Politike

Replika mes Gjuzit dhe Ruçi në Parlament: ‘Kush jeni ju që më thoni të ulem’

Vijojnë replikat mes deputetit KUjtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi në Parlament. Gjatë seancës së sotme, Gjuzi ka kërkuar nga gratë deputete që të shkojnë në grevën e urisë në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit. Po u përplas me kryeparlamentarini, duke theksuar se ky i fundit nuk mund ta urdhërojë që të qëndrojë ulur.

“Gripi është stinor. Nuk ka grip. Kush të ulet. Kush jeni ju që më thoni të ulem. Kemi qenë bashkë në këshillin bashkiak, nuk ulem kollaj unë. Ju gratë deputete duhet të shkoni atje në mbështetje të grevistëve. Unë tani do e dorëzoj kërkesën për interpelancë urgjente”, deklaroi Gjuzi nga foltorja.

Ndërsa Ruçi i është përgjigjur: “Kot e harxhove gjithë kohën tënde. Dorëzoje kërkesën tënde. Kur të shqyrtohet do marrësh përgjigje”.

Nuk është hera e parë që deputetit i opozitës parlamentare debaton me kreun e Kuvendit, më shumë për etikën dhe sjelljen, se sa për problemet e vërteta në vend. /NOA/

Replika mes Gjuzit dhe Ruçi në Parlament: ‘Kush jeni ju që më thoni të ulem’ Read More »

Debat i ashpër në seancën parlamentare mes deputetit Murrizi dhe ministrit të Brendshëm Leshaj: ‘Ik or mos bëj dërr dërr…’

Një debat i ashpër është regjistruar sot në seancën parlamentare mes deputetit Myslim Murrizi dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Leshaj.

Ishte fillimisht deputeti që hodhi akuza ndaj policisë për gjobat që po vendos për mos mbajtjen e maskave.

Debati degjeneroi në sherr, teksa ministri iu kundërpërgjigj Murrizit. Lleshaj tha se “Murrizi ka qenë polic dhe polic ka mbetur”.

“Polic ke qenë dhe polic ke mbetur, nuk merret policia me deputetët. Ke qenë polic dhe ke dështuar me policinë financiare. Zbatoni ligjin, sepse përballë ligjit je askushi, – i është drejtuar Lleshaj, deputetit Murrizi. – E ke të vështirë ta trashësh zërin, ti s’e di nga jam unë… Deputetët duhet të jenë të parët model”.

Ndërkohë që ish-deputeti i Partisë Demokratike, me mikrofon të mbyllur i është kthyer: “Ik or mos bëj dërr dërr…”.

Më pas, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ftuar ministrin Lleshaj të ulet në sallën e Parlamentit. /NOA/

Debat i ashpër në seancën parlamentare mes deputetit Murrizi dhe ministrit të Brendshëm Leshaj: ‘Ik or mos bëj dërr dërr…’ Read More »

Rama, grevistëve: Hallin tuaj e qajmë së bashku

Kryeministri Rama iu është drejtuar sërish grave naftëtare në Ballsh, që të ndalin grevën e urisë, duke u premtuar se nëse e bëjnë, do shkojë menjëherë tek to për bisedime. Rama thekson se qeveria është në krah të grevistëve dhe askush nuk u ofron lëmoshë.

“Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë! – shkruan kryeministri në “Tëitter”. – Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!“. /NOA/

Rama, grevistëve: Hallin tuaj e qajmë së bashku Read More »

Bie dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor

Me 96 vota kundër, parlamenti shqiptar ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pavarësisht disa thirrjeve nga zyrtarët e BE, për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, maxhoranca rrëzoi dekretin e presidentit.

Kodi i ri Zgjedhor hyn në fuqi pa ndryshimet e kërkuara nga Presidenti Meta. Këto ndryshime u miratuan nga mazhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare. Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor, vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.

Në arysetimet e tij, Presidentit Meta argumentoi më herët: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”.

Dekreti i Metës erdhi pak më shume se dy javë nga miratimi në Kuvend, pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentare.

Teksa rendit arsyet, kreu i Shtetit, theksoi se “qeveria përmes dhunës dhe shpërdorimit të procesit ligjbërës kerkon të manipulojë zgjedhjet”. /NOA/

Bie dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor Read More »

Murrizi, Topalli, Patozi me parti të reja, bën reagimin e papritur Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë krijimin e partive të reja të djathta të kryesura nga ish-figura shumë të rëndësishme të Partisë Demokratike, si Jozefina Topalli, Myslim Murrizi si dhe Atsrit Patozi.

Berisha dha një përgjigje diplomatike në lidhje me aktivizimin politik të ish demokratëve, ku citoi se ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’.

Bejdo Male: Nëse ulesh me Myslim Murrizin, me Jozefina Topallin, me Patozin nuk e di se kam dyshime ato japin jetën për Sali Berishën. Por nga ana tjetër në mënyrë të çuditshme ato kanë krijuar parti të reja.

Berisha: Bejdo më vjen keq të them diçka. Nëse kthehemi në vitin 90 në vitin 90 unë pata disa shkrime në njërën prej tyre unë jam shprehur ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’. Kjo është thelbi i filozofisë ekzistencialiste, e cila në një farë mënyrë është filozofia e bashkëkohësisë e shekullit që shkoi dhe pasuroi shumë njerëzimit. Unë këtij mendimi i jam përmbajtur dhe i përmbahem.

Murrizi, Topalli, Patozi me parti të reja, bën reagimin e papritur Sali Berisha Read More »

Sali Berisha bën paralajmërimin ‘bo mbë’

Ish-kryeministri Sali Berisha tha i bindur se opozita do të dalë fituese nga zgjedhjet e 25 Qershorit.

Në një intervistë televizive, ai paralajmëroi se “nëse Rama do të prekë zgjedhjet, 25 Prilli do të kthehet në një 20 shkurt të dytë të shqiptarëve”.

Kujtojmë se më 20 shkurt, opozita do gji mandatet parlamentare dhe më pas organizoi një seri protestash.

Sali Berisha bën paralajmërimin ‘bo mbë’ Read More »

Rama,Metes: ‘Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia’

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta.

Rama reagoi pasi kreu i shtetit i bëri apel që të rivlerësohen masat e marra për parandalimin e Covid-19.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!”

“Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!” – shkroi Rama.

Kryeministri kërkoi më shumë respekt për institucionet shëndetësore.

“Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”, tha Rama.

Rama,Metes: ‘Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia’ Read More »

Fatos Lubonja: ‘Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant’

Analisti Fatos Lubonja foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për krijimin e partive të reja në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

I pyetur në studio nëse këto parti të reja do t’i shërbejnë kryeministri Edi Rama apo do të përbëjnë një pol tjetër, Lubonja u shpreh kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë.

Të njëjtën gjë pohoi analisti edhe për Jozefina Topallin, për të cilën flitet se do të krijojë parti.

“Kush krijon parti në prag të zgjedhjeve ose është delirant, ose është i blerë nga Rama. Nëse duan të krijojnë parti, duhet ta bëjnë pas zgjedhjeve, që të tregojnë se janë njerëz që kanë vërtet një qëllim”, tha Lubonja.

Pyetje: Mund të jetë Topalli delirante ose e blerë nga Rama?

Lubonja: Njëra nga të dyja patjetër. Ajo që mendoj unë është se këtu një pjesë e mirë e njerëzve kuptohet se kanë një emocion negativ ndaj Lulzim Bashës, që i ka nxjerrë jashtë. Po ti shohësh ata flasin më shumë kundër Bashës se kundër Ramës.

Deri këtu është normale, por të krijosh parti është problem, sepse duhet ta kapërcesh emocionin dhe pastaj të krijosh parti. Ata duhet të kalojnë përtej inateve dhe interesave dhe të shohin kush është problemi kryesor në vend. Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant.

Fatos Lubonja: ‘Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant’ Read More »