Politike

Ndahet opozita e re/ Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi në dy parti të ndryshme të reja

Ecën në të njëjtën rrugë 1 vit më parë kur dolën kundër urdhrit të kryetarit demokrat dhe refuzuan të djegin mandatet.

Sot rrugët e Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit janë ndarë përfundimisht. Deputetja demokrate ka vendosur të krijojë një parti te re me Nismën Thurje, ndërsa Myslim Murrizi po mbledh firmat për Lëvizjen Demokratike Shqiptare.
Dy deputetët demokratë të cilët ia dolën të fitonin bashkë betejën për hapjen e listave në 2021-shin, ndajnë mendime të ndryshme sa i takon bashkëpunimit në të ardhmen me partitë e mëdha.

Nisma Thurje dhe Lëvizja Demokratike Demokratike Shqiptare janë në fazën e mbledhjes së firmave, ndërkohë brenda muajt shtatorit pritet të regjistrohen në gjykatë.

Ndahet opozita e re/ Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi në dy parti të ndryshme të reja Read More »

Topalli: Zgjedhjet në rrezik. Prapë këta? Janë bashkë, grinden për tendera

Në një postimi në Facebook, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli komenton datën e zgjedhjeve të reja.

Për Topallin, KQZ nuk është gati dhe as ligji për zgjedhje nuk është gati.
Topalli shton se vendi rrezikon që të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pa përmbushur as minimumin e gjërave.

Topalli: Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm, pothuaj 8 muaj përpara. Por ligji per zgjedhjet nuk eshte gati. kQZ nuk eshte gati; pergatitjet per digitalizimin e procesit nuk eshte kerkund. Marrja e pushimeve nga politikanet ka shtyre punen per votimin e ndryshimeve te nevojshme ne kodin zgjedhor. Per shkak te pushimeve ende nuk ka filluar puna per ndertimin e KQZ, e cila duhet ndertuar nga e para me nje organizim e strukture krejt tjeter. Nderkohe pergatitjet per identifikimin e zgjedhesve si nje nder kerkesat e “opozites” jashte parlamentit ende s ka filluar. Edhe keta me pushime… per Keshillin Politik eshte e tepert te pretendosh te mblidhet… si nje strukture e cuditshme qe eshte , natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat.. Ne fakt per shkak te vacancave te gjata te politikaneve; per shkak te mos mbledhjes se Keshillit Politik, vendi rrezikon te shkoje drejt zgjdhjeve te ardhshme pa permbushur as minumumin e gjerave. Qe qeveria nuk shqetesohet per standarte kjo eshte e kuptueshme, por qe opozita te jete aq e rahatuar sa te vazhdoje vacancat dhe te mos shtyje procesin kjo eshte e çuditshme.

Për Topallin kjo sjellje, si nga opozita dhe mazhoranca është një hipokrizi e atyre që bërtasin për zgjedhje të lira.
Topalli: Heshtja per sa me lart nga te gjitha anet flet per hipokrizine e atyre qe bertasin per zgjedhje te lira ose lajmeron per nje linje konflikti ne muajt e ardhshme. Qytetaret qe ndjekin politiken nga ekrani kane nje koment… Prap keta? Prap Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha? Ne fakt vendi eshte pa alternative. Tre emrat me lart jane bashke. Ata grinden vetem per pjeset tek koncesionet e tenderat. Nderkohe Vendi ka nevoje deshperuese per ndryshim. Qytetaret duan shprese. Protestat ne Minsk jane nje frymezim edhe per shqiptaret kundra nje klase politike te korruptuar e te deshtuar si kjo e jona. Shpresa nuk do jete kurre e heshtur. Me vote, me proteste apo me te dyja bashke qytetaret do clirojne vendin nga 3-4 vete ( kryetare partish)qe e mbajne peng ate.

Topalli: Zgjedhjet në rrezik. Prapë këta? Janë bashkë, grinden për tendera Read More »

Deputeti i opozitës e nis me ‘gafë’ fjalimin e parë në parlament, Ruçi e korrigjon

Sot ka nisur seanca plenare e parë pas pushimeve të verës në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare u paraqitën të gjithë me maska mbrojtëse, duke respektuar masat e higjenës dhe distancimit social si pasojë e pandemisë së Covid-19.
Pas vendosjes së himinit dhe ngritjen në këmbë të të gjithë parlamentarëve në respektim të tij, rifilluan fjalimet e deputetëve në këtë seancë të re plenare. Një gaf është kryer nga deputeti Edmond Stojku e cila nuk kaloi pa u vënë re nga kreu i Kuvendit Ruçi.

Stojku u shpreh se ky është sesioni i fundit parlamentar për këtë parlament deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Por këtë gabim e korigjoi mënjëherë Ruçi i cili theksoi se sesioni i fundit parlamentar është ai që nis në janar.

“Ky nuk është sesioni i fundit, i fundit është ai që fillion në janar”.- u shpreh Ruçi në përfundim të fjalës së Edmond Stojkut.

Deputeti i opozitës e nis me ‘gafë’ fjalimin e parë në parlament, Ruçi e korrigjon Read More »

Kujtim Gjuzi përplaset me kryeministrin Rama: O shqipe që fluturoni me zarzavate

Sesioni i parë parlamentar është shoqëruar me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të opozitën parlamentare, Kujtim Gjuzi.

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë i drejtohet deputetit Kujtim Gjuzi me fjalën “lartmadhni” duke i thënë “mos ha karremin e Saliut, Lulit, Ilirit dhe Monikës”.
Rama i quajti “trupeshq” ata që besojnë se qeveria e tij po negocion që Greqia të zgjerohet me 12 milje në det.

Rama: Naltmadhni unë nuk fus njerëz në burg, partia demokratike nuk fut njeri në burg, që të fusësh në burg duhet të jesh ose mbret në potencë ose duhet të jesh në një sistem partie shtet, unë nuk jam, ti je dhe në potencë do mbetesh, që të jemi të qartë. Ju kapni ca të kapni për sa kohë të keni trupeshq që e han karremin tuaj, e Saliut, E Ilirit, e Lulit dhe të Monikës.

Gjuzi: Karremin e ha ti
Gjuzi: Futi në burg ata që firmosën

Rama: Detin dilni mbrojeni aty ku ka peshq që notojnë. Detin imagjinar, sa për detin e Shqipërisë, fjala e kryeministrit të Greqisë për t’u shtrirë në 12 milje nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Gjuzi: Me pusin e naftës…

Rama: Që ta dini ju, nuk ka mundësi fizike, hapësirë fizike, për të ushtruar të drejtën e 12 miljeve

Rama: O shqipe që fluturoni lart me perime dhe zarzavate, nuk ka negociata, o shqipe. Nuk ka marrëveshje o shqipe. Mos më ndërprit më se më je bërë si ai zhurmuesi i Jugosllavit. Mos u bëni qesharak.

Kujtim Gjuzi përplaset me kryeministrin Rama: O shqipe që fluturoni me zarzavate Read More »

Pas pushimeve të verës, Parlamenti nis sot sesionin e ri parlamentar

Pas pushimeve të verës, Parlamenti nis pasditen e sotme sesionin e ri parlamentar.

Seanca e parë do të mblidhet në orën 17.00, ku do të bëhet miratimi i programit të punës.

Gjatë këtij sesioni, pritet formimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili riformatohet, bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kështu brenda 19 tetorit, Parlamenti duhet të zgjedhë 12 anëtarët e rinj të KQZ-së, bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Parlamenti duhet të zgjedhë deri më 19 tetor 12 anëtarët e rinj të KQZ-së, kryekomisionerin, nënkomisionerin dhe 10 anëtarët e dy komisioneve, atij rregullator dhe atij të ankesave dhe sanksioneve.

Po ashtu Parlamenti, duhet të ngrejë komisionin e posaçëm, i cili do të verifikojnë 12 anëtarët e KQZ.

Brenda këtij sesioni, pritet edhe miratimi i Kodit Zgjedhor, bazuar në ndryshimet kushtetuese që u miratuan në seancën e 30 korrikut.

Pas pushimeve të verës, Parlamenti nis sot sesionin e ri parlamentar Read More »

Marrëveshja historike/ Rama: Nuk ka asnjë tradhëti burra

Ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama, pas marrëveshjes historike mes Serbisë dhe Kosovës, arritur sot në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Presidentit Donald Trump.

Kryeministri Rama me anë të një mesazhi në Twitter, pas marrëveshjes tha se nuk ka “asnjë tradhëti burra”, duke i paraprirë kështu akuzuave të mundshme ndaj kryeministrit Abdullah Hoti.

“ASNJË TRADHËTI BURRA!”, – shkroi Rama.

“Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!”, – ishte mesazhi që lëshoi kreu i qeverisë Shqiptare, pak çaste pas arritjes së marrëveshjes historike, në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

/NOA.al

Marrëveshja historike/ Rama: Nuk ka asnjë tradhëti burra Read More »

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë/ Kim: Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimo

Hap të madh për paqen në Ballkanin Perëndimor e ka konsideruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington.

Në Tuiter Juri Kim shkroi se dy vendet arritën marrëveshje në sektorin ekonomik.

“Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor:

Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh”, shkroi Kim në Tuiter.

Marrëveshja është përshëndetur edhe nga organizmat europianë, si një nisje e mirë për të vazhduar më tej. /noa.al/

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë/ Kim: Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimo Read More »

Basha: Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhjet sot

“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot jo nesër, ata duan zgjidhje pasi janë të lodhur nga propaganda dhe mashtrimet, shqiptarët kanë nevojë urgjente për punë dhe zgjidhje”.

Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit konsultues që pati me Presidentin Ilir Meta, për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Ai tha se për opozitën e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm.

Më tej Basha citoi fjalët e Nënë Terezës duke thënë se, “E nesërmja nuk ka ardhur akoma, ndaj të fillojmë të punojmë që sot për të nesërmen”.

Rreth orës 12.30 në takim me Metën, do të jenë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi dhe sekretari i përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari.

Në 17.30 pritet të shkojë në Presidencë edhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari. Pas këtyre konsultave kreu i shtetit pritet të dalë me një datë për zgjedhjet e vitit 2021. /a.y/noa.al

Basha: Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhjet sot Read More »