“Sot kush jep votën për Lulin, merr Ilirin! Këtë duhet të kuptojnë shqiptarët.”
Kryeministri Edi Rama i qëndron kësaj bindje, duke folur për ndryshimet në kodin zgjedhor. Sipas tij, kush do të bëhet deputet e ka rrugën mjafton të ketë votat e nevojshme.
Rama thotë se formulat i ka shpikur bota, dhe Shqipëria ka marrë një mekanizëm, por ai thekson se pas zgjedhjeve do të shihet pikërisht që shqiptarët do të zgjedhin me votat përfaqësuesit e tyre.
Lidhur me uljen e pragut elektoral në 1% deklaroi se “E bëmë një ulje praprake, tani 1%. Çfarë janë këto parti, edhe pragu kaq, dhe klithin. Ça duan në Kuvend ende? Të dalin të marrin vota.”
Deklarata e kreut të qeverisë u bë teksa u votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Gjatë ditës së sotme po mbahet seanca plenare në Kuvend për votimin e kodit të ri zgjedhor.
Në fjalen e tij deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi është shprehur se me votimin e kodit të ri zgjedhor po shkelet marrëveshja e 5 qershorit.
Gjithashtu Maliqi u shpreh se nëse fiton PS-ja do të largohem përfundimisht nga politika.
“Sot një seancë turpi, e pështirë, çfarë do që të bëjnë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor tregojnë frikën e tyre, ku janë këta që morën tepsinë dhe timonin, këta që kishin gjysmën e parlamentit, pre ndryshojnë koalicionet, pse nuk i hapën listën, pse kanë frikë se parlamentin, bandat i kanë. Ju sot po gënjeni dhe po mashtroni të gjithë shqiptarët, po shkelni marrëveshjen e 5 qershorit, po mbyllni Shqipërinë, por çfarë do që të bëni fitorja do jetë plebishitare, nëse nuk fiton opozita e bashkuar, unë do largohem përfundimisht nga politika”, tha Lefter Maliqi.
Nga seanca e sotme e Kuvendit, përballë deklaratave të opozitës parlamentare, Kryeministri Edi Rama nuk la pa shigjetuar Presidentin Ilir Meta.
Gjithçka duke iu referuar fjalës së tij në konferencën e sotme për mediat me Presidentin e Bosnjës, ku komentoi votimin që pritet të ndodhë sot për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Shembullin më të keq e jep Presidenti i Republikës së Shqipërisë i cili si askush tjetër nuk ka kapacitetin mendor dhe moral që të përmbahet të paktën në krahun e një homologu që vjen nga jashtë. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu, që në krahë me një të huaji të ketë përdorur një fjalor vulgar, shantazhesh dhe depresiv për kundërshtarët”, u shpreh Rama.
Sipas tij Ilir Meta del e flet në emër të Kushtetutës dhe shqiptarëve, që mbase i shkon me viktimat e OFL që sipas tij i takon skutave, por jo me Partinë Socialiste dhe popullin shqiptar, “që do afishoka emrat e deputetëve publikisht të cilët do të marrin jo vetëm kosto politike dhe morale nëse votojnë sot:.
“Me cilat mjete të dhunshme, apo me armët që do rrëmbeheshin në 2017-ën. Shqipëria ka nevojë për të gjithë pa dyshim, por unë nuk jam udhëheqës i PS që të ushqejë partitë e vogla dhe koha ka treguar se partitë e vogla nuk kanë sjellë asgjë të mirë për Shqipërinë, por se janë grupe shantazhierësh që kanë shqyer më shumë se të mëdhatë shtetin. Janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri, për ta bërë pastaj degë të thesarit të atij që ka vulën”, deklaroi Rama.
Më tej shtoi se opozita dhe Ilir Meta duan të mbledhin njerëz dhe të thonë “turru, kapi, mblidhi, silli dhe pastaj të vij kush të vij këtu, për tu turrur, për të kapur, mbledhur dhe për të çuar te shtëpia”.
Duke iu drejtuar opozitës në parlament, ai tha se Partia Socialiste nuk është shërbëtore e tyre, por e popullit.
Më tej tha se, “E dini pse ne e kemi udhëhequr dhe do e udhëheqin vendin, jo se jemi të rënë nga qielli, pa gabime apo pa të meta, por se ky popull nuk është budalla. Çdo individ që flet në emër të popullit, qoftë në krye të vendit apo në rrjetet sociale, është i destinuar të marrë dënimin. Duhet të kapërceni një hendek të madh për të marrë votat, nuk merrni vota ju as me lista të hapura, apo të mbyllura, se ju kujtoni se shqiptarët janë budallenj. Për sa kohë që mendoni se shqiptarët janë budallenj, ju s’keni shans ta konkurroni PS”.
Ndër të tjera tha se “Nuk ka problem të më sulmoni mua, jam mësuar me origjinalin, kopjet s’më bëjnë fare përshtypje”.
Presidenti Ilir Meta reagon ndaj deklaratës së bërë nga Kryeministri Edi Rama, për të cilin thotë se “Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën”.
Më tej i bënë thirrje që të mos guxojë të vërë dorë mbi marrëveshjen e 5 Qershorit.
“Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti. Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala”, shkruan Meta.
Ky reagim vjen pasi Rama tha sot në parlament se “Presidenti i Republikës si askush tjetër nuk ka kapacitetin mendor dhe moral që të përmbahet të paktën në krahun e një homologu që vjen nga jashtë. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu, që në krahë me një të huaji të ketë përdorur një fjalor vulgar, shantazhesh dhe depresiv për kundërshtarët”.
“Çfarë borxhi i ka më Shqipëria Ilir Metës, nuk i ka dhënë asnjë njeriu tjetër çfarë i ka dhënë Ilir Metës! E ka bërë Kryeministër, kryetar Kuvendi dhe President. Çfarë duhet të bëjnë më shqiptarët për Ilir Metën?”
Është kjo pyetja e që bëri Kryeministri Edi Rama për mediat jashtë parlamentit, pas deklaratës së kreut të shtetit, i cili e paralajmëroi se nëse preket 5 qershori, do e ketë në çdo shesh.
“Një njeri që nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari gjërat. Pse? Çfarë do më Ilir Meta nga Shqipëria?”, tha Rama.
Ndërkohë në parlament tha se “Ilir Meta është zhveshur komplet nga kostumi i Presidentit dhe ka filluar ngre shtanga në Presidencë”.
Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se nuk ka formulë që e shpëton Edi Ramën nga premtimi popullor.
Kështu deklaroi kreu i opozitës lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat pritet të votohen ditën e sotme në Parlament.
Sipas tij, do të kontestohet çdo hap antikushtetues që do të bëhet, në kundërshtim me 5 qershorin.
Ai tha se shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është një nga arsyet që kjo bandë e ka vjedhur dhe e ka kërdisur Shqipërinë.
“Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë tërësisht antikushtetues dhe tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor. Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Rama nga ndëshkimi popullor. Sikur vetëm për premtimet e pa mbajtura dhe efektin që kanë pasur, Edi Rama do të largohet me votë plebishitare. Çdo hap antikushtetues do të kontestohet në të gjitha format”, u shpreh Basha.
Ai tha se në kundërshtim me 5 qershorit dhe standardet e OSBE-ODIHR, do të kontestohet dhe se nuk ka formulë që ta shpëtojë “bandën në pushtet” nga ndëshkimi i njerëzve.
Parlamenti miraton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa dakordësinë e opozitës.
Partia Demokratike kërkon lista të hapura 100% dhe mos prekje të koalicioneve, por gjithçka nën ekspertizën e OSBE-ODHIR. /noa.al
Momente tensioni janë shënuar ditën e sotme në ambientet e jashtme të parlamentit.
Deputeti socialist Damian Gjiknuri është ndjekur nga pas, nga deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri.
U desh ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të shuar konfliktin mes palëve.
Duke folur për mediat lidhur me konfliktin, Valteri tha, “Nuk jam idiot ta ndjek pas! Më kërcënoi ‘nuk më njihni mua’, zoti Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat dhe opozitën parlamentare. Me paratë e Gjiknurit janë blerë edhe votat e deputetëve të tjerë. Shtëpia ime dhe familja ime është parë më herët sesi i zgjidhim këto probleme. I kemi dhënë provat sesi i zgjidhim këto gjëra. I them Edi Ramës ta heqë këtë qen bir qeni”.
Debatet nisën pasi Parlamenti miraton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa dakordësinë e opozitës.
Partia Demokratike kërkon lista të hapura 100% dhe mos prekje të koalicioneve, por gjithçka nën ekspertizën e OSBE-ODHIR. /noa.al
Partia Demokratike publikoi sot listën e kandidatëve potencialë për deputetë në këtë qark.
Lista me 39 kandidatë për Vlorën, Delvinën, Himarën dhe Selenicën e Sarandën, përmban edhe surpriza, aty mungon emri i një prej biznesmenëve më të njohur në vend, vlonjati Agron Shehaj.
Është e vështirë të mendosh se Shehaj do të qëndrojë jashtë zgjedhjeve të 2021, por ka gjasa që Basha të ketë plane të tjera për të, duke e kandiduar ndoshta në një qytet tjetër.
Nga fusha e biznesit, Shehaj iu bashkua Partisë Demokratike në 2017-ën kur edhe fitoi mandatin e parë të deputetit në vendlindjen e tij. Shehaj qëndroi pak më shumë se dy vite deputet, derisa vendosi të djegë mandatin së bashku me shumë kolegë të tjerë.
Ndoshta Shehajn do ta shohim kandidat i PD-së në Tiranë? Mbetet për t’u parë…