Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e sotme për mediat, se javën që vjen do të prezantohen ndryshimet për pagën progresive.
Teksa shigjetoi opozitën ai tha se, “Ata duan ta rikthejnë, për të bërë përsëri që infermierët, arsimtarët, punonjësit e shtetit me një pagë mesatare, të paguajnë më shumë sesa të pasurit e këtij vendi ose “oligarkët”. Të gabosh është njerëzore, por të insistosh në gabime është djallëzore”.
Ai tha se javën e ardhshme do të komunikohen ndryshime të tjera që lidhen me taksimin e ndershëm në funksion të lehtësimit të asaj pjese të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagën minimale, 30 mijë lekë të reja që do të hyjë në fuqi në janar.
Kryeministri Edi Rama nga konferenca e sotme për mediat, sqaroi procedurën e re që kërkon Bashkimi Europian, për udhëtimin e atyre shteteve që nuk kanë nevojë për vizë.
Ai tha se ka që në vitin 2106 që flitet diçka e tillë dhe se tani thuhet se hyn në fuqi në vitin 2023.
“Nuk bëhet fjalë për kthim pas, por për sistem sigurie të BE për të gjitha shtetet jo anëtare të BE, qytetarët e të cilëve duan të hyjnë në BE dhe nuk ka nevojë për vizë. Sipas këtij sistemi ETIAS, do të duhet që para se të nisen në vendet e BE, të bëjnë një aplikim online, i cili nuk është për vizë. Merret konfirmimi po online, nëse je apo s’je i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale. Është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza që të hyjnë në BE”, u shpreh Rama.
Ai tha se nuk është kthim mbrapa te viza, por është politikë e sigurisë kundër terrorizimit dhe krimit të organizuar, dhe jo siç tha ai, “duan të gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës dixhitale në Gjirin e Lalzit”.
Kryeministri Edi Rama shigjetoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, lidhur me bluzat e bardha, ku deklaroi se aktualisht vendi ka shëndetësi.
Ai tha se Shqipëria sot ka mjekë dhe se nuk ka mungesa në sistemin shëndetësor.
“Në dallim nga atëherë që hyje në spital dhe s’dalloje dot mjekun nga i sëmuri dhe infermieri. Larg qoftë të kishte rënë Covidi shtatë vite përpara”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se Shqipëria kishte mjek që luftonin nga mëngjesi deri në darkë si në kohën e luftës dhe kishte infermierë që nuk dinin se ku do i zinte e nesërmja se bluzat e tyre io mbante partia.
“Ishte një parti sidomos që ishte bërë si fason bluzash infermierësh që i shpërndante me një teserë bardhë e kuq në xhep”, deklaroi Rama.
Sipas tij asokohe në spitale hyje dhe nuk e ndaje dot nëse ishe në spital, treg fruta-perimesh, rrobash të përdorura etj.
Kreu i qeverisë shtoi se as uniforma nuk kishin dhe në gardhet e spitaleve rrinin njerëzit duke ulëritur me receta në dorë, të cilët duhet të vraponin për të gjetur ilaçe se nuk kishte spitali.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish se vazhdon rindërtimi i ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Këtë herë Rama është ndalur në Xhafzotaj, ku shprehet se më shumë se 146 familje të kësaj zone do të hyjnë në shtëpi të re për Vitin e Ri.
Postimi i Ramës
RINDËRTIMI VAZHDON
Shtëpitë e familjeve të Qenan Xhaferr Bubeqit në Xhafzotaj dhe banesat e Ismail Abdulla Xoxi, Abaz Adem Guzi dhe Mus Hysen Qema në Koxhas, si edhe plot 146 të tjera në Xhafzotaj për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, do t’i bëjmë gati për Vitin e Ri
***qentë dihet, do lehin gjithnjë e më fort, por gjithnjë e më shpejt përpara do të shkojë karvani.
Ish-deputeti i PD-së që u la jashtë listës së Beratit për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 2021, Astrit Veliaj, ka thënë se është i zhgënjyer nga ky vendim, pasi ai e cilëson veten si një nga kontribuesit më të mëdhenj të PD ndër vite.
Veliaj gjatë një interviste për gazetarin Besart Jacaj, tha se Basha është njeri i formuar dhe me parime perëndimore, por nuk ka vullnet të ndëshkojë pandershmërinë, si fillim brenda partisë.
Ai më tej tha se Berisha është lideri historik i PD, dhe se pa të partia blu nuk vjen kurrë në pushtet.
Pyetje: A ndiheni i zhgënjyer nga vendimi i përjashtimit nga lista në qytetin e Beratit?
Veliaj: Nuk jam i zhgënjyer vetëm unë, por të gjithë demokratët e Beratit, të gjithë ata që kanë shpresë se vendi do të bëhet më mirë. Megjithatë, unë gjithmonë jam ndjerë deputetë, nuk më ka bërë karrigia deputetë. Më herët si biznesmen kam ndimuar persona me aftësi ndryshi, persona në nevojë. Më bën zemra dhe ndjenja ime të jem deputetë, jo karrigia. Unë jam kontribues në PD gjithë këto vite.
Pyetje: A keni pasur kontakte me Bashën para dhe pas kësaj?
Veliaj: Unë me Bashën nuk kam pasur kontakt as para as mbrapa. Raportohet kanë qenë herë të afërta herë të largëta. Kam qenë gjithmonë kritik ndaj tij, kur shkelte parimet. Kam qenë pjesë e debatit ne grupin parlamentar. Kam qenë kritik për kapjen e bazës nga njerës meskinë. Dhe Basha më thoshte s’është puna jote. Mos u merr me atë punë ti. Pandëshkueshëmria e liderit ndaj këtyre njerëzve ka sjellë këtë situatë. Nuk mendoj që Basha është i painformuar për çfarëdo ka ndodhur, por pamundësia e tij për të vepruar e ka sjellë këtë situatë. Basha është njeri perëndimor, i kultivuar jashtë, është temperuar shumë gjatë këtyre viteve, por i mungon kurajo për të luftuar pandershmërinë. Të paktën të marrë modelin e Kosovës ose Maqedonisë, kryetari i partisë të delegojë kryeministrin.
Mendoj që më mirë se Basha nuk ka kush e bën tjetër, se s’dua të them emra, por i duhet vullnet, pasi është i formuar. Të fusi një model të ri, ta mbyllë këtë histori 30-vjeçare unë unë dhe s’ka tjetër. Do lartësojë veten. Do jetë mbi kryeministrin. Do jetë gjë e madhe. Ai sot nuk kontrollon dot bazën, baza është shthurur. Ka ikur koha e një lideri autoritar, por dhe mënyra se si funksionon basha e ka shthurur bazën. Nuk ka ndëshkueshmëri ndaj pandershmërisë.
Pa ndihmën e Berishës PD nuk vjen në pushtet. Ai është njeriu më i pushtetshëm sot për sot. Ka një elektorat shumë të konsiderueshëm. Do mbetet në histori për artin që ka bërë. Uroj që ta bëjë dhe Basha këtë gjë.
Në degën e Vlorës është mbyllur procesi për votimin e 19 kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
Vetë PD e këtij qarku njofton se në në proces kanë marrë pjesë 892 votues ose rreth 62% e anëtarësisë, nga 1500 demokratë në total.
HomeLajmi i fundit
Lista/ Mbyllet votimi për kandidatët e degës së Vlorës, kush janë 19 të përzgjedhurit
LAJMI I FUNDITLast Updated Tet 5, 2020
Shperndaje
Në degën e Vlorës është mbyllur procesi për votimin e 19 kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
Vetë PD e këtij qarku njofton se në në proces kanë marrë pjesë 892 votues ose rreth 62% e anëtarësisë, nga 1500 demokratë në total.
Raiffesien Bank brenda artikujve
Njoftimi i plotë:
Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Vlorë.
Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë.
Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 1500 anëtarë.
Pjesëmarrja në votime: 892 anëtarë ose 59,5 %.
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
Alta Haluci
Atird Hoxha
Bujar Leskaj
Edmond Fetahu
Eneida Vera
Eremal Arapi
Fation Veizaj
Hysni Sharra
Ilva Lamaj
Juliana Xhindoli
Kreshnik Alimerko
Liljana Elmazi
Lorenc Danaj
Martin Gega
Nada Daullja
Nadire Meçorapaj
Piro Ahmetaj
Saemira Shaska
Vullnet Karalliu
Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Vlorës janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Vlorës do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.
Kryedemokrati Lulzim Basha reagon lidhur me votimin e sotëm në Kuvend, të ndryshimeve nëKodin Zgjedhor.
Ai thotë se akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit.
“Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”, shkruan Basha.
“Sot kush jep votën për Lulin, merr Ilirin! Këtë duhet të kuptojnë shqiptarët.”
Kryeministri Edi Rama i qëndron kësaj bindje, duke folur për ndryshimet në kodin zgjedhor. Sipas tij, kush do të bëhet deputet e ka rrugën mjafton të ketë votat e nevojshme.
Rama thotë se formulat i ka shpikur bota, dhe Shqipëria ka marrë një mekanizëm, por ai thekson se pas zgjedhjeve do të shihet pikërisht që shqiptarët do të zgjedhin me votat përfaqësuesit e tyre.
Lidhur me uljen e pragut elektoral në 1% deklaroi se “E bëmë një ulje praprake, tani 1%. Çfarë janë këto parti, edhe pragu kaq, dhe klithin. Ça duan në Kuvend ende? Të dalin të marrin vota.”
Deklarata e kreut të qeverisë u bë teksa u votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.