Politike

Grida Duma: ‘Për mua ky zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar’

Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës, a e penalizon Partinë Demokratike?

Kjo ishte pyetja që iu bë ish-deputetes së PD, Grida Duma në emisionin Tempora.
Sipas kësaj të fundit, Rama do të dalë nga historia politike e vendit në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

“Për mua ky zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar. Nuk ka patur në histo e qeverisjes një individ që ta nisë me vjedhje që ditën e parë. Nuk ka patur një qeverisje më të qartë për të vjedhur shqiptarët se sa kjo. As imagjinata nuk kap dot se si mund të krijosh tendera e nëntendera për 5 njerëz. Nuk dua në asnjë moment t’i uroj keq atyre që do marrin çelësat e shtëpisë por kanë një vit që po enden si nomadë, si arixhinj duke qenë qytetarë shqiptarë. Kanë një vit që enden nga një shtëpi me qera në tjetrën”, tha ndër të tjera Duma.

Grida Duma: ‘Për mua ky zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar’ Read More »

Kryemadhi: Qëllimi i Rilindjes është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili prej shumë kohësh kishte mbetur pasive në politikë, është parë sot në një mbledhje të fuashtës së LSI.

Rikthimi i tij është parë edhe si një shenjë fitoreje nga partia që ai përfaqëson.

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, teksa akuzon Rilindjen se nuk do t’ja dije per nevojat e njerezve, thekson se kjo situatë merr fund më 25 prill, duke iu referuar datës së zgjedhjeve të ardhme parlamentare.

“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021”- shkroi Kryemadhi, duke postuar në faqen e saj në Facebook një nga takimet e fundit të LSI-së.

Takimi ka shfaqet Haxhinasto është mbajtur në Shales, ku LSI tha se ka takuar “ fermerë e bujq që punojnë e mundohen çdo ditë për të siguruar jetesën e tyre modeste, pa asnjë mbështetje nga pushteti qendror e vendor.

/NOA.al

Kryemadhi: Qëllimi i Rilindjes është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021 Read More »

Kryemadhi: ‘Çdo anëtar dhe votë është e rëndësishme për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa ka shpërndarë postimin e një aktivisti të partisë së saj ku pjesëmarrës ishte edhe nënkryatri Petrit Vasili, thotë se forca që ajo drejton është e angazhuar aktivisht në çdo organizatë ku anëtarët ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.

Më tej në facebook, Kryemadhi shkruan se “çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe per ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët”.
Postimi i plotë:

LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë, ku anëtarët tanë ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.

Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe per ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët.

Kryemadhi: ‘Çdo anëtar dhe votë është e rëndësishme për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve’ Read More »

Meta: ‘Paqja, siç thotë edhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, mund të arrihet,’edhe me një buzëqeshje’

“Paqja, siç thotë edhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, mund të arrihet: ‘Edhe me një buzëqeshje”.

Është ky mesazhi që jep Presidenti Ilir Meta ditën e sotme me rastin e ditës së paqes, pasi më herët ndau edhe mesazhin e Papa Françeskut.

Por historia na ka mësuar, shkruan kreu i shtetit, se paqja e qëndrueshme kërkon sakrifica të panumërta, jo vetëm për ta fituar, por edhe për ta mbrojtur, dhe se ajo është e sigurtë kur liria dhe të drejtat e njeriut garantohen përmes shtetit ligjor.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ai sjell në vëmendje disa nga mesazhet që i quan tepër frymëzuese të kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e tij ja kushtoi Paqes, në funksion të së cilës i ka lënë njerëzimit dhe në veçanti politikës këto porosi, aktuale në çdo kohë:

“Bekuar politikani, thellësisht i vetëdijshëm për rolin e vet!

Bekuar politikani, që frymëzon besim;

Bekuar politikani, që punon për të mirën e përbashkët e jo për interesin e vet;

Bekuar politikani, që e kryen me besnikëri të patundur, detyrën e besuar;

Bekuar politikani, që punon për unitetin;

Bekuar politikani, që angazhohet për realizimin e ndryshimeve rrënjësore dhe refuzon të quajë të mirë atë që është e keqe;

Bekuar politikani, që e dëgjon popullin para, gjatë dhe pas zgjedhjeve;

Bekuar politikani, që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nga media.” /noa.al

Meta: ‘Paqja, siç thotë edhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, mund të arrihet,’edhe me një buzëqeshje’ Read More »

Kryemadhi: ‘Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje’

LSI ka ndezur motorët e fushatës, disa muaj para zgjedhjeve.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se vendi ka më shumë nevojë për më shumë gra, në politikë, si dhe qeverisje.

Kryemadhi publikoi fotot e takimit të sotëm që nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, zhvilloi me gratë e njësisë numër 1 në zonën e Ali Demit.

“Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje”, tha kryetarja e LSI.

“Ato gra do ta përmirësojnë Shqipërinë, për t’a kthyer në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre”, shkruan Kryemadhi, duke mbetur optimiste për të marrë rezultatin e duhur pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Kryemadhi: ‘Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje’ Read More »

Meta ia merr valles në Dibër

Pas konferencës me gazetarët, dy ditë më parë, Presidenti Ilir Meta tha se do të nisej për në Dibër.

Prej andej ka publikuar një video ku shfaqet duke kërcyer valle të zonës.

“Një mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë.

Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë”, shkruan Presidenti Meta.

Kreu i shtetit shpesh viziton zona të Shqipërisë për t’i promovuar ato.

Meta ia merr valles në Dibër Read More »

Meta: Hapni listat ose largohuni!

Presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e diskutimit politik për listat e hapura në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Përmes një mesazhi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se “çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh”.

Në fund apelon që askush të mos ketë frikë nga hapja e listave, dhe ata që e refuzojnë diçka të tillë, të largohen.

“Mos kini frikë nga hapja e listave! HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI”, përfundon Presidenti.

Meta: Hapni listat ose largohuni! Read More »

Rama: Opozita është e mirëpritur të diskutojë të japë alternativa, por të pengojë procesin duhet ta harrojë një orë e më parë

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani si kryetar i OSBE, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, ndersa është ndalur në propozimin e Partisë Socialiste në këshillin politik dhe debatin që pasoi për listat e hapura apo të mbyllura të kandidatëve.

Rama tha se çdo propozim është i diskutueshëm ndërsa paralajmëroi opozitën të mos bëhet pengesë e procesit.

“Propozimi nuk është shpikje i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike. Çdo propozim është i diskutueshëm uroj që opozita mos humbasë kohë siç e ka zakon, se koha nuk pret.

Zgjedhjet janë më 25 prill në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemin elektronik.

Opozita është e mirëpritur të diskutojë të japë alternativa, por të pengojë procesin duhet ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe ne nuk do të presim në pafundësi.” u shpreh Rama

Rama: Opozita është e mirëpritur të diskutojë të japë alternativa, por të pengojë procesin duhet ta harrojë një orë e më parë Read More »