Presidenca i ka kërkuar sërish mazhorancës të reflektojë dhe të presë opinionin e Komisiont të Venecias përpara se të rivotojë Kodin Zgjedhor në Parlament.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, thotë se PS po merr peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Blushi.
Më herët, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla tha se “refuzuam përpjekjen e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme”.
Ndërkohë, zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian i kanë kërkuar drejtpërdrejt Kryeministrit Rama që të mos e rivotojë Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese pa folur më parë Komisioni i Venecias. /noa.al/
Ministrja e kabinetit qeveritar, Elisa Spiropali, ka ironizuar sot kreun demokrat, Lulzim Basha.
Ajo e ka përdorur ironinë ndaj tij, lidhur me rikthimin e Jozefina Topallit në politikë dhe faktin që kjo e fundit refuzoj t’i bashkohej PD-së.
“Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral”, – u shpreh Spiropali.
“Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit”.
“Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik.
“Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene. Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet”, – tha Elisa Spiropali.
Presidenti Ilir Meta përmes një letre i ka bërë një kërkesë Kuvendit.
Në letër kreu i shtetit i kërkon Kuvendit që të pritet Komisioni i Venecias para votimit të Kodit Zgjedhor.
Meta e ktheu projekt-ligjin e Kodit Zgjedhor, për rishikim, por kryeministri Rama paralajmëroi se pavarësisht kësaj, ai do të votohet ashtu siç ishte dhe u miratua fillimisht nga Kuvendi.
Ndërkohë ndryshimet në Kodin Zgjedhor para rivotimit në Kuvend janë dërguar për rishqyrtim në Venecia. Nuk dihet se kjo kërkesë e Presidentit do të merret në konsideratë nga Kuvendi.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u pyet sot nga gazetarët për vilën në Gjirin e Lalzit.
Ajo tha se e dinë të gjithë shqiptarët, madje shtoi në oborrin e vilës së saj çiftet vijnë dhe bëjnë fotot e dasmës.
Diferenca mes PS dhe Rilindjes, shtoi kryetarja e LSI, është shumë e madhe.
“Monika Kryemadhi e ka deklaruar vilën e Lalzit. E dinë gjithë shqiptaret madje vijnë bëjnë dhe foto në oborrin e Monikës dhe ndonjë nuse me dhëndër vijnë bëjnë fotot e dasmës”.
“Po Veliaj i ka deklaruar pronat e veta. Se në fustanet e gruas së vet “dolce gabbana” na del dhe thotë i ka bërë gjyshja e vet” – u shpreh Monika Kryemadhi.
“Ajo që dua të theksoj është që Lali Eri do ta deklarojë atë deklaratën e banorëve të kombinatit dhe pallateve populite? Do tu japë kontratën njerëzve që humbasin shtëpitë nga shembja e pallateve?”
“Do t’iu japi një kontratë që këta njerëz do të marrin shtëpitë e tyre. Mendoj se sot më shumë e kushdo tjetër diferenca mes LSI dhe rilindjes është e madhe”, tha Kryemadhi.
Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka reaguar lidhur me vendimin për ta çuar çështjen e detin në Gjykatën e Hagës.
Në një postim në facebook thuhet se “Micotaqis dhe Dendias nxjerrin zbuluar tentativën e Ramës për tradhti kombëtare”.
LVV ka bindjen se ekziston një marrëveshje e fshehtë mes Qeverisë Rama dhee Qeverisë Micotaqis, në të cilën “Shqipëria ka hequr dorë nga kontestimi i zgjerimit të Greqisë nga 6 në 12 md në Detin Jon”.
Postimi i plotë:
Më 25 tetor 2020, në Parlamentin Grek, Kryeministri Micotaqis, deklaroi se Greqia do depozitojë një herë në OKB zgjerimin nga 6 në 12 milje detare (md) në Detin Jon, pastaj bashkë me Shqipërinë do t’i referohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) në Hagë për të përcaktuar zonat ekskluzive ekonomike. Për këto ai tha se “ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë”. Ministri i Jashtëm grek, Dendias, po dje, sqaroi të njëjtën gjë në një intervistë për gazetën “Real Neës”. Këto dy deklarata nxjerrin zbuluar strategjinë ekspansioniste të Greqisë dhe kolaboracionizmin e Ramës.
Theksojmë se marrëveshja në parim, për të cilën flet Micotaqis, paska një përmbajtje që është mbajtur e fshehtë për publikun shqiptar deri dje. Traktatet e fshehta janë jo vetëm të papranueshme por edhe të paligjshme sipas Nenit 102 të Kartës së OKB-së. Në këtë marrëveshje të fshehtë mes Qeverisë Rama dhe Qeverisë Micotaqis, nga deklaratat e këtij të fundit, po sqarohet se Shqipëria ka hequr dorë nga kontestimi i zgjerimit të Greqisë nga 6 në 12 md në Detin Jon.
Ata shqiptarë që ende mendojnë se Greqia e ka të drejtën të zgjerohet nga 6 në 12 md në Detin Jon në bazë të Nenit 3 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, ose nuk e njohin këtë Konventë dhe ligjin ndërkombëtar dhe janë hutuar nga propaganda e Qeverisë Rama, ose si Rama janë duke bërë lojën e Greqisë. Të drejtën për zgjerim deri në 12 md shtetet anëtare të Konventës e gëzojnë vetëm nëse nuk ka konstestime nga shtete të tjera dhe nëse nuk prekin territoret detare dhe zonat ekonimike të shteteve të tjera. Kështu, në Nenin 7, paragrafi 6 i Konventës, përcaktohet se zgjerimi deri në 12 md i një shteti mund të bëhet nga një vijë bazë bregdetare vetëm nëse nuk e pret detin territorial ose Zonën Ekskluzive Ekonomike të një shtetit tjetër. Në këtë rast, zgjerimi i Greqisë nga 6 në 12 md në Detin Jon, përmes ishujve të saj, e pret edhe detin territorial edhe Zonën Ekskluzive Ekonomike që i takon Shqipërisë.
Në datën 14 janar 2015, Greqia ka depozituar një deklaratë në OKB/GjND ku sqaron që në lidhje me kontestimet mbi territorin, përfshirë atë detar, ajo do të njohë vetëm jurisdiksionin e GjND-së. Arsyeja pse Greqia ka pëzgjedhur GjND-në, është për të çuar para politikat e saj ekspansioniste, sepse GjND-ja ka kompetenca të kufizuara në bazë të vullnetit të palëve (shteteve) që i drejtojnë pyetje. Gjykata nuk mund të trajtojë asnjë çështje/pyetje për të cilën nuk janë dakorduar paraprakisht të dyja palët. Nëse njëra palë nuk është dakord që një çështje e caktuar të shtrohet në GjND, atëherë ajo çështje bie dhe nuk trajtohet. Mirëpo, edhe kjo pengesë që ka vendosur Greqia e ka një zgjidhje sipas ligjit ndërkombëtar, përmes Aneksit 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, që nuk përmendet nga Qeveria Rama.
Prej muajit gusht 2020, me deklarata publike antikombëtare, Qeveria Rama e ka pranuar zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 md në kurriz të detit territorial dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike detare të Shqipërisë. Tani po tenton edhe ta zyrtarizojë tradhtinë. Duke pranuar të mos e kontestojë zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 md, Qeveria Rama ka hequr dorë nga e drejta e shtetit shqiptar për të mbrojtur me ligj ndërkombëtar intergritetin territorial të Shqipërisë.
Duke pranuar që çështja të shtrohet në GjND në Hagë, Qeveria Rama pamundëson kontestimin e shtetit shqiptar për këtë zgjerim nga 6 në 12 md, sepse pala greke, siç ka bërë të ditur tashmë publikisht, nuk do ta lejonte këtë kontestim në GjND. Pala greke ka deklaruar se në GjND do të shqyrtohet shelfi kontinental detar dhe Zona Ekskluzive Ekonomike. Këto të fundit do të shqyrtohen për Greqinë jo më nga 6 md, por pas ekspansionit të Greqisë në Detin Jon, duke nisur nga 12 md. Kjo automatikisht çon në humbjen e qindra miljeve detare që i takojnë Shqipërisë në Detin Jon dhe rrezikon t’i japë qasje Greqisë edhe në Kanalin e Otrantos. Para këtyre manovrave Shqipëria i kishte të njohura ndërkombëtarisht 12 md në Detin Jon, ndërsa Greqia jo. Dheu kontinental shqiptar prevalon ndaj të drejtave të ishujve grekë në Jon, prandaj tradhtia qëndron pikërisht te moskontestimi nga ana e Qeverisë Rama të këtij ekspansioni grabitqar grek.
Në aspektin e të drejtës ndërkombëtare zgjidhjet nuk mungojnë, por në fillim nevojitet të ndalet Qeveria Rama në këtë tentativë tradhtie. Hapat për t’u ndërmarrë janë:
Shqipëria duhet të tërhiqet menjëherë nga çdo marrëveshje e fshehtë, e miratuar në parim ose jo, me Greqinë. Shqipëria duhet të dorëzojë në nivel politik bilateral një notë protestë ndaj ekspansionit grabitqar të Greqisë për zgjerim nga 6 në 12 md në Detin Jon në kurriz të hapësirës detare shqiptare, duke e paralajmëruar Greqinë se do ta kontestojë këtë ekspansion sipas të gjitha instrumenteve të së drejtës ndëkombëtare. Nëse Greqia nuk ndalet dhe e depoziton në OKB zgjerimin nga 6 në 12 md, atëherë Shqipëria duhet menjëherë të depozitojë në OKB kontenstimin zyrtar të këtij ekspansioni grek. Shqipëria duhe të refuzojë që çështja më tej të trajtohet në GjND, aty ku i intereson Greqisë, dhe duhet të aktivizojë Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, duke e çuar Greqinë me detyrim në Arbitrazh. Përzgjedhja e Gjykatës në këtë rast përcakton edhe rezultatin. Ndryshe nga GjND-ja, ku nuk mund të shtrohen çësthje për të cilat palët nuk bien dakord paraprakisht, përmes Aneksit 5 të Konventës, Shqipëria gëzon të drejtën ta konstestojë në Gjykatë të Arbitrazhit ekspansionin grabitqar të Greqisë edhe nëse
Greqia nuk pajtohet paraprakisht. Përmes Aneksit 5, Shqipëria gëzon të drejtën ta detyrojë Greqinë të zbatojë ligjin ndërkombëtar, dhe ky veprim është në përputhje me interesat kombëtare shqiptare.
Ligji ndërkombëtar, në këtë rast, është në favor të interesave kombetare shqiptare, por ai po keqpërdoret qëllimisht nga Qeveria Rama. Çfarë është në disfavorin e shqiptarëve është vetëm kolaboracionizmi i Qeverisë Rama me politikat ekspansioniste të Greqisë.
Kjo qasje anitkombëtare e Qeverisë Rama bie ndesh edhe me Paragrafin 113 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të vitit 2010 për të njëjtën çështje. Prandaj, tentativa për tradhti kombëtare duhet ndalur me çdo kusht që mos të përsëriten, apo edhe të përkeqësohen, marrëveshje të dëmshme si ajo që Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë në vitin 2010. Nësë nuk veprojmë tani si shoqëri e si komb, kjo tentativë për tradhti e qeverisë Rama do të zyrtarizohet dhe do të humbasim me qindra milje territor detar shqiptar në Detin Jon. Këtë nuk do ta lejojmë!
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat dha edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.
Kreu i shtetit tha se edhe Ramiz Alia, që kishte goxha pushtet, lejoi opozitën të zhvillojë zgjedhje.
Meta vlerësoi se është koha të mos biem në pozita kaq të rënduara, që dëmtojnë kredincialet demokratike të vendit, por edhe performancën e kryeministrit tonë si kryetar të radhës së OSBE-së”.
“Mos harrojmë se edhe Ramiz Alia, edhe pse kishte pushtet të madh, i dha mundësi opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje, u soll në mënyrë shumë bashkëpunuese dhe demokratike.
“Është koha të mos biem në pozita kaq të rënduara, që dëmtojnë kredencialet demokratike të vendit, por edhe performancën e kryeministrit tonë si kryetar të radhës së OSBE-së”, tha Meta.
Presidenti Ilir Meta deklaroi se ka respektuar Kushtetutën në lidhje me dhënien e nënshtetësisë për futbollistin afrikan të Tiranës, Ëinnful Essua Joseph Cobbina, i cili ishte i kërkuar për një vrasje.
Ai theksoi se është njeri i ligjit dhe se të gjitha ato që ai i cilësoi përgojime, bëhen sipas tij për të shmangur vëmendjen nga përpjekjet për të shkatërruar zgjedhjet dhe keqmenaxhimi i pandemisë.
Kreu i shtetit u ndal dhe tek rasti i marrjes së nënshtetësisë për familjarët e heronjve të UCK.
“Meqë janë bërë disa përgojime absurde për të shmangur vëmendjen nga përpjekjet që bëhen për të shkatërruar zgjedhjet dhe menaxhimi mjaft i dobët nga ana e qeverisë dhe jo të mjekëve dhe infermierëve për pandeminë. I patë të gjitha statistikat, si të FMN, ku Shqipëria ka harxhuar më pak për fondin e mbështetjes për qytetarët, për biznesin, sipërmarrjet”.
“Për të shmangur vëmendjen nga shumë gjera të tjera, janë shpikur disa gënjeshtra të jashtëzakonshme. Jam njeri i ligjit dhe i shtetit. Kjo këtu është dosja e futbollistit të Tiranës, të cituar nga mediat pararoje të kryeministrit si terrorist”.
“Më pas ai u ekspozua si kryeministër i papërgjegjshëm. Këtu është dhe tek kjo dosje, dhe dokumenti i institucionet përkatës ku konfirmohet se nuk disponohet asnjë e dhënë që cënohet siguria kombëtare për futbollistin në fjalë. Të përfaqësosh një ekip kampion apo çdo skuadër, është interes kombëtar dhe publik. Kjo është sqaruar qartë dhe nga drejtuesit e Klubit që kanë bërë një kërkesë presidentit para ndeshjes me Zvicrën”.
Meta tha se “Presidenti ka respektuar Kushtetutën. Kalojmë tek tjetra, që merren 20 vite me Ylli Pangon. Këtu është konfirmimi nga institucioni përkatës i sigurisë për raste të tilla, ku dhe zonja ukrainase s’ka asnjë problem për sigurinë kombëtare. Ajo duhet ta kishte marrë prej 3 vitesh, se kishte 8 vite kërkesa. Kur i intereson qeverise ekziston procedura e posaçme. Ish-ministrja e Arsimit, në rast se nuk do të ishin ndjekur procedurat e posaçme, s’do kishte qenë as zv/ministre e ministre, do i duheshin 2 vite. S’dua të përmend raste të tjera. S’mund tua jap dokumentet, pasi janë sekret shtetëror. Gjithçka është bërë në respekt me kushtetutën dhe ligjin. Sa i takon shqetësimit të familjarëve të heronjve të UÇK-së per nenshtetesi, e kuptoj që për këlyshët e UDB ata terroristë quhen akoma. Por ata janë familjarë të heronjve dhe patriotëve dhe atdhetarëve.”, tha Meta.
Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se vala e dytë e pandemisë e gjen sërish kryeministrin Edi Rama të papërgatitur.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha renditi 4 hapat që sipas tij janë të rëndësishme për të përballuar situatën.
“Edhe vala e dytë e gjen Edi Ramën të papërgatitur për të përballuar emergjencën. Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë.
Minimumi 2500 testime në ditë.
Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti.
Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve.
Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier”.
Sipas Bashës janë humbur 4 javë kohë për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë.
“Nëse paratë e taksave të shqiptarëve nga qeveria do të shkonin për të luftuar pandeminë dhe pasojat e pandemisë, atëherë rimburismi total i atyre që kurohen në shtëpi do të ishte një thërrime në krahasim me gostit që jep për koncesionet”, u shpreh Basha.