Politike

Duma: Përgjegjësit e jetës së shqiptarëve duhet të ndëshkohen!

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka reaguar për rastin e Manjola dhe Alesio Cakanit, dy të mbijetuarit e tërmetit të 26 nëntorit që humbën kryefamiljarin dhe vajzën.

“Pensioni i jetës sipas qeverisë qenka një paketë treshe apo katërshe viktimash”.

“Vdekje në paketë përkundrejt një pensioni!”

“Ky është cinizmi më i rëndë që mund të gjesh në çfarëdo lloj qeverisje. Përfiton pension nëse ke vdekje në paketë treshe”.

“Makabritet!”, thekson Duma, e cila shton se historia e Manjola Cakonit dhe e të birit Alesios, duhet dëgjuar e ridëgjuar dhe se ajo përmbledh fatkeqësisht thelbin e jetës së shqiptarëve nën qeverisjen e Ramës.

Ajo shkruan se kishin “në dorë” t’i shpëtonin, por vendosën t’i lënë t’i zënë rrënojat, shqiptarë e fëmijë shqiptarësh, kishin detyrë t’i ndihmonin, por shpenzuan taksat e shqiptarëve për udhëtime dhe foto reklamash për Ramën.

Sipas Grida Dumës, qeveria është fshehur dhe nuk po gjen ende një strategji si ta mbulojë, si ta paketojë e ta varë në një çengel drejt opozitës këtë fakt makabër.

“Qeveria fshihet, hesht sepse kjo është historia e pambulueshme e dhimbjes dhe fatkeqësisë të vërtetë të gjithë shqiptarëve që u qeverisën nga një paliaçadë reklamash, që nuk e ndaloi as respekti ndaj jetës e vdekjes”.

“Përgjegjësit e jetës së shqiptarëve duhet të ndëshkohen!”, – shprehet ajo.

STATUSI I PLOTË I GRIDA DUMËS

“Moj zonjë a desha unë të jetoj para fëmijës sim?! Jo! Zoti më la”.

Këto janë fjalët që vijojnë të të buçasin si çekan në mendje pasi dëgjon rrëfimin e një nëne që ka humbur vajzën e bashkëshortin nga tërmeti dhe një burokratuce administrate i thotë: “ ti nuk e meriton pensionin, e anë marrë ata që kanë tre viktima, ti ke vetëm dy viktima”.

Vetëm dy viktima! Vetëm dy!

Pra po thoshte, duhet të të kish vdekur dhe një i tretë që të përfitosh pension!

Pensioni i jetës sipas qeverisë qenka një paketë treshe apo katërshe viktimash.

Vdekje në paketë përkundrejt një pensioni!

Ky është cinizmi më i rëndë që mund të gjesh në çfarëdo lloj qeverisje. Përfiton pension nëse ke vdekje në paketë treshe.

Makabritet!

Çdo fjalë e kësaj gruaje që shfaqet e jashtëzakonshme në qëndrim dhe forcë, godet me mprehtësinë që ka tehu i një thike të mprehur pas shpine.

Nënë e bir, janë të qartë që jetën e familjarëve nuk ia ka marrë natyra por qeverisja.

Historia e Manjola Cakonit dhe e të birit Alesios, duhet dëgjuar e ridëgjuar sepse përmbledh fatkeqësisht thelbin e jetës së shqiptarëve nën qeverisjen e Ramës.

Tërmeti i Nëntorit i mori jetën babait dhe bijës 15 vjeçare, pasi në shtator godina kish marrë goditje të rënda dhe inspektorët megjithë verifikimit nuk i lajmëruan ata për rreziqet.

Qeveria i la banorët të jetonin po aty, pa asnjë paralajmërim.

Por nuk mbaron këtu; Rama i shfaqet “në derë”, që të bëjë një shfaqje me ta, në mes të mortit që u ra.

E merr Alesion e vogël, udhëton në Itali për të shkrepur fotot e takimit me futbollistë, Kronika bën bujën e shoë-t, ia servirin shqiptarëve, përfitojnë reklamën, e mënjëherë më pas… e harrojnë Alesion.

Fjalët Alesios sot, djalit 11 vjeçar që duhet të ishte ende fëmijë, dëshmojnë sa shumë e ka rritur atë fatkeqësia. Ai ftohtësisht qetë thotë: “Nuk ja u fal… ata nuk na thanë të mos banonim aty dhe humba babin e motrën…Ishte bukur të takoje Ronaldon por unë doja më mirë një pension…”

Kishin “në dorë” t’i shpëtonin por vendosën t’i lënë t’i zënë rrënojat, shqiptarë e fëmijë shqiptarësh. Kishin detyrë t’i ndihmonin, por shpenzuan taksat e shqiptarëve për udhëtime dhe foto reklamash për Ramën. E në fund u lanë një pu(su)llë si slogan elektoral “ti s’do jesh vetëm”.

Manjola e familjarët paguan vetë edhe tarifën e varrimit. Manjola e familjarët u lanë të të prisnin në vetmi faturën e marketimit. Prej orëve të paraditës së sotme, dëshmia e Manjolës dhe të birit vijon trondit shqiptarët.

Nga ai moment qeveria është fshehur! Nuk po gjen ende një strategji si ta mbulojë, si ta paketojë e ta varë në një çengel drejt opozitës këtë fakt makabër .

Qeveria fshihet, hesht sepse kjo është historia e pambulueshme e dhimbjes dhe fatkeqësisë të vërtetë të gjithë shqiptarëve që u qeverisën nga një paliaçadë reklamash, që nuk e ndaloi as respekti ndaj jetës e vdekjes.

Përgjegjësit e jetës së shqiptarëve duhet të ndëshkohen!

Ata nuk do të përgjigjen vetëm ndaj Manolës e Alesios, por ndaj jetës së seicilit që u degdis prej tyre.

Ata do duhet të përgjigjen shpejt, shumë shpejt përballë gjithë shqiptarëve.

/NOA.al

Duma: Përgjegjësit e jetës së shqiptarëve duhet të ndëshkohen! Read More »

Kryemadhi: LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë

“LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë, që ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për familjen!”, tha Monika Kryemadhi.

Pas mbledhjes në Jalë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me disa të rinj dhe shprehet se LSI kërkon që t’i krijojë mundësi që të drejtojnë vendin.

Kryemadhi teksa ndau mazhe nga takimi shkruan se ndërsa PS i përçmon të rinjtë, LSI i mbështet ata, që ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre.

“Ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe PS i përçmon dhe i mban larg djemtë dhe të rinjtë e Shqipërisë, LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë,” – tha Kryemadhi, – “në mënyrë që ata të drejtojnë vendin tonë dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre”.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka pasur në fokus kohët e fundit kryesisht të rinjtë.

Kryemadhi: LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë Read More »

Kanë nisur ndryshimet e paralajmëruara në qeverisje

Kanë nisur ndryshimet e paralajmëruara në qeverisje.

Etjen Xhafaj, zv.ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, është liruar nga detyra. Pas shkarkimit ai është emëruar si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Ai u diplomua në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Universitetin Ndërkombëtar Schiller, Kampusi i Parisit, Francë, pasi kishte studiuar për dy vjet në Filadelfia, PA, në Kolegjin Komunitar të Filadelfias.

Në 2016 Xhafaj përfundoi një diplomë Master në Karrierën e Mesme në Administratën Publike në Shkollën e Qeverisë Kennedy, Universiteti i Harvardit, për t’u rikthyer në Shqipëri, ku iu besua fillimisht nga qeveria Rama posti i zv-ministrit të Jashtëm.

Pritet që nga ky ndryshim, të ketë lëvizje të tjera më të bujshme në kabinetin qeveritar.

/NOA.al

Kanë nisur ndryshimet e paralajmëruara në qeverisje Read More »

Marrëveshja për detin/ Rama: ‘Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e Presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk’

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi vendosën paraditen e sotme kurora me lule në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

Në përfundim të ceremonisë kreu i qeverisë foli shkurt për mediat lidhur me marrëveshjen për detin, por edhe se pse nuk i shtrëngoi duart me Presidentin.

Rama tha se nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e Presidentit Meta.

“Është Presidenti ai që firmos marrëveshjen dhe më pas Presidenti ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish-Presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërrohet por në këtë situatë nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e Presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk. Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe Presidentit Meta sepse s’na i lejon covidi”, u shpreh Kryeministri. /noa.al

Marrëveshja për detin/ Rama: ‘Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e Presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk’ Read More »

Erion Braçe nxjerr ‘blof’ PD e LSI: Gënjejnë si derrat!(dokument)

Zv.kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka nxjerr sërish ‘blof’ PD dhe LSI që nuk i ndaj akuzat ndaj qeverisë.

Braçe ka reaguar në lidhje me aksin Çermë-Divjakë, për të cilin shkruan se dje ka njoftuar se ky aks së bashku me tre segmente të tjera është në proces prokurimi. Ndërsa PD dhe LSI kanë thënë se kjo është mirëmbajtje rutinë.

Pas kësaj zv.kryeministri ka shpër thyer në akuza duke i quajtur mashtrues dhe pisa, që vetëm kanë gënjyer dhe nuk kanë bërë asgjë për Divjakën. Megjithatë ai nuk ka thënë asnjë emër se për kë bëhet fjalë, ndërsa shton se emrin do ua kursejë vetëm këtë herë.

“Po ua kursej emrin sot, por vetem sot, nese vijoni me rrena do jeni ne kete tabele cdo minute! Turperoini keta pisa qe i shfrytezojne pune tona, por i peshtyjne nga mengjesi ne mengjes”, thotë Braçe ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË I BRAÇES:
SHSHSHSHSHSHSHTTTTTTTTT

MASHTRUESA!

NUK DO TA FITONI KURRE NJE BETEJE ME #PARTINESOCIALISTE,

ME MUA DHE CDO SOCIALIST NE #DIVJAKE, CERME, GRABIAN, GRADISHTE, REMAS;

MADJE AS NE LUSHNJE E FIER;

MADJE MADJE PER HERE TE TRETE RRADHAZI NE TE GJITHE SHQIPERINE!

E thjeshte, jeni po hajdutet qe ishit,

jeni po mashtruesit qe ishit;

JENI PISAT QE PASI VODHET E GENJYET, IKET NGA DIVJAKA ME TURPIN E TE BERIT ASGJE, ASGJE, ZERO, PER TU FSHEHUR NE TIRANE ME SHPRESEN SE SDO U NJOHE KUSH!

Por u njoh une, edhe Divjaka natyrisht,

kudo qe te fshiheni, madje dhe pas anonimatit digjital

Dy prej atyre qe kane braktisur #Divjaken, kane marre emrin e saj per ti sherbyer rregjimit korruptiv PDLSI me mashtrime pas mashtrimesh;

Po ua kursej emrin sot, por vetem sot, nese vijoni me rrena do jeni ne kete tabele cdo minute!

Dje, njoftova se rruga Cerme-DIVJAKE, bashke me tre segmente te tjera,

eshte ne proces prokurimi.

Dy mashtruesit qe administrojne adresen me emer te vjedhur DIVJAKA,

pjese e PD te Divjakes me banim ne Tirane, ne borderone e PD-te njejtes parti te hajduteve e mashtruesve,

vijuan te genjejne duke thene se eshte “mirembajtje rutine”!

URDHERONI DOKUMENTIN;

GENJEJNE MU SI DERRAT!

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ne proces prokurimi egzaktesisht rrugen Cerme Divjake dhe te tjerat qe do punohen ne shtresa dhe do shtrohen me asfalt,

Cerme-Divjake nga fillimi ne fund e te tjerat ne segmentet sipas projektit!

Tani,

TURPEROINI KETA PISA QE HEM E KANE LENE DIVJAKEN, HEM E URREJNE, NXIJNE PREJ PUNEVE E VEPRAVE QE PO RIBEJNE DIVJAKEN NGA THEMELET, HEM NUK PROMOVOJNE ASGJE NGA KJO PUNE RINDERTUESE NE SHKOLLA, KOPESHTE, QENDRA SHENDETESORE, SHESHE, RRUGE, LULISHTE, KANALIZIME, UJESJELLESA, VADITJE, KULLIM, URBANIZIM, POR AMA MU SI PALACOJA TE CILIT U SHERBEJNE,

E KANE DIVJAKEN SHTEPI TE DYTE SIC LYLI HOLLANDEN APO SHTEPI PLAZHI SIC LYLI LALEZIN, HAMALLAJN ETJ.

Turperoini keta pisa qe i shfrytezojne pune tona, por i peshtyjne nga mengjesi ne mengjes!

Veprat jane per ju, i meritoni me cdo gje!

Erion Braçe nxjerr ‘blof’ PD e LSI: Gënjejnë si derrat!(dokument) Read More »

Presidenti Ilir Meta komentoi nga Vlora çështjen e detit dhe hapësirën që ndan me Greqinë: ‘Sjellja ime ka qenë dhe do të jetë shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme’

Presidenti Ilir Meta komentoi nga Vlora çështjen e detit dhe hapësirën që ndan me Greqinë.

Ai deklaroi se sjellja e tij do të jetë shtetërore, ndërsa i bëri thirrje të gjithë politikanëve që të kenë kujdes me deklaratat.

“Për këtë çështje që ju ngritët mendoj se sjellja ime ka qenë dhe do të jetë shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme.

I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre, që qoftë edhe pa dashje të mos bëjnë deklarata që mund të përdoren në dëm të Shqipërisë nga kushdo”, u shpreh Meta. /noa.al

Presidenti Ilir Meta komentoi nga Vlora çështjen e detit dhe hapësirën që ndan me Greqinë: ‘Sjellja ime ka qenë dhe do të jetë shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme’ Read More »

Meta: Koha të pastrojmë politikën nga k rimi

Presidenti Ilir Meta komenton letrën që ambasadorja amerikane, Yuri Kim, iu dërgoi kryetarëve të partive politike, ku kërkoi që në zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, të zgjidhen figura të pastra dhe me integritet.

Nga Vlora, pas një aktiviteti ku ishte i pranishëm, Presidenti tha se ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike e legjitime.

“Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme e pastrojnë politikën nga elementet kriminale apo të korruptuar, apo të cilët për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plote e europiane”, u shpreh Meta.

Lidhur me datën e zgjedhjeve, ai shtoi se do ti duhet të dëgjojë përfaqësuesit e forcave politike dhe më pas do të flasë me siguri.

“Unë kam kërkuar takime me përfaqësuesit e forcave parlamentare dhe më pas do të kemi një vlerësim”, tha kreu i shtetit.

Sa i takon formimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shtoi se i duken gjëra të vogla.

“Nëse ka vullnet këto çështje mund të zgjidhen fare thjeshtë. Nëse ka vullnet për zgjedhje të lira e demokratike, nuk shoh ndonjë arsye pse mos të zgjidhen. Nëse ka vullnet për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit, nuk shikoj asnjë problem. Këto të gjitha janë detaje”, deklaroi Ilir Meta. /noa.al

Meta: Koha të pastrojmë politikën nga k rimi Read More »

Meta: 3 shtatori të shpallet festë kombëtare

Presidenti Ilir Meta nënvizon një mesazh, teksa sot ishte në Vlorë, për të kremtuar 100-vjetorin e epopesë së lavdishme të Luftës Kombëtare të Vlorës.

Ai thotë se u ndal në qytetin e flamurit dhe për të theksuar me forcë mesazhet tepër të rëndësishme dhe frymëzuese të saj në çdo kohë: “bashkimin e të gjithë popullit në mbrojtje të vlerave dhe interesit kombëtar, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë, kundër çdo pushtuesi”.

Më tej thotë se mbështet idenë që 3 shtatori të jetë një Ditë Feste Kombëtare, sepse kjo ngjarje e plotëson dhe e vë në jetë Pavarësinë që ne festojmë çdo 28 Nëntor.

“Mirënjohje të gjithë historianëve, studiuesve dhe akademikëve për Konferencën Shkencore të organizuar sot për këtë qëllim, si edhe për ndriçimin e të vërtetave dhe veprës së ndritur të figurave të shquara, që përjetësuan dhe i dhanë lavdinë e merituar Luftës së Vlorës”, shprehet Presidenti. /noa.al

Meta: 3 shtatori të shpallet festë kombëtare Read More »