço e kanë lënë ushtrinë shqiptare më keq se Enver Hoxha. Saliu ka shitur për skrap në Beograd avionët MIG. Dil mbrojeni kufirin detar me Mercedesat e blinduar ose me vilat me pishina të kryetarëve të partive nëse futet flota greke”, shkruan Spahiu.

Kreshnik Spahiu nxjerr prapaskenat: ‘Saliu ka shitur për skrap në Beograd avionët MIG’ Read More »

Presidenti Meta i kërkon informacion zyrtar për kufirin detar Kryeministrit Rama

Në një kohë kur ka dyshime për arritjen e një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar, ka reaguar edhe Presidenti Meta.

Ky i fundit i ka kërkuar informacion zyrtar Kryeministrit Rama mbi këtë çështje, si edhe bisedën e tij me homologun grek apo zyrtarë të tjerë të vendit fqinj.

“Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacione të detajuara mbi:

Komunikimin që keni zhvilluar me Kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje;

Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij;

Veprimet që planifikohen në ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”, shkruhet në letrën e kreut të shtetit.

Pak ditë më parë Kryeministri Rama ka deklaruar se kjo çështje nuk ka lidhje me Presidentin, duke i kërkuar këtij të fundit të mos bëjë rafting me Kushtetutën.

Ndërkaq, Kryeministri grek u tha parlamentarëve të vendit të tij se Greqia pritet të shtrihet me 12 milje në det.

Për Kryeministri Rama deklarata e homologut të tij nuk ka lidhje me Shqipërinë, dhe se mes vendeve ende nuk ka një marrëveshje. /k.k/noa.al/

Presidenti Meta i kërkon informacion zyrtar për kufirin detar Kryeministrit Rama Read More »

Spartak Ngjela su lmon kryeministrin Rama për çështjen e detit me Greqinë:’Akoma do të rrijë kryeministër i Shqipërisë ky bakall i pacipë’

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar sërish për pretendimet e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Teksa shkruan se presidenti Turk deklaroi dje se do të dërgojë luftanijet turke në Vlorë e Sarandë, Ngjela sulmon kryeministrin Rama.

“Presidenti i Turqisë, Erdogan deklaroi dje se:

Luftanijet Turke do shkojnë në Vlorë dhe në Sarandë të mbrojnë detin e Shqipërisë që kërkon të pushtohet nga Greqia. Kurse, kryeministri i Shqipërisë iu thotë shqiptarëve se Greqia ka të drejtë të marrë 12 km det.

E kuptoni se kush po e drejton Shqipërinë?
Po, pas kësaj; akoma do të rrijë kryeministër i Shqipërisë ky bakall i pacipë?”, shkruan Ngjela.

Spartak Ngjela su lmon kryeministrin Rama për çështjen e detit me Greqinë:’Akoma do të rrijë kryeministër i Shqipërisë ky bakall i pacipë’ Read More »