Politike

Gara për Vlorën/ Zbulohet lista e PD-së me kandidatë për deputetë

Vlora, një qark me 12 mandate deputetësh do të votojë të dielën për 39 kandidatë potencialë për deputetë. Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë. Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Vlorë në procesin që është vlerësuar si një ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

Dega Vlorë:
1. ALTA HALUCI
2. ATIRD HOXHA
3. BUJAR LESKAJ
4. EDMOND FETAHU
5. ENEIDA VERA
6. EREMAL ARAPI
7. FATION VEIZAJ
8. HYSNI SHARRA
9. ILVA LAMAJ
10. JULIANA XHINDOLI
11. KRESHNIK ALIMERKO
12. LILJANA ELMAZI
13. LORENC DANAJ
14. MARTIN GEGA
15. NADA DAULLJA
16. NADIRE MEÇORAPAJ
17. PIRO AHMETAJ
18. SAEMIRA SHASKA
19. VULLNET KARALLIU
Deget Delvinë dhe Himarë:
1. AFERDITA DHIMOJANI (HIMARË)
2. ARJAN DHIMERTIKA (HIMARË)
3. ERVIS ILJAZI (DELVINË)
4. JULIAN ZOTO (DELVINË)
5. NDRICIM MEHMETI (DELVINË)
6. SAVO PRIFTI (HMARË)
7. VLADIMIR KUMI (HIMARË)

Dega Sarandë:

1. ILIR NIKOLLI
2. IRINI NACI
3. JOLIO DINE
4. KLAUDIJA BAJRAMI
5. KRESHNIK BOZHO
6. SHPETIM AHMETI
7. SKERDILAJD SULOZEQI
8. ZANA PIRO

Dega Selenicë:
1. AJEN GRABOVA
2. GEZIM ADEMI
3. LEONARD RAKIPAJ
4. PERPARIM SHAMETAJ
5. REZARTA BEQIRI

Votimi i kandidatëve nga anëtarësia ka përfunduar në degët e PD në 7 qarqe: Kukës, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe Lezhë, Elbasan, ndërsa sot po votohet në Qarkun e Durrësit. Procesi është konsideruar si një risi për politikën, një proces rrit demokracinë e brendshme në PD dhe tregues për mënyrën sesi do të qeverisë nesër forca më e madhe e opozitës.

Gara për Vlorën/ Zbulohet lista e PD-së me kandidatë për deputetë Read More »

Meta: ‘Vendi po rrëshqet drejt një junte me ‘grusht të hekurt

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, reagon në lidhje me raportin e fundit të “Freedom House”, ku shkruan “vendi po rrëshket me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt””.

Meta thekson se në raport shkruhet se: “sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar, legjislativi është shkrirë një me ekzekutivin, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale, dhe qeveria ka anashkaluar çdo proces demokratik”.

Sipas presidentit Meta alarmuese janë gjithashtu të dhënat e raportit se:

“krahu ekzekutiv që ishte edhe më parë dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë. Policisë iu dhanë më shumë kompetenca, duke bërë arrestime dhe vendosur gjoba të mëdha dhe njerëzit janë hetuar për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Paketa antishpifje megjithë kundërshtimet brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të kalojë në procesin parlamentar dhe ka përkeqësim të qasjes tek informacioni dhe transparenca qeveritare.”

“Shqiptarët, të cilët kanë njohur izolimin dhe shtypjen e të drejtave njerëzore si askush tjetër, po përgatiten për Referendumin më të rëndësishëm në këto 30 vite kundër tiranisë dhe babëzisë së një bande, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as të drejta të njeriut, as Familje dhe as Atdhe”, e mbyll Meta reagimin e tij në rrjetet sociale./noa.al/

Meta: ‘Vendi po rrëshqet drejt një junte me ‘grusht të hekurt Read More »

Rama: Iki nga politika, nëse nuk fitoj zgjedhjet e 25 Prillit

Kryeministri Edi Rama thotë se do të largohet nga politika nëse shqiptarët nuk e votojnë më në 25 prill 2021. Në këtë mënyrë Rama bëhet pasardhës i Fatos Nanos në PS, i cili po ashtu paralajmëroi dhe zbatoi pohimin e ikjes nga politika në rast humbjeje, gjë që ndodhi në vitin 2005.

Rama foli sot para socialistëve duke u shprehur se zgjedhjet e ardhshme do të fitohen sërish nga PS-ja.

Por në rast se shqiptarët nuk e besojnë për një mandat të tretë në krye të qeverisë, ai do të largohet nga politika, siç tha, me shumë mirënjohje për këto vite që ka qenë në krye të punëve të vendit.

“Ditën që mua shqiptarët nuk do të më votojnë më për të qenë kryeministër, do t’iu jap një përqafim të madh, dhe do t’iu lë vendin të tjerëve. Do t’iu shpreh të gjithëve mirënjohjen për mbështetjen që më kanë dhënë në gjithë këto kohë”, u shpreh Rama para gazetarëve.

Ai shtoi se në çdo qark që do të vendoste veten në listë do të merrte më shumë vota, dhe se në fakt listat e hapura e bëjnë të padrejtë garën mes kandidatëve, e veçanërisht atyre që duan të hyjnë rishtaz në politikë.

Rama shtoi se nesër në Kuvend do të kalojë ligji zgjedhor, pavarësisht pretendimeve kundër të PD-së dhe të LSI-së si dhe një pjese të opozitës parlamentare.

Është hera e parë që Edi Rama paralajmëron largimin nga politika në rast humbjeje. Disa analistë thonë se deklarata të tilla mund të ndikojnë në elektoratin e majtë.

/NOA.al

Rama: Iki nga politika, nëse nuk fitoj zgjedhjet e 25 Prillit Read More »

Meta: ‘Duhet të ndalojmë menjëherë shpopullimin e vendit’

Kreu i shtetit i bën thirrje klasës politike që të ndalohet menjëherë shpopullimi i vendit. Ai thekson se nga Shqipëria po largohet “truri”, pra intelektualët.

TIRANË- Presidenti Ilir Meta nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale thekson se emigrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e largimit masiv.
Për këtë fenomen që sipas tij mund të jetë fatal për vendin, ai i bën thirrje klasës politike, që rikthejë besimin te të rinjtë, për një të ardhme europiane. Kreu i shtetit thekson se duhet të ndalohet menjëherë shpopullimi i vendit.

Reagimi i parë:

Migrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e LARGIMIT MASIV TË TRURIT, kostoja e të cilit mund të jetë FATALE për vendin dhe kombin në të ardhmen.
Duhet një REFLEKTIM nga e gjithë klasa politike dhe shoqëria jonë, për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË, rikthimit të besimit në radhë të

Meta: ‘Duhet të ndalojmë menjëherë shpopullimin e vendit’ Read More »

“Po vde ksha po votova në 25 prill’

Një qytetar i zhgënjyer ka shpër thyer mëngjesin e sotëm ndaj politikanëve tanë, duke thënë se ne kemi klasë politike të pacipë e imorale.

Kur erdhën para 8 vitesh dhe në kerkuan votat, tha qytetari në emisionin e mëngjesit në Report Tv, erdhën me makina të ’92 kurse tani sipas tij po shkojnë me X5 dhe X6.

“Klasë politike imorale dhe e pacipë. Kur erdhën te ne para 8 vitesh dhe kërkuan votat, erdhën me makina të ’92. Kurse tani që po vijnë prap po vijnë me X5 dhe X6. Duke filluar nga Ilir Meta, Edi Rama e ajo ‘Donika Kastrioti’ e LSI. Edhe Lulzim Basha. Këta janë politikanët tanë të pacipë”, tha ai.

Ndërkohë një tjetër i zhgënjyer u zotua: Po unë vdeksha po të votova prap ore. Për kë të votoj unë, për këta?

“Po vde ksha po votova në 25 prill’ Read More »

Detaji interesant në kollaren e Kryeministrit Rama, ja cfarë shkruhej…(foto)

Kryeministri Edi Rama u shfaq me një kollare interesante në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Në kollaren e tij kishte disa shkrime dhe grafika, të tilla si “Buxheti në lekë, (FB+ FH), 774.5000.000 , Realizim”.

Nuk dihet qëllimi apo mesazhi që kërkonte të përcillte Kryeministri.

Kollaret e Kryeministrit janë shpesh të “çuditshme”.

Detaji interesant në kollaren e Kryeministrit Rama, ja cfarë shkruhej…(foto) Read More »

Astrit Patozi: Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur

Nga Astrit Patozi

Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur, që është caktuar të miratohet të hënën si reformë zgjedhore, me shumë gjasa mes debatesh dhe kundërshtish të ashpra.

Për të kaluar herësin e partisë kandidatit i duhet, njësoj si më parë, të kaptojë 9 male dhe të marrë ndoshta më shumë se 9 plagë, dhe prapë të mos e kapërcejë dot listën e kryetarit.

Ndryshimi i vetëm është se, pasi të zgjidhen ata që ka caktuar partia, do të ketë edhe dy tabela emulacioni për secilën kategori, një për fituesit dhe një tjetër për humbësit.

Për atë, që rreshtohet i pari tek humbësit, do të ndahen dekorata ose fleta lavdërimi. Ndërsa atij më të pavotuarit nga fituesit do t’i thyhet nota në sjellje, por deputet do të jetë prapë.

Puna është se ai, që ndan dekorata (Presidenti i Republikës), sot shkumbëzonte si asnjëherë tjetër dhe paralajmëronte pasoja të rënda, në rast se listat nuk hapen realisht. Ndërsa ata që caktojnë listat dhe pritet të ndeshen për jetë a vdekje më 25 prill ishin të qetë dhe të patrazuar nga komploti antikushtetues, që mori sot vulën finale në komisionin e ligjeve.

Njëri duke shëtitur rrugëve të Elbasanit, si për ditë vere, ndërsa tjetri duke premtuar për herën e 15-të në Tiranë se do të heqë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Dhe hajde shpjegoje pastaj politikën e madhe në vendin e shqiponjave.

Astrit Patozi: Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur Read More »

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Metës: Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra më të rënda

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të Presidentit Ilir Meta se Shqipëria ka humbur miliona euro prej gjyqeve të humbura në arbitrazh, në konferencën e përbashkët me homologun e Kosovës, Avdullah Hoti.

Pa i përmendur emrin Presidentit, ai tha se i qëndron besnik bindjes se në praninë e miqve nuk flet për punët e brendshme të shtëpisë.

Por shtoi se në emër të fakteve, ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja se kemi humbur arbitrazhe, madje tha se një pjesë e njerëzve mendojnë se janë paguar edhe paratë e humbjeve.

“Po ju gazetarët dhe mediat çfarë bëni, pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo? Dei më tani nuk kemi ne asnjë proces në arbitrazh të përfunduar që ne të kemi humbur, kemi skuadra të përbashkëta të avokaturës së shtetit dhe avokaturës së huaj që punojnë për ti zmbrapsur këto vendime që janë të natyrës paraprake, se mirë ata që e kanë detyrë ndaj një populli të tërë që mos t’ia kërcasin kokoshkës, por ju duhet të bëni verifikime dhe të mos mbytet për ditë në llumin e gjysmë të vërtetave, që janë gënjeshtra më të rënda”, u shpreh Rama.

Ai tha të kundërtën se Shqipëria ka fituar procese në arbitrazh, por nuk ka humbur asnjë prej arbitrazheve që diskutohen, por se vazhdojnë betejën për ti zmbrapsur.

Lidhur me Presidentin, deklaroi se nuk duhet bërë koment sa kohë nuk është vendim përfundimtar dhe se çdo koment është shkelje e procesit, duke thënë se “Imagjinoni se sa shumë autori i këtyre deklaratave e ka mendjen te Shqipëria”.

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Metës: Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra më të rënda Read More »