Politike

Rama: Opozita është e mirëpritur të diskutojë të japë alternativa, por të pengojë procesin duhet ta harrojë një orë e më parë

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani si kryetar i OSBE, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, ndersa është ndalur në propozimin e Partisë Socialiste në këshillin politik dhe debatin që pasoi për listat e hapura apo të mbyllura të kandidatëve.

Rama tha se çdo propozim është i diskutueshëm ndërsa paralajmëroi opozitën të mos bëhet pengesë e procesit.

“Propozimi nuk është shpikje i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike. Çdo propozim është i diskutueshëm uroj që opozita mos humbasë kohë siç e ka zakon, se koha nuk pret.

Zgjedhjet janë më 25 prill në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemin elektronik.

Opozita është e mirëpritur të diskutojë të japë alternativa, por të pengojë procesin duhet ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe ne nuk do të presim në pafundësi.” u shpreh Rama

Rama: Opozita është e mirëpritur të diskutojë të japë alternativa, por të pengojë procesin duhet ta harrojë një orë e më parë Read More »

Spartak Ngjela: Mua s’më vjedh dot njeri, popullin e vjedhin përditë

Avokati Spartak Ngjela tha në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, në News24, se “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare janë kapur, por pritet që të vijë BKH nga Amerika për të nisur hetimi i tyre.

Sipas Ngjelës, BKH do të vinte që në muajin prill, por u shty nga pandemia, dhe tani pritet të mbërrijë në Tiranë brenda 10 ditëve.

“Janë kapur “peshqit e mëdhenj”, por BKH është në Amerikë akoma. Ata duhet të kishin ardhur në prill, por ra pandemia. Tani do të vijnë pas 10 ditësh dhe do t’i shohësh kambanat që do të bien. Të gjithë krerët e dy partive të mëdha janë të kapur. Nuk mund të flasim për kryeministrin, sepse janë shumë të rezervuar të flasin ndërkombëtarët, kurse për ministrat e tij kanë folur ndërkombëtarët. Madje Rama më tha që më kap katër ministra”, u shpreh avokati.

“Unë s’kam burime, por jam i vëmendshëm. Njoh mirë ligjet dhe shoh impenjimin e madh të ambasadores amerikane. Ajo ka folur tre herë rresht për BKH. Ata do jenë nën hetim, sepse kanë vjedhur. Ata kanë vila, pallate. Do ikin të tërë ata që kanë vjedhur shtetin. Dhe jo vetëm ikin të tërë, por do të shpëtoni tërë nga këta. Unë jam i shpëtuar, se nuk çaj kokë nga njeri. Mua s’më vjedh dot njeri, popullin e vjedhin përditë”, ka thënë më tej Ngjela.

Spartak Ngjela: Mua s’më vjedh dot njeri, popullin e vjedhin përditë Read More »

Thirrja e Metës: ‘Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind’

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind!”

Është kjo thirrja e Presidentit Ilir Meta, duke ndarë një video-intervistë të ish-deputetit Kastriot Islami, me të cilin bie dakord.

“Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme”, shkruan Presidenti.

Ai thotë se Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë “o shakaxhinjtë e “integrimit”. /noa.al

Thirrja e Metës: ‘Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind’ Read More »

Meta me mesazh të fortë: ‘Besa – besë, nihet zani. Zot t’i dalim këtij vatani’

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, emocionet qe ka marre nga vizita e bere ne Zall Dardhë, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri.

Aty ka vendosur lule dhe eshte përulur para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve.
“Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.
“Besa – besë, nihet zani,
Zot t`i dalim këtij vatani…”- shkruan Meta.

Mesazhi i Metes

I lumtur të vizitoj Zall Dardhën, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri, për t’u përulur me respekt para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve, për të cilët mjeshtri Qerim Sula do të këndonte:
“Me gjoks flakën ja shuajmë topit,
Jemi gjaku Kastriotit!”
Të rritur me Korabin përballë, bijtë e shquar të Zall Dardhës kanë marrë prej malit madhështor cilësitë e qëndresës dhe kryelartësinë në karakterin dhe shpirtin e tyre.
Ashtu si e gjithë Dibra, edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri, por edhe dhe identitet kulturor. Jo pa kuptim ata Kuvendin e tyre të burrave e quajtën “Dheu”, për të treguar, se si Anteu ata e marrin bekimin dhe fuqinë e tyre prej tokës që i lindi dhe rriti.
Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.
“Besa – besë, nihet zani,
Zot t`i dalim këtij vatani…”🇦🇱

Meta me mesazh të fortë: ‘Besa – besë, nihet zani. Zot t’i dalim këtij vatani’ Read More »

Spiropali: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u gjend mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”.

Vetëm pak minuta pasi hyri në studio, Spiropali kërkoi që të fikej kondicioneri. Ajo i bëri vërejtje Arjan Çanit teksa i tha se nuk lejohet përdorimi i kondicionerit në kohë pandemie(!).

“Mund ta fikni pak kondicionerin? Nuk duhet përdorur në këtë kohë”, i tha Spiropali Çanit.

Në vijim, ministrja Spiropali dhe një i prezantuari nga Çani si analist, politolog dhe filozof, Arjan Çuri, kanë folur mbi situatën me të cilën po përballen njerëzit në vendin tonë.

“Ka në gjithë botën një rëndim të shëndetit mendor, edhe këtu. Nuk lidhet vetëm me Covid-19, lidhet dhe me keqqeverisjen, sidomos me varfërinë. Njeriu kur është shumë i varfër, shkon tek ai moment kur nuk ka çfarë të humbasi më”, – i tha Arjan Çuri ministres.

Spiropali reagoi kështu: “Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash. Funksionojnë mirë në kohë krizash, nga kriza krijojnë mundësi të reja. Mos ua qani aq shumë hallin shqiptarëve, në këtë studio. Punojnë shumë, eksportojnë, tregtojnë, ndërtojnë… Kanë bërë progres të jashtëzakonshëm. Realiteti është shumë ndryshe, e pranoj dhe realitetin tënd se është një realitet meditativ”, tha Spiropali.

/NOA.al

Spiropali: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash! Read More »

Meta: Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vizitoi sot Muzeun Historik në “Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, – siç edhe u shpreh ai.

‘Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian”, – shtoi Presidenti Meta pas kësaj vizite.

“Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!”

Kreu i shtetit e mbylli mesazhin, që e shoqëroi edhe me foto përkatëse, përmes fjalëve:

“Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

/NOA.al

Meta: Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë Read More »

A do e linit Presidencën për një post qeveritar? Përgjigjet Meta: Deri në 24 Korrik 2022 do mbroj kushtetutën

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta u pyet nëse do e linte mandatin e Presidentit për të marrë një post të rëndësishëm qeveritar, siç është përfolur kohëve të fundit në media.

“Unë kam qenë gjithë kohës i gatshëm për hir të marrëveshjeve që zgjidhin krizën e institucioneve të vendin, të lija postin e Presidentit, për të pasur një zgjidhje afatgjatë. Dua të siguroj se duan të heqin vëmendjen nga zgjedhjet e 25 prillit, por se në të gjitha rastet premtimin që ka bërë që deri në 24 korrik 2022, ky institucion do të jetë kështjellë e pamposhtur e demokracisë dhe mbrojtjes së Kushtetutës. Këtë premtim do e mbaj në të gjithë mënyrat”, u shpreh Meta.

Ai tha se ka bërë gjithçka që vendi të mos përplaset në fund të greminës, edhe pse e shtoi se ka marrë tatëpjetën prej kohësh, por se për të kanë rëndësi zgjedhje të lira ndershme.

Sipas tij domosdoshmëria e vendosjes së legjitimitetin është kërkesë ultimative edhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, ai deklaroi se kjo situatë problematike ka 3 vjet që zgjat.

“Që me bllokimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe më pas keqfunksionimin e saj. Problematikat në vitin 2019 janë trajtuar në opinionin e Venecias. Edhe KED e 2020 ka problematika, si vonesat e pajustifikuara. Problematikat e kosntatuara nuk lidhen vetëm me KED, por dhe institucione të tjera. Që kanë të bëjnë me informacionin, dhe nuk e realizojnë në kohë. Presidenti kërkon të dijë se si institucionet kanë komunikuar me KED, dhe si KED nuk ka reaguar duke pranuar këtë zvarritje”, deklaroi kreu i shtetit./noa.al

A do e linit Presidencën për një post qeveritar? Përgjigjet Meta: Deri në 24 Korrik 2022 do mbroj kushtetutën Read More »

Paralajmëron Meta: ‘Të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe’

“Asnjë të sëmuri mendor apo të marrosuri pas vjedhjes së pushtetit, nuk duhet ti shkojë mendja se Presidenti i vendit mund të frikësohet apo intimidohet dhe të mos përmbushë misionin historik që të jetë Presidenti i 25 prillit”.

Kështu deklaroi Presidenti Ilir Meta në konferencën e përjavshme për mediat, kur tha se ky parlament do të mbetet parlamenti i 1 prillit nëse nuk iu përmbahet marrëveshjeve, ku tha se kushti i parë është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit, dhe këtu përshëndeti qëndrimin e opozitës për hapjen e listave 100%.

“Mirë keq ju e keni Presidentin dhe të jeni të sigurt edhe sikur të mos kishit Presidentin dhe të kishin mbaruar të gjithë burrat në Shqipëri, jam e sigurtë që gratë e Shqipërisë do ua kalonin edhe grave të Bjellorusisë! Se kur ngrihen gratë e një shteti diktatorial si Bjellorusia, gratë shqiptare do të bëjnë atë që do ju duket shumë e madhe edhe virma vrimës së miut”, u shpreh kreu i shtetit.

Ai shtoi se Presidenti është këtu, nuk fle gjumë dhe se zgjedhjet e 25 prillit janë domosdoshmëri dhe se kushdo që mendon se do e trembë popullin shqiptarë që të fabrikojë shumicë sipas dosjes së Shijakut dhe Dibrës, e sfidoi që ta provojë.

“Presidenti nuk i thotë askujt të mos bëjë eksperimente kur është kokëfortë, por i paralajmëroj se të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe”, deklaroi Ilir Meta. /noa.al

Paralajmëron Meta: ‘Të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe’ Read More »